Bern, 27 qershor 2020: Gjuhët sllave dhe serbishtja, janë tepër të vona, të kopjuara me ndërrime të shkronjave të fjalëve të shqipes. Bashkë me grekët, edhe sot, në shekullin XXI, mundohen që të na zhdukin prej historisë. E luftojnë gjuhën shqipe, kulturën shqiptarëve, historinë, arkeologjinë, mendimet tona të vjetra e të reja, shkencore dhe të lira, pra çdo gjë e rrotullojnë, si shkrojat, në gjuhën e tyre të rrejshme “sllavishte”! Thonë se “nuk kemi pasur gjuhë të shkruar”, por ne i nxjerrim në shesh këto të dhëna të vërteta. Gjuha shqipe ka qenë e shkruar në tri periudha të gjata të kohës.
Ne po i përmbledhin këto periudha të gjata kohore, si vijon:
1. Shkrimi i parë i shqipes përmes hieroglifeve fonetike të Thot-it, prej Atlantës, në Egjypt (Khem), është rreth 40.000 deri 1.200 vite p.e.s., e në ish-teritorin iliro-pellazgë, na krijohen paraprakisht alfabeti i Kretës dhe Mikenës, rreth vitit 16.000-15.000. p.e.s.; pastaj vie alfabeti diellor dhe shenjat e Vinçës, 6000-5000 p.e.s., të cilat nuk janë ende të deshifruara dhe neve na përvijohen alfabeti Sumerik, të kunjave, prej të dy vendeve të largëta, në vitin 3.000-2.000 p.e.s. kur arianët shkojnë deri në Indi dhe përhapin shkrimin e parafesë;
2. Shkrimi i dytë i shqipes, fillon me shkrimin “grek” apo “helladik”, 800 p.e.s. me kaligrafinë e alfabetit fenikas të Kadmit dhe alfabetet e tjera, me qëllime të caktuara antiilirishte, fetare e jo kombëtare;
3. Shkrimi i tretë i shqipes, përmes Kongresit të Manastirit, më 1908…
Kjo është thënë edhe më parë, në shkrimet e mëhershme të miat, por nuk kam pasur kohë që t`i studioj mirë. Megjithate, gjuha shqipe është unifikuar, në Kongresin e Manasirit, në vitin 1908, se armiqtë më të rrezikshëm nuk ma lanë asnjë periudhë tjetër të qetë e pa luftëra, rrafsh 3220 vite. Pra, 1200 vite p.e.s. dhe 2020 vite pas Lindjes së Krishtit apo të e.s.
Dr. Arif Mati ka të drejtë kur i logaritë vitet më të errëta, të cilat fillojnë prej vitit 1200 p.e.s. e deri në vitin 800 p.e.s., kur na përfshiu e keqja, por e logarisë humbjen më brutale të fakteve të parahistorisë, të gjenezës së fakteve, artefakteve, e statujave tona në vitin 160 p.e.s. e të tjera, kur Paul Emiliani, konsulli famëkeq romak, i cili jetoi që nga viti 230 p.e.s. e deri në vitin 160 p.e.s, ai, së bashku me të birin e tij, bashkëxhelat, qetazi dhe pa zhurmë të madhe, Skipion Emilianin (185-129 p.e.s.) i lanë kështu gjurmët e pashlyera të historisë së vjetër të Ilirisë dhe të Epirit.
Ata i shkatërruan shtatëdhjetë qytete të pellazgo-ilirëve me urdhërin e senatit romak; i shkatërruan me zjarr e me armë, më së pari Dodonën, e mjaft të tjera mollose, pasi i rrënuan maqedonasit e Perseun; i robëruan 150,000 njerëz tanë, e shumica kanë qenë prej fisit shqiptar molosë, siç e vërtetojnë Polibi, Ciceroni, Jul Qezari, Kolonel Nepoti, Tit Livi, Paterkuli, Apiani, Plutarku, Plini, e të tjerë, dhe vet autori, Dhimitri Pilika, në faqet 352-357, të veprës së botuar, në të cilat na i përmendin edhe disa qytete të Shqipërisë, si p.sh. Durrësin e Apoloninë; madje qenë të shitura Perrebia, Akarnania e Amfiklokia. Na ishte tërësisht Epiri i shkatërruar; Abrakia e plaçkitur; parthinët e bylinët ishin të gënjyer; lokridasit, fokidasit e beotet të djegur; Dalmatia, e cila ishte një vatër e kryengritjeve për 220 vjet me radhë, prandaj, në një farë mënyre, edhe ajo ishte e shuar; etj…
Ndër të tjera, ua mori 200 talente apoloniatëve ilirë të Shqipërisë, të cilat ishin 1 milion e 200.000 monedha argjenti.
Po e cekim edhe njëherë Plutarkun, i cili numëron 3000 vetë që i mbanin 750 vazo të mbushura secila me nga 4 talente, të cilat peshonin 104,8 kg argjend, e secila e bartur nga 4 burra; 57 vazo të mbushura plot me ari e nga tri talente, të cilat peshonin 63,6 kg; e secila i nxinte 10 talente, pra 362 kg; shporta të mbushura me gurë të çmuar, të cilave sot nuk mund t`u dihet vlera e tyre, etj. Kështu u shkatërua ajo që ka qenë baza e vetme e Yllorëve të Atlantës, në Gadishullin Ylirik/Ilirik.
Paul Emiliani arriti të gabisë 70 qytete brenda 1 ore! Parakalimi i tyre po zgjaste tri ditë me radhë. Në të vërtetë, atyre mezi u mjaftoi kjo kohë për të treguar statujat, tabllotë dhe figurat kolosale, të ngarkuara mbi 250 karroca! Kjo ishte një humbje e madhe apo kolosale e jona, në të cilën nuk kthehet syri i historiografise zyrtare dhe i historiografisë së shumicës së shteteve të Evropës apo edhe e shumicës së shteteve të botës nga ana e paraardhësve të tyre, pra albanëve, apo arbërorëve, dhe i përshkruajnë të dhënat romake; të historisë sunduese të romakëve; thua se nuk është mjaft hileqare dhuna e romakëve; gjenocidet e tyre; dhe as gjenocidet e tjera ndaj nesh, si p.sh. gjenocidet e pandërprera të së ashtuquajturës “greko-sllave” e “turko-arabe”, apo e palçkitjeve të pandalura ndaj nesh, 3220 vite, me radhë! Bota fle në gjumë dhe nuk i sheh armiqtë tanë!
Gjenocidi i kryer atëherë, nga Emilianët, është kryer në kohë paqeje, me paramendim e gjakftohtësi, duke e shlyer nga historia shkretimin e plotë të Ilirisë, 67-62 vjet para vitit 229 p.e.s., pra në vitin 160-167 p.e.s.
Përveç se janë shitur 150.000 burra e gra, 15 vjeç e sipër, apo si e thotë Plini (Plaku) janë derdhur 230 milion sesterca në arkën e tyre shtetërore, e kështu neve na është këputur zingjiri historik nga etnogjenza e jonë apo ajo është ndërprerë! A ka ligj në botë që i dënon gënjeshtarët greko-romak, pos Zotit të Madh? A ka në botë që i drejton në anën tjetër të gjitha shtetet e botës, të ndara nëpër fé, që luftojnë e vriten me njëra tjetrën, pa pushim, dhe i arsytojnë këto gjëra me “arësyet” e tyre, e që të gjitha nuk janë si adhurimi i Thot-it e besimi i tij në zotrat, e të nëntin ZOT, ZOTIN NJË?
Duhet të lëvizë bota nga zhuga e mjerimit të polito-kracisë kah njerëzorja, kah e mira, kah lidhjet ndërnjerëzore, si orientim i të gjitha shkencave.
“Të gjitha fetë pa përjashtim, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë për t`i afruar dhe bashkuar njerëzit, por e kundërta, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shkaku i vuajtjeve, tragjedive dhe violencës mostruoze fizike dhe mendore, që përbëjnë një nga kapitujt më të errëta të historisë së njerëzimit.”- na thotë ndër të tjera teologu e mendimtari Jose Samaranga, i marrë dhe i nxjerrur disa herë në faqen time, nga Ridvan Mulija.
Disa “intelektualë” të përdredhur, shumica skllevër, nën sundimin e një parie antishqiptare , nuk kanë tru në kokë. Italianë e evropian, apo siç e quan në reagim arkeologu dhe historiani Neriton Ceka, Vittorio Sgarbin, “evropian i fisëm”, pasi ilirët na qenkan “barbarë”, sipas deputetit italian në parlamentin italian e quan Bylisin, në “Twiter”, “ononima citta greca”, edhe pse Bylisi është shqiptaro-ilir, pas ndërtimit të teatrit nga bylinët, për kulturën e tyre të famshme, 240 vite p.e.s., në kuptimin etnik dhe jo në kuptimin gënjeshtar “grek” , për të cilën të gjithë e dinë se bënë pjesë në krahinën e Amantisë, pjesë e Epirit, iliro-pellazge dhe shqiptare.
Vetë autori i njohur grek, Stefan Bizanti e quan “Byllis, qyteti i Ilirisë, pranë detit”. Sgarbi nuk “di” të marrë vesh! Ky është gabim i qëllimshëm, që do të ofendojë shqiptarët dhe t`i denigrojë ata, siç thotë Altin Plasa.
Kështu është e dizinformuar e tërë bota duke folur vetëm gënjeshtra mbi kulturën antike iliro-shqiptare, të ndryshuar e të shitur për “greke”, sepse në lashtësi nuk ka patur asnjë fije kulure dhe të quajtur “greke”, dhe të gjitha amfiteatrot e antikitetit i ndërtuan ilirët, e jo “grekët”, siç e thotë në këtë deklaratë Altin Plasa.
E tërë Athina, Korinthi dhe Sparta kanë qenë të gjitha pellazgo-ilire. Stili klasik i kolonatave të mermerta nuk është aspak kulturë “greke”, por kulturë ilire. E gjithë bota është mbuluar me këto gënjeshtra! Te flasësh për kulturën “greke” në antikitet, është çmenduri! Të gjitha përrallat e antikitetit “grek” janë gënjeshtra e “histori” të trilluara “greke”.
Kultura e Bylisit pellazgo-ilir dhe shqiptare është ndërtuar sa vite përpara shkatërrimit romak dhe 80 vite përpara shkatërrimit të Paul Emilianit, të thënë shkurt: 240 vite p.e.s., minus 160 vite p.e.s., janë 80 vite.
Këto polemika, me të dyja këto “kultura” të veçanta, greko-romake, të cilat i kanë mashtruar të gjithë botën, dhe prej tyre ngjallen “grekët” dhe italianët, sepse ata nuk janë fare, por një pakicë me ngjyrë të mbyllët të afriko-azisë, të cilët janë quajtur atëherë “akej”, dhe arvanitas, një shumicë e popullsisë së këtij shteti artificial, që e ka tradhëtuar gjuhën shqipe, dhe “italianëve”, të cilët bashkoheshin nga emri natyror, por janë shumica iliro-etrukse, që kanë dalur nga kjo origjinë e tyre dhe bëjnë çmos për të denigruar “të tyrët” e për t`i mbajtur pré nën ndikimin “italianë”, rumunët, francezët, spanjollët dhe latino-amerikanët, sepse me këto gjëra jo vetëm se i mbajnë gjallë të gjitha këto “shtete teknike”, por e shtojne me asfalt rrugën e gënjeshtrave.
Arvanitasit nuk e shkruanin gjuhën e vet shqipe, por gjuhën e konvertuar përmes shkrimit tjetër, me shtesa, prapashtesa e shtesa, për ta quajtur një “gjuhë tjetër”, e shkuar me alfabet të ri e fenikas, sa të mos njiheshin si “ilir”, por të quheshin “grekë” apo “helenë”, e të vritnin pa pushim vëllezërit e tyre, iliro-pellazgo-shqiptarët e Epirit. Bota duhet ta njeh këtë vërtetë të hidhur:
“Helenët, si shfarorës të pellazgëve, s`mund të jenë kurrsesi, njëherazi, edhe stënipër të viktimave të veta”.
Poashtu italianët. Italishtja ka dalur prej gjuhës së vjetër iliro-etruske, e cila ka lindur para latinishtës dhe kjo “gjuhë e vdekur” i ka përtërirë që të formoheshin gjuhët italiane, franceze, spanjolle, portugale, rumune, e cila e ka trashëguar nga latinishtja themelin e saj, apo gjuha etruske, të cilat janë të gjuhës shqipe. Me këto e ka infektuar tërë Evropën, sepse baza e tyre ishte latinishtja. Italianët janë një popull i krijuar me këtë shtetësi, që vie prej siujdhesës apenine, e cila më vonë u quajt italike, pra e pasqyron një emërtim gjeografike dhe jo politik, sepse etniteti politik ishte Roma.
Alfabeti i latinishtes ka qenë i dërguar prej iliro-pellazgëve, që në këtë studim e kam thënë edhe unë; tekstualisht e kam përmendur, prej Dhimitri Pilikës, por po e marrim një thënie të Fahri Xharrës, nga libri i përmendur, në të cilën tregohet thënia e veçantë e Harald Haarman, në “Early civilization and Literary in Europe”, sado që nuk përmendet se prej kuhit është marrë e ku është botuar kjo vepër, i cili thotë se “Alfabeti pellazg kishte zanore dhe bashtingëllore”, dhe kjo është gjatë mijëvjeçarit të gjashtë, para erës sonë.
Kjo humbje e madhe, që vjen nga ana e jonë, siç e thotë Fahri Xharra, është një “idiotizën historiografik”, dhe e para prapësi, në tërë kuadrin e prapësive të Evropës e të Botës.
Edhe njëherë po e themi me baza shkencore se gjuha “greke” është bije e shqipes dhe jo shqipja bijë e greqishtes, sepse nuk ka kurrëfarë dyshimi se shqipja është nëna e gjuhës së lashtë “greke”:
“Vlerësoj se duhet nxjerr në dritë fakti që dardanët frigjë dhe pellazgët, popuj, pa dyshim, më të lashtë se hellenët, kishin të njëjtën gjuhë, gjurmët e së cilës vërehen sot te gjuha shqipe dhe se gjurmët e disa zakoneve frigje, bashkë me ato të gjuhës, mund të jenë të ruajtur që nga koha e sovranëve maqedonas, sepse kombi i lashtë i ruan, si gjuhën, ashtu edhe zakonet, ndërsa hellenët u ndanë prej të vjetërve duke u qytetëruar dhe duke kultivuar të folurën e quajtur më pas,
Ai e kahason përfundimisht se jo vetëm shkonja “ë”, është e ngjashme me gjuhën hebraike, e cila merret si “gjuha e parë e shkruar”, por kjo është e pa vërtetë, sepse gjuha shqipe, përmes hieroglifive të Thot-it ka qenë 40,000 vite p.e.s. e folur dhe e shkruar deri te kjo gjuhë (hebrishtja), por edhe tingujt e tjerë të gjuhës mëmë të shqipes, duke mos qenë të paqartësuara, na e qartësojnë natyrën orgjinale të saj, që na shtynë të mendojmë se këtë gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme, të lehtë, të folur drejt për drejtë prej tyre, që janë banorët e parë, Zoti i Madh ka ditur t`ia japë njeriut.
Këtë gjë na e pohon qartë në një vepër të etimologjisë Agron Dalipaj, “Greqishtja është bijë e shqipes”, e në parathënien analizuese na thotë:
“Historia zyrtare e marradhënieve gjuhësore shqiptaro-greke ka një linjë të egër lufte të greqishtes ndaj shqipes për t`i rrëmbyer kësaj të fundit territorin gjuhësor. Kisha greke e ka nisur e para betejën ndaj shqipes më heret se Greqia të bëhej shtet i pavarur, më së shumti nga kontributi dhe gjaku derdhur nga shqiptarët dhe arvanitët…”.
Kjo është e qartë, sepse ndarjet e sotme janë ndarje në baza fetare.
Me një fjalë, Agron Dalipaj na thotë se etimologjia e fjalëve të greqishtes nuk mund të bëhët pa ndihmën e shqipes, prej të cilës është krijuar.
Shkurt, me 24.06.2020, ai na e thotë në një ilustrim një fjalë kolosale:
“Etimologjia zyrtare europiane është mashtrimi më i madh botëror shkencor i shekullit të XX dhe që vazhdon”.
Ne, duhet tu ruhemi para se gjithash nga prapësitë greko-romake. Së pari, po e themi se greko-latinët nuk e njohin etimologjinë, sepse të gjitha kanë dalur nga shqipja, e as prejardhjen e kombeve; më së pari nuk e dinë “origjinën” e tyre; kanë vjedhur gjithçka; kanë plaçkitur gjithçka, mall e pasuri, duke vrarë e prerë në të gjitha anët, edhe fëmijë të mirë e të urtë, janë të njohur me këto prapësi të mëdha, edhe duke i shitur fëmijët pa prind e nga 15 vjeçarë, apo baballarët e tyre dhe nënat; i kanë përvetësuar gjithçka që mund të mbledhen prej historisë, i shesin si të tyre: zbulimet nga dheu, ai dhé, që ne e quajmë Atdhé, vatër e Mëmëdhe, të cilin e kanë zapuar me grykësi e padrejtësi, të gjitha sa i gjëjnë për të gënjyer nëpër historinë e shtembëruar, së pari nga akejt, pastaj nga latinët, pra nga “grekët” apo “hellenët”, dhe romakët; në fund të fundit, të na dërgojnë prapa diellit!…
Në qoftë se nuk e kuptoni mirë shpjegimin për pellazgët, prej fjalës “pre largë”, atëherë e keni edhe një shpjegim që na vjen prej Zhuzepe Krispit, i cili na shpjegohet përmes shqipes së vjetër e prej Thot-it, që do të thoshte pleqët, të vjetërit, të lashtët, që dinë të thonë ate që duhet të jetë e thënur, nga fjalët plach-plak, dhe në shumës plechet-pleqtë, pra njerëzit e vjetër, pleqtë, prej pelaschi, plaschi, apo paleaschica (pleqëria).
Po deshët, shikoni plakat e zmeraldit të Thot-it dhe do të kuptoni. Nuk kam kohë të merrem vetëm me pllakat e zmeraldit, sepse ka edhe shkrime të tjera. Krahas feve, merrem edhe me gjuhët e para. Rreth gjuhës etruske ka të dhëna të mbajtura ende në mjegull, por tani më dihet se edhe ajo ka rrjedhur prej shqipes. Nga dita në ditë, e marrin gjuhën shqipe si levë të veçantë për shpjegimet e shkrimeve dhe të monumenteve etruske.
Do të shikojmë në vazhdimet tona…