AV.BEJTUSH ISUFI: KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR GJENDJEN, QYTETARI APO UDHËHEQËSI?

Prishtinë, 17. 12. 2106: Shpeshherë në bisedat me qytetarë do të bëhej një pyetje që nuk ishte e lehtë ti jepej përgjigja dhe ajo kishte të bënte me përcaktimin e përgjegjësisë për gjendjen në shoqëri, pra pyetja bëhej në formën kush është përgjegjës për gjendjen në të cilën gjendemi
Për të qenë edhe më e qartë dilema – pyetja, duhet të thuhet se ajo ka të bëj me kontekstin e brendshëm, përkatësisht me ato fusha të jetës që nuk janë të varura nga faktorë jashtë shoqërisë (marrëdhëniet ndërkombëtare apo fuqia madhore) prandaj edhe përgjigja kërkohet (kërkohej) të sqaroj vetëm këtë marrëdhënie, qytetari apo udhëheqësi janë përgjegjës?
Mënyra e parashtrimit të tillë të pyetjes është deridikund çorientuese, apo së paku në kuptimin e sajë sipërfaqësor përjashton përgjegjësinë e përbashkët të qytetarëve dhe udhëheqësve që përbën bazën themelore të së vërtetës, sepse po ti zbërthehej më tutje secilit, do të kuptohej lehtë se vështirë mund të ketë përgjegjësi plotësisht të ndara dhe atë në përmasën se qytetarët janë 100% përgjegjës për gjendjen në të cilën gjendemi dhe po ashtu vështirë do të mund të përjashtoheshin udhëheqësit nga “kontributi “ i tyre në përgjegjësi.

Argumenti i parë i fuqishëm është se marrëdhënia e “pastër” përgjegjës dhe jo përgjegjës nuk mund të qëndroj: Nuk është e vërtetë që qytetarët nuk kontribuojnë dhe nuk mund të kontribuojnë në realitetin shoqëror, ndërsa aq më pak mund të qëndroj argumenti tjetër se udhëheqja e shtetit dhe shoqërisë nuk është përgjegjëse për gjendjen e atij shteti apo asaj shoqërie.
Tani pasi të kemi sqaruar, argumentuar se përgjegjësia nuk mund të jetë vetëm në njërën anë, por gjithsesi ka të bëjë me të dy anët duhet të përpiqemi të japim pjesën më të vështirë të përgjigjes, sa janë qytetarët e sa udhëheqësit përgjegjës për gjendjen në një shoqëri?
Duke qenë se përcaktimi i përgjegjësisë është një proces dhe procedurë politike dhe juridike dhe ajo duhet të përcaktohet në kohë dhe hapësirë, pra duhet të flitet për një shoqëri të caktuar dhe periudhë konkrete kohore, këtu nuk është e menduar që të shtjellohet ndonjë rast i tillë konkret, por qëllimi i vetëm i këtij vështrimi është që të vërtetojmë e pastaj edhe konstatojmë se udhëheqësit mbajnë gjithmonë përgjegjësinë kryesore për gjendjen në një shoqëri dhe atë për arsye të shumta dhe bindëse:
a) ata e kërkojnë besimin tonë dhe japin premtimet pozitive,
b) ata disponojnë dhe menaxhojnë të hyrat që rrjedhin nga tatimet që i paguajnë qytetarët,
c) ata i kanë informacionet dhe të gjitha mjetet (në kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, pra pushtet),
ç) ata mund të heqin dorë nga detyrimet e tyre nëse kanë pengesa të patejkalueshme dhe objektive dhe edhe dhjetëra e qindra arsye tjera pse udhëheqësi është pothuaj gjithmonë më përgjegjës se sa individi, qytetari.
Prandaj do të duhej të kuptohej, thuhej dhe kërkohej në radhë të parë përgjegjësia në shoqëri prej të gjithë atyre që vullnetarisht kanë marrë përgjegjësi udhëheqëse në shoqëri duke filluar prej qelizave më të ngushta të shoqërisë,
– kujdestari i klasës në shkollë,
– drejtori i shkollës, çerdhes, lagjes, kompanisë publike, mediumit, OJQ-ës dhe sidomos
– udhëheqësit shtetërorë të cilët duhet që secilën ditë të ushtrimit të detyrave të tyre në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor ta dëshmojnë me përgjegjësinë për punën, veprimet që bëjnë, sepse ata në emër të të cilëve ata udhëheqin, jo sepse do t’u kërkohet kjo përgjegjësi (aspektet juridike dhe politike), por edhe për arsyen e thjesht morale sepse ata kontribuojnë aq shumë qoftë për mirë apo edhe për të keç në gjeneratë që vijnë duke përfshirë këtu edhe fëmijët e tyre, të cilët besoj do të jetojnë po në këtë vend, nëse ata për fëmijët e tyre tashme nuk kanë zgjedhur që atëdheun t’ua ndrrojnë me ndonjë vend tjetër.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura