Av.BEJTUSH ISUFI: DOGMA – NË VETËN E PARË!

Prishtinë, 30.01.2017: Ka vetëm një rrugë për njeriun për të arritur te “uni” i tij, e kjo rrugë e ka emrin (quhet) “Ne”
Vendet dhe popujt që jetuan në komunizëm e besonin dogmën se individi duhej ti nënshtrohej shoqërisë, ndërsa pas rënies së komunizmit kjo dogmë u kthye në të kundërtën e saj. Tani besohet në dogmën tjetër se shoqëria duhet ti nënshtrohet individit, interesit të tij privat. Duket se në ditët e sotme për shkak të varfërisë dhe padrejtësisë, jeta në këto vende është kthyer në një luftë për ekzistencë.
Nga dogma e thjeshtë e deri te marrëdhënia e ndërlikuar, ndërvarur në mes individit dhe shoqërisë është një rrugë e gjatë, e cila duhet të «ndërtohet» me shumë durim e përkushtim. Deri atëherë do të vazhdojmë të besojmë se qenia jonë shoqërore mund të kufizohet në cilësinë tonë si shtetas në regjistrat e gjendjes civile dhe në prezencën tonë gjithnjë e më të madhe në rrjetet sociale.

Individi nuk mund ta zëvendësoi nevojën për tjetrin vetëm nga fotografitë dhe porositë nga interneti. Kjo sepse, nëse e gjithë qenia jonë shoqërore tkurret në informatë, letër apo imazh elektronik, kjo në masë të madhe do të zhdukte përmbajtjen tonë të tanishme njerëzore. Edhe me zhvillimin e sotëm teknologjik, njeriu nuk mund të mohojë domosdoshmërinë që individi të njohë vetëvetën si pjesë e integruar e shoqërisë. Individi edhe mund të provoj të ikë nga shoqëria, mirëpo kjo ikje e tij nuk do ta shpije te shpëtimi, por përkundrazi, te vetëmohimi. Ende është e largët koha kur nga fotografia mund të ngjallet njeriu (siç krijohet në fiksionet elektronike), përderisa shumë më afër e kemi të kundërtën e kësaj, pra, që njeriu i gjallë ta transformojmë në një fotografi (letër apo imazh elektronik).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura