SYLEJMAN PIREVA: DITA E BEKIMIT APO DITA E MALLKIMIT!

Prishtinë, 23. 02. 2017: Me plot te drejte presim qe shumica nga ju, deputete te nderuar te Kuvendit te Kosoves te mos e votoni demarkacionin me Malin e Zi, duke i ditur pasojat qe do t’i sillte Republikes se Kosoves, atdheut tone aprovimi i tij. Nuk besoj qe te jeni aq truthare, ju deputetet tane, sa te lejoni kembim te territorit te pakompenzueshem me nje liberalizim vizash, kur dihet se territori i falur nuk mund te kthehet kurre me, ndersa liberalizimi i vizave nuk eshte i pamundshem ne nje te ardhme tjeter, siç ka ndodhur me shtete te tjera;
nuk besoj, deputete te nderuar, qe te jeni aq truthare, sa te pranoni nje akt te tille te turpshem dhe tragjik, duke ua lene “kopilin ne dere!” gjeneratave te ardhshme, mallkimi i te cilave nuk do t’u lere qe as ne varr te gjeni qetesi;
nuk besoj, deputete te nderuar, qe te jene aq truthare, sa te shkalloni deri ne ate mase, kur dihet se tani fati i i nje pjese te paçmueshme te territorit per t’u mbrojtur eshte ne duart tuaja-çfare çasti historik per ju: te tregoni bese dhe burreri duke fituar namin dhe bekimin e kombit tuaj per sa te jeni gjalle, apo turpin e madh dhe mallkimin e perjetshem deri ne amshim!
Le te shpresojme, zoterinj deputete, se do ta keni bekimin e popullit, e jo mallkimin e tij!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura