AVDI IBRAHIMI: MOS SHKONI NË DIKTATURË!

(Prizren, 27. 03. 2012) – (“Dy janë këshilltarët e njeriut: Libri që flet dhe Vdekja që hesht”. – Arabe) Lideri paqësor Indian, Mohandas Karamchand Gandhi, ka thënë se diktaorët:”…për një kohë ngjajnë se janë të pamposhtur, por në fund ata të gjithë bien…”.
     Është vërtetuar historikisht se udhëheqësit despotik, u shkaktuan tragjedi popujve të tyre. Por nga raportet globale për dorëzimin e diktatorëve, tiranëve në duart e drejtësisë kemi rastin e fundit të ish-presidentit jugosllavo-serb, Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq ndërsa po gjykohej nga gjykata ndërkombëtare për krimet e bëra gjatë regjimit të tij, kundër shqiptarëve, boshnjakëve, kroatëve dhe sllovenëve. Por gruaja e tij Mirjana është në megrim në Francë dhe akuzohet për përfitim të miliona eurove nga kontrabanda me cigare…
     Kampioni i historisë së tiranëve, Hitler, i rrëshqiti ndëshkimit, duke kryer vetvrasjen në maj të vitit 1945, në Berlin. Po në vitin 1945 Mussolini u vra nga kryengritësit Italian, Çaushesku dhe bashkëshortja e tij, Elena u ekzekutuan në ditën e krishtlindjeve të vitit 1989, pasi revolucionarët kishin rrëzuar regjimin e tij. Pol Pot vdiq në xhunglën kamboxhiane, në vitin 1998.
     Ka edhe të tillë si rasti i Mbretit Zog, që kanë marrë me vete pasuri të mëdha për të vazhduar siç ndodhi gjithmonë me ish-diktatorët dhe familjet e tyre kalojnë jetën e lumtur edhe pas rrëzimit nga pushteti. Ky është një fakt që nuk mund të mohohet dhe që mund të ilustrohet me shumë raste ish-diktatorësh që e kanë braktisur vendin e tyre.
     Andaj ju këshilloj juve qeveritar shqiptar të mos shkoni në këso diktatura! Kam përshtypjen time se shumë anëtarë brenda partive tuaja që qeverisni me vendin janë të paknaqur me qeverisjen tuaj, por të paknaqurit nuk e kanë lirinë e shprehejs, ata duhet patjetër ti binden vetëm zërit të liderit të tyre, e ka të atillë që shprehin paknaqësi të vonuar. Njerëzit nuk ndëshkohen për mendimet e tyre, por vetëm për veprimet në këtë rast si të udhëheqësve tanë në Tiranë, Prishtinë e Shkup.

     Po të mos kisha respekt deri në adhurim për atdheun, do të isha kufizuar me largimin nga toka shqiptare, duke vazhduar rrugës time pa thënë asgjë, si janë larguar shumica e rinisë shqiptare, për arsye se nuk kanë mirëqenie sociale, punë dhe perspektiv. Ndërsa unë personalisht i çoj trojeve shqiptare të shumë vuajtura mjaft dashuri atdhetarie, për t’i sfiduar qëndrimet tuaja të padrejta që po ja bëni atdheut tek po ia grabisni pasurinë kombëtare për ta pasuruar veten tuaj dhe për ta lënë në varfëri popullin shqiptar. Dhe mendoni se askush nuk duhet të bëjë asgjë? Se duhet qëndruar në heshtje teksa shkelni detyrimet tuaja ndaj shtetit. Dhe teksa deklaroheni mbi bëmat tuaja? Ju jeni çlirimtaret?! Ju jeni pushtetmbajtesit? ju jeni që do na dërgoni në Aleancen Atlentike dhe ne integrimet Europiane?! Ju besoni me të vërtetë se i tërë populli jeton në kohën e zbulimit të zjarrit? Nuk ka mabse asfarë rëndësie se çfarë mendoj unë, por atdheu është çështje që i përket të gjithë popullit. Secili nga pushtetarët ka marrë një zotim përpara atdheut e ligjit. Unë pres që një zotim i tillë të nderohet, cilido që nuk i qëndron besnik atdheut dhe nuk përfill asfarë norme ligjore duhet të largohet vetë nga pushteti, ose t’ju largojnë, këtë mbase duhet ta dini. Ju a i keni mbajtur zotimet tuaja z.qeveritar? Ndoshta një sulm kundër rivalëve tuaj, do t’i bënte mirë mbrojtjes suaj? Çfarë përgjigje do t’u jepnit qytetarëve tuaj të paknaqur me qeverisjen tuaj? Do tëu thoni atyre e në këtë rast edhe mua autorit të këtij shkrimi se po gënjejmë? Jo zotri, qeveritarë. Shumica e anëtarëve të partisë tuaj, ndoshta nuk e kanë guximin tu kundërshtoj hapur, secili nga ata mbase është shtrënguar të thotë atë që ua diktoni ju, bashkë me të huajt. Unë mbase nuk kam asfarë ideje se çfarë mendoni ju, me të vërtetë, dhe kjo mund të jetë mbase e trishtueshme. Por edhe më trishtuese më duket sjellja juaj prej arrogance, koncepti juaj i të bërit politik është intrigues dhe i paqëndrueshëm, këtë tashmë duhet ta kuptoni.
     Ju zotri qeveritar pse nuk doni të kuptoni, se çfarëdolloj gjëje që thoni ju, është e pagabueshme se e keni bërë me marrëveshje me miqt ndërkombëtar? Dhe duhet quajtur e drejtë e padiskutueshme, më duket tejet e pakuptueshme të shprehurit e një mospëlqimi nga ana e popullit dhe kundërshtarëve tuaj politik na qenka antiamerikanizem e antievropianizëm… kur dihet mirëfilli se vlera më domëthënëse e demokracisë evro-amerikane është rrahja e mendimeve dhe diskutimi publik, nuk bëjnë gjë tjetër veçse nxisin zgjedhje më të urta dhe më të dobishme për shëndetin e dy shtetve shqiptare.
     Përse ju i trembeni kësaj? Pohim tipik hipokrit. Thoni një gjë publike se jeni të vendosur që asgjë të dëmshme nuk do të pranoni për atdheun, mandej bëni një veprim krejtësisht tjetër. Ju në qeverisje keni isnstaluar me të madhe nepotizmin dhe korrupcionin, por ju këshilloj të paktën të mos shkoni në diktaturë.
Vite më pare kam lexuar një biografi mbi filozofinë fashiste të Mussolinit ambicioz, i cili kishte ushqer ëndrrën, që gjithë Italianët të veshin uniformën e fashizmit, për t’i kremtuar fitoret e tij luftarake e politike, por Mussolini kishte përfunduar me një plumb në kokë, i varur për këmbësh. Prej këtyre ëndrrave e planeve të tij se ai është gjithçka mbi popullin, nuk kishte mbetur asgjë sepse kishte rrëshqitur në fashizëm diktatorial.
     Prandaj duhet të jetë e madhe dashuria për atdheun, mos i mbyllni sytë as veshët tuaj, sa gjak u derdh nëpër shekuj për liri e të drejta kombëtare. Nuk është ende vonë të hirësoni zemrat dhe bëjeni atdheun të denjë për t’i respektuar heronjtë shqiptar, mos e largoni nga vetja emrin e madhërishëm të heronjëve, që ju vetë të mos jeni të larguar nga atdheu. Është koha të keni vendosmëri për ngritjen dhe zhvillimin e vendit ku keni lindur e jeni rritur, të jeni me zemër të pastër shqiptare dhe të jeni të drejtë me mbarëshqiptarët.
Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, hebrejtë tërë pasurinë e tyre nuk e kanë përdorur për vete dhe familjet e tyre, por të gjitha paratë e kursyera i kishin dhënë të gjitha deri në centin e fundit për çështjën e Izraelit. Këto pasuri që i kishin krijuar nga e kaluara ia dhuruan Izraelit, për të ushqyer shpresën e së ardhmës.
     Po ju zotëri qeveritarë ku po i dërgoni pasurinë dhe paratë e popullit shqiptar? Mos vazhdoni ta shpërfillni tokën shqiptare. Bëjeni atë që atdheu kërkon nga bijtë e bijat e saj, mos grabisni asgjë nga atdheu i përbashkët shqiptar, por jepni të gjitha dhe gjithçka për ta bërë të fuqishme Shqipërinë e Bashkuar për ta ushqyer shpresën e së ardhmës. Të mos prishim asgjë nga pasuria kombëtare që është prona e përbashkët mbarshqiptare. Nuk jemi, mbase, për të prishur, po për të ndrequr. E me këtë rrugë dalim të gjithë shqiptarët të fituar. ( Autori është shkrimtar )

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura