Tetovë, 21 mars 2020: Përderisa e gjithë bota po lufton me pandeminë e koronavirusit, pse Kosova duhet të përballet edhe me viruset e bandave bastarde rusofile?!
Në të katër anët e botës, popujt dhe shtetet po përballen me pandeminë që po e rrezikon njerëzimin, kur janë pezulluar të gjitha aktivitet publike në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, disa shtete fqinje i kanë anuluar zgjedhjet e planifikuara, ndërsa në Kosovë edhe në këto rrethana po zhvillohet luftë e ashpër për pushtet.
Edhe sa kohë u duhet shqiptarëve që ta kuptojnë se bandat e ish-regjimit komunist jugosllav dhe agjentët e shërbimeve sekrete sllave që shkatërruan gjithçka në tri dekadat e fundit ende duhet të marrin frymë lirisht në Kosovë dhe trojet shqiptare?
Jo që qytetarët e Kosovës nuk i njohin këta morra të epidemisë çetnike serbe, por pse tregohen kaq të ngathtë edhe pas gjithë kësaj ploje që kanë përhapur këta kriminelë për dekada me radhë, këtë nuk po e kap mendja e shëndoshë, na përqesh e gjithë bota dhe nuk do të na e falë historia.
Jo që forcat e reja politike janë zgjidhja ideale, më e mira që i duhet sot Kosovës, por është zgjidhja më e mirë e mundshme së paku për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që ia ka zënë frymën shoqërisë kosovare dhe shtetit një periudhë të gjatë, ndërsa bandat kriminale që e kanë ngulfatur shtetin dhe popullin e Kosovës, pas gjithë asaj që ka ngjarë gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë, pas gjithë bëmave të ditura e të paditura për krimet dhe tradhtitë, përbën krim të rëndë kundër njerëzimit nëse nuk ndëshkohen dhe hidhen në plehrat e historisë, si një nga mortajat më të rënda që ka mundur t’i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të lirisë dhe krijimit të shtetit të pavarur.
Shqiptarët e Kosovës me gjithë vuajtjet, masakrat dhe tmerret gjatë historisë nuk e meritojnë këtë fat, të qeverisen nga bandat e kuqe të Beogradit dhe Kremlinit.
A ende shtireni sikur nuk e keni kuptuar këtë?!
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: HARRIMI DHE MODELIMI I ZOTIMEVE TË KRYEMINISTRIT HASHIM THAҪI!
(Pashtriku.org, 25. 02. 2013) – “Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë…
EPIDAMN ZEQO*: ‘ABENOMICS’ NË SHQIPËRI – PËR TË RIKTHYER RRITJEN NË 6 %
Londër, 22. 01. 2014 – Shqipëria nuk është Japonia, por, po ashtu si në Japoni, zgjidhja për problemet…
ENIS VELIU: ‘SHEIKU’ MASHTRUES I KOSOVËS
Prishtinë, 18. 10. 2013 – Mbi 845 milionë euro ka arritur shuma e premtimeve që lideri i Partisë…
SIMPOZIUMI I VI-të NDËRKOMBËTAR: HISTORIA E LASHTË E POPULLIT SHQIPTAR DHE E GJUHËS SHQIPE
Pashtriku, 12 Prill 2020: TË NDERUAR MIQ, ANTARË DHE SIMPATIZANTË TË QENDRËS SË STUDIMEVE PELLAZGJIKE!! Siç jeni njoftua…