BANKERS PETROLEUM SHKATËRRON, QEVERIA HESHT DHE NUK VEPRON!
Nga Isuf Tushe, Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike
Janar 12/2022
Fotot janë shpërndar nga IKTM në artikullin që ka botuar GAZETA DITA në Janar 11, 2022
Çdo ditë në vendburimet tona të mallkuara të naftës, konҫesionarët shtojn zullumet e tyre, por organet shtetërore nuk duan ti evidentojn ato dhe të ndëshkojn keqbërsit. Për më shumë lexoni në linkun më poshtë:
http://www.gazetadita.al/ndoti-mjedisin-ikmt-vendos-pezullim-dhe-gjobe-per-bankers-petroleum/
A përbën kjo ndotje masive e ambientit një fakt shtesë, krahas gjithë atyre fakteve të tjera që kemi renditur disa herë, në mënyrë që qeveria ti heqi liҫencën kompanisë konҫesionare Bankers Petroleum? Çfarë kërkon më tepër banda qeveritare e socialistëve, pse nuk e ndal aktivitetin e kësaj kompanie grabitqare që po shkatërron dhe vjedh hapur gjithë këtë pasuri natyrore kombëtare? Pse nuk vepron ministria, Albpetroli dhe qeveria? apo ju preken interesat politikanëve dhe qeveritarëve hajdut, si dhe kompanisë Bankers Petroleum që i ka mbuluar ata nga pas me jorganin e turpit dhe vjedhin bashk naftën tonë, pasurinë e popullit.
Sa herë është shkruar për këtë kompani që po bënë kerdinë në pasurinë natyrore më të madhe të vendit tonë, Patos-Marinës-Kuҫovë, dhe qeveria, parlamenti, ministria, axhensia që rregullon hajdutët brenda kompanive konҫesionare të naftës (AKBN) dhe Albpetroli nuk kanë vepruar deri tani dhe pse vazhdojnë akoma të mos veprojnë, ҫfarë kërkojnë me tepër se kaq dhe ҫfarë i pengon?, faktet janë sheshit, është një nga shkeljet më flagrante, më të rënda dhe nga më të dënueshmet në industrinë e naftës, e cila medoemos duhet të jetë e parashikuar në pikat e asaj marrëveshje sekrete hidrokarburesh, a shikojn këta qeveritar hajdut se kjo kompani, midis bëmave të tjera, po shkatërron edhe ambientin, pronat private, turizmin, bizneset, po helmon popullin, gjallesat, po dëmton ҫdo gjë mbi tokë dhe nëntokë deri tek ndotja e baseneve ujëmbajtës, ku populli merr ujë. Po kontrolli i lartë i shtetit (KLSH) ka ndonjë detyrim ligjor për këtë ngjarje tragjike? Po SPAK, shikon për ndonjë shkelje ligjore apo si ka dhënë k/ministri Rama akoma udhëzimet se si duhet të veprojë në favor të kompanisë Bankers Petroleum? Të gjithë këta duhet të mbledhin mëndjen se po shkatërrojn dhe bastisin gjithëҫka, por një ditë, herët apo vonë, populli do ti gjykoj për zullumet që po bëjnë!
N.q. se kjo marrveshje hidrokarbure sekrete nuk përmban edhe këtë pikë atëherë ajo qënka thjeshtë një leter bakalli, pa vlerë zyrtare, e hartuar qëllimisht për të vjedhur kompania, qeveritarët, politikanët dhe gjithë zyrtarët e tjerë që kanë hartuar dhe zografisur atë kontratë hajdutërie. Z. k/ministër, keni krijuar një situatë shumë të rëndë me qeverisjen Tuaj, prandaj është koha që Ju dhe socialistët të ndaheni njëher e mirë nga këto banda hajdutësh, të punoni për popullin, mjaftë punuat për vehten tuaj!
Po tani ҫfarë do thotë k/ministri do mbrojë kompaninë me ato justifikimet e Tij bajate mashtruese, do qëndroj në heshtje siҫ ka bërë deri tani, do i ndërpres aktivitetin kompanisë Bankers Petroleum për këtë shkelje të rëndë apo qeveria do paguaj dëmet e saj si gjitnmonë? Megjithatë z. k/ministër, një këshillë në këtë moment kaq delikat e ke të nevojshëm dhe po ta rekomandoj, kujdes se mos të preken interesat e hajdutëve që ka fshehur qeveria Juaj dhe ato të tjerat para Jush, por sa për popullin ҫi var hebet, se 3 ditë do zgjas kjo histori dhe s’do kujtohet më, ashtu si dhe shumë të tjera që po bënë qeveria Juaj dhe ҫdo gjë do qetësohet prapë, për tja lënë radhën masakrave të tjera.
Çfarë është kjo gjobë qesharake që ka dhënë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes Territorit apo dhe ky është palë me hajdutët? Turpë për ju dhe gjithë ata që ju drejtojn ju! A e dini ju zotrinj dhe k/ministri se kompania British Petroleum (BP), për një aksident teknik që shkaktoi vetë, pa dashje, ndoti ujërat në gjirin e Meksikës, dhe ka paguar gjobën miliarda dollar dhe shteti e detyroj atë të pastroj ujrat nga nafta? Kjo është një praktikë botërore dhe ҫdo shtet i dënon rëndë masakra ambientale të tilla, aq më tepër në këto kohëra kritike, ku mbrojtja e ambientit në mbarë botën është në plan të parë!
Botuar në facebook, Gazeta Telegraf, në 18 Janar/2022, në linkun:
https://www.facebook.com/gtelegraf/photos/?ref=page_internal