BUTRINT BALAJ: REFLEKSET KRIJUESE TË SHQIPES MBI GJERMANISHTEN (II)

Prishtinë, 6 maj 2019:
2.2.1 Tabelat e embriomorfemave, baza e reflekseve krijuese të fjalës
Në këtë tabelë e shohim qartë se si shqipja formon fjalët-grimca ose embriomorfemat që më pas shërbejnë për ngjizjen e konceptit (fjalës). Sigurisht në një koncept të motivuar veprojnë edhe rregullat të tjera (shih parimet te seksioni i mësipërm), por që në fund na dërgojnë në këtë qendër tabelare, që pak a shumë duket sikur tabela e Mendeljevit. Këtu kemi paraqitur formën progresive tableare të morfemave embrionale të të dy gjuhëve, të shqipes dhe të gjermanishtes. Katrorat e zbrazët tregojnë se nuk ekziston ajo morfemë embrionale në atë gjuhë. Për embriomorfemat e shqipes, bazë është kryesisht dialekti i gegërishtes.

Në plan të parë duket qartë diferenca e embriomorfemave dhe avantazhin e padiskutueshëm të shqipes në raport me gjermanishten (shih sipër tabelat). Marrim një rast konkret për të anticipuar në lidhje me reflekset krijuese të shqipes mbi gjermanishten, p.sh, po ta marrim fjalën die Bitte (shq. lutje, me u lut), dhe po ta ndajmë në morfema embrionale (bashkëtingëllore+zanore/ zanore+bashkëtingëllore) do të na dalë: BI’TTE => BI’(T)TE => BI’TE => TE’BI => TË’BI, të bi(e), me ra, me u ul, sepse kur i lutesh dikujt, i ulesh atij; shqipja foljen bi(e) e ka folje supletive (folje që ndryshon formën në kohën e kryer të thjeshtë), por njëkohësisht edhe polisemike, sepse bi=”ka (m)bi fara” (dialekti i gegërishtes); bi=bi(ja) e dikujt, bi(e)=me ra (dialekti i gegërishtes) etj.
Më tej, nëse marrim mundin dhe shikojmë tabelën e morfemave embrionale të gjermanishtes (sipër në të djathtë) shohim se mungon edhe embriomorfema [bi], por edhe [të/te], e para folje dhe e dyta pjesëz (në këtë rast). Këtu shqipja qartë jep se si është ngjizur fjala, pra ajo duke shpërngjitur konceptin e jep në përputhje me një funksion ose karakteristikë (pajtohet me parimin e funksionit ose të karakteristikës së realies). Nuk duhet harruar se edhe fjala lutem (folje e zgjedhimi II, mënyra dëftore, koha e tashme, forma joveprore) me anagramë (lexim së prapthi) jep: lutem  metul => me’t’ul => me’t(u)’ul, rrjedhimisht, një kuptim më të saktë mund ta japim edhe më qartë kështu: u(në)+me+të+ul(un) => u’me’t’ul => me’t’u’ul => me’t’(u)ul => me’t’ul => metul  lutem. Pra shqipja po arrin ta zbërthejë (motivojë) fjalën e vet dhe atë të gjermanishtes, rrjedhimisht ajo posedon një informacion gjithëpërfshirës për këto dy koncepte, pavarësisht mënyrës së formimit.

Duke qëndruar edhe pak këtu, bëjmë një veprim të kundërt. Pra marrim fjalën e shqipes lutem (e zbërthyer me embriomorfema: me+tu+ul) dhe po ta kërkojmë sipër te tabela e embriomorfemave të gjermanishtes, nuk do të arrijmë ta kuptojmë, sepse asnjëra nga to (me; tu; ul) nuk kanë kuptimin dhe rrjedhimisht nuk e plotësojnë ngjizjen e konceptit (fjalës lutem). Në tabelë nuk është dhënë forma e embriomorfemave regresive (zanore+bashkëtingëllore), por gjithsesi jemi në dijeni për esencën e motivimit sipas logjikës embriomorfale. Ndodh kështu edhe me konceptet e tjera që kur hyjnë në procesin motivues, konvergjojnë në fund te tabela e embriomorfemave. Për më tepër rreth reflekseve krijuese kemi marrë shembuj tipikë në kreun III, pika 3.2 ku janë afro 10 fjalë të thjeshta me të cilat shohim qartë aftësinë e reflekseve krijuese të shqipes. Me një fjalë, i vërejmë qartë ato forma embrionale të fjalëve të ndërkallura te fjalët e gjermanishtes, por edhe te gjuhët e tjera i.e. Shqipja i ka ruajtur këto forma që janë të kudondodhura nëpër leksema të gjuhëve të ndryshme i.e dhe jo vetëm në gjermanishte.

3. NGA PIKËTAKIMET TE REFLEKSET KRIJUESE TË SHQIPES
3.1 Shqipja dhe gjermanishtja, një pikëtakim në infinitiv

Gjermanishtja, ashtu sikurse shqipja është pjesë e familjes së gjuhëve i.e, degë e grupit të gjuhëve gjermanike, përkatësisht degë e gjuhëve perëndimore. Gjermanishten e flasin një popullsi rreth 120 milionë, pra ajo është gjuhë zyrtare në Gjermani, Zvicër e Austri. Ashtu siç e kemi thënë edhe në seksionet e mësipërme, gjermanishtja si gjuhë i.e ka të përbashkëta dhe dallon me gjuhët e tjera i.e. Në interesin tonë, do ta shohim se si qëndron raporti në mes shqipes dhe gjermanishtes kryesisht në leksik, dhe jo vetëm. Pra si ka shqipja aftësi refleksive krijuese mbi një gjuhë si gjermanishtja, pikëtakimet dallimet dhe refleksi krijues mbi leksikun e një gjuhe tjetër. Për këtë, mendoj se nuk mjafton shikimi i gjuhës në rrafshet e famshme sinkronike e diakronike, por në kuadër të zbërthimit etimologjik përmes një teorie të saktë.
Shqipja e gjermanishtja nuk është se kanë aq shumë pikëtakime në aspektin gramatikor, ose thënë më shkoqur në atë strukturë ndërtimi gramatikor e sintaksor, ato madje kanë dallime. Një pikëtakim edhe pse të trajtuar nga gramatikanë e gjuhëtarë, duket të jenë format e pashtjelluara të foljes, përkatësisht infinitivi ose paskajorja e dialektit të gegërishtes dhe të gjermanishtes standarde. Gjermanishtja ka tri forma të pashtjelluara të foljes, infinitivin, participin I dhe participin II 14. Meqenëse ka pasur diskutime në lidhje me këtë, interesi ynë është vetëm përmendja e disa pikëtakimeve në mes infinitivit të thjeshtë të gjermanishtes dhe infinitivit të gegërishtes verilindore (në mënyrë specifike), të cilën e mendoj si një fosile të gjallë që shqipja e ka ruajtur brenda vetes, por që e ka më të lokalizuar në dialektin e gegërishtes verilindore. Gjithsesi, e dimë se forma e thjeshtë e infinitivit të gjermanishtes nuk ka një formë tipike ekuivalente me të shqipes standarde, por mund të themi se ajo gjendet e fshehur në dialektin e gegërishtes verilindore me sufiksin e njëjtë “en”, që i shtohet një foljeje të kohës së tashme. Sigurisht se kjo kërkon një studim më të thellë dhe duke i prekur nga afër të folmet, por ato ndodhen pikërisht në të folmet e Kosovës, në nëndialektet e saj. Ndonëse qëllimi i këtij punimi nuk është trajtimi kryekëput me aspektin gramatikor e sintaksor, e shohim të udhës të japim një tabelë me disa krahasime përkatëse që mund t’i quajmë refleksive, ku foljet e shqipes me sufiksin “en” i kemi në të dy gjuhët me pak dallime. Shohim më poshtë tabelën me disa raste të marra sa për ilustrim (pasi punimi do ta trajtojë më tepër aspektin etimologjik refleksiv krijues të shqipes mbi gjermanishten):
Tabela e paskajores në dialektin e gegërishtes verilindore dhe gjermanishtes standarde (hohchdeutsch):
Shqipja Gjermanishtja
Me ba(en) Mach(en)
Me fol(en) Sprech(en)
Me than(en) Sag(en)
Me dredh(en) Dreh(en)
Me lyp(en); me kërku(en) Such(en)
Me dhez(en); me ndez Zund(en)
Me lujt(en) Spiel(en)
Me thy(en) Brech(en)
Me gjet(en) Find(en)
Me hap(en) Öffn(en)
Me marr(en) Nehm(en)
Me jap(en) Geben(en)
Me mshel(en) Schließ(en)

Siç edhe duket, dallimi thelbësor është se shqipja (dialekti i gegërishtes) në këtë rast e formon paskajoren përmes formës analitike: me + folja në kohën e tashme (mënyra dëftore) + en, ngjashëm me gjermanishten, porse kjo e ka në formën sintetike. Në fakt, sipas studiuesve shqipja e ka pasur një formë sintetike, por që e ka zhvilluar me kohë atë analitike. Ngjashmëria duket se nuk është e rastësishme; shikojmë një përafri “gjenetike” që ndan shqipja me gjermanishten edhe në këtë rrafsh, jo vetëm në leksik. Sigurisht se do të duhej një punim i tërë dhe një hulumtim terreni në lidhje me frekuencën e përdorimit të sufiksit “en” te paskajorja e gegërishtes verilindore, respektivisht në të folmet e Kosovës. Ajo edhe sot është e gjallë dhe e hasim në rajonin e Anamoravës, por jo vetëm, e hasim edhe në Rrafshin e Dukagjinit, por më të lokalizuar dhe me më pak përdorim.
3.2 Reflekset krijuese të shqipes mbi gjermanishten, motivime etimologjike

 AST. Do të thotë: degë; degëzim etj. Po të kemi parasysh “Pemën e familjes”, vërejmë se dega është [shtim] pasi nga një çift del një familje. Siç duket gjermanishtja ka pjesën “me u shtu” brenda konceptit, pra: AST => A’ST => A’SHT => A’SHTë => A’SHTu, asht’ shtu (dialekti i gegërishtes).

 BEIN. Do të thotë: këmbë. Këmbët janë ato që mbajnë gjënë (njeriun, kafshën) dhe pa të cilat ka vështirësi të lëvizjes. Pra gjermanishtja shtron këtë motivim: BEIN => BAJN (ei=>aj) => mBA’JN => mBA’GJN => mBA’GJëN, me mbajt gjanë (rënia e fonemës [b] ka ndodhur sikurse te rasti: mbi=bi /ka mbi fara = ka bi fara/). Gjithsesi foljen [mba] gjermanishtja nuk e ka të lirë si embriomorfemë.

 BREMSE. Do të thotë: frenë; zekth etj. Kur frenojmë ne e prejmë rrugën, ose përmes pre(mjes) e bëjmë ndalimin. Gjermanishtja shtron këtë motivim: BREMSE => BRE’M’SE => PRE’M’SE (b:p, bodrum : podrum) => PRE’M’ZE (s:z, gas : gaz) => PRE’Me’Zë => Zë’Me’PRE => e zë me të pre(me), zë me e ndalë (dialekti i gegërishtes).

 BRILLE. Do të thotë: syze. Syzet na përmirësojnë shikimin, pra na shërbejnë për t’i vërejtur gjërat më mirë, me një fjalë na e lind shikimin nga mungesa. Fjala motivohet kështu: BRILLE => BRILE => VRI’LE => VRE’LE => VRE’LE, vre(mjen) lind, e lind shikimin, e lind atë që vërejmë; këmbimi b:v (sikurse: barka=varka); vre(j)=folje, le=folje (me lind, me le /dialekti i gegërishtes/).

 FEIGE. Do të thotë: fik. Kur fiku piqet, mund të vërejmë se ai fiket, sepse për sa është i papjekur, ai rri përpjetë. Gjermanishtja shtron këtë motivim: FEIGE => FAIKE (g:k, e:a, i lig : i lik, rreth : rrathë) => FAIK => F(A)IK => FIK. Më tej: FIK => BIK (f:b, këmbim i rregullt i buzoreve) => BI’K => BI’Ka => Ka’Bie15.
 HIRN. Do të thotë: tru. Truri luan rolin themelor në të menduarit e të vepruarit te njeriu (sidomos) dhe si funksion ka ruajtjen e informacionit e pastaj përpunimin e tij 16. Gjermanishtja jep: HIRN => H’I’RN => K’I’RN (h:k, haos : kaos) => K’I’RuN => Q’I’RuN (k:q, ky : qy) => Që’I’RuN, asht’ që i run informacionet (dialekti i gegërishtes), dijet etj.
 HUND. Do të thotë: qen. Qeni karakterizohet me përdorimin e hundës për ta gjetur e kapur gjahun. Ai i ndien aromat lehtë dhe këtë njeriu e ka shfrytëzuar mirë. Pra: HUND => HUND => KUND (h:k, haos : kaos) => K’U’NDë => Ka’U’NDi => U’Ka’NDi => u ka ndi (ndi = ndijim me anë të ndarjes së aromave). Vetë fjala qen jep: që+e+ndi (që nuhat) => që’e’ndi => që’e’n(d)i => që’e’ni => q’e’ni => qeni.

 LEBEN. Do të thotë: jetë; rrojtje. Veti e qenieve të gjalla është se ato luajnë, kurse nuk luajnë jo të gjallat. Gjermanishtja shtron këtë motivim etimologjik përmes embriomorfemave të shqipes: LEBEN => LE’BEN => LU’BËN => bën lu(mje), asht’ i gjallë (dialekti i gegërishtes). E kundërta e të gjallës është e vdekura dhe në greqisht kemi fj. nekros (shih fj. mort 17), që gjithashtu motivohet: nek’ros => nek’los (r:l, arbitër=albitër) => nuk’los (por edhe: nuk’rro(n)).

 SPALT. Do të thotë: plasë; e çarë. Kur një gjë ka plasje ajo edhe çahet, si rrjedhojë çarja shkakton zhbërje, e zhbërja bëhet edhe nga një e vra(me). Gjermanishtja shtron këtë motivim: SPALT => PLAST (me metatezë, sikurse: velenxë=levenxë) => PLAS’T => T’PLASë => të plasë, që plasë. Vetë fjala plasë duket se referon te fjala “vras”, sepse plasja shkaktohet me “vramjen” e gjësë, rrjedhimisht: plasë => vlasë => vrasë => vra’zë (p:v, l:r, s:z, këmbime të rregullta fonemore) => zë’vra => zë’b’ra => zë’bë’ra, zë e bëj ra(mje).

 SPUTUM. Do të thotë: këlbazë. Këlbaza manifestohet me nxjerrjen e kësaj jarge e cila i bllokon rrugët e frymëmarrjes dhe me kalimin e ajrit nxit kollën, kështu nxjerrja e kësaj jarge bëhet me anë të pështymës. Megjithëse fjalën sputum e sjellin nga latinishtja, e motivojmë shkurtimisht kështu: SPUTUM => PUSTUM (metatezë, sikurse: shpëtoj=pështoj) => PUSHTUM => PUSHTYM => BU’SHTY’M => BO’SHTY’Ma, ban shty(mje) ma (tej, tutje), e nxjerr. Edhe fjala këlbazë duket se referon te kjo përngjitje: kelb asht’ za => kelb’a’za => kelbaza, tutje: kelb => k’el’b => q’el’b => q’er’b (l:r, albitër : arbitër) => që’erë’bën, dhe një gjë e kalbur i vie era, bën erë.

 UNTER. Do të thotë: nën, poshtë etj. Me këmbimin e rregullt fonemor t:d (gati: gadi), gjermanishtja shtron këtë motivim përmes shqipes: UNTER => UNDER => O’NDER => O’NDËR => osht’ ndër, osht’ nën (dialekti i geg.). Parafjalën ndër e gjejmë edhe si nër/nën me ç’rast kuptohet se kemi sinkopë (rënia e tingullit në mes) të fonemës [d], rrjedhimisht kemi: NDËR => NDËN (r:n, vrer:vner) => NËN’D => NËN’T (d:t, shih sipër) => NËN’Të, nën’(a)të gjënë, poshtë gjësë. Ndërsa vetë fjala nën duhet të ketë ardhur nga një: rën => ran => ra’n(ë) => në’ra(nje), poshtë.

 VOGEL. Do të thotë: zog; shpend. Edhe këtu shqipja jep prehje logjike për gjermanishten: VOGËL => VO’GE’L => VO’GJE’L (g:gj, zgat : zgjat) => VO’GJË’LE => GJË’LE’VO => GJË E LINDUR NGA VEZA, GJO’VO’LE = VO’GJE’LE = VO’GE’L = VO’GEL = VOGEL. Ashtu sikurse fjala fole18, që me këmbimin e rregullt f:v (fshtirë : vështirë) jep: fole => vole => vo’le.

 ZANK. Do të thotë: zënkë, grindje, sherr. Kuptimisht lidhet me fjalinë e shqipes, që ndërtohet kështu: U’KA’ZAN => ZAN’U’KA => ZANUKA => ZANËK => ZANKA => ZANK. Gjermanishtja nuk e posedon të lirë morfemën embrionale ose simbolin [zë/zu/zi/za], si folje, sikurse e ka shqipja (shih zank19).

 ZUNDER. Do të thotë: eshkë; çakmak; ndezëse. Eshka, çakmaku e ndezësja kanë si emërues dukurinë e zjarrit dhe si funksion ndezjen e tij. Eshka e përçon zjarrin në formë të sigurt dhe ajo e ruan atë të ndez-ur, rrjedhimisht: NDEZ+RU => NDEZ’RU => NDEZ’UR => NDEZUR => ZUNDER (metatezë, shih shembujt sipër). [shih edhe eshkë 20]. Shohim se fjala zunder dhe ndezur kanë të njëjtat fonema, por i kanë të ndërruar vendet (metatezë), sikurse ndodh me fjalën [e ru di t] dhe [di t e ru], pra fjala erudit, që e vërejmë me pjesëmarrjen e bashkëtingëlloreve në këtë fjalë.
PËRFUNDIM
Kur u nis ky punim isha i vetëdijshëm për gjerësinë e kësaj teme. Kam grumbulluar një numër veprash që lidhen direkt me temën ose që më kanë ndihmuar rreth temës. Për shtjellimin e temës u mundova të tregohem i kujdesshëm, ku secilën pjesë të përmbajtes e trajtova me rëndësi të veçantë. Në disa raste kemi edhe digresione (tek-tuk) ashtu që punimi të shpërfaqet më i kuptueshëm e më i thjeshtë. Në kreun e parë u mora me pohimet e studiuesve për shqipen, duke trajtuar me kujdes atë se ç’kanë thënë të tjerët për gjuhën shqipe e duke vazhduar më tej me problemet që shfaqen në aspektin e huazimit dhe kërkesa për një qasje të re për këto problematika. Sot për sot, kemi shumë studime serioze në lëmej të historisë, antropologjisë, etnografisë etj., mjafton të përmendim: Matheu Aref, Aristidh Kolen, Niko Stilon etj., të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në fushat përkatëse si dhe në gjuhë. Kurse sa i përket etimologjisë kemi veprat voluminoze të shkencëtarit Petro Zheji, që i dha një dimension tjetër gjuhës dhe në veçanti fjalës e etimologjisë, duke vazhduar me Agron Dalipajn dhe nismën e tij për “Teorinë e embriomorfemave”. Zbërthimin e fjalëve përmes morfemës embrionale ose simbolit duke u mbështetur në Teorinë e embriomorfemave e gjejmë në shembujt e motivimit etimologjik në kreun e tretë.
Vlen të theksohet se pasi i trajtova shembujt e motivmit etimologjik, dolën rezultate evidente ku tregonin se parimi i funksionalitetit mbizotëronte ndaj karakterit konvencional apo arbitrar të gjuhës (rrjedhimisht të fjalës), sidomos aty shqipja e përjashton se fjala mund të ketë karakter arbitrar a konvencional, sepse ajo arrin t’i zbërthejë fjalët e veta dhe fjalët e gjermanishtës, duke treguar se në vete ka një informacion gjithëpërfshirës dhe real në brumin e vet. Por të kuptosh të vërtetën ose realen është një gjë që kërkon kohë e përkushtim maksimal, sepse nuk ka dy të vërteta, ajo është vetëm një dhe pikërisht kësaj tentojmë t’i afrohemi. Nga shembujt praktikë e kuptuam fare qartë një të vërtetë që strukej e s’e gjenim dot për aq kohë; pamë se gjuha është një matematikë e veçantë ose një botë kimike shumë interesante dhe tejet komplekse. Kështu, krejt në fund, kur flitet rreth së vërtetës dhe për të vërtetën, është e nevojshme të citojmë thënien e famshme të Shopenhaurit: E gjithë e vërteta kalon nëpër tri faza. Së pari, ajo tallet. Së dyti, ajo kundërshtohet me dhunë dhe së treti, ajo pranohet si e vetë-provueshme.

_________________
Fusnotat:
1 Petro Zheji, Shqipja dhe Sanskritishtja (pjesa I), Tiranë, 2005, faqe 19.
2 Po aty, faqe 20.
3 Cavalli Sfroza, Alberto Piazza, Diffusion of Genes and Languages in Human Evolution (Difuzioni i Gjeneve dhe Gjuhëve përgjatë Evoluimit Njerëzor), Romë, 2006, faqe 259.
4 Petro Zheji, Shqipja dhe Sanskritishtja (pjesa I), Tiranë, 2005, faqe 20-21.
5 Elena Kocaqi, Roli Pellazgo-Ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, Tiranë, 2009, faqe 174.
6 Po aty, faqe 177.
7 JR. Xylander, Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren (përkthimi nga origjinali: Albert Gjoka dhe Frida Vokopola).
8 J. Ritter von Xylander, Gjuha e albanëve ose shkipëtarëve (Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren), Frankfurt am Main, 1835 (përkthyer nga origjinali Albert Gjoka dhe Frida Vokopola).
9 Po aty.
10 Shih: Petro Zheji, Roli Mesianik i Shqipes, Tiranë, 2015.
11 Kur thuhet morfema embrionale, embriomorfema ose simbol kemi për bazë të njëjtën gjë.
12 B=Bashkëtingëllore, Z=Zanore
13 Për këtë do t’ju flasë në një referat të veçantë Agron Dalipaj, po në këtë kuvend.
14 Gramatika Duden.
15 Agron Dalipaj, Gjuha Kozmike II, Korçë, 2017, faqe 56.
16 Po aty, faqe 70.
17 Po aty, faqe 117.
18 Po aty, faqe 55.
19 Petro Zheji, Roli Mesianik i Shqipes, Tiranë, 2015, faqe 490, 747.
20 Agron Dalipaj, Gjuha Kozmike, Korçë, 2016, faqe 54.

____________________
REFERENCA
[1] Aref Mathieu, Shqipëria (Historia dhe gjuha) ose odisea e pabesueshme e një populli parahelen, “Plejad”, Tiranë, 2007.
[2] Dalipaj Agron, Gjuha Kozmike, “Kotti”, Korçë, 2015.
[3] Dalipaj Agron, Gjuha Kozmike II, “Kotti”, Korçë, 2017.
[4] Duden, Die Grammatik (Unentbehrlich für richtiges Deutsch), “Beltz Bad Langensalza”, Berlin, 2016.
[5] Dhrimo Ali, Fjalor Gjermanisht-Shqip, “Toena”, Tiranë, 1998.
[6] Imami Petrit, Origjina e fjalëve të gjuhës shqipe, “Buzuku”, Prishtinë, 2011.
[7] Katapano Xhuzepe, Thoti fliste shqip, “Botimet enciklopedike”, Tiranë, 2007.
[8] Kluge Friedrich, Etymologishes Wörterbuch der deutschen Sprache, “Vero Verlag GmbH & Co”, Norderstedt, 2015.
[9] Kocaqi Elena, Roli Pellazgo-Ilir në formimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane, “Emal”, Tiranë, 2009.
[10] Konda Spiro, Shqiptarët dhe problemi Pellazgjik, “Uegen”, Tiranë, 2011 (ribotim).
[11] Krispi Xhuzepe, Shqipja nëna e gjuhëve, “Plejad”, Tiranë, 2009.
[12] Robins Robert H., Historia e gjuhësisë, “Dituria”, Tiranë, 2007.
[13] Sfroza Cavalli, Piazza Alberto, Diffusion of Genes and Languages in Human Evolution, Romë, 2006.
[14] Thunmann Johann, Historia dhe gjuha e shqiptarëve dhe vllehëve (pjesë nga libri “Studime mbi historinë e popujve të Europës Lindore”, përkthyer nga origjinali: A.Gjoka & F.Vokopola), “Gent Grafik”, Leipzig, 1774.
[15] Xylander J. Ritter, Die Sprache der Albanesen oder Schkipetaren (përkthyer nga origjinali: A.Gjoka & F.Vokopola), “Turdiu”, Frankfurt am Main, 1835.
[16] Zheji Petro, Shqipja dhe Sanskritishtja (Pjesa e parë), “Tertiumdatur”, Tiranë, 2005 (ribotim).
[17] Zheji Petro, Shqipja dhe Sanskritishtja (Pjesa e dytë), “Tertiumdatur”, Tiranë, 2006.
[18] Zheji Petro, Libri i Aforizmave, “Mediaprint”, Tiranë, 2012.
[19] Zheji Petro, Roli Mesianik i Shqipes, “Uetpress”, Tiranë, 2015.

– Autori është studiues
_______________
BUTRINT BALAJ: REFLEKSET KRIJUESE TË SHQIPES MBI GJERMANISHTEN (I)
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=8763

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura