VAXHID SEJDIU: NEOFASHISTËT SLLAVO’MAQEDONAS!

 Zvicër, 15. 03. 2016: … neofashistët sllavo-maqedonas kërcënojnë popullin shqiptar në qendër të Shkupit, kurse funksionarët shqiptar, krihen para pasqyrave të VMRO-s…
Paraqitja publike e neofashistëve sllavo-maqedonas në krye me Todor Petrovin mund t`i befasoj ndërkombëtarët sepse ata nuk janë të njohur mirë me realitetin politik në IRJM, por kjo dukuri nuk i befason shqiptarët që nga Kumanova e deri në Manastir. Këto pamje nuk janë befasuese, sepse në vazhdimësi kanë qenë dhe janë pjesë e politikave dhe projekteve antishqiptare. Aktiviteti i tyre buron në institucionet shtetërore dhe është mbështetur në vazhdimësi prej të gjitha qeverive të deritanishme të Shkupit. Janë me mijëra e mijëra fakte që flasin se platformat politike të zbatuara mbi trojet shqiptare në IRJM kanë një përkufizim të vetëm: nacionalizimin e pronës së shqiptarëve, shfrytëzimin e firmave shqiptare, kufizimin e lirisë dhe diskriminimin e shqiptarëve në të gjitha aspektet, shoqëruar me metodat më të egra mesjetare, të cilat që nga viti 1945 e deri më sot detyruan me qindra mijëra shqiptarë të lënë vatrat stërgjyshore dhe ta marrin botën në sy. Ky film dokumentar është pjesë e një realiteti politik, që e kanë përjetuar shqiptarët gjatë këtyre 6-7 dekadave.
Paraqitja e tyre me simbole fashiste nuk është kurrfarë lajmi. Lajmi është se në këto dy dekadat e fundit (që nga viti 1990 e deri më sot), në diskriminimin e shqiptarëve merr pjesë aktive edhe klasa politike shqiptare apo thënë shkurt marrin pjesë edhe partitë shqiptare së bashku me strukturat e tyre.

Kryetari i Kongresit Botëror Maqedonas dhe iniciatori për ndërtimin e kryqit gjigant në lagjen Butel, të Shkupit, Todor Petrov, provokon shqiptarët me shenja fashiste të vizatuara në megafonin e tij, gjatë protestës së maqedonasve para Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Fakt është se, paraqitja e Todor Petrovit, kryetarit të Kongresit botëror maqedonas, me megafon në dorë me simbole naziste SS, 1488, në një protestë kundër shqiptarëve, tmerroi ndërmjetësuesin belg Vanhaute. Ja edhe linku: http://fax.al/news/3001272/van-hojt-i-tmerruar-nga-simboli-nacist-i-todorovit-indirekt-sulmon-edhe-vmro-ne Po ashtu edhe faktori ndërkombëtar u tmerrua me vizitën e ish-kryeministrit sllavo-maqedonas dhe kryetarit të partisë në pushtet Nikolla Gruevskit, që ia bëri në spitalin e Shkupit, po këtij ideatori, kurse funksionarët shqiptarë, përfaqësuesit e votës shqiptare, as nuk shohin dhe as nuk dëgjojnë. Po ky person përkrahet publikisht nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, kurse partneri i koalicionit BDI dhe paterica tjetër shqiptare PDSH që e përkrahin verbërisht këtë parti politike, qëndrojnë si kufoma të gjalla në institucionet e shtetit, që ndëshkon brutalisht shqiptarët, vetëm e vetëm se janë shqiptarë dhe janë autoktonë të këtyre trojeve. Ja edhe linku: http://alsat-m.tv/News/239859/gruevski-vizitoi-ne-spital-todor-petrovin Thirrjet: “dhoma gazi për shqiptarët”, “vrasje” , “shqiptari i vdekur është shqiptari më i mirë”, “vdekjet për shqiptarët”, “shqiptarët në Shqipëri etj., si dhe të shoqëruara me projektet antishqiptare në të gjitha fushat e jetës: në ekonomi e zhvillim, në arsim, në shëndetësi , në kulturë mjerisht bëhen edhe me pajtimin e klasës politike shqiptare. Nuk mbajmë mend që ndonjëherë këto dy parti politike që kanë qenë apo janë në qeveri me partitë sllavo-maqedonase, të kenë bllokuar ndonjërin prej ligjeve apo projekteve antishqiptare. Të gjitha këto projekte antishqiptare janë zbatuar në bashkëpunim edhe me partitë shqiptare të cilat kanë përbërë apo përbëjnë Qeverinë e Shkupit.

Ndërmjetësi belg Vanhaute është i tmerruar nga simboli nazist në megafonin e Todor Petrovit.
Të gjitha këto flasin qartë se në krijesën IRJM asgjë nuk ka ndryshuar. Kërkesat e Bashkimit Evropian për ta demokratizuar janë ngrirë në pikën zero. Bashkëfajtorë janë edhe partitë parlamentare shqiptare të cilat ne vend që të bëhen bashkë dhe t`i ndalin politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve, ato veprojnë si ikona të Parlamentit të IRJM, duke u bërë pjesë e këtyre veprimeve të turpshme. Dhe kjo paraqitje e neofashistëve të Shkupit në vend që të mobilizoj deputetët shqiptarë, dhe bashkërisht të trokasin në dyert e institucioneve ndërkombëtare për këto sjellje mesjetare, ato heshtin, heshtin dhe vetëm heshtin duke menduar se kështu do të shpëtojnë lëkurën e tyre.

_________________________
Ekspertet: Petrov te ndiqet per racizem
http://www.dailymotion.com/video/x3x7qjz_ekspertet-petrov-te-ndiqet-per-racizem_news

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura