BURGOSJA E 17 VEPRIMTARЁVE TЁ LЁVIZJES NЁ SHTUTGART (MЁ 11.11.1983) DHE NDIHMA PЁR DALJEN E TYRE NGA BURGU

Gjurmë historike, nga arkivi i LRSHJ-s 1983

BURGOSJA E 17 VEPRIMTARЁVE TЁ LЁVIZJES NЁ SHTUTGART (MЁ 11.11.1983) DHE NDIHMA PЁR DALJEN E TYRE NGA BURGU

Njoftim për shokët e…………..

Të gjithë ju të dashur bashkatdhetarë jeni në dijeni për rastin që ndodhi më 11. 11. 83 në Shtutgart me rastin e shfaqjes së ansamblit nga Kosova “Kosovarja këndon”.

Atë mbrëmje u arrestuan 17 bashkatdhetarë të rrethit të Shtutgardit dhe një nga një qytet tjetër. Tetë veta u liruan natën e dytë, njëherazi duke u Iiruar edhe nga aktakuza. Nëntë të tjerë u mbajtën në burg. Pas dy javësh nga burgu u liruan edhe tre shokë të tjerë, me kusht që në çdo javë të lajmërohen njëherë në stacionet e policive të qytetit ku banojnë. Pesë shokë të tjerë që mbetën në burg u liruan pas pesë javësh më 15. 12. 83, me kusht që vetëm për lirimin e tyre deri në gjyq të paguhen një shumë të hollash prej 35. 000 DM. Tetë avokatët për punën e tyre të deritanishme kërkuan 9. 000 DM. Bashkatdhetarët e rretheve më të aktivizuara, këtë shumë të hollash e përballuan për rreth 45 ditë, duke arritur të paguajnë pjesën dërmuese të kësaj shume.

Por që në fillim, që të mos humbim ne kohë, disa shokë të rrethit te Shtutgardit hynë në kredi me besim në solidaritetin vëllazëror, i cili edhe kësaj radhe u manifestua në shkallë të lartë.

Për solidaritet vëllazëror ju shprehin mirënjohje punëtorët e rrethit të Shtutgardit

Më 30. 1. 1984

PS. Këto të holla u dhanë nga Faridin Tafallari, i cili muar Kredit nga Deutsche Bank Nagold, 14, Dezember (Dhjetor) 1983. Unsere Zeichen Sz/Bin Barkredit 30. 000 DM. Me afat deri më 30. Mars 1984. Me kamat 10% z. Zt. und bis auf weiteres.

NDIHMA:

Që u erdhën nga rrethe dhe qendra të ndryshme të Europës perëndimore vëllezërve që punojnë e jetojnë përkohësisht në rrethin e Shtutgartit, për rastin që ndodhi më 11.11.1983, ku ranë në burg 17 shokë. Për t’i liruar nga burgu këta shokë kërkuan një shumë të hollash prej 35.000 DM. Kaucioni dhe atvokatët për punën e tyre kërkuan deri më sot 9.000 DM. Këto të holla u paguan brenda një kohe të shkurtër nga vëllezërit dhe motrat mërgimtarë që punojnë nëpër vende të ndryshme të Europës. Ju falenderojmë të gjithë ju vëllezër e motra për ndihmat solidare që na ofruat.

Këtu po shënoj rrethet dhe shumën e të hollave:

1. Rrethi i Shtutgartit-Sindelfingen (S. Koca, më 17.11.1983)…..DM 2.050

2. Rrethi i Shtutg-Sindelfingen (M. Rexha, më 19.11.1983)……..DM 1.400

3. Rrethi i Esslingenit (N. Ramadani, më 5.12.1983)………………DM 820

4. Rrethi i Dyseldorfit (Q. Rexhepi, më 14.05.1984)…………….DM 1.500

5. Rrethi i Dyseld-Dysbug (I. Qamili, më 29.12.1983)……………DM 2.000

6. Rrethi i Bilefeldit (Xh. Ramabaja, më 16.01.1984)…………….DM 2.470

7. Rrethi iBremenit.(M.Z..H.D.dheL.I.më 14.12.1983)………. DM 1.200

8. Rrethi i Sarluisen. (I. Hoxha, më 17.11.1983)…………………….DM 500

9. Rrethi i Hamburgut (A. Ademi, më 14.01.1984)………………..DM 6.100

10. RrethiiShtutg-Waiblingen (K.Paloka, më 10.12.1983)………DM 1.170

11. Rrethi i Ingolstatit (N. Neziri, më 27.02.1984)…………………DM 760

12. Shoqria Dortmindit(Q. Kryeziu,më 19.03.1984)……………..DM 800

13. Shoqria Kölnit.(I. Qamili, më 15.05.1984)………………………DM 510

14. D.Demaj (Nagold, më 15.12.1983)…………………………………DM 300

15. Sh.Zeqiri (Tybingen, më 17.12.1983)……………………………..DM 100

Nga Zvicra nëpër rrethe të Zvicrës janë këto ndihma:

1. Rrethi i Gjenevës K. I. Prishtina, më19.12.1983……..DM 2.867+ 500 F

2. K. A. Vokshi – Lozanë CH.më 19.12.1983……………….DM 3.740

3. K. Përparimi, më 10.12.1983………………………………….Fr. 660

4. K. Xh. Zeqiri St.Galen CH.më 10.12.1983………………DM 1.495

5. Shoqëria e Gjenevës (Sh. Shabani, më 16.12.1983)…..DM 6.234

6.Shoqria e Gjenevës. (Sh. Shabani, më 16.12.1983)…….Fr. 1.100

Të dhanat për lirimin e shokëve nga burgu,më 15.12.1983 në Shtutgart.

1.Advokatit Micheil Wolf., për punën e bërë,më 14.11.1983 i dhash

DM…2600

2.Advokatit M.Wolf, kaulcion i dhash, më 18.11.1983

DM1x 500+1 x 500=1000

3.Advokatit M.Wolf,për lirimin e shokëve më 15.12.1983 i dhash, DM 15.000

4. Advokatit M.Wolf, për lirimin e shokëve i dhash, më 28.11.83

DM 10.000

– Remzi Ademit, i dhash për Avokatin DM 3.000

– Hafiz Gagicës i dhash po sa dual nga burgu DM 1.500

– Xhafer Durmishit, i dhash për nevoja të aktivitetit DM 1.500

– Murat Kryeziut i dhash për Avokatin DM 1.000

– Familes Gërvalla i dërgova 2xnga 1100 pas (Zeqirit) DM 2.200

– Familes së Hysen Gegaj i dergova ndihma pas (Beqirit) DM 1.500

Sqarim: Avokati mbrojtës i Mejdi Bytyqi u pagua nga shokët në Heilbron.

***

I dashur shok!

Na lejo që përmes këtyre rreshtave të të falenderojmë përzemërsisht ty dhe të gjithë shokët e tjerë që kontribuan në dhënien e ndihmave të pakursyera materiale për nxjerrjen e shokëve nga burgu.

Këto ndihma kanë për ne aq më shumë vlerë, kur e dimë se keni ndarë nga kafshata e fëmijëve dhe familjeve tuaja për të ndihmuar shokët. Ju futët dorën në xhepin tuaj të cekët, shtritë dorën edhe ndër shokë të tjerë për të paguar lirimin e bashkëluftëtarëve tanë. Ky është një gjest vëllazëror, që në këtë dimër të mërgimit na ngroh zemrat dhe na bën të mos ndihemi aspak të vetmuar. Ky solidaritet na bën të fortë dhe të vendosur të këmbëngulim në realizimin e kërkesave të drejta të popullit tonë.

Ne edhe njëherë, shokë të shtrenjtë, ju falenderojmë përzemërsisht për përkrahjen tuaj të pakursyer vëllzërore.

Rroftë lufta jonë e drejtë që po na bën ta duam dhe ta çmojmë kaq shumë njëri-tjetrin!

Shokët që kurbetojnë e militojnë në rrethin e Shtutgartit.

——-

/ I shkëputur nga libri i Faridin Tafallarit „Dhimbje krenare, Tiranë 1998“, faqe 247 – 249/

Përgatiti: Sheradin Berisha © Pashtriku.org

Total
0
Shares
1 comments
  1. PO KJO SIKUR NJË NGJARJE KAH VITET 1960 QË NJË SHQIPTAR I SHQIPTARISË EMIGRON NË USA NEW YORK DHE PUNËSOHET NË NJË NDËRMARRJE TË NJË RUSI SI PUNËTOR I ZYRËS DHE, NJË DITË FESTË TË SHQIPËRISË AI KRAHAS FLAMURIT AMERIKAN E VENDOS EDHE FLAMURIN SHQIPTAR ME SHQIPONJË TË ZEZË DYKRENARE MBI FUSHAT E KUQE TË GJAKUT MBARË SHQIPTARISË; DHE, KUR AI BOSI RUS I NERVOZUAR PO E ÇORTON SE ÇKA ËSHTË KY FLAMUR NË ZYRE E AI SHQIPTARI PO I PËRGJIGJEJ: KY ËSHTË FLAMURI IM SHQIPTAR QË KEMI FESTËN O, TË PAVARËSISË DHE E VENDOSA FLAMURIN TIM!” ATËHERË AI RUSI PO E ÇKYEN DHE PO E SHKELË ME KËMBË DUKE SHARË FLAMURIN DHE MBARË POPULL KOMBIN SHQIPTAR! AI SHQIPTARI I NEROZUAR PO I THOTË: PËR KËTE DO TA PAGUAJSHË SHUMË SHTRËJTË DHE SHKON NË BANESË DHE MERR REVOLEN DHE KTHEHËT NË ZYRE DHE E VRETË BOSIN RUS PSE IA KA ÇKYER DHE SHKELUR ME KËMBË FLAMURIN DHE KA SHARË MË NENË TERË POPULL KOMBIN SHQIPTARË!
    DHE, MENJËHERË SHKON VETË NË POLICI DHE BURGOSET E, KUR NË GJYQ E PYESIN SE PËRÇKA E KE VRARË BOSIN NË VEND TË PUNËS?! AI PËRGJIGJEJ; E VRAVA SE MA ÇKYETI FLAMURIN E KOMBIT TIM DHE MA SHAJTI NËNËN MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE!! AI SHQIPTAR U DENUA CA VITE POR, MERGATA SHQIPTARE TUBOI CA DOLLARË DHE PËRMES NJË AVOKATI AI U LIRUA!. POR, DJALI I ATIJ SHQIPTAR ARRINË NË FINKCIONE TË LARTA NË USA SI DHE QË DELAGACIONI I PARË PËR TË DREJTAT E SHQIPTARËVE NGA USA QË MERRTE PJESË EDHE AI DHE, KUR E PYSIN SLLOBODAN MILLOSHEVIÇIN SE SI DHE ÇKA ËSHTË GJENDJA E SHQIPTARËVE TË KOSOVËS?!” MILLOSHEVIÇI U PËRGJIGJEJ: SHQIPTARËT NË KOSOVË JANË NJË PAKICË E VOGËL DHE JANË CA GRUPE TERRORISTE QË VRAJNË E MASAKROJNË POPULLATËN SERBË NË KOSOVË” ATËHERË LAJMËROHET VETË DJALI I ATIJ SHQIPTARIT EDHE THOTË JO, KJO ÇKA PO THONI NUK ËSHTË E VERTETË; SHQIPTARËT NUK JANË PAKICË PO JANË SHUMICË AUTOKTONE NË TROJET E VETA SHEKULLORE DHE JANË POPULLI MË I URTI, MË I KULUTURUAR DHE JU, SERBO JUGOSLLAVIA PO I TERRORIZONI DHE PO I MASAKRONI VETËM PSE PO KËRKOJNË TË DREJTAT E TYRE NACIONALE SI TË TJERËT DHE NE DO TË SHKOJMË DREJTË NË KOSOVË ME VERTETUAR SI ËSHTË GJENDJA ATJE?! MILLOSHEVIÇI REAGON: JU SHKONI POR, UNË NUK JU GARANTOJ AS NUK JU SIGUROJ?! PËRGJIGJJA; NUK KE NEVOJË T’NA SIGOJSHË TI PËR KOSOVËN!”
    TË FALA MANI NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura