Prishtinë, 19. 09. 2012 – Recension (Fatmir Minguli, Kanuni i pёrkitur, Milosao, Sarandё, 2010) – Nё Durrёs, qё nga çlirimi i Kosovёs, falё familjes sё njohur tё atdhetarit Sadri Kapiti, veçmas veprimtarit tё palodhur tё çёshtjes kombёtare dhe krijuesit Skёnder Kapiti, kam bёrё shumё miq e dashamirё. Njёri prej tyre ёshtё edhe studjuesi mendjehollё z.Fatmir Minguli. Ka njё vit e ca qё mё pati dhuruar librin e tij tё bukur eseistik “Kanuni i pёrkitur”, tё cilin edhe e lexova me njё frymё, mёqё ёshtё shkruar me njё kulturё tё lartё diturore, gjuhёsore e shkencore. Dhe, nga kureshtja e pashuar, iu riktheva sёrish pёr ta rilexuar me laps nё dorё, siç i thonё njё fjale, me qёllim qё tё pёrpiqem t’i them dy fjalё pёr kёtё perlё me vlera tё veçanta shkencore e artistike.
“Kanuni i pёrkitur”, njё sintagmё plot sugjestion qё tingёllon ndryshe nga sa jemi mёsuar tё dёgjojmё deri sot, duke provokuar ndjeshёm mbamendjen tonё. Pёr Kanunin e Lekё Dukagjinit, kisha lexuar e mёsuar mjaft gjatё shkollimit. Paskёtaj, si mёsues letёrsie nё Gjimnaz, ku pёrpunohet me nxёnёs kjo vlerё origjinale shqiptare, nga mё tё rёndёsishmet nё gjithё trashёgiminё tonё kulturore. Kanuni i Lekё Dukagjinit ёshtё vepra mё e madhe e kulturёs tradicionale shqiptare nё fushёn e jetёs sociale. Kjo vepёr nuk ёshtё vetёm tёrёsia e normave tё sё drejtёs zakonore tё shqiptarёve, por pёrmban palcёn etnike tё kombit shqiptar dhe tё kulturёs sё tij. Studjuesi Loro Gjeçi, kur flet pёr Kanunin, midis tjerash thotё: ”Kanuni i Lekё Dukagjinit mund tё radhitet me Kushtetutat e para tё Europёs Mesjetare”.
………………………………………
Mirёpo, studjuesi Fatmir Minguli, kёtij margaritari qё u rezistoi tё gjitha zezonave tё kohёs, i qaset nё njё mёnyrё tё veçantё. Nё fakt, ai merret me pёrkitjet e tij nga tё tjerёt, por njёherёsh duke dhёnё edhe vetё gjykime tё thella e tё logjikshme pёr tё e pёr malёsorёt. Kjo bёhet edhe mё e rёndёsishme kur vjen nga pena e njё krijuesi nga jugu, nga Saranda e bukur, ku kёto rregulla nuk kishin pasur shtrirje e ndikim jetёsor.
Tё gjitha Kanunet: Kanuni i Skёnderbeut, Kanuni i Dibrёs, Kanuni i Labёrisё etj. e sidomos Kanuni i Lekё Dukagjinit si dhe vetё zbatuesit e tij, malёsorёt, tё cilёt denbabaden gjalluan pёrmes shenjestrёs sё grykёhollёs, sikur janё lёnё pasdore nga tё gjitha regjimet e pushtetet. Historikisht, mbase u kemi ngelur borxh atyre burrave qё trojet e tyre i shndёrruan nё “vende greizish” pёr armiqtё e pabesё dhe se, nёse dikush pёrpiqet t’u dalё hakut, ai ёshtё pikёrisht Fatmir Minguli, i cili edhe librin ua kushton mirditasve dhe Mirditёs, njerёzve dhe vendit, qё janё ikonё e pavarёsisё.
Libri ёshtё konceptuar nё tre kapituj me njё pёrbёrje harmonike:
Kushtetuta e parё europiane (Kanuni i pёrkitur, Pёrballja e njё tundimi, Kanuni dhe Vincenzo Schiro dhr Dy njerёz nё absurd),
Njerёz dhe kohёra brenda legjendёs (Variacion mbi temё princёrore, Njё jetё intelektuaale aktive, Libёr qё kapёrcen biografinё dhe Harrimi i mёsuesit),
Mozaik mirditor (Mirdita nё mes tё Durrёsit, Mirditori i ish- Kёnetёs nё Edinburg, Kisha e Bizёs nё Kep tё Rodonit dhe Mbiemri tjetёr).
Kush e ka pёrkitur Kanunin?!
Pёrgjigjjen mё tё mirё e ka dhёnё ai qё mё sё miri e njeh atё, pinjolli i derёs sё fisme tё Gjomarkajve tё Mirditёs, z. Gjon Gjomarkaj, kur thotё:”Njerёzit qё e pёrdorin Kanunin vend e pa vend, ose nuk e kanё lexuar atё, ose e kanё lexuar dhe nuk e kuptojnё atё, ose nuk njohin periudhat historike kur Kanuni vepronte”.
Edhe publicisti e krijuesi i mirёnjohur Nikolla Spathari, njohёs i mirё i jetёs sё malёsorёve trima tё veriut dhe vetё Kanunit, shprehet:”Atёherё istitucioni i besёs mbahej nё kёmbё nga burra tё zot dhe jo nga militantё injorantё tё partive”.
Pra, Kanuni si vlerё kombёtare dhe Kushtetutё e hershme e shqiptarёve duhet pёrkitur si duhet e kujdesshёm. Qё tё ngjet kjo pёrkitёsit duhet tё jenё tё pёrgatitur mirё, sepse siç thotё autori i librit qё po shqyrtojmё, z. Fatmir Minguli: ”Ёshtё e nevojshme qё kur ta pёrkitёsh Kanunin, duhet tё jesh i mirinformuar. Pikёrisht kёshtu veprojnё edhe tё huajt qё studjojnё kanunet tona dhe veçanёrisht Kaninin e Lekё Dukagjinit”.
Pjesa thelbёsore e librit “Kanuni i pёrkitur” sjell informacione interesante e analitike pёr shkrues tё huaj dhe vendorё qё janё marrё me Kanunin e me respektuesit dhe zbatuesit e rregullave tё tij.
Kёshtu francezi Pascal Hamon, pasi analizon Kanunin dhe sidomos gjakmarrjen, nxjerr konkluzionin se gjakmarrja nuk ёshtё fenomen vetёm shqiptar. Sipas tij gjakmarrja ёshtё fenomen shumё i lashtё mesdhetar qё ka ekzistuar gjatё shekujve jo vetёm nё Shqipёri, por edhe nё Korsikё, Greqi, Kretё, Turqi etj.
Me Kanunin janё marrё edhe italiani Sisto Capra me librin “Shqipёria e ndaluar”, Salvatore Villari, Milan Shuflai, pastaj studjuesi austriak Valter Paincip me librin “Populli i shqipeve tё malit” si dhe studjuesi italian Vinceno Schiro nё studimin “Doktrina e kanunit”, i cili me tё drejtё konstaton: ”Tё merresh me Kanunin, do tё thotё qё tё kuptosh pёrmbajtjen e tij dhe bashkё me tё dhe popullin shqiptar nё esencёn mё intime dhe mё dinamike”.
Sidoqoftё, pёr kёtё çёshtje, barra kryesore bie mbi vetё shqiptarёt. Dhe, kёtu, janё lakuar emrat e Tonin Çobanit, Agron Tufёs, Hasan Ulqinit etj. Ama, nё ballё tё tё gjithёve qёndron mbledhёsi, kodifikuesi dhe pёrpunuesi i Kanunit tё Lekё Dukagjinit, At Shtjefёn Gjeçovi. Se ai ishte “pronari” i tij tregon edhe fakti kur profesori hungarez Ludvig Thalloczy, nё vitin 1910, i kёrkonte leje Gjeçovit pёr ta pёrdorur Kanunin nё veprёn e tij “Studime iliro- shqiptare”.
Pёr Gjeçovin dhe punёn e tij tё palodhur shumёvjeçare ёshtё shkruar mjaft. Mirёpo, njё specifikё qё e ka veneruar Minguli, paraqet risi: ndikimet e Niçes, Frojdit dhe Ajnshtajnit nё botёkuptimet e reja tё intelektualёve shqiptarё qё çuan nё vendimmarrjen e ndёrtimit tё Kanunit tё Lekё Dukagjinit. “Ishte ky libёr ai qё tregonte se Shqipёria ekzistonte dhe kish ekzistuar edhe mё parё”- konstaton Minguli.
Nё pjesёn e dytё Njerёz dhe kohёra brenda legjendёs autori Fatmir Minguli pёrqёndrohet tek ca figura tё mёdha tё kombit, qё, mjerisht, janё lёnё pas dore apo janё “harruar”. Kёtu veçohen Preng Bibё Doda, Gjon Gjomarkaj, mёsuesi Nikollё Doçi etj.
Ndёrkaq pjesa e tretё, Mozaik mirditor, ёshtё njё mishёrim ngazёllyes i fateve dhe sukseseve tё mirditorёve nёpёr vise tё tjera tё shqiptarisё.
Mjaft domethёnёs ёshtё edhe tregimi Mbiemri tjetёr qё si ёmbёlёsira ёshtё ruajtur pёr nё fund, ku spikat qartё prirja letrare e kёtij krijuesi tё palodhur, nga i cili presim edhe shumё e shumё.