Shkodër, 19. 09. 2014. Dy nga pasuritë më të mëdha të rajonit të veriut, dhe të sistemit të madh si mbrojtës dhe urban roman, janë Drivasti apo Drishti dhe kalaja Vigut apo Kastrumi. Janë të ndryshme, edhe pse janë jo shumë larg njëra tjetrës, por njëra është 800 metra mbi nivelin e detit, dhe në majë të një kodre, kurse Kastrum-i apo kalaja e Vigut, është një nga tre kalatë fushore e ndërtuar nga romakët ose perandoria e madhe rreth fundit të shekullit të tretë. Drishti është akoma e banueshme dhe ka si kalanë dhe “citadelën” e mrekullueshme poshtë kalasë. Kurse të dy kalatë tashmë nën juridiksionin e DRKK-së Shkodër, ishin historikisht mundësi urbane me rrugë dhe furnizime e Perandorisë së madhe Romake.
Drishti vazhdoi të zhvillohej si moment bizantin (ka fillim ilir si kala) sidomos nga shekulli 8-9-të si pjesë e mbretërisë së Zetës, kurse Vigu nuk kishte një zhvillim të tillë të madh, duke ndryshuar shumë nga forma dhe sidomos si “avantpost” ushtarak roman, pra si një ndërtim kryesisht ushtarak. Drishti mbronte Shkodrën dhe bënte lidhjen e qytetit të madh me Kosovën. Drishti mori pavarësinë nga Shkodra dhe ishte një domen venedikas së bashku me statutet e tij kryesisht fetar, që datojnë 1442-shin. Më pas e mori Kastrioti këtë qytet kala dhe në fund kur ra Shkodra, përfundoi dhe Drishti në vitin 1478-të por vazhdoi si një “avantpost” tashmë oriental si urban dhe shumë ushtarak i turqve.
Kurse Kastrumi ose Vigu, mbronte rrugët nga Shkodra drejt Oroshit dhe nga Lezha drejt Pukës e Prizrenit nga hordhitë barabare. Në fund të fundit, romakët për këtë gjë e ngritën një kala fushore të mrekullueshme si Vigun me 12 kulla, katër prej të cilave si torre në formën e një “freskoreje kineze” dhe në afërsi të një lumi. Së bashku me Danjën dhe Shurdhahun të katërta kalatë bëjnë dhe një kompleks të jashtëzakonshëm mbrojtës dhe historik rreth Rozafatit, që shumë pak vënde në botë e kanë në këtë dëndësi kaq të madhe në shumë pak kilometra katror.
Kalaja e Drishtit
Janë të ndryshme si kala e si pozicion, si përdorim edhe si ndërtim, formë dhe disi funksion, por kanë një të përbashkët të madhe si problematikë të dy kalatë emblematike.
Te të dy këto kala, kanë legjenda për pasuri të mëdha si në ar dhe argjend, por dhe para të mëdha të përdorura nga ushtritë e kohës. Të dy këto kala, kanë gërmime klandestine, të cilat kanë si qëllim gjetjen e monedhave dhe të sendeve me vlerë. Të dy kalatë, ose kanë njerëz brënda ose afër si banorë, dhe janë këto banorë që nganjëherë janë më tepër dëmtues se të ardhurit. Në Drisht, ka dëmtime nga njerzit dhe inisiativat e pushteteve, kurse në Vig, ka dëmtime nga vizitorët dhe Gjadri, ose lumi që kalon aty pari. Janë shëmbulli i pyetjes, se si duhet bërë që në kushtet e sotme të ruhen sa është e mundur të bëhet kjo gjë për këto monumente të mrekullueshëm.
Në Drisht, vetëm unë, kam gjetur katër gërmime të freskëta, dhe disa të vjetra që datojnë që në vitet 70-të dhe mbas viteve 1990-të e deri me sot. Janë njerzit aty, rreth 10-të familje në një varfëri të tejskajshme që shpesh herë bëjnë dëme, duke shoqëruar dhe njerëz të cilët paguajnë, por pastaj bëjnë dëmtime. Kurse në Vig, dëmtojnë “turistët” e gërmimeve, dhe të gjetjes së pasurive të nëntokës, dhe nganjëhere dhe aty “ndihmojnë në eksplorim” edhe fshatarët. Kanë të përbashkëta në këto pika Drishti dhe Vigu, edhe se janë kala të ndryshme. Në Drisht është investimi antiarkeologji krejtësisht pa logjikë, dhe me sa di unë, dhe jashtë ligjeve, i bërë për një “pedonale dhe muze” atje, që ka varrosur disa mijra metra katror sit arkeologjik, dhe në pikërisht zonën e “citadelës” urbane të Drishtit, ose një pjese shumë të rëndësishme në të cilën nëntoka është tejet e pasur. Kurse në Vig, lumi ka pothuaj përpirë të gjithë murin e anës lindore. Kanë probleme të mëdha të dy ndërtimet e jashtëzakonshme, dhe me një bukuri të zonës ku janë, që të lë pa fjalë.
Janë legjendat e formuara dhe nga njerzit aty, që bëjnë një të keqe të madhe. Në Drisht, legjenda thotë se arka e pagave të ushtarëve turq dhe trofetë gjatë një lufte është mbyllur dikur, dhe tani shumëkush kërkon ta gjejë. Po ashtu vijon, dhe një legjendë për një pasuri të të parëve në kohën e Zetës e cila “vërtetohet” nga disa “specialistë” që është aty. Po ashtu dikush që “merr erë” nga këto punë, por që nuk ka kurrfarë liçense e që vjen për të bërë “lajm”, dhe pastaj prish ndonjë punë. Së fundmi është hapur dhe zbuluar një “santuar” tepër interesant, në një nga oborret pas shtëpisë dhe klubit të një fshatari aty. Po kështu dhe në Vig, është legjenda e pareve të “Konstandinit” të cilat janë dikur të lëna në brëndësinë e kalasë ushtarake dhe pikërisht në këtë kala ka “histori pleqsh” që janë bllokuar diku rrogat e të gjithë legjionarëve të Kastrumit të cilat nuk u gjetën kurrë.
Sot dikush “historian”, i kërkon këto legjenda dhe deri me dedektor si në Drisht dhe në Vig. Gjithsesi askush nuk mund ti ruaj këto dy kala të jashtëzakonshme si për nga historia dhe pozicioni dhe vjetërsia, në qoftëse komunitetet nuk janë të interesuar. Rruga deri në Vig është e keqe mbas komunës, dhe kjo e ka “mbrojtur” kalanë e Vigut vetëm nga turistët e mirë , por jo nga “turistët e arit”, të cilët pastaj kanë bërë nja katër grupa të çuditëshme në Vig dhe kalanë e stilit fushor roman. Kurse në Drisht, përveç fajit që kanë banorët aty të cilët “joshin dedektorët” dhe ju tregojnë dhe rrugët, por ka dhe diçka akoma më keq, sepse me anën e pedonales dhe medemek Muzeut, kanë shkatërruar dhe mbuluar arkeologjinë e sotme, e kërkimit historik me një fjalë.
Deri disa “varre” të një varri në “dukje” masiv mgati nekropol në Drisht për arsye vdekjesh nga epidemitë, po i ngacmojnë se mos vallë gjejnë ndonjë gjë!? E këto tani janë të pa merituara për një moment kaq të dobët si financiar dhe ekonomik për një grupim dhjetë familjesh që nuk kanë pranuar të lëvizin nga Drishti.
Kalaja e Vigut
Vigu dhe Drishti janë emblema e luajtjes jo mirë edhe nga vëndorët me monumentet e kulturës (Drishti dhe Vigu, janë monumente që në vitin 1948-të) dhe mos respektit dhe nga komuniteti për pasurinë e madhe që kanë. Kjo është e përbashkëta e tyre dhe asgjë tjetër. Në këtë pikë, ajo e përbashkët, duhet ndryshuar dhe padyshim duhen marrë masa që të dalë sa më mirë dhe më shpejt jashtë kësaj demence kolektive në fshatrat dhe fshatarët që kanë pasuri si puna e të dyjave kala të jashtëzakonshme në Shqipëri. Padyshim që janë një pasuri e shtetit shqiptar, por komunat aty, duhet të luajnë rolin që ju takon, përveç alarmit dhe ndonjë vizite, apo dhe konservimi që mund të kryejë DRKK-ja bie fjala. Identifikimi i kërkuesve të “thesarit”, gjobitja dhe alarmi, që duhet të kemi për banorët që tundohen dhe bëjnë veprime vërtetë për tu kritikuar dhe futja e bashkëpunimit të ngushtë me policinë është parësore. Kjo mund ti shërbejë sadopak konservimit dhe ruajtjes së kalave kaq të ndryshme si modele, por me halle të përbashkëta.