AVDI IBRAHIMI: PENDIMI!

Pashtriku.org, 18. 05. 2013 (“Pendimi ndaj veprës së keqe është një shpëtim i jetës” – thoshte shkencëtari dhe filozofi Demokriti.) Në përditshmërinë tonë jetësore ka momente të mira, por ka raste kur ndjen një zbrazëti, kjo një problematik apo dukuri që mund ta hasim për çdo ditë. Shembull ma konkret është kur kemi të bëjmë me vajtje ardhjet nga puna, nga mbledhjet e partisë, është mbase jeta si një lloj roboti. Dhe përsëri ndjen një zbrazti, se po bënë një lloj pune të porositur nga Shefi. Por teksa nuk punon sipas porosisë në pushtet, por sipas profesionalizmit dhe paanshëmërisë, vetja të duket se je duke u ndjer mirë.
Ah, se ç’fat të keq ka ajo femër që është bërë skllave e Shefit të Partisë? Ah, sa fatkeqe është ajo që zgjohet në mëngjes dhe bie të fle në mbrëmje me dashurin ndaj Shefit?!

Anipse ky Shefi e kërcënon e shtyp e shanë, nëse ajo nuk do të bëhet e dëgjueshme do ta largoj nga Partia edhe nga puna. Ah, Urata! Të kuptoj ndoshta këtë po e bënë nga halli, ndoshta u nxitove paksa, si shumë të rinj e të reja.
Më të përfunduar lufta çlirimtare kujtuam se para nesh, rrugë me lule do të gjenim. Ah, si mendoja para luftës çlirimtare dhe gjatë luftës, nuk na doli ashtu mbas mbarimit të saj. Ta dije ti se sa herë të kam kujtuar! Dhe shpesh herë ndjeja edhe keqardhje për ty! Edhe unë si çdo njeri, si çdo atdhetar e atdhetare që mbi të gjitha e donim lirinë e popullit, kam ëndërruar se shefi ynë në ilegale, dhe në luftë me të marrë në duar fatet e atdheut dhe pushtetin, do të sillej me arsye parimore dhe përparimtare… Unë për vetën time nuk u gënjeva nga sjellja e tij joparomore, dhe jopërparimtare! Ti ndoshta nuk e dije se unë për këtë mosbindjen time të kahershme ndaj Shefit ndiqesha këmba-këmbës nga skllevër të tij. Po mua as nuk më shkoj asnjherë në mendje të trembesha nga këto hije të zeza prej skllevërish, mëgjithatë mbetem i pathyeshëm dhe konsekuent për ta mbrojtur parimin e kauzës kombëtare shqiptare, edhe pse ca njerëz të ligj më luftojnë për të më linquar nga jeta publike!

E di Unë fare mire, por shpejt ke për ta kuptuar edhe ti! Sa luftëtar e luftëtare të lirisë, lëngojnë, tretën e bëhen verem pse po tregtohet nga tregtar flamujsh atdheu ynë i dashur, ky atdhe heronjësh e heroinash. Mbase të kuptoj dhe të kam kuptuar nga ajo ditë kur u takuam në kryeqytet, me sa Unë të njoh, dhe me sa të kam kuptuar, Ti nuk ke për heshtur gjatë Urata?!… Ti një ditë ke për të shpërthyer si Vullkan… Ti nuk e duron poshtrimin që po u bënë Shefi juaj në Parti, i cili po vendos pa ju pyetur fare, sikur ju nuk egzistoni mbi këtë tokë, se ai ju konsideron sikur ju jeni skllevër të tij, dhe ai është pronari që bënë çfarë të dojë me ju dhe atdheun?! Kisha dëgjuar dhe kisha parë njerëz të shtypur, por gjer në këtë pikë kurrë jo! Kurrë s’ma merrte mendja! Po për kënd dhe për çfarë vepruam e luftuam ne? Për një jetë pa të shtypur!… Pastaj ti shkove dhe ju ngjite pushtetit. Shikoje edhe vetë se gjer ku i ka sjellur njerëzit shtypja! I shërben Shefit dhe ja ku je katandisur!
E di Urata ti tashmë je e penduar dhe sikur thua më vete:
– Po, o njerëz të mi të dashur.
– Unë jam mëkatarja!
– Shikoni! Shikoni! Si jam katandisur! Kështu dëshiron Shefi ynë të bëhet pikë e pesë SHQIPTARIA, si Unë skllavja e tij, të jeni të dëgjueshëm e pa fjalë!
Po ju them jo! SHQIPTARIA merrë frymë nga mushkritë e veta të lirisë dhe njëkohësisht krenarisë. Largohuni o skllevër, se unë jam penduar dhe kam vendosur të largohem nga skllavërimi! Dhe ju të tjerë skllevër besoj se e keni mësuar apo e keni dëgjuar historinë e Juda Iskariotit! E dini mbase ai u pendua për krimin e bërë ndaj popullit dhe atdheut dhe vari vetën në një deg fiku!…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura