Tiranë, 18 dhjetor 2019: Më 11 dhjetor 2019, në TV-Dukagjini, dëgjuam një gjë të padëgjuar më herët, sipas së cilës: Radio-Kosova e Lirë na paska qenë një institucion terroristësh!
Kjo lloj tematika pseudohistorike kundër UÇK-së nuk është as i pari dhe as i fundit rast. Por e veçanta qëndron në atë, se TV-Dukagjini, nuk është i vetëm, është së bashku me sivëllezërit e vet: insajder Kosovo, Indexkosovo, ekspreskosovo, Koha.net, Zëri, Bota sot e disa mikro të tjera. Një ushtri e tërë mediatike! Dhe paskanë një program të hollësishëm, duke u hedhur në sulm me skalione. Gjithë kjo ushtri propagandistike shtrembëruese e luftës çlirimtare të Kosovës na tregon se Qendra propagandistike kundër UÇK-së është transferuar nga Beogradi në Prishtinë, duke e bërë Prishtinën kryeqytetin e luftës kundër UÇK.
Kjo nuk është diçka zbavitëse, po të kemi parasysh se veprimtarët e kësaj propagande në shumicën e tyre janë njerëz me kompetenca specifike intelektuale. Perspektivë e tmerrshme!
Por, para së gjithash, na duhet të bëjmë më se të qartë, se pafytyrësia e këtyre institucioneve arriti kulmin kur sulmuan: Radio-Kosova e Lirë dhe Agjensinë Kosovapress, me të cilat, asnjë institucion tjetër mediatik në Kosovë nuk mund të krahasohet në të gjithë historinë e Kosovës, të cilat ishin dhe mbetën Ylli Polar për popullin shqiptar në Kosovë përsa i përket qëndresës, atdhedashurisë, mobilizimit të popullit për të fituar lirinë dhe mbrojtjes që po i bëjnë në vijimësi asaj lufte çlirimtare. Dhe, injoranca e TV-Dukagjini dhe simotrave të tij, pa pikë turpi, arrin ta cilësojnë Radio-Kosova e Lirë si institucion kriminal!
Por, para së gjithash, na duhet të bëjmë më se të qartë, se pafytyrësia e këtyre institucioneve arriti kulmin kur sulmuan: Radio-Kosova e Lirë dhe Agjensinë Kosovapress, me të cilat, asnjë institucion tjetër mediatik në Kosovë nuk mund të krahasohet në të gjithë historinë e Kosovës, të cilat ishin dhe mbetën Ylli Polar për popullin shqiptar në Kosovë përsa i përket qëndresës, atdhedashurisë, mobilizimit të popullit për të fituar lirinë dhe mbrojtjes që po i bëjnë në vijimësi asaj lufte çlirimtare. Dhe, injoranca e TV-Dukagjini dhe simotrave të tij, pa pikë turpi, arrin ta cilësojnë Radio-Kosova e Lirë si institucion kriminal!
Sigurisht, pacifistët kolaboracionistë kurrë nuk janë marrë me mbështetjen e luftës për çlirimin e Kosovës, ngaqë vuajnë nga iluzioni, duke e kuptuar çlirimin e Kosovës si rezultat të mendimit se ishte largimi i Rugovës dhe oborrit të tij mbretëror në intenerarin: Prishtinë- Beograd-Romë, kur kishte arritur ta bindte 99 % të popullit që të mos rrëmbente armët, si dhe duke i bërë thirrje NATO-s të ndalonte bombardimet, se Serbia do t’ia falte lirinë Kosovës.
Por, kësaj Qendre anti-UÇK dhe ushtarëve të saj të mobilizuar nga Vuçiçi, do t’u zhduket ky iluzion pacifist kur të ngrihen nga abstraktia te konkretia, (se vetëm ashtu mendimi përvetëson konkreten dhe e riprodhon atë si diçka konkrete nga pikpamja shpirtërore), vetëm atëhere, këta mercenarë që po na hiqen si mësues dhe urdhërues të popullit, duke përdorur si simbol figurën e varrosur të Ibrahim Rugovës, do t’i thonë vetes: sa budallenj paskemi qenë!
Këta gazetarë-ushtarë pa uniformë ushtarake të qendrës anti-UÇK në Prishtinë e kanë bindur veten sikur historinë e Kosovës, në rolin e frymës universale, e drejton nga varri Rugova duke i detyruar me ndërgjegjen më të madhe që të gjitha ngjarjet historike të përsëriten dy herë:
– herën e parë në formën e një tragjedie të madhe, si ajo e viteve 1997-1999, dhe
– herën e dytë, në formën e një farse të vajtueshme si kjo e kohës së Gjykatës Speciale dhe e TV-Dukagjini me simotrat e tij.
Hapësira e rehatshme që u është krijuar këtyre lloj mediave nga parlamenti i Kosovës me ndryshimin e Kushtetutës, për të vënë në veprim Gjykatën Speciale, një lloj gjykate paragjykuese, u mundësoi mediave TV Dukagjin, insajder Kosovo, Indexkosovo, ekspreskosovo, Koha.net, Zëri, Bota sot, të intensifikojnë propagandën kundër UÇK-së dhe luftës së saj.
Mund të habitesh me këta filistinë shqiptarë, të cilëve u ka ngelur merak se si RKL ka shpëtuar nga ky inkuzicion, kur edhe qeveria e Kosovës i ka ndërprerë çdo lloj mbështetje porsa Kosova fitoi lirinë. Dhe pikërisht në çastin kur Qeveria e Përkohshme dhe ato pas saj i ndalën RKL edhe përkrahjen morale, madje duke mos lejuar të përmenedet dhe emri i saj, Radio-Kosova e Lirë u hodh në sulm edhe më të fuqishëm në mbrojte të Ushtrinë Clirimtare të Kosovës, sulm, të cilin çdo ditë e më shumë e ka fuqizuar. Kjo e ka egërsuar edhe më tepër Qendrën e fuqishme mediatike anti-UÇK në Prishtinë.
Për syrin e popullit, të paprishur nga syzet e pacifizmit kolaboracionist, janë tepër të qarta synimet e këtyre “mësuesve” të paftuar, të cilët, nga frika se mos kjo Radio e shton pakënaqësinë ndaj kolaboracionistëve pacifistë shqiptarë, këto institucione propagandistike të kësaj Qendre janë bashkuar në luftë të ethshme kundër saj. Kjo Qendër anti-UÇK me institucionet e saj është aq e lirë, aq e shpenguar, duke pasur një pushtet po aq absolut sa edhe “Rilindja” e kohës së Titos, duke e mbajtur veten po aq “patriotike”, sa që nuk mund të mos e tregojnë në çdo hap natyrën e vet antishqiptare.
* * *
Midis të tjerave, kryesuesi i debatit, në TV-Dukagjini, më 11 dhjetor 2019, duke ftuar në bisedë një prej ushtarëve të kësaj Qendre anti-UÇK, “zbuloi” se Radio-Kosova e Lirë qenka themeluar ditën kur ishte vrarë, Enver Maloku. Thua të mos e dijë kjo Qendër dhe ky gazetari-kobure i saj që Enver Maloku u vra në Prishtinë më 11 janar 1999?!, ndërkohë që Radio Kosova e Lirë i pat filluar transmetimet një javë më herët, më 4 janar 1999. Duket që parimi ideologjik i kësaj Qendre anti-UÇK, e transferuar nga Beogradi në Prishtinë, është rregulli hitlerian : Shpif, shpif se diçka do të mbetet.
Por edhe sikur ajo vrasje të koinçidonte me fillimin nga puna të RKL, pse do ta quajmë këtë radio vrasëse të Enver Malokut? Po të ikim sipas kësaj logjike sa antinjerëzore aq edhe idjoteske, atëherë po këta monstra, nesër ka gjasa të akuzojnë SHBA se datën 8 nëntor, datën e votimeve presidenciale, duhet ta kenë bërë për nder të datës së krijimit të PKSH, ose e anasjelltas! Mjerë ata shqiptarë që u besojnë këtyre mediave të ardhura nga Beogradi në Prishtinë.
* * *
Nuk thuhet më kot se historia përsëritet. Meqenëse fjala është për një stacion rediofonik të një lufte çlirimtare, sikundër është Radio-Kosova e Lirë, po japim një shembull tipik me sulmin që i është bërë një radioje tjetër të ngjashme me të. E kemi fjalën për Radio-Moskën gjatë Luftës së Madhe Patriotike të ish-Bashkimit Sovjetik. Spikeri emblematik i asaj radioje, Filipovi, që jepte lajmet nga frontet e luftës, e kishte prishur nervash Hitlerin, aq shumë sa në një rast çmendurie të tij pat deklaruar: “Me të pushtuar Moskën të parët që do vras janë Filipovi, pastaj Stalini.
Po të njëjën deklaratë hitleriane pat bërë edhe Aleksandër Vuçiqi, në janar të vitit 1999, asokohe Ministër i Informimit i regjimit të Millosheviqit, sot president i Serbisë, i cili, disa ditë pas fillimit të transmetimeve nga RKL ishte zotuar: “do ta shkatërroj atë radio të terroristëve të UÇK”.
Ngjashëm pat deklaruar një muaj më pas edhe Arkani, për Radio-Kosova e Lirë, i cili pat thënë: Me të mbritur në Berishë të parën gjë që do bëj do vras efektivin e Radio-Kosova e Lirë pastaj Shtabin e Përgjitshëm të UÇK-së, dhe atë vend do ta bëj fush futbolli që të mos ngelet asnjë shenjë e atij institucioni frymëzues të terroristëve të UÇK.
Bazuar në atë deklaratë të Arkanit, avjonë, artileria fushore e ajo reaktive serbe e intensifikuan vijimisht bombardimin e saj, por Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapress, kurrë nuk e ndërprenë transmetimin, duke mbetur të vetmet medie të informimit në Kosovë për të gjithë kombin shqiptar dhe për të gjitha agjencitë e lajmeve në botë.
* * *
Dhe në vazhdën e këtyre shembujve të deklaratave hitleriane kundër radiove çlirimtare është edhe debati televiziv në TV Dukagjini, më 11. 12. 2019!
A mund të quhet ky debat televiziv i TV-Dikagjini diçka e rastit?
E pamundur. Këtu kemi të bëjmë me të njëjtën ideologji fashiste; këtu kemi të bëjmë me një fakt se po bëhen përpjekje që të inkurajohet gjithnjë e më shumë Gjykata Speciale anti-UÇK për ta shpalluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me gjithë institucionet e saj dhe gjithë pjestarët e atyre formacioneve – terroristë.
Qëllimi?
Nëse merret dhe zbardhet një vendim i tillë i asaj Gjykate Speciale, kjo ushtri e tërë gazetarësh mercenarë, të nesërmen e atij vendimi do të kërkojnë me zë të lartë: Kthimin e Kosovës si pjesë integrale e Serbisë, sikundër nënshkruan injorantët politikanë shqiptarë në Rambuje, po ata injorantë që i imponuan Parlamentit të Kosovës ngritjen e kësaj gjykate vetëm kundër palës mbrojtëse në një konflik ushtarak!, që është rast unikal në të gjithë historinë e drejtësisë botërore.
18 dhjetor 2019