Prishtinë, 20 shkurt 2019: (Sevda çok, takat jok) – Frederika Mogerini, mafioze politike në përfundim të karrierës në BE, së bashku me Johanes Han, Shtrausin e mashtrimeve e plotësojnë me përsosmëri dyshen mafioze dhe banditeske nga Perëndimi i Egër, Boni dhe Klajd. Shtrausi mashtrues nga Vjena, Johanes Han, disa herë ka bërë përpjekje ta bind kryeministrin Haradinaj që ta largojë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, pa ofruar asgjë konkrete si kompensim dhe këtë e ka bërë në mënyrë të paskrupullt dhe ultimative. As Daçiqi nuk ka qenë më i paskrupullt dhe më këmbëngulës kundër taksës sa ka qenë Shtrausi mashtrues, Johanes Han. Frederika Mogerini është tregim më vete . Sa i hapë sytë, pasi të jetë zgjuar e përsërit, sikur të ishte papagalle private dhe e certifikuar e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit refrenin se: “nuk ka vazhdim të bisedimeve, pa heqje të taksës ….”! Në një mënyrë është bërë kënd i trekëndëshit Thaçi, Vuçiq Mogerini sepse gjithmonë flasin me një zë, sidomos rreth taksës dhe arritjes së një marrëveshjeje historike e cila , jo që nuk përjashton por afirmon ndryshimin e kufijve, territoreve, herë si korigjim i lehtë e herë si diçka që është shumë e dhimbshme. Ky është treshi që ka krijuar vartësi ndaj njëri – tjetrit dhe , duket se nuk munden pa njëri – tjetrin. Pikërisht për këtë arsye duan që marrëveshja të arrihet sa më parë pas së cilës, këto dy dyshe mafioze do të nominoheshin për Çmimin Nobel për Fizikë dhe Kimi për faktin se përmes një alkimie mashtruese duan që m…n ta shndërrojnë në mjaltë e që askush nuk e ka bërë deri më sot. Thaçin dhe Vuçiqin po i krahasojnë me Tsiparisin e Greqisë dhe Zaevin e Vorio Maqedonisë , duke i marrë si shembull. Realisht , Zaevi nuk bëri asnjë sakrificë , vetëm e ndryshoi emrin nga FYROM në Vorio Maqedonia. Çështje teknike që nuk ka pasoja politike e lëre më humbje të territorit . As Greqia nuk humbi asgjë madje fitoi sepse e relativizoi identitetin kombëtar maqedonas kurse Vorio Maqedoninë , sikur që Vorio Epirin e konsideron pjesë të Greqisë e jo të Shqipërisë ,edhe Vorio Maqedonin e konsideron se pjesë të kamufluar të Greqisë. Realisht , humbësit më të mëdhnej që janë martirizuar për Marrëveshjen e Prespës janë shqiptarët të cilët , nuk fituan asgjë dhe , me kalimin e kohës do të relativizohen deri në margjinalizin nga autoritetet e Vorio Maqedonisë të cilat asnjëherë nuk kanë qenë të disponuara miqësisht ndaj shqiptarëve. Tash është një qetësi relative deri sa të arrihet një stabilizim në institucionet ndërkombëtare i këtij shteti fqinj me Kosovën e që , më vonë pashmangshëm do të prodhojë probleme.
Frederika Mogerini, kjo mafioze politike e BE-së, armike e Kosovës dhe e shqiptarëve hiç këtu Hashimin dhe një grup banditësh, ylli politik dhe ndikues i së cilës është në shuarje përjashtuar këtu Ariun e Madh (Hashimin) që i bindet duke mos e kundërshtuar me asgjë ka propozuar ta bëjë një sakrificë personale duke u mbyllur për tre (3) apo më shumë muaj vetëm me Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiqin, deri te arritja e Marrëveshjes përfundimtare , detyruese për Kosovën pas së cilës Kosova do të bëhej anëtare me të drejtë të plotë të votës së Shoqatës së Peshkatarëve në Gjylekar. Frederika Mogerini po bënë pëprpjekje ta bëjë një Big Brother Serbia , së bashku me Hashimin dhe të birin e Fahriut. Nëse Frederika Mogerini ka vendosur të ngujohet tre (3) apo më shumë muaj me Hashim hashimin dhe Aleksandar Musliun për të diskutuar për arritje intelektuale, shkencore , filozofike , sociologjike , kulturore e tj. Atëherë ia ka qëlluar shenjës pikërisht në mes. Partnerë të nivelit të saj , në çdo aspekt për të disklutuar për këto tema nuk mund t’i gjejë në asnjë vend të botës , madje as në Kazakistan apo Azerbajxhan. Nëse armikja e Kosovëa dhe mikja e Sebisë, Frederika Mogerini ka për qëllim që këta dy presidentë të Serbisë dhe Kosovës t’i përdorë për relaksim fizik atëherë asgjë nuk do të ketë nga kjo punë sepse përveç relaksimit intelektual Hasha deh Aca nuk mund të ofrojnë asgjë tjetër. Për relaksim fizik do t’i propozoja tarakun e Opojës, Zafir Berishën i cili , vetëm pas një jave ngujimi me Riken , do ta bënte mike të Kosovës dhe të shqiptarëve dhe do ta detyronte ta shlyente nga kujtimi emrin Hashim. Për ilustrim se si relaksimi fizik ndikon në ndryshimin e bindjeve politike dhe qëndrimit ua tregoj rastin e një italiani i cili pas përfundimit të luftës në Kosovë , i tmerruar nga skenat e dhunës thoshte se duhet të përzihen të gjithë serbët nga Kosova dhe se Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë ! Ishte i skajshëm në argumentim dhe në mbrojtje të asaj që e thoshte. Pas disa muajve e gjeti një banesë në Graçanicë dhe , pasi ia vari këmbët Jelicës për abazhur filloi ta këndonte këngën : “ko të kazhe , ko të llazhe Serbia je malla…”( kush e thotë dhe kush gënjen se Serbia është e vogël) . Me një fjalë , për mosndryshim të[ kufijve dhe disiplinim të bandites politike serbe Frederika Mogerini , të gjitha shpresat i kam varur te hashimi i Zafirit !
Kushtrimi për heqjen e taksës nga Prekazi , na ngulfati dhe na plasi
Hashim Thaçi , me kotillën politike që i shërbejnë , shumica e deputetëve të PDK-së dhe vet Kadria i PDK-së po flasin me zërin e Hashimit , të Acës , Ivicës , Mogerinkës dhe Hani( fesë ), më zërin e adhuruesit të madh të Pllazma keksit , Jan Stoltenbergut , miqve të Putinit dhe Acës , Trampit dhe Boltonit dhe një aradhe të tërë . Në fillim kur taksa e ringjalli krenarinë tepër të shkelur njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve , shumica u deklarua se janë baballarë të taksës dhe përbetoheshin se do ta mbrojnë këtë taksë deri në pikën e fundit të ujit Rosa . E kishin hartuar një strategji ushtarake në me krye gjeneralin Ramiz Boro Kelmendi. Kur filluan të fryejnë erërat nga Atlantiku dhe Pacifiku , u krijua një situatë tjetër , e duan pezullimine taksës dhe vendosjen e gas maskës për t’u mbrojtur nga pordhët dhe fendët e këtyre patriotëve. Është interesant ecuria e përkrahjes dhe kundërshtimit të taksës. Hashim Thaçi është për heqje të taksës , i shoqëruar nga kondomi , Bekimi. Kadria nuk po thotë se taksa duhet të hiqet por se duhet të pezullohet për katër ( 4 ) muaj , kohë e paraparë për amortizimin e kundërshtimit të opinionit për marrëveshjen e nënshkruar midis hashimit dhe Acës , disa muaj më parë ! Shumë deputetë të PDK-së të cilët Kadrinë më shumë e kanë thirrur Hashim se Kadri , tash thonë se ne e përkrahim propozimin e kryetarit Veseli , në emër të Hashimit. Nuk kanë guxim të dalin publikisht për heqjen e taksës por se thirren në miqësi të përjetshme me Amerikën kur edhe vet e kanë të qartë se Amerika , shumë prej tyre i konsideron miq aq sa e ka konsideruar mik Al Kaponene dhe El Çapon të cilin e dërguan në Dubravën e Amerikës për pushim të përjetshëm. Befasia më e madhe imja për taksën ishte qëndrimi i dy patriotëve me fletë ; Behgjet Pacollit dhe Bekim Jasharit. Te Pacolli ende shumë shpresoj por nuk e kam të qartë pse Bekim Jashari të kërkojë pezullimin e taksës . Duket të ketë rënë nën ndikim të Ganes dhe Blertes , amazonave të partisë! Njeriu i parafundit , pas Ramushit , do të duhej të ishte Bekim Jashari që të kërkojë heqjen apo pezullimin e taksës. Fort po i kruhet Bekimit për politika të larta ku , si Zeus po qëndron Hashimi ! Në këto çaste vendimtare për kombin dhe Kosovën nuk më intereson fare qëndrimi i Milaimit por se çfarë qëndrimi do të kenë Kamishi , Ismet Beqiri dhe Danushi. Për Begjën nuk e lodhi fare mendjen sepse jam i sigurt se , si gjithmonë do të qëndrojë i palëkundur në linjën kombëtare . Është njeri i vlerave të larta dhe i traditës ! Për ta vërtetuar këtë ju tregoj lajmin e fundit që ma tha një mik imi kur e takova në shesh sepse , lexues të nderuar , me telefona dhe me nedë nuk i kam punët mirë andaj kërkova sqarime orale . Më tha se Begja e paska dërguar një letër në adresë të liderëve kosovarë për një takim të ngutshëm em moton se: “atdheu është në rrezik dhe se duhet të marrim vendime të mëdha …” . E pyeta se në cilën gjuhë e ka dërguar atë letër kurse miku im tha se e ka dërguar në gjihën shqipe me alfabetin cirilik ( për sqarim është alfabeti i Putinit , Acës dhe Ivicës sikur edhe i Sheshelit ). Po , kërkova sqarim shtesë unë , si do ta kuptojnë liderët kosovarë letrën e shkruar me alfabetin cirilik kur, si patriotë të shquar i kanë lexuar veprat e klasikëve shqiptarë si ; Afërdita përsëri në fshat , Lulja e Kujtimit , Sikur të ish djalë ( burrë ) etj.? E kemi zgjedhjen tha se e paskan dërguar në LDK për ta bërë transkriptin në alfabetin latin ! Jemi me fat dhe gjindemi edhe në situata kur shpresa shndërrohet në shkronja ! Shumë pres nga ky takim i patriotit Pacolli me bashkpatriotët kosovarë dhe të tjerë kurse vendimi i parë i madh mund të jetë përpjekja për ta bërë Begjetin Ramush , apo edhe Shpendin. Nëse linguistët e LDK –së e përkthejnë si duhet letrën e dërguar nga Pacolli , patriot i shkëlqyer i kombeve dhe kombësive , atëherë dikush nga LDK mund të ulet në karriken e Ramushit ndonëse formati i prapanicës së tyre është më shumë për t’u ulur në oturak !
Në kohën kur në Kosovë festohej pavarësia , isha në Shqipëri ku cubat e Salës , Monikës dhe Lulit e dhunonin pavarësinë. Të shohësh se si , në emër të demokracisë , opozita bënte përpjekje të shkatërronte shtetin dhe institucionet e saj ishte diçka e tmerrshme . Të dëgjosh se si , po këta cuba , Sala, Monika dhe Luli thirrnin për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit krijonte përshtypjen se jemi duke jetuar në Panxhab apo një pjesë malore të Himalajave e jo në Shqipëri ? A ka mbetur edhe një çikë morali në Shqipëri dhe vendet ku flitet shqip ?!
Në krejt këtë tmerr ishte një vendim i shkëlqyer dhe largpamës i Presidentit përkatësisht Shkëlqesisë së Tij , Zotëri Hashim Thaçit . Ishte dekorimi për meritat më të larta i një patrioti , humanisti , veprimtari , ideologu dhe udhëheqësit politik i njohur dhe pranuar , që nga Kosova deri në Egjipt . Ishte dekorimi i zotëri Danush Ademit udhëheqësit shpirtëror i rrymës dhe mendimit modern politik në Kosovë . Përgëzime për këtë veprim të jashtëzakonshëm për të mirën e njerëzimit , Zotëri Hashim Thaçi , president që , më në fund , me të drejtë e vlerësove kontributin e një njeriu të jashtëzakonshëm !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë – 19 shkurt 2019