AVDI IBRAHIMI: NJË VËSHTRIM PËR LIBRIN E AUTORIT SABIT GASHI: ‘VITET E LAVDISË – ZHGËNJIMET’

Prizren, 22 nëntor 2018: Lufta çlirimtare e UÇK-së, kundër pushtimit të Federatës Jugosllave dhe më vonë të Konfederatës Serbi e Mali i Zi. Fitorja e pjesshme e popullit shqiptar të Kosovës i ndarë nga trungu i shtetit amë Shqipërisë, padrejtësisht nga Fuqit e Mëdha botërore. I ka frymëzuar disa nga krijuesit të letërsisë që në romanet e tyre me përmbajtje historike të shkruajnë e trajtojnë problematikën e tri luftrave çlirimtare UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare.
Tematika e luftës çlirimtare është trajtuar edhe nga autorë të tjerë të kësaj letërsie. Përkundër veprave jo të shumta që zbërthejnë aspekte të ndryshme të kësaj lufte, ndodhur viteve të fundit të fillim shekullit të ri, të ndodhur në hapsirën shqiptare, si dhe përfshirja e gjithë atyre luftëtar/e të lirisë nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe të atyre nga diaspora, paraqesin një galeri personazhesh, që përfaqësoheshin prej shtresave të ndryshme popullore të kohës që po e lëmë prapa, që u ngritën në luftën e armatosur kundër pushtuesve sllave për t’i liruar trojet shqiptare nga zgjedha e huaj. Tematika për luftën çlirimtare në letërsin e sotme shqiptare ende nuk është trajtuar sa duhet por me një tematik të tillë frymëzimi dhe ngjarje e personazhe të vërteta të skalitura në artin e letërsisë, na ka sjellur autori Sabit Gashi në romanin e tij të luftës: “Vitet e lavdisë – zhgënjimet”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Pena”, Prizren 2018. Romani është i ndarë në tri vëllime, dhe ka gjithsejt 826 faqe. Vlenë të theksohet se romani është redaktuar me mjeshtri nga dora e artë e Afrim Morinës, i cili ka bërë një redaktim të kujdeshsëm, duke ja shtuar vlerën librit në fjalë.
Një nga çështjet ideo artistike të arrirë në këtë liber është sëndërtimi artistik, i kryepersonazhit të gjallë të kësaj lufte Alban Guri, i cili përshkruan jetëshkrimin e tij në beteja të ndryshme të luftës së lavdishme të UÇK-së, janë kyçi themelor i kësaj vepre letrare. Këtë jetëshkrim të gjallë ai e ka përjetuar duke qenë pjesë e pandarë e kësaj lufte, nëpërmjet narracionit ai shpreh realitetin jetësor të ngjarjeve të vërteta hitorike nëpër të cilat ka kaluar, duke krijuar një skemë të veçantë për popullin, për dëshmorët e kombit, për të plagosurit në luftë, dhe luftëtarët trima të lirisë që kaluan çaste të jetës sa tragjike po edhe aq dramatike nga përbindshat sllavë që donin të zhduknin çdo gjë shqiptare mbi këtë dhe, por dëshmorët e kombit ishin ata që dhanë më të çmueshmën jetën e tyre për lirin e popullit dhe atmëmëdheut të tyre shqiptarë, të cilët i hasim në gjithë zhvillimin e romanit. Këtë dukuri mund ta vërejmë gjatë leximit të librit për personazhet pozitive të cilët i qëndrojnë besnik betimit të dhënë në UÇK-ë.

Autori me një dramacitet të përmbajtur e me shpirtë të sakatosur, përshkruan ngjarjen e ofenzivave serbo-malazeze, mercenarëve dhe tradhtarëve shqipfolës të cilët ishin pjesë e kësaj ushtrie gjakatare, që mësyjnë me gjithë arsenalin ushtarak kundër UÇK-së. Sabiti tregon ngjarjen reale pa e tepruar aspak se si kishin rënë disa pika të UÇK-së në Zonën Opertaive të Pashtrikut: “-Hë si është puna? Çka ka ndodhur?! – pueti Albani. –U thye pika te Loni, kanë hyrë serbët dhe këta tanët janë larguar në drejtim te malit… Pas një heshtje të gjatë foli Korabi i mllefosur. –Ku janë komandantët?! Na lanë vetëm këtu, e vetë dreqie di ku e kanë thyer qafën! –Jo more këtu pari janë. Ku kanë me shku. Gjithkah kështu është, –u mundua ta qetësojë Albani. –Kjo është tradhti. Këta janë mësuar vetëm me përshëndet flamurin kur nuk ka luftime, sa me u fry para neve, se për luftë nuk kanë qenë të përgaditur… Ne vetë duhet të luftojmë! –Vazhdoi Kobra me të njetin zë i mllefosur se nuk po i, shifte asnjerin prej komandantëve që t’u printe, apo t’u jepnin ndonjë këshillë luftëtarëve… Ku është komandant Lisi, me komandën e tij, ata kushedi se ku janë fshehur për veti, e na ja si kemi mbetur.” Kjo është pjesa analogjike ku vrejmë diferencimin e personazheve negative në liber, paraqitje kjo realiste e veprimeve jo parimore, dhe jo të ndershme nga ana e disa komandantëve të kësaj lufte, ku na shfaqet një model i ri krijues në zhvillimin e romanit, njëkohësisht konceptohet njeriu që kërkon lavdin e tij, pa e dhënë mundin dhe sakrificën që kërkohet në këto çaste të rënda nga komandanti i tyre të luftohet për jetë a vdekje! Që t’i përballojnë s’bashku ofensivës ushtarake serbe, autori e koncepton drejtë kuptimin dhe rolin e komandantit në praktikë, e jo më fjalë boshe siç ishte paraqitur kur nuk kishte luftime, kjo ishte forma e lëvizjës së jashtme të tij të veshur me uniform të re ushtarake, por thjeshtë komandanti duhet të jetë parimor e konsekuent ndaj bashkëluftëtarëve, mu ashtu siç ishte komandanti legjendar Adem Jashari, komandant Kumanova, komandant Kapuçi, Fehmi e Xhevë Lladrovci, komandant Tahir Sinani…, siç ishin shembull frymzimi e qëndrese në beteja luftarake…, komandanti njiherit duhet të zhvilloj botën e brendshme për vetën e të tjerët se si duhet luftuar për liri!
Thënë më shkurt e shqip autori është përpjekur në romanin e tij të mos dominoj vetëm ana e përgjuthshme e kësaj lufte mbi të veçantën, ngase ai i jep kuptim edhe jetës individuale të qëndresës së Albanit me një grup të vogël bashkëluftëtarësh për ta ripërtrirë e zgjeruar UÇK-në, për t’i dhënë shpresë popullit të shumëvuajtur nga barbarit e ushtrisë serbe, se me ndihmën e NATO-s liria për të gjithë ne është më afër se kurrë, ndaj pushkët e lirisë për asnji çast të mos i ndalinin së jehuari, t’i godasin forcat ushatrake të armikut aty ku mundemi. Me anë të kësaj krijimtarie Sabit Gashi, sikur e vë në zbatim unitetin dialektik të dy aspekteve, që e përgjithshmja mos të dominoj mbi rolin e të veçantës dhe anasjelltas.
I kujtojmë lexuesit të romanit të luftës “Vitet e lavdisë – zhgënjimet” të krijon përshtypjen e përsiatjeve qëllim mira të personazheve pozitive, si figura njerëzore për të shërbyer si shembull i mire, dhe edukues të brezave që vijnë nëpërmjet personazhit të romanit, që synon si pikënisje t’i ofroj lexuesit material nga realiteti jetësor, gjë që mund të vertetohet nga ngjarjet e lavdishme të luftës çlirimtare, si material më përbërje historike.
Zhgënjimet e Alban Gurit dhe shumë bashkëluftetarëve të tij, janë pjesë e jetës së pasluftës, ku Kosova u bë pjesë e protektoratit ndërkombëtar të UNMIK-ut, nga ky rregjim antidemokratik u sghfaqën përsëri padrejtësit e mëdha ndaj çlirimtarëve, ngase aty punonin një pjesë e ish bashkëpunëtorëve të armikut të deridjeshëm serbo-malazez, të cilët në vendë se ata të ishin në bankat e të akuzuarve për dëmët e mëdha që i kishin shkaktuar popullit shqiptarë, ata u bënë sërish bashkëpunëtor të të huajit, dhe filluan të krijojnë doseje të rreme ndaj çlirimtarëve, dhe kështu çlirimtarët burgoseshin ose u mohoej e drejta e punës dhe shkollimit. Kështu këta shqipfolës vegël qorre në dorën e të huajit u bënë përsëri fatkeqësia jonë kombëtare duke e ndalur hovin e lirisë kombëtare dhe të zhvillimit ekonomik të kombit shqiptarë! Alban Guri me çlirimtarët e UÇK-së ishin pjesa më e besueshme dhe më e ndershme e popullit shqiptarë të orientuar nga humanizmi i kuptimsisë të shoqërisë njerëzore, vepruan dhe bartën mbi supet e tyre barren kryesore të luftës çlirimtare, duke sakrifikuar jetët e tyre për liri. Autori duke rrëfyer për njeriun dhe vazhdimin e ekzistencës sonë kombëtare shqiptare, dhe duke e shndërruar luftën çlirimtare në vlerë artistike letrare, para lexuesit e ka sjellur një vepër letrare që do t’i qëndrojë gjatë kohës.
Prizren më 20 Nëntor 2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura