Vjenë, 24 prill 2018: Nën organizimin e Klubit të Shahut “Austria Wien” dhe me mbështetjen e Federatës Vjeneze të Shahut, në datat 15 – 21 prill 2018, në lokacionet e Federatës Vjeneze të Shahut, u mbajt turneu tradicional i radhës “Austria Open 2018”. Lojërat u zhvilluan sipas modelit zvicerian edhe atë në kohëzgjatje prej 7 raundeve. Shahistët me këtë rast marrin edhe pikë (Elo) nacionale dhe internacionale. Nga klubi shqiptar i shahut në Vjenë “Arbëria”, në këtë turne morën pjesë dy lojtarë, Anton Marku dhe Kadri Berbati. Në këtë turne mori pjesë edhe Mjeshtri Ndërkombëtar nga Kosova z. Bedri Sadiku. Nga 96 pjesëmarrësit nga shumë shtete të botës, ai arriti pas 7 raundeve të rënditet në vendin e 4 me 5.5 pikë nga gjithsej 7 pikë. Tani ai ka 2204 pikë (Elo).
Më rastin e vizitës në Vjenë të Mjeshtrit Ndërkombëtar në shah z. Bedri Sadiku, Klubi i Shahut “Arbëria” organizoi një shah simultan (shah i përbashkët dhe njëkohësisht kundër më shumë kundërshtarëve), ku z. Sadiku u përball me 15 kundërshtarë, anëtarë të klubit dhe të tjerë. Ky turne argëtues u mbajt në restorantin “Kastaniengarten” me pronar Shpetim Bujupin.
Turneun e hapi z. Anton Marku, sekretar i klubit, i cili tha se shahistët shqiptarë në Vjenë janë të nderuar që sot të kenë në mesin e tyre një ikonë të shahut kosovar, mjeshtrin ndërkombëtar z. Sadiku. Ai sqaroi rregullat e lojërave të sotme, kurse fill më pas z. Sadiku mbajti një fjalë të shkurtër dhe tepër emocionale rreth jetës dhe aktiviteteve të tij, duke treguar se ndjehet shumë i gëzuar mes vendësve në Vjenë, të cilët i përgëzoi për aktivitetet dhe sukseset e klubit.
Në fund të gjithë u ndanë të gëzuar nga kjo pasdite argëtuese, kurse fitues doli shoqëria dhe shembulli i mirë i një bashkëorganizimi spontan dhe të bukur. Këtë aktivitet e sponzorizoi anëtari i klubit “Arbëria” z. Nexhat Veliu. Për evidentimin filmik dhe dokumentimin me shkrim u përkujdes shkrimtari shqiptar nga Vjena Besim Xhelili, i cili ishte i pranishëm në këtë turne.
Postime të Lidhura
HAZIR MEHMETI: MBRËMJE LETRARE E PREZANTUESE E ROMANIT ‘217’ I DRITON SMAKAJT
Budapest, 30. 03. 2015 – UN-ELTE i Budapestit një dritare shprese për ringjalljen e aktiviteteve ndërkulturore mes dy…
NGA PANAIRI NDËRKOMBËTAR I LIBRIT NË GJENEVË
NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË LIBRIT NË GJENEVË TË ZVICRËS NË MESIN E 280 SHTËPIVE BOTUESE EDHE AJO E MËRGIMTARIT ILIR…
LE GRAND ECHO DU NORD DE LA FRANCE (1923) / SHKËPUTJA E MYSLIMANËVE SHQIPTARË NGA KALIFATI DHE THEMELIMI I AUTONOMISË FETARE TË SHQIPËRISË
Francë, 26 Maj 2019: “Le Grand Echo du Nord de la France” ka botuar, të premten e 6…
Ejup Ajdini: Një poezi për ftesë antologjie
Tetovë, 3 mars 2021:(Vështrim mbi librin e Nurie Emrullait “ Për gjysmën tjetër të hënës”, botuar nga Syth,Tetovë,…