BLERIM ÇOÇAJ: HUMBJA E LULËZIM KABASHIT!

Prizren, 30 tetor 2017: Lulëzim Kabashin e AAK-së, asnjëherë nuk e kam parë në garë për kryetar të Prizrenit. Synimi i tij i vetëm ka qenë dhe mbetët posti i nënkryetarit të Komunës. Pas zgjedhjeve të vitit 2013, ai arriti këtë synim “jetësor”.
Për katër vite ishte nënkryetar i Ramadan Mujës.
Zëri nuk ju dëgjua!
Në fund të mandatit, filloi të kritikojë Mujën!
Edhe pas zgjedhjeve të 22 tetorit të këtij viti, Kabashi s’ka synim tjetër, përveç postit të nënkryetarit të Komunës. Por, tash realizimin e këtij synimi e ka pak më të vështirë.
Deklarimin e tij, për një bllok anti-PDK, më shumë e kam lexuar një përpjekje tjetër të tij që i vetëm të përfundojë sërish tek PDK-ja. Hipotetike, nëse LDK-ja dhe Nisma, arrijnë marrëveshje me VV-në për balotazhin e 19 nëntorit, AAK-në nuk e shoh pjesë të këtij koalicioni.
Arsyeja është shumë e thjeshtë.
Kabashi nga ky koalicion nuk do të mund të nxjerrë postin e nënkryetarit të Komunës.
Pak besoj edhe ndonjë drejtori.
Dega e AAK-së në Prizren, historikisht ka qenë patericë e PDK-së. Një koalicion në mes këtyre dy subjekteve politike para balotazhit, nuk do të përbënte as lajm.
Pavarësisht pozicionimit, AAK-ja nuk i duhet as PDK-së, por as VV-së. PDK-së nuk i duhet sepse Kabashi nuk do t’i ketë më votat e 22 tetorit, ndërkaq VV për shkak bashkëqeverisjes me PDK-në.
Në Kuvend nuk ka fuqi.
Cilido kandidat që do të fitojë në balotazh, nuk do ta ketë problem në të ardhmen votën e tre kuvendarëve të këtij subjekti politik.
AAK-ja është bashkëfajtore e keqqeverisjes në Prizren. Ky subjekt politik ka kushtëzuar edhe votimin e buxhetit në këmbim të interesova klanore…
***
Premtimi i kandidatit të AAK-së për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, për hapjen e 5 mijë vendeve të reja të punës, nuk ishte gjë tjetër përveç një mashtrim i hapur për votë. Ata që kanë besuar në këtë premtim, hiq mos të zhgënjehen për humbjen e “Lulit”. Edhe sikur të kishte fituar, ky premtim nuk do të ishte realizuar.
Por, ky nuk ishte mashtrimi i vetëm !
Po ndalem vetëm të depolitizimi i arsimit, sektori më i ndjeshëm i shoqërisë. Kabashi premtonte depolitizim të arsimit, ndërkaq që për katër vite ishte pjesë e poltizimit të saj. Sot, kemi drejtorë, sekretarë e mësimdhënës të shkollave që janë emëruar me bekimin e AAK-së.
Ndryshimi nuk vije me mashtrim.
Votuesi nuk është naiv !!!

***
Lulëzim Kabashi, thuajse pas çdo debati më i “përgatitur” në raport me kundërkandidatët.
Janë dy arsye pse Kabashi i “fitonte” debatet.
E para: Kabashi kishte informacione për problemet me të cilat përballet Komuna e Prizrenit.
E dyta: Kabashi ishte bashkëkrijues i këtyre problemeve, prandaj ishte shumë normale që t’i dinte më mirë se sa kundërkandidatët. AAK-së në Prizren, i ka mbetur vetëm një rrugë e shpëtimit. Ajo është reformimi i tërësishëm i saj. Dega e këtij subjekti politik, deri më tash ka qenë strehë e njerëzve të PDK-së.
Kryetarët e kësaj dege, kanë përfunduar në PDK. Madje, njëri prej tyre tash është këshilltar i Presidentit, Hashim Thaçit. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duhet të reflektojë nëse dëshiron të fuqizojë subjektin e tij politik në Prizren.
P.s. Në vijim balotazhi i Mytaher Haskukës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura