BESIM CENGU: DOLI NË QARKULLIM LIBRI ENCIKLOPEDIK ‘100 VJET PAVARËSI – FLAMURI QË RINGJALLI NJË KOMB’

(Tiranë, 18. 10. 2012) – Në kuadrin e 100-vjetorit të ngjarjes më të madhe historike të popullit shqiptar, Shpalljes së Pavarësisë dhe themelimit të Shtetit Modern Shqiptar, Shtëpia Botuese “ERIK” sjell për opinionin e gjerë të lexuesve këtë botim të veçantë. Ky libër është sintezë pasqyruese dhe gjithëpërfshirëse të kësaj ngjarje të madhe në historinë e Kombit tonë.
Ngjarjet e mëdha si për çdo komb tjetër edhe për ne përbëjnë thelbin e memories tonë. Ata nuk janë asnjëherë e shkuara në kuptimin kohor, por kërkojnë njohje e thellim të përhershëm, jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për ata që vijnë pas.
Parë nga ky këndvështrim, botimi i këtij libri të rëndësishëm të natyrës enciklopedike nga Shtëpia Botuese “ERIK” me autorë Dr. Moikom Zeqon dhe Dëshira Jazexhiun hedh dritë mbi aktin historik të ngritjes së Flamurit më 28 Nëntor 1912 duke respektuar parametrat shkencorë, paraqitjen korrekte të ngjarjeve historike, që përgatitën dhe u finalizuan me shpalljen e Pavarësisë.

Dr.Moikom Zeqo&Dëshira Jazexhiu:

“100 vjet Pavarësi -Flamuri që Ringjalli një Komb”.

……………………………………..

Libri “100 vjet Pavarësi – Flamuri që Ringjalli një Komb” jep informacion të saktë për figurat kryesore kombëtare, të kulturës dhe politikës, heronjtë e kryengritjeve popullore dhe në shumë raste edhe informacione e fakte historike të panjohura deri më sot që dëshmojnë seriozitetin dhe hulumtimin e ngjarjeve të asaj periudhe nga autorët. 
Në libër i është dhënë rëndësi jo vetëm dokumentacionit origjinal, por edhe paraqitjes grafike, në mënyrë që lexuesi i gjerë, por edhe i specializuar, të krijojë ide sa më të sakta për ngjarjen e madhe të Shpalljes së Pavarësisë.
Botimi i librit “100 vjet Pavarësi – Flamuri që Ringjalli një Komb” bën të qartë se arritja e një objektivi dhe një ëndrre shekullore për lirinë dhe pavarësinë e shqiptarëve, është kurorëzuar nga përpjekja titanike dhe sakrifica të panumërta në të gjitha kohërat. Ai nxjerr në pah lashtësinë e popullit tonë, me një histori të gjatë përpjekjesh tragjike, me një etje të pafundme për lirinë dhe një vullnet të paepur për të sendërtuar më në fund strukturën e përshtatshme shtetërore me barazi në raport me të gjitha subjektet shtetërore evropiane dhe të botës.
Ky libër i vlefshëm është botuar me synimin që të jetë në dorën e të gjithë kategorive të lexuesve, ndaj edhe nga autorët është bërë kujdes i veçantë në përdorimin e një gjuhe të qartë e koncize, të saktë e të kuptueshme.
Nga ana tjetër, ky botim u shërben nxënësve e studentëve si një “libër tavoline” në të cilin do të njihen me ngjarje, personalitete e data që kanë lidhje të drejtpërdrejta me programet mësimore shkollore parauniversitare dhe universitare.
Libri “100 vjet Pavarësi – Flamuri që Ringjalli një Komb” botuar nga Shtëpia Botuese “ERIK” është një arritje e çmuar në afirmimin e vlerave, fakteve e dokumenteve historike.
Dalja në dritë e këtij libri është nderim e mirënjohje ndaj përkushtimit të asaj pjese të kujtesës kombëtare, e cila mbas epokës së ndritur skënderbejane të shekullit të XV, përben një kulm të ri të historisë së kombit tonë në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, afirmon dinjitetin, forcën krijuese, vetëmohimin dhe shikimin largpamës të shqiptarëve, aftësinë për të krijuar vetëdijen tonë kolektive për të dashur atdheun e kombin dhe për t’i dalë zot kur e kërkon nevoja.
Libri me titullin domethënës “100 vjet Pavarësi – Flamuri që Ringjalli një Komb” botuar nga Shtëpia Botuese “ERIK”, të cilin tashmë e keni në treg, është i pari libër serioz deri tani që botohet në kuadër të ditës së madhe të të gjithë shqiptarëve.

_______________________________

 SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Moikom Zeqo ka lindur më 3 qershor 1949, në qytetin e Durrësit. Më 1971 është diplomuar në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë është diplomuar për histori dhe arkeologji si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C. Ka punuar si redaktor letrar në gazetën “Drita” dhe arkeolog dhe specialist i artit të lashtë pranë Akademisë së Shkencave. Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”. Është autori i mbi 62 librave me poezi, prozë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë. Është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet më të mëdha dhe të njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe.

Total
0
Shares
3 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura