SHBA, 9 tetor 2020: Shqipëria (përshirë Kosovën dhe trojet tjera nën pushtim) është një vend i sëmurë, i kapur tërësisht nga krijesat e çmendura! Megjithatë, shpirti pellazg-ilir-arbëror nuk pushon së ekzistuari aq lehtë, le ta dinë armiqtë e jashtëm dhe këlyshët e tyre shqipfolës, se vdekja e Shqipërisë shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pas vdekjes së tyre.
***
Mos lejoni që kuptimi i jetës së juaj të përshkruhet dhe interpretohet nga qeveritarët joligjor, analfabetë, sipërfaqësor, kriminelë të korruptuar, servilë të dashakeqëve. Por, as nga “analistë”, “historianë” dhe mediumet antikombëtare me motivet e tyre të fshehura, egoiste, dashakeqe dhe të dëmshme.
Mos lejoni që t’ju përshkruajnë dhe interpretojnë njerëz të shitur, pa dëshirë, pa njohuri dhe aftësi për depërtim të asaj që është thelbësore (pa depërtim në atë që ka rëndësi): e mirë, e bukur dhe e dobishme.
***
Nuk jam ndonjë këngëtar, por ndonjëherë kur nuk më dëgjon askush, ia them një kënge që gjyshja ime ma ka mësuar në fëmijërinë e hershme: “Nuk kam forcë të shtrydh një pikë tjetër të Diellit”. Dhe kënga, në vend që të përgjigjet, fluturon lartë dhe më shikon në mënyrë që i gjithë qielli bie në tokë.
Agimi i artë i tetorit 2020 është mbi Kaliforni ndërsa shkruaj dhe rishkruaj këto rreshta.
Si na shikon bota? Flitet se portalet-gazetat, TV dhe mediumet tjera shqipfolëse, me përjashtime nderi, shërbejnë për të shurdhuar dhe mbytur trurin dhe zemrën tonë dhe të gjithë botën me gjëra të vogla sipërfaqësore dhe të pavlefshme, si dhe rrena, mashtrime dhe shkatërrime të vetvetes. Por gjithçka në këtë botë mund të përdoret në mënyra të ndryshme.
Secili mjet shkatërron dhe ndërton, varësisht në dorën e kujt është.
Bota është shumë e madhe dhe jeta është e mrekullueshme që të qëndrojmë dhe të vendnumërojmë.
Sa më shumë pseudo-intelektual që i thonë vetes gazetarë, analistë, historianë, shkencëtarë, akademik koti me “diploma” të blera te Qafa Thanës, aq më pak gazetarë dhe intelektual të vërtetë. Sa më shumë mbeturina në oborrin tonë, aq më pak lule.
Atdheu, në mjegull. Mjegulla, siç e dimë, nuk është gjë tjetër veçse avull uji i kondensuar, një re drite, e padukshme me sy të lirë, dhe në gishtin e zhveshur pika të paprekshme uji ose kristalesh të imëta akulli: me pak fjalë, asgjë që mund të shihet, dhe nga e cila nuk mund të shihet asgjë tjetër.
Kujt, edhe pas kësaj, diçka i mbeti e paqartë, më lejoni ta sqaroj:
Është e padëgjuar në historinë e rruzullit tokësor për t`u dhënë pushtuesve-barbarëve të ardhur nga Karpatet që na kanë shumë borxh – gjithçka që kërkojnë prej nesh, përfshirë historinë.
Ata (pasardhësit tanë) do t’i paraqesin secilit vëzhgues vlerat, traditat, zakonet dhe kulturën tonë, do të stimulojnë emocionet dhe do të kujtojnë nderin e luftëtarit dhe sakrificën e jashtëzakonshme që duhet të bënin për të pasur një Shqipëri, Kosovë (…) të pavarur dhe sovrane, që pastaj këlyshët ta trajtojnë si me qenë pronë private e tyre.
Atdheu, “një dhe i vetëm”, është vetëm një mjegull shumëngjyrëshe: bashkësia, historia, gjuha, kultura, traditat, zakonet, uniteti, identiteti, simbolika, energjia, rituali, kujtesa, jeta, e kaluara, e ardhmja, vuajtjet, sakrifica, liria, nderi i luftëtarëve – por edhe indiferenca, egoizmi, hajnia, tradhtia, fëlliqësia. Vende të përgjithshme të zgjedhura me kujdes nga katalogu i aksesorëve të lirë të atdheut plastik të zbrazur nga çdo kuptim, klishe për të patinuar artificialisht, asgjë e qartë, asgjë e përsosur dhe e rrumbullakët.
Asgjë nuk dihet, gjithçka është në një mjegull, një mjegull e mrekullueshme historike shumëngjyrëshe në të cilën nuk shihet as gishti në hundë. Asgjë e madhe e dukshme pasi nuk ka asgjë të shkëlqyeshme për të parë.
***
Këlyshët, gjatë 30 viteve, me veprimet e tyre kriminele, ia bëjnë më të keqen Vendit që gjendet në fazën e fundit të zhbërjes së plotë. Kjo po ndodh sepse nuk kanë frikë nga ne.
Pa tharmin e bishës në vetvete, s`jemi veçse qengja të tredhur.
Pse të frikohen nga njërës me mënyra klanore të jetesës, dhe me qëndrim indiferent nga ajo që ndodhë, që nuk bëhen aspak merak dhe rinë mënjanë për çështjet që shqetësojnë shoqërinë? Njeri i ftohët, por jo aq i mençur, që nuk i bën përshtypje asgjë kur nuk i preken interesat personale aktuale. Por ata gjithashtu do të paguajnë shtrenjtë për marrëzinë e tyre, sepse pasardhësit e tyre do të mbeten nën robëri.
Nëse me të vërtet dëshirojmë të jemi një komb serioz që e meritojmë mbijetesën, atëherë përparësia e interesit të përgjithshëm është t`i largojmë nga kapja e shtetit, konfiskojmë pronat dhe futim në burg të gjithë delenxhinjtë e këtyre viteve terrorizimi, vrasjeje të gazetarëve dhe atyre që mendojnë ndryshe, shkatërrimi, uzurpimi dhe shitjeje e gjithçka-je që është shoqërore, si dhe dhënia e gjithçka shqiptare armikut: Historinë, gjuhën, vlerat kulturore, heronjtë, shenjtorët, por edhe tokën, ajrin, ujin, detin, diellin, qiellin.
Këta nuk përfaqësojnë vetitë të asaj që e quajmë qenie e gjallë (në kundërvënie me kafshën). Politik-bërsi duhet të jetë njeri i pendës, i shkencës, i kulturës, i pushkës; e jo analfabet, servil i armikut, i rrugëve, i qejfit, i parasë së pistë.
***
Kompromisi nënkupton pajtimin ndërmjet interesave në konflikt me lëshime nga të dy palët, shpesh në kurriz të parimeve. Shqipëria dhe Kosova (gjithashtu “politik-bërësit” tanë kloun të FYROM-it), në “marrëveshjet” me fqinjët pushtues, si servilë që janë, bëjnë lëshime të njëanshme. Ashtu që, kompromis pas kompromisi, trojet tona tkurren vazhdimisht, brenda pak vitesh, këto dy shtetet tona jo-funksionale do të pushojnë së ekzistuari. Për të besuar se armiqtë do të jenë të ngopur dhe nuk do të kenë kërkesa të vazhdueshme, duhet të jesh i sëmurë mendor.
Çdo lëshim (kompromis) të ashtuquajtura marrëveshje të radhës, është shumë më gjithëpërfshirës se ai i mëparshmi, dhe sjell ndërmend një tren pa frena.
***
Shqiptarët e zakonshëm në të gjithë vendin janë si uji i vluar që së shpejti do të flluskojë buzë tenxheres. Megjithatë, regjimi injoron atë që po ndodh.
Liria është një bekim për të cilin ia vlen të luftosh.
Gjëja më e rëndësishme tani është të mos dëshpërojmë dhe tradhtojmë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për atë që ëndërronin.
Secili prej nesh që thotë se Shqipëria është e jona, duhet të jetë i gatshëm të luftojë për të drejtat e shqiptarit, nëse jo për brezin tonë, atëherë për tjetrin.
Unë qëndroj i vendosur me të gjithë ju, në luftën për të drejtat dhe lirinë. Unë qëndroj për arrestimin dhe gjykimin kundër të gjithë të korruptuarve dhe tradhtarëve, për t’i vendosur ata pas hekurave përjetësisht. Unë qëndroj për t’i dhënë fund shkeljes së të drejtave themelore dhe dinjitetit të Kombit tim. Ne duhet të kthehemi në vlerat e duhura, për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për njëri-tjetrin.
Gjyshërit e mi janë dëbuar nga vendi tyre, por dashuria e tyre për Shqipërinë nuk është fikur, vazhdon të jeton në gjeneratat e reja…
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: VETËM KËTA TË NA SHPORREN!
Durrës, 30 prill 2018: (Monolog i një lexuesi të Fejzbukut, gjysmë i sinqertë.) – Mora vesh që Pëllumb…
BEHXHET SHALA BAJGORA: LUFTA PËR GLAUKUN DHE GRENELLI ANTE PORTAS!
Prishtinë, 28 janar 2020: Rroftë Glauku , poshtë Glauku : Glauk Konjufca u zgjodhë kryetar i Kuvendit me…
ARCH YLBER VOKSHI – YLLI: SALLA KONCERTALE NË PRISHTINË!
Prishtinë, 9 tetor 2018: Sa shumë herë e kam potencuar rëndësinë e identitetit urban të një vendbanimi apo…
BESIMLASHTI VJEN PRORË
Nga Rexhep Kasumaj Triptik filljave – Berelin, Mars, 2024 (Skicë-ese) BESIMLASHTI VJEN PRORË (Dhe priftëreshat e Delfit të…