DR.AGIM ZOGAJ: POZITA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË NË VITET 1945-1948 (8)

Pashtriku, 5 tetor 2020: Në lidhje me kërkesën e qeverisë shqiptare për njohje reciproke dhe rivendos jetë marrëdhënieve diplomatike me SHBA, Anglinë dhe BRSS, së pari u prononcua ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Iden, i cili, para anëtarëve të parlamentit anglez, kishte theksuar: “Gjendja në Shqipëri nuk është krejtësishte qartë në mënyrë që të arsyetohet njohja e administratës së tillë si qeveri”.120 Derisa përfaqësuesi i ministrisë së Punëve të Jashtme të SHBA kishte deklaruar se së shpejti do të dërgonte në Shqipërinjë përfaqësues për të rishikuar situatën në vend dhe për t’u njoftuar me qëndrimin e zyrtarëve shqiptarë, BRSS në notën diplomatike, dërguar në prill të vitit 1945 në adresë të qeverisë së Shqipërisë, shprehte gatishmërinë që në Shqipëri të dërgonte një mision ushtaraksovjetik.121
Në pjesën e parë të vitit 1945, në Shqipëri erdhën përfaqësuesit diplomatikë e ata të misioneve ushtarake të Anglisë (21 mars), SHBA (maj) dhe të BRSS (qershor). Misionin ushtarak anglez, të përbërë nga 38 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë, e udhëhiqte gjenerali Hoxhson. Sipas raporteve të misionarëve jugosllavë, oficerëve anglezë gjatë qëndrimitnë Shqipëri u interesonte çështja e Kosovës, me qëllim që të shkaktonin mosmarrëveshje deri edhe përleshje në mes të Shqipërisë se re dhe Jugosllavisësë re.122
Përfaqësuesi i ish-RFPJ në Tiranë, Velimir Stojniçi, në një raport dërguar Beogradit në qershor të vitit 1945, mes të tjerash, shkruante: “Gjenerali Hoxhson çuditej pse qeveria shqiptare deri më sot nuk ka dhënë kurrfarë deklarate mbi qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe Metohisë…Gjithashtu (Hoxhson-A.Z) u ka deklaruar se Kosova dhe Metohia kanë një rëndësi më të madhe për Shqipërinë se sa Epiri Verior. Në të gjitha paraqitje te tij shihet se anglezët në Shqipëri përpiqen që ndër masa të zgjojnë çështjen e Kosovës dhe të Metohisë dhe që masat këtë çështje ta shtrojnë si kërkesë dhenë këtë mënyrë të lëkundet miqësia dhe marrëdhëniet në mes të Jugosllavisë dhe Shqipnisë”.123
Në prag të mbajtjes së Konferencës së San-Franciskos (që i zhvilloi punimet më 25 prill-26 qershor 1945), Enver Hoxha iu drejtua përsëri kryeministrit Çërçill, marshallit Stalin dhe kryetarit Ruzvelt me kërkesën që Shqipërisë t’i mundësohej pjesëmarrja në këtë konferencë, e cila aprovoi Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Enver Hoxha, në këtë kërkesë rikujtontefaktin se: “Ndër shtetet që kanë luftuar krah për krah me shtetet aleate për të mposhtur Gjermaninë hitleriane, Shqipëria zë një vend të rëndësishëm për hir të luftës së pareshtur që ka bërë kundër armikut të përbashkët dhe për hir të sukseseve që kanë kurorëzuar përpjekjet dhe sakrificat e saja të panumërta”.124 Këshilltari politik i SHBA në Kazertë, përmes Misionit amerikan, i ishte përgjigjur Enver Hoxhës:“… Konferenca e San-Franciskos (A.Z) do të trajtojë vetëm problemet e organizimit ndërkombëtar dhe se në asnjë rast nuk do të kryejë funksionin ose do të ketë karaktertë konferencës paqësoreku do të vihen në rend dite çështjet territoriale, çështja e pakicave, dëmshpërblimet ose çështje tjera”.125 Megjithatë, ai i shpreh kryeministrit shqiptar konsiderata për sakrificat e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore: “Kryetari dhe i tërë populli i SHBA e di fare mirë se në ç’mënyrë të pathyeshme patriotët shqiptarë me sukses i arritën synimet e veta kundër agresionit armiqësor…dhe seqeveria e SHBA sinqerisht shpreson se Shqipëria shpejt do të zërë vendin, i cili i takon në bashkësinë e kombeve”.126
Enver Hoxha, i bindur se një përgjigje e tillë nuk kishte ndonjë prapaskenë diplomatike, i kishte dërguar një notë kryetarit të Konferencës në San-Francisko, duke i uruar punë të mbarë dhe sukses punime vetë kësaj konference ndërkombëtare. Derinë muajin prilltë vitit 1945, qeveria shqiptare nuk kishte pasur ndonjë marrëdhënie të veçantë dhe të rëndësishme me strukturat e diplomacisë ndërkombëtare, përveç një note diplomatike, e dërguar nga ana e Enver Hoxhës në adresë të Trumanit, Stalinit dhe Çërçillit, me të cilën kryeministri komunist shqiptar në emër të qeverisë që drejtonte kërkonte dorëzimin e kriminelëve shqiptarë të luftës, të cilët kishin emigruar në Itali dhe për vendqëndrimin e të cilëve aleatët perëndimorë kishin informacione. Më 11 prill l945, qeveria shqiptare ishte në marrëveshje veprimi të përbashkët me organizatën e quajtur “Military Liaison”(ML), e krijuar nga aleatët perëndimorë për të ndihmuar vendet e Ballkanit. Kjo organizatë, e cila parashihej që të vepronte dy muajnë Shqipëri, derisa të mos funksiononte UNRRA, sipas Enver Hoxhës, për t’i dhënë ndihmë popullit shqiptar kishte vënë dy kushte: “…të sillen 1500-1700 oficerë specialistë‘ për ta shpërndarë’ dhe të ngriheshin qendra të ML në të gjitha portet tona”.127 UNRRA, (UNITED NATIONS REIEF AND REHA-BILITATION ADMINISTRATIONS), Administratë e OKB për Ndihmë e Rimëkëmbje, e krijuar më 9 nëntor 1943 në Uashington, ishte organizatë, me të cilën shtetet antifashiste projektuan bashkëpunimin e tyre për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve të dëmtuara nga shkatërrimet, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e Shqipërisë, në janar të vitit 1945, kishte marrë vendim për të ftuar zyrtarisht UNRRA në Shqipëri, misioni i së cilës për Shqipërinë ishte ngritur që në gusht të vitit 1944, me kryetar të saj të parë amerikanin Dudly Haskel.128
Qysh gjatë luftës, projektet e UNRRApër të ndihmuar Shqipërinë e sapo çliruar u ishin bërë të njohura udhëheqësve të PKSH, ndërsa vetë qeveria shqiptare komunikimin me UNRRA dhe ndihmat që do të vinin nga ajo i shihte edhe si një mjet dhe mënyrë të favorshme për daljen e saj të efektshme në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Enver Hoxha, i cili, dy herë radhazi në ditët e para të janarit 1945, kishte kundërshtuar që shpërndarja e ndihmave të ML të bëhej nga ushtarakët e saj,129 megjithatë ishte i predispozuar që UNRRA, si organizatë civile, të shpërndante ndihma në Shqipëri. Enver Hoxha e konsideronte UNRRA si një organizatë të dyshimtë dhe e cilësonte atë si “organizatë anglo-amerikane që ka për qëllim të ndihmojë shtetet që janë të shkatërruara nga fashizmi”.130 Mirëpo, Enver Hoxha, i cili në ato kohë ishte nën ndikimin e thellë të jugosllavëve dhe të rusëve, duke u nisur nga shembulli dhe udhëzimet e Titos, kishte propozuar që ndihmat e UNRRA të pranoheshin, por me kusht që ato të shpërndaheshin nga vetë qeveria shqiptare, ç’ka realisht paralajmëronte faktin se UNRRA do të ishte gjatë gjithë qëndrimit në Shqipëri e mbikëqyrur dhe e dyshimtë. Më 24 mars të vitit 1945, Enver Hoxha i drejtohej me shkrim zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të UNRRA, F. Hendrickson, dhe theksonte se e pranonte propozimin që përfaqësuesit e organizatës UNRRA të vinin për bisedime në Tiranë.131
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i UNRRA, Herbert Lihman, kishte autorizuar personalisht F. Hendricksonin që të hynte në bisedime me palën shqiptare për të gjetur mënyrat më të përshtatshme për dhënien e ndihmave të drejtpërdrejta.132 Marrëveshja e hartuar në gjuhën shqipe dhe angleze saktësonte mjaft çështje të rëndësishme dhe, në mes të tjerash, decidivisht parashihte: “Qeveritë amerikane e angleze theksojnë se do të kujdesen që sa më shpejt të jetë e mundur ta zëvendësojnë Lidhjen Ushtarake Shqiptare (ML) për Shqipërinë me UNRRA dhe Lidhja Ushtarake Shqiptare do të tërhiqet sapo UNRRA të jetë në gjendje të kryejë misionin e vet. Kjo periudhë nuk duhet t’i kapërcejë afërsisht 2 muaj”.133 Më 2 maj 1945, mbërritinë Tiranë misioni i UNRRA i kryesuar nga koloneli Oakley Hill, të cilin e kishte pranuar pas një pritjeje dyjavëshe Enver Hoxha. Në këtë takim, Enver Hoxha kishte kundërshtuar lejimin e personelit të ML që të qëndronte për t’i ndihmuar UNRRA, shpërndarjen e ndihmave në Shqipëri nga personeli i UNRRA dhe nuk pranoi që të firmoste marrëveshjen si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional çlirimtare134.
Madje, Enver Hoxha i kishte thënë kolonelit Hill se: “gjithë personeli i ML duhet të largohet”.135 Këtë qëndrim, Enver Hoxha, e kishte mbajture dhe gjatë takimit me J. E. Jacobs, shefine misionit civil amerikan në Shqipëri.136 Natyrisht, qëndrimi i rreptë dhe mospërfillës i Enver Hoxhës kishte indinjuar diplomatët anglo-amerikanë. Ivor Pink, diplomat i atëhershëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë, ishte shprehur: “Më duket e padiskutueshme që një turmë brigandësh komunistë shqiptarë, të cilëve u ofrojmë ndihma falas pa paguar një grosh, të kenë paturpësitë thonë se do ta pranojnë ndihmën tonë sipas kushtevetë tyre”.137 Megjithatë, marrëveshja me UNRRA u nënshkrua më 1 gusht të vitit 1945, nga Enver Hoxha, kryeministër, dhe DayrellR. Oakley Hill, kryetari misionit të UNRRA.138 Marrëveshja nuk kishte precizuar se me cilën datë përfundonte, por shënontese ajo do të mbetejnë fuqie dhe gjashtë muaj pas lajmërimit me shkrim për ndërprerjen e saj nga njëra ose të dyja palët nënshkruese. Misioni i UNRRA u vendos në Tiranë më 7 gusht të vitit 1945, kurse furnizimet e para mbërritën në fund të muajit gusht. Deri në fund të nëntorit, UNRRA në Shqipëri kishte sjellë mijëra tonë furnizime, kurse më 1 dhjetor të po këtij viti, Komisioni Ndërministror u njoh me programin për ndihmë Shqipërisë që parashihte, përveç 5000 dollarë që ishin për shpenzimet e transportit, edhe 25.000.000 dollarë amerikanë. Meqenëse Komisioni Ndërministror kishte dhënë vërejtje, duke e cilësuar të vogël programin shqiptar, në janar të vitit 1946, qeveria shqiptare u njoh me shtesën prej 3,5 milionë dollarë që iu bë fondit për financimin e programit shqiptar. Mosmarrëveshjet e para të autoriteteve të UNRRA me ato shqiptare u paraqitën në janar të vitit 1946, kur në një takim me anëtarët e Komisionit Ndër ministror për furnizimet nga UNRRA, anglezi Hill kishte kritikuar rreptë qeverinë shqiptare. Kritika e tij konsistonte në shkrimet nihiliste të gazetës “Bashkimi”, lidhur me mosrealizimin e planit të furnizimeve nga UNRRA për Shqipërinë gjatë gjashtë muajve të fundit të vitit 1945.139
Në të njëjtën periudhë, gazeta “Bashkimi” vlerësonte lart “ndihmat e mëdha” jugosllave e sovjetike dhe ky mbivlerësim bëhej në një kohë kur, tregtarët jugosllavë po e zbraznin Shqipërinë nga rezervate pasluftës. Megjithatë, Oakley Hill në një takim që zhvilloi me Enver Hoxhën, në janar të vitit 1946, i kishte dhënë kryeministrit shqiptar disa propozime të vlefshme, prejtë cilave qeveria shqiptare mund të përfitonte edhe më tepër ndihma. Këto propozime ishin edhe më domethënëse, sepse i hapnin rrugë të reja shtetit shqiptar për t’u lidhur me Perëndimin. Mirëpo, UNRRA shihej nga vetë qeveria shqiptare me sy dyshimi. Këtë syrvejim të qeverisë shqiptare e ndjenin edhe vetë drejtuesit e UNRRA, prandaj edhe nuk mungonin reagimet e tyre të hapura. Kështu P.C. Floud, njëri nga ish-kryetarët e misionit të UNRRA në Shqipëri, shkruante: “Në sytë e qeverisë shqiptare, nuk mund të kishte pasur asnjë britanik apo amerikan, historia e të cilit nuk vihej në pikëpyetje”.140
Në vitin 1946, ndodhi pakësimi i fondit të UNRRA për Shqipërinë në masën 6,4%. Ky pakësim i ndjeshëm i fondit nuk përjashtohej të ishte bërë edhe me motive politike, ngaqë marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me qeveritë amerikane dhe angleze ishin të këqija dhe çuan në largimin e misioneve të tyre nga Shqipëria. Madje, në muajt nëntor-dhjetortë vitit 1946, edhe marrëdhëniet midis Misionit të UNRRA në Shqipëri dhe qeverisë shqiptare ishin ftohur, sepse qeveria e Tiranës kërkonte largimin e dy specialistëve të UNRRA, duke i akuzuar se ata ishin përfshirë në procesin e kënetës së Maliqit. Si shkas i këtyre acarimeve dhe mosmarrëveshjeve, UNRRA i ndërpreu ndihmat për Shqipërinë, për një muaj rresht.141
Më 18 qershor të vitit 1947, Misioni i UNRRA i bëri të ditur Enver Hoxhës se, më 30 qershor, do ta ndërpriste veprimtarinë e tij në Shqipëri dhe se një hap i tillë nuk kishte prapavijë politike, por mbështetej në vendimet e Këshillit të UNRRA dhe në marrëveshjene firmosur më 1 gusht të vitit 1945. Në janar të vitit 1947, Misioni i UNRRA në Tiranë kishte njoftuar Komisionin Ndërministror se disa artikuj mund t’u dorëzoheshin shteteve marrëse pasi të ishin larguar misionet, meqenëse këta artikuj duheshin blerë në SHBA, Kanada, Britani të Madhe e Itali, vende këto, metë cilat Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike. UNRRA i propozonte qeverisë shqiptare që të autorizonte qeverinë jugosllave për të hyrë në bisedime në emër të Shqipërisë rreth këtyre transaksioneve me shtetete përmendura. Ky veprim i drejtuesve të UNRRA u bë duke pasur parasysh marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit ndërshtetëror midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. UNRRA, ndërkaq, garantonte pagesën e mallrave të prapambetura. Qeveria shqiptare e kishte miratuar këtë propozim pa asnjë kundërshtim dhe më 24 shkurt të vitit 1947, edhe qeveria jugosllave shprehu pajtueshmërinë e saj.142 Qeveria jugosllave nuk shihte asgjë të keqe në këtë ndërmjetësim. Përkundrazi, tërheqjen e ndihmave të vonuara për të plotësuar programin shqiptar ajo e shihtesi çështje tregtie dhe mundësi për të fituar. Mirëpo, në korrik të vitit 1947, i ngarkuari jugosllav për tërheqjen e ndihmave (dr. Bozho Boroviç) për Shqipërinë nga Trieshta nuk kishte pranuar të nënshkruante marrjen e tyre në dorëzim, sepse ato ishin ngarkuar me një anije jojugosllave. UNRRA kishte reaguar menjëherë në adresë të qeverisë shqiptare, duke i bërë të ditur se nuk kishte vepruar drejt kur ishte marrë vesh me qeverinë jugosllave që ndihmat të barteshin, transportoheshin për në Shqipëri vetëm me anije jugosllave dhe se këtë për vendim UNRRA nuk kishte pasur dijeni. Përgjithësisht, programi i ndihmave nga UNRRA për Shqipërinë, pas largimit të misionit nga Tirana, hyri në fazën e tij të fundit, kurse mosmarrëveshjet midis qeverisë shqiptare dhe Misionit të UNRRA ishin në thellim e sipër. Duhet thënë se, furnizimet e UNRRA në vitet të para të vështira të pasluftës ishin jashtëzakonisht të vlefshme për shtetin shqiptar dhe i kishin dhënë një shtytje rimëkëmbjes ekonomike e sociale të shoqërisë shqiptare në vitet 1945-1947. Kryeministrin shqiptar e mbante shpresa se kërkesat e tij drejtuar diplomacive perëndimore, në radhë të parë aleatëve anglo-amerikanë, do të hasnin në përkrahje dhe miratim rreth njohjes së qeverisë shqiptare. Mirëpo, shtrëngata diplomatike sa vinte e bëhej më e papërballueshme. Enver Hoxha dhe qeveria e tij, me të drejtë, ndiheshin të shqetësuar për mosnjohjen ndërkombëtare të qeverisë së përkohshme dhe për këtë izolim institucional e të organizuar ndërkombëtar. Nga ana tjetër, në pranverën e vitit 1945, vazhdimisht, në formë presioni dhe të një lufte propagandistike, përsëriteshin thashethemet se Britania e Madhe po përgatiste kthimine mbretit Zog. Me këtë propagandë të perëndimorëve, që kishin për qëllim krijimin e një situatë konfuze rreth Shqipërisë, ishte i shqetësuar edhe Tito, i cili Shqipërinë e shihte si pjesë të konfederatës së ardhshme ballkanike dhe njëherit provincë jugosllave. Tito, duke përcjellë me vëmendje zhvillimet kundërthënëse rreth njohjes apo mosnjohjes së qeverisë shqiptare, kishte vendosur të njihte qeverinë e Tiranës. Kështu, Jugosllavia ishte shteti i parë që e njohu Shqipërinë. Tito e theu akullin më 29 prill të vitit 1945. “Borba” beogradase kishte njoftuar se: “Qeveria jugosllave ka vendosur të njohë qeverinë e Hoxhës, si dhe t’i vendosë marrëdhëniet diplomatike”.143
Politika e jashtme e Shqipërisë, në periudhën e viteve 1945-1948, ishte e determinuar në masë të konsideruar nga ndikimet e ndërhyrjeve, thuajse të barabartatë jugosllavëve dhe të sovjetikëve. Disa historianë shqiptarë mendojnëse: “Beogradi ka qenë i autorizuar nga Moska që të kryente edhe rolin e kujdestarit ndaj Shqipërisë, duke i njohur edhe disa përparësi në këtë vend. Por, duke i dhënë këtë status, Bashkimi Sovjetik nuk i kishte dhënë liri të plotë veprimi Jugosllavisë”.144
Studiues të shumtë me të drejtë konstatojnë se pozita e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në vitet 1945-1948, nuk mund të ketë pasqyrë të qartë nëse nuk merren në shqyrtim edhe relacionet e diplomacisë sovjetike karshi çështjes shqiptare, përkatësisht relacionet e diplomacisë sovjetike me ato të diplomacisë shqiptare në vitet e përmendura. Në këtë kontekst, duhet përkujtuar se interesi sovjetik për Shqipërinë kishte qenë historikisht më i hershëm dhe gjithnjë në funksion të njohjes së zonës periferike të kontaktit me perandoritë ose Fuqitë e Mëdha që e kontrollonin hapësirën shqiptare. Megjithatë, në kornizat e politikës ruso-sovjetike në Ballkan, deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte në periferi të diplomacisë së Kremlinit. Moska kishte vendosurtë dërgonte në Shqipëri një përfaqësues të Misionit Ushtarak në çastin kur në Evropën Juglindore, pra edhe në shtetin shqiptar, po zhvilloheshin operacionet e fundit ushtarake, luftarake dhe kur ishte e qartë se ardhja e komunistëve shqiptarë në krye të shtetit ishte e paevitueshme. Kështu, në gusht të vitit 1944, pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare ishte vendosur majori Ivanov, (i kontrolluar nga drejtoria e zbulimit të Ushtrisë Sovjetike), për të cilin, Enver Hoxha në kujtimet e tij shkruante se nuk ishte i aftë dhe nuk e kuptonte situatën në Shqipëri. Historiografia shqiptare, por edhe vetë Enver Hoxha, në disa raste kanë mbajtur qëndrimin, sipas të cilit sovjetikët nuk treguan ndonjë interesim të veçantë për zhvillimet në Shqipëri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, mirëpo zhvillimet gjatë vitevetë parapas luftës dëshmuan se nuk qëndronte një konstatimi tillë politik. Ç’është e vërteta, në arkivat ruse të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por edhe në ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, nuk ka shumë dokumente e burime të karakterit diplomatik për të dëshmuar shkallën dhe gjerësinë e këtyre marrëdhënieve diplomatike midis Tiranës dhe Moskës. Megjithatë, në ato pak dokumente, shënime dhe analiza për nevojat e brendshme të diplomacisë sovjetike, shihet qartë se “ndihej ndrojtja dhe mosbesimi ndaj qeverisë shqiptare, si dhe kujdesi për të ecur me një hap me anglezët dhe me amerikanët për njohjen e saj”. Qasjet e diplomacisë sovjetike ndaj çështjes shqiptare mund të vlerësoheshin të kujdesshme, të matura dhe gjithnjë duke pasur parasysh aktivitetin e misioneve perëndimore, që në ato vite vepronin në Shqipëri. Marrëdhëniet e udhëheqjes së PKSH me përfaqësuesit e Misionit Ushtarak Sovjetik cilësoheshin nga diplomati amerikan në Tiranë, Xheikobs, të kishin mbetur enigmë, madje edhe pas bisedimeve me Enver Hoxhën: “Një nga enigmat e situatës është qëndrimi i BRSS, i cili nuk e ka deklaruar politikën e tij që nga deklarata e Molotovit, në dhjetor të vitit 1942”.145
Ndërkohë, pas hapjes së Misionit Diplomatik sovjetik në Tiranë, në dhjetortë vitit 1945, u shtua interesimi sovjetik për zhvillimet në Shqipëri, si dhe u hapën portat e ndikimit më të drejtpërdrejtë të diplomacisë së Kremlinit ndaj politikës shqiptare. Në vitin 1946, Moska ishte përgatitur mirë për të fituar hapësirë të re në fushën e marrëdhënieve diplomatike me shtetin shqiptar. Orientimet programore të politikës sovjetike karshi çështjes shqiptare ishin përpiluar në formë të 12 pikave në një dokument të titulluar “Detyrat dhe synimet e Misionit Diplomatik të BRSS në Shqipëri”. Në të njëjtën periudhë, edhe Ministria e Punëve të Jashtme e BRSS, nën drejtimin e Molotovit, kishte hartuar një dokument në formë projektime titull: “Porosi Ambasadorit të BRSS në Shqipëri”.146
Në porositë që Moska i dërgonte në Tiranë të dërguarit të jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë i BRSS në Shqipëri, D.S.Çuvahinit, pasi theksohej se qeveria amerikane dhe ajo angleze po shfaqnin interesim për të vendosur marrëdhënie diplomatike me qeverinë shqiptare, nënvizohej: “Kohët e fundit, në qarqet qeveritare shqiptare janë shfaqur ndjenja anti jugosllave dhe nga shtypi shqiptar janë injoruar materialet sovjetike. Këto veprime mendohet se janë bërë në ndikimin e qartë të SHBA dhe Britanisë së Madhe ndaj qeverisë shqiptare”.147
Një ndër pikat e rëndësishme të veprimit të misionit sovjetik në Tiranë ishte shqyrtimi i kërkesës shqiptare për bashkëpunim ekonomik me BRSS. Në lidhje me këtë, ambasadori Çuvahin porositej se forcimi i ndikimit në Shqipëri mund të realizohej, para së gjithash, përmes linjës ekonomike, që nënkuptonte se duhej shqyrtuar mundësia e bashkëpunimit ekonomik midis BRSS dhe Shqipërisë në formën e marrëveshjes ekonomike sovjeto-shqiptare. Në udhëzimet drejtuar Çuvahinit thuhej se: “Kjo marrëveshje do të parashikonte krijimin e shoqërive të përbashkëta shqiptaro-sovjetike për përpunimin e mineraleve të kromit, nxjerrjen e naftës, shfrytëzimin e linjave ajrore, përdorimin e porteve shqiptare etj”.148
_________
Literatura:
119 Po aty, f. 131.
120 Arkivi diplomatik i Sekretariatit të punëve të Jashtme të Jugosllavisë (në tekstin e mëtejshëm: ADSPJ), Shqipëria (në tekstin e më-tutjeshëm: A), 1945, nr. 8, Fondi, nr. 245, “Pozita e jashtme e Shqipërisë”.
121 Bogumilj Hrabak, Medjunarodni položaj Alabanije 1945-1947 i Jugoslavija, Istraživanje nr. 13, f. 250, Novi Sad, 1990.
122 Vladimir Dedijer, Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare 1945-1948, Beograd, 1949, f. 134. 123 ASHSPJ, A. 1945, nr. 8, fondi 2, nr. 2455 (V.Stojniç).
124 Enver Hoxha, vep. e cit., f. 18.
125 Bogumil Hrabak, vep. e cit., f. 251.
126 Po aty.
127 Enver Hoxha, vep. e cit., f. 352.
128 AQSH, Fondi 890, viti 1945, dos. 2, fl. 11, janar 1945.
129 Shih, W. Bland, I. Price, A TANGLEB WEB, A History of Anglo-American Relations with Albania 1912-1955, London, 1986, p. 115. 130 AQSH, Fondi 890, viti 1945, dos. 2, fl. 11.
131 AQSH, Fondi 890, viti 1945, dos. 107, fl. 25.
132 AQSH, Fondi 890, viti 1945, dos. 107, fl. 26.
133 AQSH, Fondi 89, viti 1945, dos. 7, fl. 5.
134 W. Bland, I. Price, vep. e cit., f. 122.
135 Shih: Enver Hoxha, vep. e cit., f. 354. 92
136 Enver Hoxha, vep. e cit., f. 354-357.
137 W. Bland, I. Price, vep. e cit., f. 122
138 AQSH, Fondi 890, viti 1945, dos. 132, fl. 3.
139 AQSH, Fondi 164, viti 1946, dos. 54, fl. 14.
140 W. Bland, I. Price, vep. e cit., f. 125.
141 W. Bland, I. Price, vep. e cit., f. 128.
142 “Bashkimi”, 25 janar 1947, f. 7. 95
143 Bernard Tonnes, vep. e cit., f. 482.
144 Paskal Milo, Bashkimi Sovjetik dhe politika e jashtme e Shqipërisë në vitet 1944-1946, Studime historike I-IV,Tiranë, 1997, f. 43.
145 Shih: Po aty, f. 48. 98
146 Po aty, f. 49.
147 Po aty.
148 Po aty.

VIJON …
____________

DR.AGIM ZOGAJ: POZITA NDËRKOMBËTARE E SHQIPËRISË NË VITET 1945-1948 (7)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10580

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura