SHERADIN BERISHA: THEMELET E “ZAJEDNICËS” SERBE NË KOSOVË U HODHËN NË VITIN 1999!!!

Pashtriku.org, 9 shtator 2018: Më 26 gusht 2015 në rrjetin facebook kam shkruar: “Themelet e “Asociacionit të Komunave etnike Serbe” (Zajednicës) janë vënë në fillim të qershorit 1999, pas disa takimeve të treshes: Marti Ahtisaari – Talbot – Cernomerdin me Sllobodan Millosheviqin, për ndalimin e bombardimeve të NATO-s dhe pranimin e kushteve të “Grupit te Kontaktit” për Kosovën.
Ky plan nisi të realizohet menjëherë pas përfundimit të luftës me krijimin e enklavave serbe brenda në Kosovë dhe veprimit të pavarur të tri komunave veriore serbe: Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me Mitrovicën e veriut të ndarë në lumin Ibër, nga KFOR-i francezë, rojat serbe të urës, pushteti qendror i UNMIK’ut dhe institucionet vendore të ngritur në bazë të Rezolutës 1244 për Kosovën!
Kjo situatë ka vijëzuar substratin e ndarjes së Kosovës në dy etnitete, dhe ato janë formalizuar me PAKON E AHTISAARIT, gjatë bisedimeve të Vjenës (2006 – 2007), ndërsa dje (më 25 gusht 2015) me marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar nga Isa Mustafa, Aleksander Vuciqi dhe Mogherini, u legalizua Autonomia territoriale e etnitetit serb, e quajtur “Zajednicë”, ajo zajednicë e cila u formësua me marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaci, Ivica Daciqi dhe Ashton!!!”
***
Rikujtesë:
Në shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet në Vjenë, kam shkruar një analizë për këtë temë, të cilën mund ta lexoni në vazhdim:
Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!
OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!
Shkruan: Sheradin BERISHA
– Botuar më 25. 02. 2007 –
Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve ( të 1244-shit + anglisht ) të Kosovës.
Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund “konsultimesh” ne mes të dyja palëve në Vjenë…
(…)
Më gjerësisht lexoni këtu: http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Pashtriku.org, 27. 08. 2015: Që ta dini! Themelet e “Asociacionit të Komunave etnike Serbe” (Zajednicës) janë vënë në vitin 1999 me krijimin e enklavave serbe brenda në Kosovë dhe veprimit të pavarur të katër komunave veriore serbe bashkë me Mitrovicën e veriut deri në lumin Ibër, nga pushteti qendror i UNMIK’ut dhe institucionet e Rezolutës 1244 të Kosovës! Kjo situatë ka vijëzuar substratin e ndarjes së Kosovës në dy etnitete, dhe ato janë formalizuar me PAKON E AHTISAARIT, gjatë bisedimeve të Vjenës (2006 – 2007), ndërsa më 25 gusht 2015 – me marrëveshjen e Brukselit u legalizua Autonomia territoriale e etnitetit serb, e quajtur “Zajednicë”!!!
Në shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet në Vjenë, kam shkruar një analizë për këtë temë, dhe në vijim ju ftojë të lexoni një fragment:

***
Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!
OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT – PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!

Shkruan: Sheradin BERISHA
– Botuar më 25. 02. 2007 –

Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve ( të 1244-shit + anglisht ) të Kosovës.
Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund “konsultimesh” ne mes të dyja palëve në Vjenë…

(…)
Më gjerësisht lexoni këtu: http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm

(…)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura