BEDRI ISLAMI: ‘AH, MË PRIT O I BIRI I SHKINËS!’

(Pashtriku.org, 02. 07. 2012) -Dhe nëse bie një ditë ndonjë djal i ri prishtinas në luftë, dhe emrin e ka Valon, kjo është një thirrje për Vlorën. Dhe nëse një shok i ynë, që ka rënë në beteja e ka lënë një vajzë me emrin e bukur Saranda, kjo duhet të jetë thirrje edhe për Sarandën. Sepse këta njerëz kanë pritur, kanë ëndërruar dhe kanë shpresuar nga ato vise, që i thonin dhe që ishin viset e nënës. Presin që të paktën të bashkohen mes vetes, dhe jo vetëm kaq. Presin edhe më shumë se kaq, sepse në fund të fundit vetë e kanë thënë „Një komb, një qëndrim”.
Një mik i imi i afërt, D.A. i cili jo rastësisht ishte ndodhur në ditët e fundit në zonatë e luftimit dhe kishte qenë njëkohësisht pjesëmarrës jo i rastësishëm në luftime, më tregonte ditën e diel një rast tepër interesant.
Kishin dy orë që kishin filluar luftimet në një zonë të Kosovës dhe trupat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kishin thyer sulmet. U afruan tanket serbe dhe makinat e blinduara dhe pas tyre çetnikët serb, të veshur me rrobatë e milicisë apo ushtrisë serbe. Ata qëllonin. Një grup ushtarësh të UÇK-së të cilët kishin zënë vend pas një prite, qëndronin të heshtur. Pritej urdhëri për kundërsulm. Pranë mikut tim, kishte qëndruar një djalë i ri, diçka më shumë se njëzet vjeçar, shtatëhedhur. Mbante në dorë automatikun dhe qëndronte i qetë. Dhe kur sinjali erdhi, qetësia e tij i lëshoi vendin duhisë së shpirtit. U ngrit në këmbë dhe thirri me sa fuqi që kishte:
„O më prit o biri i shkinës”
Miku im i tha të ulej, se duhej të luftoje e të mos vriteshe, por ai i tha qetësisht, me atë zë burrëror, që ende jehonte te miku im.

___________________________

BETIMI I USHTRISË ҪLIRIMTARE TË KOSOVËS.

___________________________

– Paj na erdhi dita me e pasë përballë si burrat birin e shkinës, se gjithmonë na ka vra pas gardhesh…
Miku im vazhdoi të më tregonte, por më kishte ngelur mendja tek thirrja e atij djali që nuk e kam njohur e ndoshta nuk do ta njoh kurrë, tek ajo thirrje kushtrim që ka dalur nga gjoksi i tij, mbrojtur nga etja për liri dhe nga dhimbjet e pushtimit, „Më prit o i biri i shkinës”.
Është dëgjuar shpesh herë kjo thirrje në malet e në bjeshkët e Kosovës. Me vite dhe me dekada, ia ka përcjellë kujtesa e kombit brezave fare natyrshëm, ashtu si edhe qendresën. Kaq e papërsëritshme ka qenë kjo përcjellje, sa që megjithse nuk është dëgjuar në dhjetvjeçarët e fundit, përsëri është e gjallë, si diçka e natyrshme. Ai djalë i ri, kur ka lindur, quhej epoka e bashkim-vllaznimit, ku serbët pushtues të vrisnin edhe për germen e parë të emrit Kosova Republikë, kur vetë ëndërra e republikës shtypej me hekur e me gjak. E megjithatë, ai e ka ndier deri thellë në palcën e tij, sepse në momentin e provës së madhe të njeriut, ai e ka bërë thirrjën „Më prit o i biri i shkinës”.
Është në nderin e djemëve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në dinjitetin e kombit tonë, që në këtë luftë për liri, nuk kanë vrarë dhe nuk kanë menduar të vrasin njerëz të zakonshëm serbë, vetëm se janë të tillë, që nuk kanë masakruar familje serbe, nuk kanë djegur shtëpi serbe e ndoshta nuk kanë prerë asnjë pemë të kopshteve serbe, megjithëse pemët bulojnë tokën shqiptare. Jo se kanë patur frikë, jo se kanë qenë qyqarë, sepse frikë e qyqarllak ata nuk po tregojnë as përballë armiqëve të veshur në plumb. Jo se nuk kanë mjete, sepse ata po shkatrrojnë mjete të blinduara, por sepse janë njerëzorë. Pikërisht sepse janë tepër njerzorë e tepër dinjitozë ata janë ngritur për të fituar lirinë. Sepse nuk mund të jesh as njerëzor e as dinjitoz, nëse je nën pushtim. Njeriu me shpinën e kërrusur nuk mund të jetë dinjitoz, e aq më shumë një komb i përulur. „Më prit o i biri i shkinës” thirri djali njëzet vjeçar në emër të brezit të tij. Sepse këtu jam në tokën time dhe as që e kam ndër mend të shkulem prej këtu.
Shkinaku i ardhur prej stepave aziatike, duhet ta dijë se tashmë ka punë me të gjithë shqiptarët
A nuk është momenti që ajo thirrje, dalë prej gjoksit, të jetë thirrje e të gjithëve? A nuk është momenti që përballë rrezikut për t‘u asgjësuar të ngrihemi të gjithë, kudo që i thonë Shqipëri? A nuk është shenjë e lartë e qëndresës ajo thirrje e tetovarëve, shkupjanëve, gostivarasve, dibranëve…”Nëse nuk shkon Nato në Kosovë, do të shkojmë ne”. E çfarë duhet pritur më? Disa menduan se serbët e kanë vetëm me Drenicën e kishte edhe të mjerë që menduan se serbët e kishin vetëm me Jasharët. Kishte të mjerë që menduan se drenicakët dhe tërë Kosova nuk mund të qëndronte as dy ditë përballë armikut serb. Kishte të mjerë që menduan se ishin terroristë këta djem, që sot po i thërrasin bijt dhe bijatë tona. Kishte dhe vazhdon të ketë mjeranë që i bllokojnë fondet, që gënjejnë njerëzit e thjeshtë se „i ndihmojmë, por kjo nuk thuhet hapur”, mjeranë që bëjnë edhe spote televizive, për të shkelur edhe më shumë prej djersës së njerzëve. Por t‘i lëmë mjeranët.
Të kthehemi tek ajo thirrja „Më prit o i biri shkinës”. Nuk tha ai „më prisni o fëmijt e vegjël të shkinës se do të vij të ju vras gjumin dhe të ju ndërpres jetën”, nuk tha „me prisni o pleq shkinakë se ju erdhi dita”, sepse ai djalë e do luftën jo për gjak, por për vendin e të parëve, sepse ai do luftë burrash dhe sepse tashmë është i vendosur ta bëjë këtë luftë si burrat.
E shumë të tjerë çfarë bëjnë?
Nuk dua të flas se çfarë bëjnë disa nga njerëzit e thjeshtë – sepse e di se cilido prej tyre e do lirinë, por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet të dëshmohesh për këtë. I biri shkinës, shkinaku i ardhur prej stepave aziatike, duhet ta dijë se tashmë ka punë me të gjithë shqiptarët. Se shqiptarët e kanë lënë ideologjinë që i ndau, e kanë lënë gjakmarrjen dhe shikojnë në dritën e syve lirinë.
Thirrja e atij djali duhet të jetë për të gjithë. Shkinakët, djemtë e shkinës duhet të presin përballë tyre të gjithë shqiptarët. Dhe nëse bie një ditë ndonjë djal i ri prishtinas në luftë, dhe emrin e ka Valon, kjo është një thirrje për Vlorën. Dhe nëse një shok i ynë, që ka rënë në beteja e ka lënë një vajzë me emrin e bukur Saranda, kjo duhet të jetë thirrje edhe për Sarandën. Sepse këta njerëz kanë pritur, kanë ëndërruar dhe kanë shpresuar nga ato vise, që i thonin dhe që ishin viset e nënës. Presin që të paktën të bashkohen mes vetes, dhe jo vetëm kaq. Presin edhe më shumë se kaq, sepse në fund të fundit vetë e kanë thënë „Një komb, një qëndrim”.
Por ajo thirrje duhet të ushtojë më shumë se deri më sot për të gjithë ata që i kanë të afërmit në ato vise ku lufta është e ashpër, ose do të vijë e ashpër. Ta ndjejmë që këtu thirrjen e qëndresës, por edhe mrekullinë e jetës në zonat e lira. – E nuk mund të jesh „zonë e lirë” – nëse këtu, larg atdheut, je i pushtuar nga mjegulla e qëndrimeve dhe e fjalëve, nëse nuk më ke të qartë se institucioni më i ligjshëm, më kombëtar dhe më i sigurtë, është UÇK-ja.
Pak ditë më parë, kur isha mik në një shtëpi të nderuar në Würzburg të Gjermanisë, takova një njeri të mirë, por që ende ishte si nëpër mjegull. Më tregoi një ngjarje, për një të afërm, që ishte mjekuar disa herë në një mjek serb, në Beograd. Mjeku e kishte vënë re ankthin e shqiptarit dhe i kishte thënë „Vërtet jam serb, por jam mjek”: Dhe njeriu që takova, ku ishim të dy mysafirë, shtoi e më tha „Prandaj kam besim tek Bukoshi, sepse është mjek”.
Nuk desha t’ja thyej ashpër besimin duke i thënë, se nëse e beson Bukoshin, si ke besuar mjekun serb, kjo është diçka tjetër. Ndoshta kështu e besoj edhe unë. Por i thashë diçka tjetër. I tregova se në radhët e UÇK-së ka qenë deri pak kohë më parë një njeri i mrekullueshëm që ishte edhe ai mjek, por që dha jetën në luftë. I tregova se ai mjek kishte lënë një vajzë katër vjeçare. Dhe i thashë se mes dy mjekëve, besoj të dytin, sepse ai ka dhënë shembullin e madh se deri ku mund të shkojë sakrifica për atdheun. Se ai ka dëshmaur, se vetëm „mjekët” e tillë mund të bëjnë Kosovën, ndërsa mjekët që janë mijra kilometra larg plagëve, vetëm se i shtojnë ato, kur nuk kanë qëllimin e mirë. Desha t‘i tregoj edhe për Xhevatin, mjekun e palodhur në Zvicër dhe shokët e tij që nuk po lodhen duke bërë mirësi e punë të mëdha për ndihmë luftës, por e lashë vetëm me aq. Sepse ende nuk e dija historinë e atij djali të ri, që e nisi sulmin me thirrjen kushtrim për të gjithë shqiptarët „më prit o i biri i shkinës”. Ta kisha dëgjuar më parë, ndoshta do t‘i thoja edhe diçka tjetër. Por mendoj se ishte njeri i mirë dhe më shumë ishin fajtorë ata që kishin hedhur mjegull mbi supet e tij.
Një djalë i ri në bjeshkët shqiptare në Kosovë e bëri thirrjen e tij. A ka burrë nane shqiptare që nuk do i përgjigjet. Mos qoftë e thënë të kenë përkundur djepet shqiptare djem të tillë.
Thirrja e një djali të ri e thërret secilin të mendojë e të bëjë më shumë për vendin e tij.

Shtutgart, Verë 1998: Veprimtarët e LPK-së: (Nga e majta) – Ismet Badallaj, Bardhyl Mahmuti, Agush Buja, Bilall Sherifi dhe Sheradin Berisha, gjatë një tubimi me bashkatdhetarët tanë në Gjermani.

______________________________

*) Nga cikli i shkrimeve: „Shansi i fundit në mbarim të shekullit”, të botuar për herë të parë në gazetën “Zëri i Kosovës” – në fund të vitit 1998 dhe në gjysmën e parë të vitit 1999.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura