Tetovë, 21 mars 2020: Përderisa e gjithë bota po lufton me pandeminë e koronavirusit, pse Kosova duhet të përballet edhe me viruset e bandave bastarde rusofile?!
Në të katër anët e botës, popujt dhe shtetet po përballen me pandeminë që po e rrezikon njerëzimin, kur janë pezulluar të gjitha aktivitet publike në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, disa shtete fqinje i kanë anuluar zgjedhjet e planifikuara, ndërsa në Kosovë edhe në këto rrethana po zhvillohet luftë e ashpër për pushtet.
Edhe sa kohë u duhet shqiptarëve që ta kuptojnë se bandat e ish-regjimit komunist jugosllav dhe agjentët e shërbimeve sekrete sllave që shkatërruan gjithçka në tri dekadat e fundit ende duhet të marrin frymë lirisht në Kosovë dhe trojet shqiptare?
Jo që qytetarët e Kosovës nuk i njohin këta morra të epidemisë çetnike serbe, por pse tregohen kaq të ngathtë edhe pas gjithë kësaj ploje që kanë përhapur këta kriminelë për dekada me radhë, këtë nuk po e kap mendja e shëndoshë, na përqesh e gjithë bota dhe nuk do të na e falë historia.
Jo që forcat e reja politike janë zgjidhja ideale, më e mira që i duhet sot Kosovës, por është zgjidhja më e mirë e mundshme së paku për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që ia ka zënë frymën shoqërisë kosovare dhe shtetit një periudhë të gjatë, ndërsa bandat kriminale që e kanë ngulfatur shtetin dhe popullin e Kosovës, pas gjithë asaj që ka ngjarë gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë, pas gjithë bëmave të ditura e të paditura për krimet dhe tradhtitë, përbën krim të rëndë kundër njerëzimit nëse nuk ndëshkohen dhe hidhen në plehrat e historisë, si një nga mortajat më të rënda që ka mundur t’i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të lirisë dhe krijimit të shtetit të pavarur.
Shqiptarët e Kosovës me gjithë vuajtjet, masakrat dhe tmerret gjatë historisë nuk e meritojnë këtë fat, të qeverisen nga bandat e kuqe të Beogradit dhe Kremlinit.
A ende shtireni sikur nuk e keni kuptuar këtë?!
Postime të Lidhura
BEHXHET SHALA BAJGORA: ZOTËRI GRENELL, NUK JEMI AS TË MARRË E AS TË ÇMENDUR NËSE NUK PAJTOHEMI, PËRKUNDRAZI!
Prishtinë, 8 tetor 2020: Mbytja e demokracisë përmes arrogancës Kosova është vend sui generis në çdo pikëpamje. Këtë…
ISA MULAJ: FUSHATA E SABRI FEJZULLAHUT (MAXHUPIT) DHE BACIT ADEM NË MBËSHTETJE TË BDI’së – ËSHTË E DËMSHME! (II)
Prishtinë, 22. 04. 2014 – (3. Adem Demaçi bënë ftesë për t’i dëmtuar shqiptarët dhe ta fuqizoj VMRO-në)…
ARDIAN RAMADANI: SFIDAT E BOTËS RINORE NËN PRIZMIN E BASHGYLIT DHE ATO MODERNE NËN ATË TË GUENONIT
Tetovë, 17. 09. 2013 – Të lexosh profesor Bashgylin përpos që është satisfakcion, mendoj se është edhe obligim…
VETITË SHËRUESE TË HUDHRËS
Pashtriku.org, 7. 12. 2016: Që në lashtësi njiheshin vetitë terapeutike të hudhrës. Në dekadat pasardhëse shkenca e mjekësisë…