BLERIM ÇOÇAJ: FILLIMI I RI I KRIMIT, NISI NË PRIZREN!

Prizren 5 korrik 2017: Prizreni nuk po mund të jetojë pa krim. PDK-ja, dikur e Hashim Thaçit, sot e Kadri Veselit, këtë qytet e kanë shndërruar në qendër kryesor të krimit të organizuar.
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, bashkë me drejtorët e tij, të cilët sot janë zyrtarët më të lartë të PDK-së në Prizren, për shkak të këtyre veprimeve kriminale, vazhdojnë të përballen me organet e drejtësisë.
Kadri Veseli, vitin e kaluar, për të kamufluar krimin e partisë së tij, ndërroi drejtorët e Qeverisë së Ramadan Mujës.
Tha se po e fillon një epokë të re në Prizren.
Por, pavarësisht këtij premtimi, krimi në këtë qytet nuk u ndal.
Qeveria e Ramadan Mujës, vazhdon me avazin e vjetër. Tash iu ka bashkëngjit edhe Karitasi !!!
Të kapur nga frika e zgjedhjeve, Komuna e Prizrenit, së bashku me Karitasin, hapën një konkurs për pranimin e mbi 60 infermierëve.

Ky konkurs i punësimit, fatkeqësisht u shndërruar në konkurs të krimit, vetëm pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Duart në këtë konkurs i kanë futur njerëzit më të afërt të Kadri Veselit, i cili në zgjedhjet e fundit premtonte një Fillim të Ri për Kosovën.
Përzgjedhja e kandidatëve, është bërë në mënyrën më kriminale.
Organet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më shpejtë dhe ta zbardhin të vërtetën e këtij konkursi.
Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, e ftoj që t’i ndal këto veprime kriminale të njerëzve të partisë së tij, dhe të Qeverisë së Ramadan Mujës.
Ma mirë sot, se nesër do të bëhet vonë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura