BISEDA DHE TAKIMI I PARË I KADRI ZEKËS ME JUSUF GËRVALLËN, PRILL 1981

Nga Xhafer Durmishi-Skenderi

BISEDA DHE TAKIMI I PARË I KADRI ZEKËS ME JUSUF GËRVALLËN, PRILL 1981

     Në këtë punim jam bazuar në tri burime: Hydajet Hysenin, librin Kadri Zeka-VEPRA (1986) dhe Jusuf Gërvallën.

     Të gjitha fjalët e H. Hysenit, ato nga libri Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvallës janë germa si rëndom, të shtypit.

     Të gjitha fjalët e mija janë kursive-të dorës. Duke e pasur parasysh këtë leximi e dallimi i asaj se kush po flet bëhet më i lehtë.

   Në këtë shtëpi, një kohë të mirë para 11 prillit 1981, është takuar për herë të parë Kadri Zeka me Jusuf Gërvallën, në shenjë të përgatitjes së demonstratave dhe shumë punëve tjera në Evropë. Edhe kur raportet me Kadriun kanë qenë në nivelin më të lartë apo më të ulët Jusuf Gërvalla nuk ka lejuar asnjë provokator e intrigant të hyj në mes tyre në cilin do rol qoftë.

  • Zvicër, fillimviti 1981: Kadri Zeka me Hydajet Hysenin

Hydajet Hyseni: “Siç do të rrëfente më vonë Kadriu, Jusufi e Bardhoshi i kishin bërë një pritje aq të ngrohtë e aq vëllazërore, sa që e kishin bërë Kadriun, mbase për herë të parë të shkelte rregullat e veprimit të fshehtë dhe marrëveshjen paraprake me shokët për mënyrën e takimit dhe të pranonte që atë natë të ishte mik në odën e Gërvallajve. Qysh në bisedën e parë që kishte zgjatur gjithë natën deri në mëngjes, ata jo vetëm kishin gjetur te njëri tjetri shokun e ardhshëm të kauzës e idealit, por edhe kishin konstatuar se në të vërtetë organizatat që përfaqësonin ata vepronin mbi bazë të së njëjtës platformë politike, dhe se ishin degë të shkëputura të të njejtës rrënjë.”) (“Therror në themelet e Bashkimit”; Rasim Selmanaj, Heroi me Kitarë, Prishtinë 2007, f. 28)

Ta analizojmë citatin e mësipërm të Hydajet Hysenit:

-Siç do të rrëfente më vonë Kadriu,

-Jusufi e Bardhoshi i kishin bërë një pritje aq të ngrohtë e aq vëllazërore,

-sa që e kishin bërë Kadriun,

-mbase për herë të parë

-të shkelte rregullat e veprimit të fshehtë dhe

-marrëveshjen paraprake me shokët

-për mënyrën e takimit dhe

-të pranonte që atë natë të ishte mik në odën e Gërvallajve.

    Nga fjalët e mësipërme e kuptojmë VENDIN KU janë takuar për herë të parë Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla.

   VENDI I TAKIMIT:

Shtëpia e Vëllezërve Gërvalla,

Untergruppenbach,

në rrethin e Shtutgartit.

-Qysh në bisedën e parë

që kishte zgjatur gjithë natën deri në mëngjes,

-ata jo vetëm kishin gjetur te njëri tjetri shokun e ardhshëm të kauzës e idealit,

-por edhe kishin konstatuar se në të vërtetë organizatat që përfaqësonin ata

-vepronin mbi bazë të së njëjtës platformë politike, dhe se ishin

degë të shkëputura të të njejtës rrënjë.

Nga fjalët e mësipërme jepet përgjigja në pyetjen SI, në formën seriale.

Përgjigja është: Qysh në bisedën e parë.

Duke pasur parasysh mundësinë e bisedave me telefon, nuk është kusht i domosdoshëm që

-biseda e parë të jetë edhe

-takimi i parë,

pasi ekziston mundësia të kemi të bëjmë me një apo dy ngjarje.

    Por në këtë rast kur është fjala për Kadriun dhe Jusufin,

      –biseda e parë dhe

      -takimi i parë – përbëjnë një ngjarje të njëkohshme, të vetme.

   Nga shkrimi i Hydajet Hysenit na janë dhënë shënimet e mësipërme, të rëndësishme, ndërsa për një përgjigje në pyetjen KUR ka ndodhë takimi i drejtohemi vetë shkrimeve e sqarimeve të përjetshme që na i ka lënë Jusuf Gërvalla.

    Më poshtë do t’u referohem disa pjesëve nga dy letra, (të 14 prillit dhe 16 qershorit 1981) të Jusuf Gërvallës dërguar Sabri Novosellës.

Nga letra e 14 prillit 1981, mund të vijmë në përfundim solid për ASPEKTET KOHORE të takimit. Në këtë letër kam bërë komente e analiza.

Analizë e shkurtë e letrës së 14 prill 1981

Të gjitha fjalët, deri në fund të gjithë shkrimit, me germa të shtypit në vazhdim janë të Jusuf Gërvallës dhe dy citate nga libri “Kadri Zeka, VEPRA, Bibliotek “Liria”, 1986.”

Ato kursive janë të mija

   Tani së fundi jam në kontakt edhe me një shok të grupit të Marksistë-leninistëve të Kosovës, të tubuar rreth organit të tyre „Liria“.

-Personalisht, për organin e tyre kam mendim shumë të mirë,

po edhe shoku me të cilin kam kontaktuar duket shumë i ngritur dhe i pjekur.

Pjesa e mësipërme vërteton fjalët e Hydajet Hysenit se Jusufi është takuar fizikisht me Kadri Zekën një kohë të mirë para 11 prillit 1981. Pasi Jusufi nuk ka mundur të shkoj në Zvicër, Kadriu ka qenë tek Jusufi në Untergruppenbach.

Është e pamundur të thuash për dikend

duket shumë i ngritur dhe i pjekur.

– Pa e takuar fizikisht, dhe

nga një takim i vetëm të nxjerrësh konkluzione për një person se është shumë i ngritur dhe  i pjekur.

Nga kjo rrjedh se Kadri Zeka ka shumë mundësi të ketë qenë jo një herë por disa herë në Untergruppenbach-Shtutgart tek Jusufi para 11 prillit 1981. Hydajet Hyseni shkruan vetëm për bisedën dhe takimin e parë.

Ka një mirëkuptim mes nesh dhe kemi rënë në ujdi që t’i bashkërenditim veprimet.

Ta analizojmë fjalinë:

Ka një mirëkuptim mes nesh

Këtu me fjalët mes nesh është fjala vetëm për Jusufin-Kadriun dhe nuk ka asnjë përzierje e aludim tek Ibrahim Kelmendi.

dhe kemi rënë në ujdi që t’i bashkërenditim veprimet.

Kjo pjesë e ka vetëm këtë kuptim

kemi rënë në ujdi

Kush ka rënë në ujdi?

Vetëm Jusufi dhe Kadriu dhe në asnjë mënyrë nuk përmendet Ibrahim Kelmendi.

Lidhur me këtë, për fillim, kemi zënë të organizojmë një varg demonstratash, nëpër qendra të ndryshme evropiane, që kanë për qëllim të bëhen përpjekje të zëshme e ngjarjeve aktuale në Kosovën tonë trime.

kemi zënë të organizojmë

Me këtë shprehje kuptohet se Jusuf Gërvalla bënë aktivitet të organizuar vetëm me Kadri Zekën.

Demonstrata e parë, shumë e suksesshme, është bërë para ambasadës jugosllave në Bern të Zvicrës, më 11 prill, në të cilën kanë marrë pjesë edhe shqiptarë nga RFGJ.

Kadri Zeka takohet me Bardhosh Gërvallën në Cyrih në fazën e përgatitjes së demonstratës së 11 prillit 1981 në Bern

  ”Të nesërmen më thirri në telefon. Më tha të dal në të njëjtin vend ku ishim takuar dy herë më parë. Pa vonuar shumë dola.

Pashë se ishte me një shok tjetër. Hyra në veturën ”Citroën” ngjyrë portokalli. Dolëm në periferi të Cyrihut. Më njoftoi se do të organizohet një demonstratë në Bernë dhe për këtë duhet të angazhohemi në shpërndarjen e thirrjeve. Njëkohësisht ma dha tekstin e parullave që duheshin të shkruheshin në pllaka të mëdha në gjuhën shqipe dhe gjermane. Madje foli për krijimin e një ure të fortë uniteti e bashkimi mes shokëve. Më foli për përgatitjen teorike të shokëve tanë, për kritikën dhe autokritikën. Atë ditë se zgjatëm më shumë. Shoku që ishte me të, tani më kujtohet se ishte Bardhosh Gërvalla, i cili vetëm dëgjonte.” (Kadri Zeka, Vepra, Biblioteka ”Liria” 1986, faqe142-143)

Më 4 prill 1981 Kadri Zeka i shkruan letër Jusuf Gërvallës

Më 4 prill 1981, në banesën e tij, Ai më njohtoi se Dega e OMLK-së në botën e jashtme kishte vendosur që t’u dilnim në ndihmë vëllezërve që demonstronin dhe gjakoseshin nëpër rrugët e Kosovës me policinë jugosllave, dhe kjo ndihmë do të bëhej duke demonstruar dhe protestuar para ambasadave dhe konsullatave jugosllave në Perëndim. Ndërsa demonstratën e parë do ta bënim para ambasadës jugosllave në Bernë. Me të shpejtë e shkroi një thirrje për demonstratë dhe e shumëzoi në disa qindra ekzemplarë me geshtetnerin që dispononte. Aty pashë që i shkroi edhe një letër shokut Jusuf Gërvallës.” (Kadri Zeka, Vepra, Biblioteka ”Liria” 1986, faqe 148)

Pjesë nga letra e Jusuf Gërvallës dërguar Sabri Novosellës më 16 qershor 1981

   Nga letra e 16 qershorit mund të vijmë në përfundim solid rreth përmbajtjes-temës së BISEDËS së Jusufit me Kadriun që ka zgjatë gjithë natën dhe që përputhet pikë për pikë me atë çka ka thënë Hydajet Hyseni.

Për pjesët e letrës së 16 qershorit nuk kam bërë komente.

Ai, duke nxjerrë konkludime nga puna e

-Organizatës së tij dhe nga ajo e

-LNÇK, sidomos nga organi ynë “Zëri i Kosovës”,

ka ardhur në këtë përfundim:

-sipas të gjitha gjasëve, edhe

LNÇKVSH edhe Marksistë-leninistët e Kosovës

janë dy degë të të njëjtit trung.

Një patriot revolucionar,

-i cili prej kohësh qenka në burg

(ai thotë se nuk është fjala për Ademin (Demaçin), por për dikë tjetër),

qenka përgjegjës për ndërprerjen e kontakteve mes anëtarëve të vjetër të organizatës së hershme me anëtarët e krahut të ri të kësaj organizate.

Kështu që,

-pjesa e vjetër e asaj organizate (të përbashkët)

-ka ndjekur një rrugë të caktuar dhe

-sot ka arritur deri te emri Marksistë-leninistët e Kosovës,

-kurse krahu i ri, duke mos marrë kontakt me kohë me anëtarët e vjetër,

-qenka zhvilluar në Lëvizjen e sotme Nacionalçlirimtare të Kosovës.

-Për këto konkludime ai merr për bazë pikërisht organin “Zëri i Kosovës”,

-të cilin Marksistë-leninistët e paskan pasur gjithashtu organ të vetin për një kohë – të gjatë (sidomos që nga viti 1974, thotë ai,

-paskan dalë disa numra të këtij organi).

Në rast të tillë,

– sipas mendimit të tij,

bashkimi i organizatave tona jo vetëm që nuk është i vështirë,

por është puna më e natyrshme.

______  

SI I RIVENDOSI KONTAKTET JUSUF GËRVALLA ME SABRI NOVOSELLËN, NË PRILL 1981  

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura