GËZIM MEKULI: A VETËVRAHEN TRIMAT E SOJIT TË ARBNOR DEHARIT, BRE?

Oslo, 13. 06. 2014 – A është gazetari kjo, bre? A ka humanizëm në jetën tonë, bre? A ka rrespekt për institucionin e shejtë, familjen , bre? A ka empati në zemrën dhe mendjen e gazetarisë shqipe, bre? Arbënor Dehari shkoi! Iku! Po na mungon he burrë i dheut! Shumë po na mungon, Arbënor! Askush nuk e di si ike, Arbënor! Askush! As Zoti vet se di; Se po ta dinte, nuk do të merrte, Arbënor!  Zoti se di, o trim, o patriot! Por, sipas asaj që pamë e lexuam, kuptojmë se për tragjedinë më mirë di gazetaria, se policia!?
Lexuam lajmin tragjik me titull «Vetvrasje»! Shkrimet gazetareske rreth kësaj tragjedie bënë që Arbënori të «vritet» për së dyti herë.
Pyes përsëri:
– A ka etikë në gazetarinë tonë?
– A ka vlera njeriu e vdekja?
E si të ketë nderë vdekja kur në shoqërinë tonë nuk nderohet Jeta?
Përsëri, konsekuent deri në fund:
A ka redaktorë ky vend, hej?
A ka humanistë kjo tokë?

– I ndjeri Arbënor Dehari –

Etikë e humanizëm nuk do të thotë që të paragjykohen tragjeditë dhe fatkeqësitë.
– Si dhe në çka u bazua gazetaria jonë se i ndjeri Arbënor bëri «Vetvrasje»?
– E panë gazetarët se si ndodhi tragjedia?
– Nëse po, kush e pa?
– A ka emër e mbiemër ky gazetar, hej?
– Po obduksionin, e lexoj kush?
– Raportin policorë e pa kush nga këta gazetarë?
Mediat tona janë në mungesë të (pa)kryeredaktorëve?
Gazetaria jonë e keqe, dhe egoiste, nuk tregoj fije respekti për viktimën, për familjen e as për njeriun në përgjithësi.
Gazetat e internetit dhe ato të shkruara nuk “u lodhën” fare për të ngushëlluar dhe për të nderuar familjen e Arbënorit të madh. Nuk u tregua kujdes edhe në paraqitjen dhe publikimin e videosekuencës ku në të, i shtrirë, e i pajetë, shihej viktima. Si është e mundur që gazetaria të jetë më e etshme për «karrierë» e pas lajmit të shpejtë, sesa për informim dhe edukim.
U mendua se çfarë don të thot fjalia «Arbënori bëri Vetvrasje», apo «Vetëvritet Sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Arbnor Dehari»?
– Menduan gazetarët se çfarë pasojash ka fjalia e tillë?
– A e dinë këta njerëz se çfarë pasojash etike e morale ka fotografia apo videoja e tillë?
Shpesh shumë gazetarë e gazetare kanë ambicije personale që artikulli i tijë apo i saj të publikohet në faqe të parë të gazetës, internetit, apo në fillimin e lajmeve dhe emisioneve radiotelevizive. Po ashtu edhe gara mediatike për të qenë i pari me artikuj po kalon kufirin e etikës gazetareske.
Në këtë rast u vërejt një mungesë e thellë e empatisë. Është e dhimbshme dhe njëkohësisht tragjike se si një grup i madh i gazetarëve treguan paaftësi për të futur vehten e tyre në jetën dhe ndjenjat e të tjerëve. Kjo mungesë e empatisë ka themelin dhe fillimin në vrapin pas parasë, etjen për vëmendshmëri, status, garim për të përfituar më shumë lexues dhe, kështu, natyrisht, sigurimin e parave nga fitimi i reklamave. Ҫmenduri por edhe poshtërsi!
Detyrë e parë e gazetarit dhe gazetares është që të tregohet rrespekt për njeriun, e veçanërisht për viktimën.
Secili nga ne ka dinjitetin, unin dhe personalietin.
Krejt në fund kam një pyetje; a vetëvrahen trimat e sojit të Arbnor Deharit, bre?

Avni Dehari, (babai): “T’a vazhdoni rrugën e drejtë për të cilën Arbënori ju ka ftuar”!

______________
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)

………………………………………..

Dehari: Nëse ne nuk e ndërtojmë shtetin tonë kush duhet ta bëjë

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura