Tiranë, 4 korrik 2020: Ike, Babush, por gjurmën tënde e le.
Një ditë do të ikim të gjithë si Ju, por frymën e kemi prej brezit të atdhetarëve heronjëve të kallur për liri e mëvehtësi si Ju.
Ju gjurmën tuaj e latë në këtë jetë të vështirë, mizore, por edhe të bukur e me kuptim, sepse nuk morët parasysh sakrificat.
Baba yt kishte qenë e mbeti një burrë i madh, se para lirisë nuk vuri asgjë tjetër, ndërsa Ju ecët pas tij si burrë e si trim sypatrembur, në gjurmët e thella e të rënda që la përgjatë kufirit të tokës tonë të përgjaktë.
Pikërisht për këtë latë heronj pas, se kjo tokë gjithnjë kërkon gjak e mund për tu ruajtur.
Brezi trashëgohet heroikisht e me dinjitet.
Afrimi qe frymëzuesi ynë, simboli i pavdekshëm që hapi shtegun e lirisë dhe pavarësisë, i cili bëri aq shumë për Epokën e Re, që hapi Shtegun e Ri për një jetë te re.
Syla, ideologu ynë, ëndërrimtari i pashoq dhe vizionari i madh, ai që e deshi Shqipërinë si rrallëkush tjetër.
E, kështu pra, Ju familjarisht keni ditë të lindni dëshmorë e heronj që e bëjnë këtë fis të madh të pastër shqiptar të përgjithmonshëm.
Na le dhe na edukove edhe ne, Babush, njëlloj si djemtë tuaj.
Madje edhe një libër ta përkushtova Ty dhe Babait tim Riza Cengut, (Përmasat e Mbijetesës, 2003), si frymëzuesit e mi të përhershëm.
Ti nuk e deshe harresën në këtë jetë, o Babush, se ishe i vetëdijshëm për pavdekësinë.
Të gjithë sot thonë se sikur Osman Zhitia të kishte ikur në amshim para birit të dashur Sylë, do të kishte qenë mirë.
Jo, Babush, mirë bëtë, se kështu ju na frymëzoni se jeta duhet parë drejt në sy dhe duhet pranuar ashtu siç vjen.
Prandaj sakrifikove dhe latë emrin e gdhendur në altarin e kombit shqiptar me aktet tuaja patriotike, burrërinë e fjalën tuaj të mençur, trimërinë, maturinë e diturinë që ishte privilegj vetëm i juaji.
Ne do të përulemi para teje gjithmonë dhe do të frymëzohemi se si nuk duhet të dorëzohemi përpara fataliteteve tona.
Vendi ku pushon Ti, Babush, do të jetë gjithmonë i freskët, frymëzues dhe plot dritë shpirti.
Fli i qetë nën dheun e lehtë shqiptar, Babushi ynë i përjetshëm.
Tiranë më 02.07.2020 Besim R CENGU
Postime të Lidhura
ANTONIO BELLUSCI – RRUGËTIMI I NJË ARBËRESHI, JETA, VEPRA, KUJTIME… (I)
Pashtriku, 13 gusht 2020: Shoqata ‘Pal Engjëlli’ ka botuar librin e Ornela Radovicka: “Antonio Bellusci – Rrugëtimi i…
Dr.SADRI FETIU: KUJTIME PËR ATDHETARIN, HASAN BILALLI (2 PRILL 1918 – 24 QERSHOR 1987)
Prishtinë, 13 janar 2020: Që në moshën time të rinisë pata fatin ta njoh një njeri shumë të…
XHEMAJL PLLANA: VEPRIMTARIA IME KOMBËTARE NË KUADËR TË LNÇKBVSHJ-së DHE LPRK & LPK-së (11)
Pashtriku, 13 korrik 2020: (1) Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e LPK-së Më 26-27 korrik 1993, në Kodër…
PROF. DR. TEUTA SHALA- PELI: KONTRIBUTI ATDHETAR I GRUAS SHQIPTARE – PARË NËN PRIZMIN E STUDIMEVE TË PROF.DR. SABILE KEÇMEZI-BASHA
Prishtinë, 10 shtator 2018: (“Fjalë e mbajtur në konferencën shkencore “40 Vite veprimtari shkencore e krijuese të Prof.…