Prishtinë, 22. 05. 2014 – Se Europa ka qenё hileqare e madhe ndaj shqiptarëve, e kemi ditur moti. Por, se ende nuk e ka ndryshuar atë ndjenjёn e tё qenurit njerkё ndaj nesh, e mёsuam më vonë. Ne, si pёrherё, qemё besnikё e mirёnjohёs pёr secilin, qё sadopak mbajti anёn e drejtёsisё. Çdo mission ndërkomëtar, nga kushdoqoftё, historikisht e pritёm mirё dhe zemёrhapur. Ashtu vepruam edhe me EULEX-in. Tё gjithё i duartrokitёm me dashamirёsi. Patёm besim nё rolin e tij pёr ndarjen e drejtёsisё.
Mirёpo, kёsaj radhe u mashtruam. Sjelljet e tij, qё nё fillim, na zhgёnjyen. Sa keq! Brenda tij, si njё virus infektues, qenkёsh infiltruar fryma e urrejtjes patologjike e hasmit tonё shekullor, Serbisё.
Kjo nuk do koment.
Shpejt ngjau njё paradoks i llojit tё vet unikat. Çlirimtarёt u hodhёn prapa grilash e kriminelёt u lanё tё lirё!!!
O tempora, o mores!
Dhe, kjo parregullёsi, kulmoi kёto ditё me “Grupin e Drenicës”. Kur, pas gjithë asaj katrahure çnjerëzore, me dëbime, vrasje, masakrime, dhunime dhe me mbi dymijё tё zhdukur, që ende presin tё paqёtohen nё gjirin e groposur tё familjeve tё veta, na piku si nga qielli edhe kjo anamali çmendurake. Vallё, edhe çka tjetёr duhet pёr t’i bindur kёta misionarё të “drejtësisë”, se cilët janё vërtet kriminelёt! A nuk mjafton rasti i fundit nё Rashkё, ku njerёz tё pafajshёm tё marrё nga shtёpitё e veta, u torturuan, u dhunuan, u pushkatuan, u masakruan e paskёtaj u groposën e mbi trupat e tyre u ndёrtua e u betonua. Diçka e paparё nё historinё e njerёzimit!!!
Atёherё, pёr kë bie kёmbana?!!!- do të pyeste Heminguei i madh.
Dhe, sot, edhe mё keq. Ata qё luftuan dhe u sakrifikuan pёr lirinё e kёtij vendi, lё qё privohen nga liria, por nuk lihen tё qetё as t’i kurojnё dhimbjet e vrragët e tyre, tё marra nёpёr beteja. Hajde, mendjekrisur, hajde! E keqja nuk ka tё ndalur. Ata, shkojnё deri atje ku nuk durohet. Kёrkojnё qё çlirimtarёt tё dёrgohen matanë Lumit të Bardhë, nё gojёn e ujkut të pabesë, nё duart e kriminelёve gjakatarë. Nuk ka rradake me dy kokrra mend qё mund ta pranojё kёtё marifet.
Edhe ne të gjithë jemi për drejtësinë. Atë, më shumë se të tjerët, e duan edhe vetë çlirimtarët. Ata nuk kanë nevojë për mbrojtjen e askujt. Secilin e mbron puna dhe vepra e vet.
Ama, vendimi i fundit i EULEX-it është i pamatur e i ngutshëm dhe paraqet provokim të rëndë e mjaft perfid. Besoj, edhe Ju zotërinj e dini se kush i fryen zjarrit të panevojshëm, edhe vetë mund të digjet në të.
– Kontakti me autorin: [email protected]