DILAVER GOXHAJ: ‘HEREZIA’ QYTETARE E 6 TETORIT 2019

Tiranë, 17 Prill 2020: Të gjithë jemi dëshmitarë për ato dy ndodhi të papritura në votimet e 6 tetorit 2019.
Ndodhia e parë – Lëvizja Vetëvendosje! mori afërsisht aq deputetë sa mori para dy vjetësh, edhe pse pas atyre zgjedhjeve iu larguan gjysma e tyre, duke e akuzuar Albin Kurtin për diktator; edhe pse Presidenti Thaçi e kishte shpallur dikur atë dhe VV armiq të Kosovës. Votimi i 6 tetorit edhe më lart se ai i para dyviteve tregoi që populli u bind se ata të 12 dezertorët e VV ishin infiltrime të fshehta të partive të tjera.

Ndodhia e dytë. Kandidatja për kryeministre e LDK-së, znj.Vjosa Osmani fitoi aq vota sa morrën të gjithë deputetët e tjerë të LDK! Një grua e re, të fitonte vota sa e gjithë partia e saj! Skandal!
Këta dy rezultate bënë që e gjithë politika feudale në Kosovë të shtangej. I qanin hallin njëri-tjetrit: Na mori lumi!
Ç’duhej bërë?
Zgjidhjen e gjeti Presidenti: KQZ të rinumurojë votat nga e para! Ky urdhër u përsërit dy herë, duke marrë dy muaj kohë. Rezultati po ai.
Kjo është herezi, i thoshnin njeri-tjetrit kryetarët e partive politike; s’ka bërë vaki!

Ç’të bëjmë? – pyeste veten politika feudale 20 vjeçare.
Vendimi i parë. Udhëheqja e LDK-së të gjejë sa më shumë sebepe (pretekste) që të mos bëhet koalicioni i deklaruar nga LVV dhe pretendentja për kryeministre e LDK. Urdhëri u zbatua dy muaj resht.
Vendimi i dytë. Urdhërohen të gjithë analistët dhe gazetarët mercenarë, televizionet, portalet dhe radiot: Propagandoni se Albin Kurti nuk ka guxim të drejtoi qeverinë dhe sajoni sa më shumë rrena. Urdhëri u zbatua dhe, për inerci, vijon të zbatohet.
Dy muaj rresht vërdallosje. Pa rezultat.
Më në fund koalicioni u bë. Qeveria LVV+Vjosa Osmani u miratua në parlament.
Përsëri politika feudale ra në hall.
Ç’të bëjmë?
Urdhër: Të detyrohet Kryeministri Kurti të jap dorëheqjen! Për këtë, t’i vendosen sa më shumë pengesa brenda në qeveri. Pengesat u bënë copë e çikë.
Ç’të bëjmë?
Urdhër: Mocion mosbesimi për qeverinë Kurti.
Argumenti?
Janë antiamerikanë; janë frikacakë; janë diktatorë; nuk kanë përvojë; janë të paaftë; janë antikushtetues. Shpfni, shpifni! Sa më e madhe shpifja, aq më shumë besohet!
Dhe qeveria Kurti u rrëzua.
Pse politika i shpalli gjithë këto rezultate herezi qytetare demokratike?
1. Sepse rezultati i gjithë kësaj lufte të pabarabartë ishte dhe është në favor të shpallurve “heretikë”, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, ku të dy pretendentët për kryeministër të Kosovës u prezantuan para popullit popthuajse me retorikë të ngjashme.
2. Nuk pritej nga politika me mentalitet feudal që një grua intelektuale dhe e re të fitonte sa një parti!
3. Sepse votimi i 6 tetorit 2019 kërkoi largim të hapët nga praktikat qeverisëse feudale të këtyre 20 viteve të pasluftës.
4. Ky votim plebicitar ngjasoi me herezinë e qyteteve evropiane në mesjetë, e cila ishte kundër dogmave të kishës së krishterë në krye të shtetit, herezi që herë herë shprehte në thelb qëndrimin revolucionar të masave fshatare kundër sundimit të feudalëve. Ajo lëvizje u quajt ndryshe albigeze, për shkak të qytetit Albi, një nga qendrat e saj. Ideologjia e saj ishte fetare, sepse në atë periudhë kultura laike mungonte dhe feja mbisundonte.
Ideologjia e LVV dhe Vjosa Osmanit është demokracia, ndërkohë që në Kosovë sundonte anarshia feudale. Edhe votimi i LVV dhe i Vjosa Osmanit i ngjajti asaj lëvizjes fshatare në mesjetë, e cila ishte në kundërshtim me dogmat e fesë sunduese; sepse edhe votimi i 6 tetorit ishte kërkesë për largim nga praktikat qeverisëse feudale 20 vjeçare.
Pikërisht në atë situatë tepër të vështirë në mesjetën evropiane, del, nga gjiri i popullit fshatar, vajza e jashtëzakonshme 17-vjeçare Zhana d’Ark, e cila me cilësitë e veta morale dhe patriotike shprehte njëkohësishtë edhe aspiratat e fshatarësisë franceze, nga gjiri i së cilës ajo kishte dalë.
Pikërisht, në këtë situatë anarshiste 20 vjeçare të Kosovës, dalin, nga gjiri i popullit gruaja e re Vjosa Osmani dhe intelektuali Albin Kurti, të cilët, me cilësitë e veta morale dhe patriotike në mbrojtje të tërësisë tokësore të Kosovës dhe vlerave të UÇK-së, duke shprehur njëkohësishtë edhe aspiratat e popullit në Kosovë; prandaj, ashtu sikundër Kisha e shpalli atëhere Zhana d’Ark djall, edhe politika 20 vjeçare i shpallën djaj Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin.
Ngjashmëria me revoltën mesjetare.
Ashtu siç kërkoi në këto zgjedhje populli i thjeshtë një qeveri që të kushtoi sa më lirë – gouvernement à bon marché – po ashtu edhe popullsia e mesjetës kërkonte para së gjithash një Kishë që të kushtonte sa më lirë – église à bon marché. Me një fjalë, “Herezia” qytetare për një Qeveri të Shpresës – e cila mund të quhet edhe një “herezi” zyrtare e periudhës së demokracisë në Kosovë – është e ngjashme me herezinë e mesjetës që drejtohej kundër priftërinjve dhe pasurisë së tyre; “herezia” qytetare e Kosovës u drejtua kundër politikanëve drejtues të gjitha partive në Kosovë të këtyre 20 viteve dhe kundër pasurisë dhe pozitave politike e administrative të tyre, si dhe kundër drejtësisë së deritashme.
Pse e barazoj Vjosa Osmanin me LVV?
Unë barazoj një politikane me një parti politike për vetë faktin se e ka pranuar vetë udhëheqja e LDK-së, e pohuar kjo me zë e figurë nga vetë kryetari i grupit parlamentar të saj, z.Arben Gashi gjatë intervistës në television në mbrëmjen e dt.15 prill 2020, duke thënë: “Koalicioni me VV na u imponua nga votuesit”.
Kjo e vërtetë, e cila i shpëtoi pa dashje z.Gashi, u pa qartë gjatë gjithë fushatës elektorale, e cila nuk ishte fushatë për të sjellë në pushtet LDK me në krye udhëheqjen e saj abuzive, por ishte fushatë elektorale për të bërë kryeministre znj.Vjosa Osmani dhe asnjë drejtues tjetër të LDK. Kjo e vërtetë provohet edhe nga ana matematikore. Nëse i mbledhim votat e 6 tetorit të marra prej të gjithë deputetëve të tjerë të LDK-së dhe t’i ballafaqojmë me votat e marra nga Vjosa Osmani na rezulton se të gjithë ata nuk mbrijnë në sasinë e votive të hedhura për Vjosa Osmanin. Ja pra, që, për elektoratin e LDK, LDK-ja është Vjosa Osmani dhe asnjë anëtar tjetër aktual i udhëheqjes së saj. Me anë të këtij votimi iu tha udhëheqjes aktuale të LDK: Vjosa Osmani duhet të jetë kryeministe e Kosovës, njëkohësisht ajo edhe udhëheqsja e LDK-së.
Ai votim ishte njëkohësiht edhe ultimatum i elektoratit të LDK, i cili kërkon të thotë edhe tjetrën: Udhëheqja aktuale e LDK nga lartë deri poshtë të japi urgjentisht dorëheqje!
Ky votim dhe ky ultimatum i nënkuptuar lindi xhelozinë, e cila i asgjësoi dinjitetin jo vetëm udhëheqjes së LDK, por gjithë grupit parlamentar të saj. Për dreq, kjo lloj xhelozie qënka dhe infektive, si puna e koronavirusit, e cila u hoqi dinjitetin edhe deputetëve që votuan kundër qeverisë së shpresës.
Me një fjalë, fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vjeshtës 2019 është “herezia” popullore e Kosovës, të cilën mund ta quajmë “Herezia” qytetare për një Qeverisje të Shpresës, e cila solli koalicionin qeveris LVV + Vjosa Osmani dhe aspak LVV+LDK. Ky është emërtimi faktik i këtij koalicioni, pohuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të LDK, z.Arben Gashi.
Si mund të shpjegohet ndryshe rezultati i votimeve të 6 tetorit?
Duke parë se ai votim nga forma ishte një pretendim popullor revolucionar, duke i ngjasuar çdo herezie që e shikon zhvillimin e mëtejshëm të qeverisjes dhe politikën ekonomike të saj si degjenerim politik e moral, “herezia” e zgjedhësve të LVV dhe Vjosa Osmanit ka kërkuar rivendosjen në Kosovë të shtetit ligjor demokratik, duke hequr nga qeverisja kastën e mbyllur në udhëheqje të LDK dhe të koalicionit të saj pro mocionit, si dhe të përzgjedhurit prej tyre në të gjitha hallkat e rëndësishme drejtuese të administratës shtetërore. Madje, populli i qëndroi besnik votës së tij duke dalë edhe kundër mocionit për rrëzimin e koalicioni LVV+Vjosa Osmani, ngaqë është i bindur se kjo qeverisje do t’i kushtojë më lirë, e cila nënkupton: heqjen e bordeve militante e nepotiste, drejtorët, diplomatët jo të karjerës, gjyqtarë, prokurorë, tërë kastën administrative militante të paaftë me nga 2-8 paga mujore, që do të thotë: të largohet çdo gjë që në qeverisje kushton shtrenjtë.
Popullsia e të gjitha komunave, që është vetë republika e Kosovës, ndonëse në shumicën e tyre gjendet nën kujdesatrinë e kryetarëve të komunave të përzgjedhur direkt nga kryetarët e partive dhe jo nga partia, me votimin e vet kundër kësaj kaste politike populli shprehu si rrallë ndonjëherë në kushte lirie, në një formë të përgjithshme idenë: se forma normale e drejtimit të shtetit është shteti ligjor dhe jo shteti nepotik tipik feudal.
Qëndrimin mohues të votuesve kundër qeverisjeve të mëparshme, i shprehur ai në 6 tetor 2019, por edhe para dhe gjatë seancës parlamentare të datës 25 mars, e shpjeguam pjesërisht me sa u tha më sipër, pjesërisht shpjegohet me kushtet e jetës lluksoze të politikanëve pushtetarë të këtyre 20 viteve dhe, njëkohësishtë, shpjegohet edhe me agresivitetin e tërbuar të deputetëve në seancën e 25 marsit kundër qeverisë VV+Vjosa Osmani.
Tiranë, 16 prill 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura