MIMOZA DEMIRI: SFIDA E MADHE E ‘MANON’ NË ROH LONDËR, TRIUMFONË ME SOPRANON ERMONELA JAHO

Tiranë, 13. 02. 2014 – Të prekësh dhe të hyshë në zemrën e një publiku si ai Anglez, nuk është e thjeshtë, pasi dimë mirë autokontrollin që kanë. Por të martën në Royal Opera Londër e bëri këtë triumfi i premierës “Manon” të Massenet, me sopranon tashmë të afirmuar në të gjitha skenat më prestigjioze të botës, Ermonela Jaho.Realizimi i kësaj opere nuk është si të tjerat, pasi ndryshon në të gjitha përmasat e saj, si vokale, teknike dhe interpretative shumë impenjuse, ku Ermonela arriti të triumfojë duke sfiduar këto vështirësi, për të hyrë në zemrat e spektatorit Anglezë – që e ndoqi me aq vëmendje.
Manon është një operë shumë sfiduese për kompleksin dramatik të këtij personazhi, i cili kërkon një mjeshtri aktoriale, në radhë të parë për të dhënë jetën e një vajze 360 gradë në 4 orë. Opera është e përbërë nga 5 akte dhe 6 skena, ku çdo skenë duhet të jetë një metamorfozë karakteriale në çdo lëvizje të saj, për të mos përmendur anën vokale ku janë gërshetuar të gjitha anët teknike gjithashtu.
E them këtë sepse, paralelisht me anën dramatike të personazhit Massenet i ka vënë edhe atë vokale për të përshkruar anën shpirtërore të çdo momenti me ngjyra adoleshenciale, naive, dramatike kur kërkohet një vokal tjetër, naive, manipuluese, e pafajshme, kalkuluese, sensuale, kapricioze dhe në fund ana tragjike dhe në çdo prej tyre, një ngjyrë vokale dhe akrobacira teknike vokale gjithashtu, duke pasur edhe një regji pothuajse prej kinematografie, me një lëvizje që mbaronte vetëm në vdekjen e Manonit.

– Shkëlqimi i sopranos tonë Ermonela Jaho në Londër –

Publiku anglez, shumë i rafinuar dhe që nuk i prek dot kollaj, ndoqi me shumë vëmendje dhe me duartrokitje nëpër numra të ndryshëm gjatë shfaqjes, siç janë ariet etj… Reagimi dhe energjia e tij gjatë shfaqjes për njerëz sensibël siç jemi ne, ishin një termometër i asaj që po bënin në skenë, pasi në opera kaq të gjata dhe një rrol kaq impenjativ, nëse nuk jepesh totalisht dhe të jesh i besueshëm, bëhet shumë i mërzitshëm… por në ROH ndodhi e kundërta, salla shpërthenë me ovacione pas këtij realizimi madhështorë të sopranos tonë Ermonela Jaho…
Zakonisht personazhi që pëlqehet më shumë nga publiku për anën e tij pozitive nga fillimi deri në fund dhe për ariet me një muzikë shumë të ndjerë është Des Grieux në këtë operë, por kësaj rradhe qe për Manonin… sepse Ermonela mrekullisht dhe me inteligjencën e një artisteje sensibël bëri që të identifikohej e, të lexohej qartë, me të gjitha femrat apo edhe meshkujt, dhe të rezononte me ta…
E them këtë, sepse Manoni shihet për një femër jo të mirë, që shkon pas lekëve dhe një jete të shthurur, por që Ermonela arriti ta trasformojë atë në secilën prej nesh, duke e kthyer në një normale por me kapricot e një vajze që kërkon të ketë çdo gjë në jetën e saj dhe ndjek çdo gjë që ajo mendon, ta bëj të lumtur apo ti japë jetës zjarr… derisa në fund, ajo kupton që Manon tërë jetën e saj për të qenë e lumtur e kishte pasur me vete tërë kohës dhe ishte dashuria e Des Grieux… dhe pikërisht ky është edhe çelësi për të rezonuar me publikun…
Të gjithë ne kur kemi qenë të rinj, të vegjël kemi dashur të kemi çdo gjë dhe kur na këshillonin të ishim të kujdesshëm, nuk na pëlqente, nuk na bënin përshtypje këshillat deri në momentin që e jetojmë jetën tonë dhe mbi eksperiencën kuptojmë vlerat e vërteta të saj.
Kjo është edhe ajo që Ermonela përcolli me aq mjeshtëri tek publiku tek Manon dhe jo atë femrën e përdalë dhe negative, që zakonisht është kështu në operën Massenes… Dhe kjo u pa më mirë në aktin e fundit që është dhe kulminacioni i operës, me ngashërimet e njerëzve, që është pak çudi për anglezët e kontrolluar.
Dhe në fund një ovacion i madh ku Ermonelës i dha një sadisfakcion personal ku kuptoi qartë që ka prekur zemrat e tyre dhe sinqeriteti dhe e vërteta kishte arritur në publik…
E them këtë sepse shumë herë dëgjohen këngëtare që shprehen me fjalë, por nëse ajo nuk përcillet në publik, mendoj se artisti është i falimentuar si artistë, pasi nuk mjafton vetëm zëri i cili është ndërmjetës për të kaluar nga një zemër në tjetrën, nga zemra e artistit tek ajo e publikut…
Ky efekt qe i tillë edhe sepse u pa qartë një energji shumë e mirë midis kolegëve dhe kjo ka të bëjë shumë në rezultatin e shfaqjes, sepse që të bëhet e besueshme duhet të funksionojë historia midis të gjithë elementeve… Duke i përmbledhur të gjitha elementet e duke i bërë bashkë me mjeshtrinë e një artisteje tashmë straordinaria, bëri që të ishte një Sukses i merituar i saj.

……………………………………..

ERMONELA JAHO SHKËLQEN NË LONDËR

Me ovacione të gjata dhe emocione të veçanta e ka mirëpritur publiku britanik perfomancën e sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, në premierën e operas “Manon”, e cila filloi të shfaqet në Operan Mbretërore në ‘Covent Garden’ të Londrës dhe të jepet disa herë gjatë javëve të ardhshme…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura