BEDRI TAHIRI: PËRJETËSIMI DHE DEKORIMI I PARISË SË DRENICËS QË PABESISHT U LIKUIDUAN NË VUSHTRRI, MË 16 NËNTOR 1912

(Prishtinë, 02. 12. 2012) – Gjithmonё e jetёs ёshtё thёnё: Gjakun nuk e tretё as uji, as zjarri, as dheu. Kjo vlen veçmas pёr gjakun e lirisё, nё tё cilin bulёron agu i bardhё i ardhmёrisё. Kёshtu ngjau edhe me 12 prijёsit e Drenicёs, qё më 16 nëntor 1912, zunё vend nё Altarinё e lirisё e mё 16 nёntor 2012 u skalitёn e u pёrjetёsuan nё Altarinё e Pavdekёsisё.
Po cilёt ishin ata burra qё cerberёt e pёrtej Tunёs ua kishin dёgjuar zёrin dhe namin ende pa arritur mirë nё trojet tona tё begata?
Ishin mё tё mirёt, me tё mençurit, mё tё zotёt, mё trimat qё u kishin prirё shqiptarёve nё luftёrat e betejat kundёr çdo pushtuesi, ishin mësuesit e popullit që, pёr aq sa lejonin rrethanat, mbillnin edhe farën e diturisë.

Pllaka përkujtimore kushtuar Parisë së Drenicës, pushkatuar nga serbët më 16 nëntor 1912, tek Ura e Podrançës në hyrje të Vushtrrisë.

………………………………………………….

Ishte Rexhё Bajraktari i Llaushёs, flamuri i tё cilit kishte valvitur krenarisht qё nga luftёrat pёr mbrojtjen e Trojeve shqiptare tё Toplica e të Molla e Kuqe dhe paskёtaj vazhdimisht shkёlqeu edhe nё tё gjitha luftёrat e betejat e mёvonshme çlirimtare.
Ishte Dёrgut Bajraktari i Drenasit qё ia ndali turrin Jashar Pashёs, cili kishte prekur sedrёn e shqiptarёve, duke ua kёrkuar vashat e reja pёr argёtim.
Ishin Ramadan Bajraktari i Klinёs sё Epёrme dhe Zenel Sadiku i Abrisё sё Poshtme qё pos tjerash pёrfaqёsuan Drenicёn nё Lidhjes Shqiptare tё Prizrenit.
Ishte Halil Haxhia i Vitakut, i cili me mish e me shpirt, duke shkrirë edhe pasurinë për përhepjen e rrezeve të diturisë, që ditёn kobtare serbët, pёr sё gjalli e futёn nё dhe. Rrugën e tij prej arsimdashësi e vazhdoi me sukses i biri, Ejupi.
Ishte Shaqir Hoxhё Rezalla, pёrhapёs i diturisё dhe tagrambledhёs pёr ushtrinё e Hasan Prishtinёs.
Ishin Hetem Kozhica i Kozhicёs, Mehmet Lutani i Turiqefcit, Idriz Selimi i Makёrmalit, Selman Kryshefci i Kryshefcit e Temё Dobrashefci i Dobrashefcit, tё cilёt u shquan nё betejat kundёr Shemsi pashёs, nё djegien e Sarajit “Hamidi” dhe nё dёbimin e kajmekamit Kahreman beu nga Drenica, nё Kuvendin e Morinёs (1903) si dhe nё vrasjen e konsulit rus, Shçerbinit nё Bair tё Mitrovicёs.
Ishte edhe Fejzullah Limani i Lubovecit qё i bёri konak Isa Boletinit dhe luftёtarёve tё tij tё plagosur nё betejёn e Boletinit.
Kjo nismё e mirё kishte zёnё fill herёt, por realizimi i saj u bё nё momentin dhe nё kohёn e duhur. U bё pikёrisht nё 100- vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe nё 100- vjetorin e rёnies sё tyre, gjaku i tё cilёve u bë dritë lirie dhe pёrgatiti terrenin e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё mё 28 nёntor 1912! Jetёsimi i Akademisё pёrkujtimore dhe i Monumentit pёrkujtues, Pllakёs me emrat e tё rёnёve, meqё varret nuk u dihen, pёrveçse njё guri tё madh qё i rezistoi kohёs, e mundёsoi Komuna e Vushtrrisё, e cila, vite mё parё edhe rrugёn afёr vendrёnies sё tyre e pagёzoi “Paria e Drenicёs”, andaj edhe meriton njё falёnderim tё veçantё. Kjo tregon se ёshtё kuptuar mirё thёnia kuptimplote: Kush nderon historinё, krijon ardhmёrinё!
Akademia nё Vushtrri qe madhёshtore dhe gjatё do tё mbetet nё kujtesёn e njerёzve. Pёrveç pijollёve tё shumtё tё atdhetarёve qё pёrkujtonim, të pranishëm në këtë akademi ishin kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, si dhe shumë personalitete të ndryshme, si profesorë universiteti e veprimtarë të tjetër të çështjes kombëtare.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka thënë se 12 burrat që sot u përkujtuan që ndryshe njihen edhe si “Paria e Drenicës”, janë burrat më të besueshëm që e kishte zona e Drenicës, e që jo rastësisht i zgjodhi Serbia për t’i pushkatuar.
Pёr historikun e ngjarjes dhe veprimtarinё e tyre foli studjuesi e publicist Bedri Tahiri, duke prfunduar se: Gjaku i tyre u bë dritë lirie dhe pёrgatiti terrenin e shpalljes sё Pavarёsisё nё Vlorё, mё 28 nёntor 1912!
Kurse në emër të familjeve ka folur Halit Geci, i cili në njëfarë mënyre, ka zhvilluar një bisedë me gjyshërit e rënë për lirinë e kombit, duke u thënë atyre se rruga që ata nisën po jetësohet, edhe pse ka shumë punë deri te ajo, por rezultati është i sigurt.
Ndërsa Gani Ahmetaj, nga njëra prej familjeve të dëshmorëve, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, kishte ardhur pikërisht për këtë ngjarje. ka falënderuar tё gjitha ata qё kontribuan nё realizimin e kёsaj vepre madhore, por nё veçanti kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku dhe profesorin Bedri Tahiri, i cili prijetari i saj dhe që një kohë të gjatë ka punuar lidhur me historinë e këtyre burrave që sot u nderuan, pёr tё cilёt edhe ndau Mirёnjohje.

Mirёnjohje nga familjarёt

……………………………………….

Dekorimi nё Tiranё
Çudi, nismat dhe punёt e mbara tё gjitha shtigjet i kanё tё hapura. Ato sfidojnë pengesat dhe sikur lёvizin lirshёm drejt finalizimit. Fill pas kёtij pёrkujtimi e pёrjetёsimi nё Vushtrri, tё gjithё tok: nismёtarё, familjarё (u dallua Gani Bajraktari) e institucione vendimmarrёse, kryesuar nga Ministria e Forcёs sё Sigurisё sё Kosovёs, gjegjёsisht z. Agim Çeku, arritёn ta pёrcjellin nё Tiranё kёrkesёn pёr dekorimin e tyre nё vigjilje tё 100- vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё.
Dhe, Komisioni Qendror i Statusit tё Dёshmmorit tё Atdheut, me vendimin nr. 636, tё datёs 22. 11. 2012, tё gjithё kёtyre atdhetarёve qё kontribuan nё shpalljen e Pavarёsisё sё Shqipёrisё, ua njeh Statusin “DЁSHMOR I ATDHEUT”. Ceremonia e dekorimit u organizua nё ambientet e Ministrisё sё Mbrojtjes nё Tiranё, nё pranin e familjarёve, oficёrve dhe shumё personaliteteve tё tё dy shteteve shqiptare. Ato i ndau kryetari i Ministrisё sё Mbrojtjes z. Arben Imami. Familjarёt, tё prirё nga kryetari i Skёnderajt, z. Sami Lushtaku, u dekoruan edhe me simbolin “Familje e Dёshmorit tё Atdheut”.
I pari qё takova pas dekorimit, qe Gani Ahmetaj, stёrnipi i Shaqir Hoxhё Rezallёs, i cili, nga emocionet mezi m’i tha ca fjalё: “Ditё tё mёdha dhe tё paharruar nё jetёn time do tё mbesin, ajo kur e zbuluam Pllakёn nё Vushtrri dhe kjo nё Tiranё, kur e mora Dekoratёn. Kjo po lidhet me shumёçka. Posa e zbuluam shtatoren e tё madhit Hasan Prishtina nё Tiranё dhe fill mё vjen edhe gjaku i stёrgjyshit, i cili ka qenё tagramledhёs dhe bashkёpunёtor i ngushtё i tij, erdhi gjaku i atyre burrave qё njё shekull mё parё kishin dhёnё jetёn pёr kёtё ditё tё bardhё. Sa u gёzova dhe u emocionova para familjarёve qё dekoroheshin meritueshёm, para uniformave aq tё dashura qё nderonin gjakun shekullor, para z. Arben Imami, para z. Sami Lushtaku, para…”

Faksimile e Vendimit për dekorim


Gani Ahmetaj- Rezalla me Dekoratёn e stёrgjyshit Shaqir Hoxhё Rezalla

………………………………………………………………

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura