Nga arkivi i luftës, në 19 vjetorin e Operacionit “Shigjeta”
Reagim me shkas
DËSHMORËT BAFTI HAXHIU DHE SALIH ZENUNI NUK ISHIN USHTARË TË “BRIGADËS FANTOME 128” TË RUZHDI SARAMATIT!
Nga Sheradin Berisha, Facebook 2 qershor 2018
Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Bafti Haxhiu (më 26 maj 2018) në Viti u mbajt një tubim përkujtimor, ku mori pjesë edhe Ruzhdi Saramati. Me këtë rast ai flet për Bafti Haxhiun dhe Salih Zenunin, të cilët ranë dëshmorë, gjatë operacionit “Shigjeta” në fushëbetejat e Gorozhupit. R.Saramati pasi i përshendet të pranishmit në sallë, për dëshmorët Bafti Haxhiun dhe Salih Zenunin thotë se: “Këta dy trima që morën pjesë në luftën e Pashtrikut në kuadër të brigadës së tyre 128 sulmuese, dhanë provimin kombëtar për të gjithë brezat e familjeve të tyre”.
A është e vërtetë, se Baftiu dhe Salihu morën pjesë në luftën e Pashtrikut në kuadër të brigadës së tyre 128 sulmuese”?! siç deklaron Ruzhdi Saramati!
Jo nuk është e vërtetë!
Cila është e vërteta?
Lexoni në vijim të dhënat e sakta (bazike) për dëshmorët:
BAFTI N.HAXHIU (1955 – 1999)
Bafti Nexhip Haxhiu ka lindur më 11 qershor 1955 në fshatin Skifteraj (ish Gjylekar) të Vitisë. Ka punuar në Zvicër dhe në pranverën e vitit 1999 iu bashkua radhëve të UҪK-së. Përgatitjet psiko-fizike dhe taktiko – ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit (prill – maj 1999).
Bazuar në dokumentet arkivore të Shtabit të TF-2’shit, gjatë Operacionit ‘Shigjeta’, Bafti N.Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së dytë – me komandant Isa Ademin nga Kumanova, në njësinë TF-2 në krye me eprorin Fazli Berisha që operonte në Drejtimin Taktik nr.3 (DT3) – Gorozhup… Kur Isa Ademi tërhiqet nga vija e frontit, komandant i Kompanisë së dytë emrohet Agim Muharrem Meha nga Ferizaji.
Bafti N.Haxhiu ka rënë dëshmor më 26 maj 1999 në pjesën malore, rrëzë Pashtrikut.
***
SALIH H.ZENUNI (1979 – 1999)
Salih Halim Zenuni, ka lindur më 26.08.1979 në fshatin Lubizhd të Vitisë. Salihu stëvitjet ushtarake i kreu në Qendrën Stërvitore të Burrelit, ndërsa në operacionin “Shigjeta” të zhvilluar në Pashtrik (26 maj – 10 qershor 1999) mori pjesë në Drejtimin Taktik nr.3 (DT’3) – Gorozhup…, në njësinë ushtarake TF’2, të komanduar nga eprori, Fazli Berisha.
Bazuar në dokumentet arkivore të Shtabit të TF-2’shit:
– Salih Halim Zenuni ishte ushtar i Skuadrës së dytë, me komandant Halim Rrahim Halili nga Tërpeza e Vitisë;
– në Togun e II’rë, me komandant Nuhi Halabaku, nga Pozharani i Vitisë;
– të Kompanisë së II’të, me komandant Isa Ademin nga Kumanova.
Salihu ka rënë dëshmor më 27 maj 1999, në ditën e dytë të luftimeve për marrjen e Karaullës serbe në Gorozhup – afër lagjes Martinaj, rreth 150 metra në anën e majtë të karaullës dhe rreth 300 metra përballë vendit ku është ndërtuar Memoriali i dëshmorëve.
***
Në këtë ditë nga kompania e II’të e TF2-shit kanë rënë dëshmorë edhe:
1. Astrit Hekuran Suli, (1976 – 1999) nga fshati Luzaj (Kuçovë) i Beratit dhe
2. Aliriza Selman Selmani, (1973 – 1999) nga Tetova.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorët e Kombit!
***
Shikoni videon ku flet Ruzhdi Saramati, me 26 maj 2018 ne Viti:
Kliko poshtë:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2135888606640117&id=100006569958286
***
BAFTI HAXHIU NUK KA QENË ZV.KOMANDANT I KOMPANISË I „BRIGADËS 128“!!!
Në përvjetorin e rënjes së dëshmorit Bafti Haxhiu (më 26 maj 2018) në një shkrim me titull “Në përkujtim të dëshmorit Bafti Haxhiu”, përgatitur nga veterani i UÇK-së, Avdi Ibrahimi, dhe i botuar në gazetën elektronike “MekuliPress”, thuhet se Bafti Haxhiu pasi i kreu “stervitjet ushtarake në bazat e Kukësit dhe Burrelit në saje të aftësive organizative-ushtarake emrohet Z.komandant kompanie në Brigadën 128 të UÇK-së që komandohej nga Ruzhdi Saramati… “.
Ky shënim nuk është i vërtetë, për faktin sepse Bafti Haxhiu kurrë s’ka qenë zv.komandant kompanie (nuk e thotë i cilës kompani ishte) në Brigadën 128 të UÇK-së, të një një brigade që nuk ka ekzistuar gjatë Operacionit “Shigjeta” në Pashtrik. Sipas dokumenteve arkivore (listave të ushtarëve dhe shënimeve tjera të Shtabit të TF-2), Bafti Haxhiu ishte zëvendëskomandant i kompanisë së Dytë, në njësinë TF-2, ndërsa “brigada 128” për të cilën shkruan Avdi Ibrahimi, gjatë operacionit “Shigjeta” ka “vepruar” si njësi TF-3 (me komandant Ruzhdi Saramatin) në fshatin Pogaj, ndërkaq Avdi Ibrahimi ishte shef i G2 në këtë njësi.
Sipas dokumenteve arkivore, deri më 31 maj 1999, TF-3 i kishte 2 kompani, që ishin stërvitur dhe kishin ardhur nga Qendra Stërvitore e Kalimashit.
– kompania e parë me komandant Shpend Berisha (tashmë dëshmor), zv.komandant Ismet Kyqykun, dhe
– kompania e dytë me komandant Agron Llaushën, zv.komandant Gëzim Berishën,
– Bateria e Artilerisë me komandant Sali Saramatin (tashmë dëshmor), zv.komandant Xhelal Limanin dhe
– Togu i Xhenios me komandant Valbon Ҫollakun (Kjo njësi kishte ardhur nga Fronti i Koshares).
Pas “betejës” së përgjakshme më 31 maj 1999 në Pogaj (rreth 2 km larg vijës së luftimeve në Gorozhup), ku ranë pesë dëshmorë: Selver B.Maçkaj, Sali e Gani Saramati, Shpend Berisha dhe Beran Gashi, si dhe u plagosën disa ushtarë, këto forca u shpartalluan për shkak të mungesës organizative nga shtabi i kësaj njësie (TF-3). Ndërkaq gjatë fazës së riorganizimit nga 7 / 8 qershori 1999 u rikthye një numër i ushtarëve që ishin tërhequr nga fronti!
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Dëshmorin e Kombit, Bafti Haxhiu!