KUJDES NGA GËNJESHTRA, SEPSE DËMTON MARRËDHËNIEN TONË NJERËZORE!

Gëzuar vitin 2023 🫶🤝

KUJDES NGA GËNJESHTRA, SEPSE DËMTON MARRËDHËNIEN TONË NJERËZORE!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 02.01.2023

Nuk thuhet kot, gënjeshtra i ka “këmbët e shkurtra” dhe “hundën e gjatë”, dhe si e tillë nuk mbetet pa u zbuluar!

Njeriu sado që gënjen nuk mund ta ndryshoj të vërtetën! Në këtë kuptim gënjeshtra është një mashtrim i madh që shkatërron çdo marrëdhënie njerëzore! Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që, të mos gënjejmë?!

Çka thonë dijetarët për gënjeshtrën dhe gënjeshtarët?

1. “Fjalët e rreme nuk janë thjesht të këqija në vetvete, por ato molepsin edhe shpirtin me të keqen.” thotë filozofi i antikitetit, Sokrati (469 – 399 p.e.s);

2. “Nuk ka mëkat më të turpshëm se të gënjesh ata që besojnë në ty”, shkruan shkrimtarja italiane, Melania Gaia Mazzucco 1966…;

3. “Gënjehet vetëm ai që beson”, pati thënë shkrimtari italian, Giulio Cesare Croce, (1550 1609);

4. “Më mirë një e vërtetë e vogël se një gënjeshtër e madhe”, – thoshte gjeniu i pikturës, Leonardo Da Vinci, (1452 – 1519);

5. “Në gojën e gënjeshtarit edhe e vërteta bëhet e pabesueshme”, ka thënë dramaturgu spanjoll, Jacinto Benavente, (1866 – 1954);

6. “Më mirë të humbësh me parime se të fitosh me gënjeshtra”, thoshte politikani australian, Arthur Calwell, (1896 – 1973);

8. “Në vendin e gënjeshtrave, e vërteta është një sëmundje”, ka shkruar shkrimtari italian, Gianni Rodari, (1920 – 1980);

9. “Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën”, ka deklaruar romancieri i shquar, Franz Kafka (ka lindur më 3 korrik, 1883 në Pragë të Austro – Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë).

Rrjedhimisht gënjeshtra të zë rob, ndërsa e vërteta të çliron nga makthi që na zë frymën! Prandaj ta themi të vërtetën, sepse kur e vërteta nuk është e lirë, atëherë edhe liria nuk është e vërtetë!

______

E VËRTETA DHE GËNJESHTRA SI ILUZION I SË VËRTETËS!

/ Nga Sheradin Berisha

_______________

COVID-19: E GJITHË E VËRTETA

Nga Sheradin Berisha

———————

Urgjentisht …

ALBIN KURTI DUHET TË HAP KUTINË E PANDORËS DHE TË KËRKOJË NDRYSHIMIN E KUFIJVE …

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura