LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS, Janar 1980 – Janar 1982 (VI)

Nga Xhafer Durmishi – Skenderi

11. Letër e Bardhoshit për Nijazi Strajën, 4 prill 1981

Panairi Ndërkombëtar i Artizanatit i Munchen-it (IHM)

   Bashkimi i Artizanateve për Ekspozita dhe Panaire është themeluar në Munchen më 15 tetor 1948. Në bazë të statutit Bashkimi ka: Qëllim që, në kuadër të asaj që është e lejueshme dhe e ligjshme, të organizoj ekspozita dhe panaire apo pjesëmarrje në organizime të tilla në Gjermani dhe jashtë Gjermanisë, për ta zhvilluar tregtinë.

   Në vitin 1949 është organizuar Panairi i parë në Munchen nga Bashkimi i Artizanateve për Ekspozita dhe Panaire. Në atë vit kanë marrë pjesë 820 ekspozues me ekspozitat e tyre në një sipërfaqe prej 14 000 metra katror.

   Në vitin 1950 Panairi i Arti zanateve i Munchenit ka marrë emrin e ri: Panairi i Arti zanateve i Gjermanisë.

   Në vitin 1962 është ndryshuar prapë emri në Panairi Ndërkombëtar i Artizanateve (Internationale Handwerksmesse – IHM). Fakti se gjithnjë e më shumë vende nga blloku komunist lindor i kanë ekspozuar produktet e tyre në Munchen, tregon për rritjen e rëndësisë historike dhe politike të këtij panairi.

Në vitin 1981 Panairi Ndërkombëtar i Artizanateve është mbajtur në javën e tretë të marsit. Të shtunën më 21 mars në këtë panair si vizitor kanë marrë pjesë edhe Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

***

Herrn

Nijazi Saracoglu,
Mahmut Pasa Çadesi 82
TR-ISTAMBUL
Türkei

I dashuri Shoku Nijazi,

1.dje, pasi e mora lidhjen telefonike me ju, isha shumë i gëzuar,

Kjo letër nuk mban datë, por nga ngjarjet e kohës është i mundshëm caktimi i datave.

Bardhoshi i bënë telefon Nijaziut më 27 mars 1981.

2.sepse kan kaluar me se 15 muaj qe po e presim ndonje lajme nga shoku Bashkim Prishtina, për të cilin ju mund te dini rastesisht se ku po qendron.

Bashkim Prishtina (pseudonim)=Sabri Novosella

3.Jusufi, vëllai im para dy ditesh ka shkuar ne veri të Gjermanise tek nje nip i yni, keshtu qe ai nuk mund t’ju shkruan edhe 6 dite deri sa te kthehet prap kendej.

4.Ju thate se e njihni vellaun tim, dhe se keni qene se bashku ne burg, por, vellau im nuk ka qene ne burg, keshtu qe ju duhet ta njihni Zeqir Gervallen, kusheririn tane.

Jusufi u arratis diten kur u burgos vellau yne me i madhi, Hyseni, me 14. 12. 79 dhe ka kerkuar strehim politik ne Gjermanine Perendimore.

5.Me Shabanin u njohem para dy javesh ne panairin e artizanatit, ku bente pjese edhe Shqiperia.

   Shaban YLDRIM, ka qenë tregtar me shtetësi turke, i mallrave shqiptare, me banim në Munchen. Është personi që përmes Nijazi Saraçoglut, i ka ndihmuar Jusufit të marrë kontakt me Sabri Novosellën në Turqi, duke ia dhënë adresën dhe numrin e telefonit të  Nijaziut, Bardhoshit e Jusufit, më 14 mars 1981, në panairin e artizanatit, të mbajtur në Munchen. Në vitet 1980-1984 (e ndoshta edhe më gjatë) firma e tij e ka pasur këtë adresë:

      Shaban Yldrim, Bayerstr. 5, 8000 München

  • Nijazi Straja – Saracoglu

6.Ai edhe na dha adresen dhe telefonin tuaj.

Pasi harrova te iu pys a mos keni pengesa lidhur me letra, sepse mund te behet qe ua kontrollojne, tani per tani nuk po ju shkruaj me gjeresisht. Per sa i perket qeshtjes sone te madhe, ne jemi shume optimist, sidomos pas ngjarjeve te fundit ne Prishtine, Prizren, Gjakove, Peje, dhe ne Zagreb (sipas gazetes Gjermane studentet shqiptar ne Zagreb bene demonstrata solidarizuese me ato te Kosoves), ku u pa haptazi vullneti dhe gateshmeria e popullit te drejte shqiptar.

Kishte me qene mire sikur edhe Bashkimi te na shkruaje sa me pare.

Ne fund po iu pershendes ju me gjithe familjen dhe dashamiret tuaj.

Bardhosh Gervalla

(VIJON)

© Pashtriku.org

______________________________

LUFTA PËR LIRI NË LETRAT E JUSUF GËRVALLËS

Janar 1980 – Janar 1982 (VII)

Nga Xhafer Durmishi – Skenderi

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura