DR.ERMIRA YMERAJ: ARKETIPI I BOTËS FEMËRORE TE MIGJENI, KADARE, KONGOLI DHE KOLIQI

Shkodër, 1 Nëntor 2019: 

 

 

 

 

 

Dr. Ermira Ymeraj
Universiteti i Durrësit
[email protected]
Tema: Arketipi i heroinës femërore te Migjeni, Kadare, Kongoli dhe Koliqi
Argument: A kanë krijuar këto autorë, personazhe dhe karaktere femërore të imagjinuara apo arketipe me bazë të vërtetën reale e të hidhur të kohës së tyre?
Sjellja e femrës dhe pranimi i saj në letërsinë shqiptare si heroinë qendrore, gjithmonë për të kthjelluar e interpretuar rolin e vendin e saj në shoqëri ka një qëndrim të dallueshëm tek të katër shkrimtarët. Me orientime letrare e formime në kohë të ndryshme, janë përpjekur t’i komunikojnë lexuesit arketipin e gruas të rënë, të çmendur, fatale, të venitur, të pabarabartë, me tipare dhe karaktere që i përkasin realitetit shqiptar që ndiqet nga një kohë po aq e çmendur, fatale, e venitur dhe e pabarabartë. Objekti esencial i ekzistencës së femrës te këto shkrimtarë, mbart motivin e femrës tipike që i përgjigjet, “pabarazisë gjinore”; “nëpërkëmbjes së identitetit”; “pasjes dhe shkeljes së sensualitetit”; “fisnike dhe e refuzuar”, “seksi i dytë”; “me ambicie që u mbyten dhe u shtypen”, “të dënueshme”.
Autorët e ndërtojnë topikën e heroinës përgjatë marrëdhënieve ndërnjerëzore mbi norma morale të shkelura nga koha, kërkojnë ndryshime strukturash dhe raportesh, ndryshim të formave “burrërore”, ndryshim mentalitetesh, kërkojnë çlirim të gruas, një botë ku gruaja nuk duhet të jetojë vetëm përmes historizmit të rolit të paravendosur si krijesë e dobët .
Fjalë kyçe: topikë, heroinë, norma morale, karaktere.

Subject: Female heroin archery at Migjeni, Kadare, Kongoli dhe Koliqi
Argument: Have these creators, characters and feminine characters imagined or archithetically based created the real and bitter truth of their time?
Women’s behavior and its admission to Albanian literature as central heroine, always to clarify and interpret the role of her place in society has a distinct stance on all the four writers.
With literary orientation and formations at different times, they have tried to communicate to the reader the fallen, crazy, fatal, faded, unequal woman with the features and characters belonging to the Albanian reality that is followed by a time as crazy, fatal, faded and uneven. The essential object of the existence of women in these writers carries the motive of the typical female responding to “gender inequality”; “Theft of identity”; “Having and sensualizing violation”; “Noble and rejected”, “second sex”; “With ambushes that drowned and crushed”, “punishable”.
Authors build the heroine’s temptation over interpersonal relationships over time-worn moral standards, require changes in structures and relationships, change of “manly” forms, mentality change, seek women’s liberation, a world where women should not only live through history the role of predestined as a poor creature .
Keywords: topics, heroin, moral norms, characters.
Përballë kemi katër identitete letrare në ndërtimit të heroinës femërore përgjatë dy shekujve. Koliqi dhe Migjeni, janë shkrimtarë që sjellin në letërsinë shqipe femrën tipike që i përgjigjet, “pabarazisë gjinore”; “nëpërkëmbjes së identitetit”; “pasjes dhe shkeljes së sensualitetit”; “fisnike dhe e refuzuar”, “seksi i dytë”; “me ambicie që u mbytën dhe u shtypën”, “të dënueshme”.
Kadare dhe Kongoli janë dy shkrimtarë që ndërtojnë topikën e heroinës përgjatë marrëdhënieve ndërnjerëzore, e shfaqin atë në ndryshim raportesh, ndryshim të formave dhe mentalitetit. Kërkojnë çlirim të gruas duke i ikur rolit të paravendosur si krijesë e dobët.

 

Koliqi:
Gruaja vetësakrifikuese që shet trupin, është e vetme përballë paaftësisë së mashkullit për të reaguar , përjetojnë dramën më të madhe të ekzistencës njerëzore, ajo përballet në mënyrë të vetëdijshme me një vetësakrifikim të pashmangshëm, që do t’i shkatërronte rininë, që do t’i përdhoste personalitetin, por do ta ndihmonte të mos vdiste urie. Koliqi e njeh mjaft mirë psikologjinë e shqiptare dhe për këtë shpreh hapur kundërshtinë e tij ndaj stereotipit të përhapur të shqiptarit, e njihte kodin e vlerësimit, ndaj Diloca e tij bën pjesë në grupin e madh të personazheve femra që nuk është e privilegjuar nga fati, sepse ai nuk mund të jetë i ndryshëm për asnjë çast nga ai i femrave të shtresës që përfaqësojnë, fati i tyre është tashmë i përcaktuar. Diloca nuk mund të ndryshojë asgjë, është e pafuqishme, mbetet një zë i ëmbël. Diloca, pas një drame të rëndë dashurie të pamundur, strehohet në një shtëpi shkodrane të pasur, ku ndihmon nënën e Lecit në punët e shtëpisë. Ajo është e trishtuar, e trembur, pothuajse e përhumbur, për shkak të konflikteve të brendshme që i kishin tronditur shpirtin, si pasojë e shkeljes së zakoneve të maleve. Diloca “s’din me kallzue kurgja”, nuk mund të flasë e as të tregojë asgjë për atë të fshehtë që e mundon dhe që vetëm e ndryn përbrenda. Leci sheh te ajo vetëm një figurë e heshtur që këmbëngul vazhdimisht të mbetet e tillë, edhe pse ai fillon të mendojë se “nuk kishte me qenë marrí aqë e madhe m’u martue me shërbtoren teme… do t’i frymsojsha ndiesi të reja zemrës së saj që s’din… e të shifshim dashunin që tue lulzue në të me hovin e prandverave t’egra…” .
Diloca heq dorë haptazi nga mundësia e sigurt për një të ardhme të mirë, ajo e pranon realitetin ashtu siç është, i nënshtrohen me shpirt të zbrazur e të copëtuar nga brenga, nuk këmbëngul për rrugëzgjidhje, nuk i intereson më të gjejë një zgjidhje, çdo gjë do të ishte e kotë, sepse Diloca nuk do të mund të shijojë kurrë një jetë të re, ajo e ka humbur tashmë betejën e jetës së saj.
Te Koliqi figura femërore nuk ka maskë, ai hyn në thellësinë e shpirtit të femrës, në energjinë shpirtërore të pashuar të saj”. Te Koliqi femra shndërrohet në viktimë e pashmangshme e shoqërisë. Figura femërore është tepër tërheqëse, lë mbresa të jashtëzakonshme, por që fatkeqësisht shkakton vetëm dhembje dhe keqardhje për fatin e saj të nënshtruar ndaj ambientit të mbyllur e meskin dhe rregullave e ligjeve të egra kanunore të maleve shqiptare por kanë guximin të reagojnë, të përmbushin instinktin e tyre qoftë duke i dhuruar vetes pak momente gëzimi, qoftë duke i dhënë fund asaj lloj vuajtjeje që do ta shoqëronte pashmangshmërisht gjatë gjithë jetës.

Realiteti i maleve shqiptare është tepër i ashpër për brishtësinë e një femre, por ato janë rritur në këto male dhe e dinë mirë të fshehtën e tyre. Dramat familjare janë tepër të dhimbshme dhe procesi i vrasjes shtrihet deri në thalb të tyre, pa njohur asnjë kufi. Babai vret të bijën, vetëm sepse kodi zakonor e kërkonte këtë. Minja dënohet pa mëshirë, jo vetëm nga i ati, që “nuk kishte sy e faqe me dale në kuvend të burrave”, por edhe nga ambienti e shoqëria, “Kush mund t’i pritte pëshpëritjet e gojve të këqija të malit…”. Këto femra janë të përgatitura për atë që do të ndodhë, i dinë tashmë rregullat e ngurtësuara prej shekujsh në mendjet e shpirtrat e njerëzve, e prandaj janë të vetëdijshme për fatin e tyre. Një femër tjetër që pëson këtë shndërrim ekzistencial dhe që është e destinuar të prekë ekstremin tjetër vdekjeprurës është Mrika te novela Ke tre lisat. Në fillim e shohim si një vajzë të re që mbush shtëpinë plot jetë dhe hare, që ngjan me “një princeshë të mëshehun në petka katundarje,” por që shumë shpejt do të shndërrohet, sipas të njëjtave procese të brendshme, në një “shakë të ndytë, bastardhe e hore të keqe” që lypset vra si qen. Ajo nuk është më e ndryshme se të gjitha femrat e tjera, është gjashtëmbëdhjetë vjeçe, tepër e njomë për t’u përballur me një dramë aq të madhe, që do t’ia shuante dhunshëm ndjenjat që i flakëronin në shpirt e do t’i kushtonin gati edhe jetën. Përballë është figura e mashkullit, përherë si përcaktuesi i vetëm i fatit të saj. Dhe femra mbetet gjithnjë nën hijen e tij, kokulur dhe e nënshtruar, e gatshme të zbatojë çdo vendim, sepse në të kundërt do ta paguajë me jetën. Mashkulli është i vendosur, për t’i shkuar me gjakftohtësi deri në fund zgjidhjeve fatale, pa asnjë brejtje ndërgjegjeje, pa asnjë pendim, me bindjen e plotë se zakoni i maleve duhet respektuar. Zeka, i vëllai, “i a rrasi një grusht të madh në zemër” dhe pastaj “i a ngrehi pushkën në gjoks, i tërbuem”, vetëm sepse Mrika u përpoq të shpëtonte nga vdekja e sigurt Gacin, djalin që dashuronte. Femra e kopshtit të kujtimeve, nuk mungon te Koliqi, ajo vjen si imazh, si mendim, si ndjenjë . Mall e rrëmben, ajo ka mbetur ende gjallë që nga koha e moshës së humbur, duke treguar se e ka provuar ndjenjën, të cilën e ka ruajtur me shumë fisnikëri gjatë gjithë atyre viteve të gjata jete. Dhe tani, që ajo e ka pranë atë figurë të dashur të
rinisë, nuk mund të ndjejë veçse mall. Kjo do të thotë se femra e Koliqit është mbartëse e një bote të tërë shpirtërore.
Migjeni
Femra në psikologjinë e shqiptarit ka këtë konfigurim: Ndjenja të forta të sensit të nderit dhe idealin e shtëpiakes së përkryer. Femra që në folklor është e mveshur me imazhe floreale. . Migjeni dialogon me lexuesin e vet përmes thyerjeve të koncepteve konfiguruese të femrës me ndjenja të forta të sensit të nderit.
“Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, atë? Kë? Cilën? Cilën? – Atë! Njenën nga ato! – Po
cila asht njena nga ato? Ato jan shumë! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhetë nga ato?! Pse
ato janë shumë. Pse shumë ka meshkuj, shumë ka pare, prandaj duhet në numër relativ të kenë dhe trupna që shiten… Pra, kush asht njajo njena nga ato?
– Lulja, Lukja ! A s’e kujtoni Luken? S’e besoj… shtiheni… Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por këtu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon – fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni të ndershëm… Te mos kini, të mos kini frige se nuk do ju quej të pandershëm. Por ju, së paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime të Lukes, asht njësoj si me njoftë Luken vete. Jeta e tyne asht një. Të gjitha janë njësoj dhe të gjitha ju apin atë që kërkoni – me pare në dorë.
E Lukja e mirë, Lukja e mshireplotë – se ajo ishte njelloj hyjneshe – Lukja e dëshrueme me të vertetë askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qëllim të keq, vijshin vetëm me përcjellë ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente punë me të parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa lekë ke në xhep? – Katër. – Hajde, – i thoshte të dytit, të tretit e të katërtit me radhe dhe i çonte n’od të saj. E pra, taksa e saj ishte tre frangë. Por Lukja ishte ma shpirtmirë, ma humanitare se shum vetë të cilve ashtu i duhet me qen.”
Ato janë femra të vogla, në të gjitha kuptimet e mundshme, përballë botës femërore të trilluar në traditën letrare paramigjeniane, mbi të gjitha janë të vetmuara.
Ato janë të vendosura në Qytetin e veriut, në një “fshat qe don me u quejt qytet”, në rrugica te errëta dhe të pista, ato janë “malësore”, me “brekë legjendare mbi shtat”… “Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejnë kurvë, dhe mundoheshin ta zbusnin kuptimin e fjalës tue i thanë prostitutë, grue publike, grue problematike – me emna të cilët i kishin gjetë tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurrë fjalë të ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken kurvë. Te “Bukuria që vret”, stilizohet bukuria e ngrirë, e ngurtë e vdekur me mungesa të etnitetit, të degraduara, të humbura në mjedisin urban. Migjeni e përthyen madhështinë e heroinës së vet, në sprovat e ekzistencës ajo pëson tronditje shpirtërore që e shpie në rrëzimin e kodeve morale. Ai i zhvesh nga krenaria morale. Personazhet janë njerëz realë, jetojnë brenda shoqërisë dhe përballen me mekanizmat e funksionimit të saj. Ato kanë pikëpamje të ndryshme mbi jetën duke krijuar një filozofi tipike shqiptare, por edhe një dëshmi universale të qenies. Gruaja martirizon moralin për fëmijën, ndodh shkatërrimi i personalitetit të njeriut në kushtet e një shoqërie despotike. Lukja është çmendur. Ky lloj i jetës së Lukes është vetëm një dëshmi tronditëse që ofron qyteti në përballje me realitetin e kohës.
Kadare
Heroina komuniste që ndryshon prej lëvizjeve, rolit, normave, vlerave, ajo ofron kuptime të reja. Katrina te romani “Dasma” është përfaqësuese e njeriut dhe rendit të ri, ku gjinia është e parëndësishme sepse çdokush duhet të ishte në funksion të ndërtimit të ri. Katrina vishet me të gjitha parimet ideologjike të një sistemi të ri komunist. Katrina është shfaqja e ndryshimit ideologjik e cila me anë të saj realizon të gjithë revolucionin në konceptin e ri për femrën. Katrina hedh pas krahëve një dasmë prej kanuni, rreth vetës mbledh grupe sociale të ndryshme; mësuese fshati, tornitorë, studiues antropologjie, prania e të cilëve nënkupton ideologjinë e shpëtimit nga e vjetra. Katrina është femra kolektive, si grua ajo bëhet simbol i mbajtjes së femërores. Ajo përfaqëson modelin e ri të gruas shqiptare, emancipimi i saj lidhet direkt me përfshirjen në ndërtimin e Shqipërisë. As ajo dhe as gratë e tjera te Kadare nuk janë të plota. Në romanet e veta, Kadare shpreh adhurim për karakteret e grave, në thelb ato janë sublime.
Te Kongoli: “Shthurja” e variantit tradicional në ndërtimin e heroit letrar femër, ka të bëjë me përthyerjen e disa entiteteve brenda të njëjtit personazh, që sjell “copëzimin” e figurës së protagonistit. Kemi vënë re se personazhi nuk mbushet me tiparet e heroit letrar tradicional, me atribute identitare për t’u kthyer në një heroinë të qëndrueshme. Përkundrazi, autori i ndërton heroinat nëpërmjet atributeve asnjanëse e negative. Femrat kongoliane kategorizohen nëpërmjet: mungesës së guximit, forcës, trimërisë, janë mbartëse të veseve të tilla si: egoizmi, padija, fanatizmi, mbartëse të atributeve negative, si amoraliteti, lakmia, apo atributeve neutrale, si konfuzioni, vetë-urrejtja, etj. Heroina kongoliane është një personazh kompleks, i vështirë në dekodifikim, pasiv, i ftohtë emocionalisht, etj., ndaj edhe mund të konsiderohet si “hero” i dështuar ose i shëmtuar.
Personazhi femëror a heroina vjen nga shtesa e njerëzve “të humbur” pasi janë femra që kanë kaluar përvoja traumatike, vuajnë me dhimbje një ekzistencë pa kuptim dhe pothuajse pa motive bindëse për ekzistencën e tyre, i përndjek mendimi i vetëvrasjes që shfaqet më i rëndë se vrasja. Janë femra të vetmuara në aspektin fizik dhe shpirtëror. Disa nuk kanë familje dhe janë të izoluara. Heroina ndjehet inferiore ndaj të tjerëve dhe si e tillë është e përjashtuar. Nuk ka ndonjë formim fetar apo kulturor, përveç kësaj vuan nga ndjenja se është e shëmtuar fizikisht, vuan nga fakti se ushqen një prirje seksuale të panatyrshme ndaj gjinisë femërore. Për shkak të këtyre problemeve ajo ka një shkallë të ulët vetëvlerësimi, si një qenie në shkallën zero të zhvillimit mendor. Ndryshe nga personazhet e tjera ajo e ka shumë të zhvilluar ndjenjën e solidaritetit dhe të përkujdesjes për të tjerët. Por edhe këto janë shenja të një reflektimi për absurditetin e ekzistencës dhe neverisë ndaj jetës. Ndjenjat e absurditetit të qenies së tyre femërore, shpesh burojnë nga përvoja traumatike që ka pësuar personazhi nga e kaluara: vdekja e Anës, mikes së saj nga një plumb qorr, përdhunimi nga një bandë meshkujsh si dhe vrasja e dy vëllezërve në ngjarjet e vitit 1997, pastaj jeta e mbyllur në vilë duke iu shërbyer dy pleqve të vetmuar dhe të sëmurë, duke parë shkatërrimin e përditshëm të jetës dhe të fizikut të tyre etj. Për Parashqevinë vërtet shumë prej meditimeve dhe reflektimeve të saj afrojnë me meditimin ekzistencialist mbi absurdin e ekzistencës, por shkrimtari në vijimësi ka preferuar që këto reflektime e meditime t’i motivojë edhe përmes rrethanës sociale-politike në vazhdën e një realiteti të përthyer shqiptar. Ky tip personazhi është viktimë e dukurive që përshkuan tranzicionin e vitit 1997, nuk është thjesht njeriu, qenia moderne me dilema dhe dyshime ekzistenciale, por qenia e dhunuar barbarisht, e tronditur në thellësi të identitetit të saj, aq sa jeta e mëtejshme është e neveritshme për të. Një pjesë e mirë e rrëfimit është një retrospektivë mbi përvojat traumatike të së kaluarës, përvojë e cila eklipson jetën e tashme të personazhit. Parashqevia, femra me prirje seksuale të panatyrshme, që pëlqen seksin me femrat dhe meshkujt. Në këtë aspekt Kongoli tenton të sjellë në vëmendje ‘personazhin e përjashtuar” dhe ‘të persekutuar” për shkak të këtyre prirjeve. Në shoqërinë shqiptare kjo kategori e njerëzve jo rrallë bëhet objekt i paragjykimeve dhe sulmeve, siç ndodh me Parashqevinë e cila për shkak të marrëdhënies që kishte me Anën, pas vdekjes së saj megjithëse nuk kishte asnjë faj ajo bëhet objekti i një përdhunimi kolektiv nga një bandë që prihet nga vëllai i Anës. Në rrëfimin e saj mbi jetën e çiftit të pleqve që banojnë në vilë kemi disa motive: pleqëria, sëmundja, vdekja, solidariteti dhe përkujdesja ndaj njerëzve të moshuar etj.. që e thellojnë mendimin mbi ekzistencën, kuptimin apo absurdin e saj. Në fatin e dy pleqve Parashqevia sheh absurditetin e ekzistencës njerëzore, përballë fotografisë së martesës së tyre ajo konstaton dhe vuan hap pas hapi shkatërrimin e fizikut njerëzor, humbjen e dinjitetit fizik të trupit dhe pastaj vdekjen e tyre.
Heroina kongoliane, lëviz brenda tranzicionit dramatik të shoqërisë shqiptare, ajo është heroikja e pas 90 – ës që tregon historinë e kësaj kohe .
Në këtë kontekst, kategoria e personazhit femër është një karakter, një portretizim, më pak se një karakter historik, ajo shfaqet si funksion i ekzistencës. Heroina kongoliane është humbëse , e pashërueshme, ëndërrimtare, e dobët, me vese, e mbyllur, është e boshatisur nga vlerat e “personazhit me forcë individuale” .
Me heroinën e Kongolit, “tronditet” skema hierarkike e vlerësimit mbi personazhin që vjen si trashëgimi e të kaluarës letrare . Kjo “tronditje” shihet në dy aspekte dhe në dy estetikat krijuese, (moderniste dhe postmoderniste).
Heroina nuk thërret askënd , nuk ka afrimitet mashkullor , nuk di të jetë e dobishme , neverit veten , vë në dyshim ekzistencën e saj njerëzore , me shumë liri në shprehje
_____________________________
DR.ERMIRA YMERAJ: SKËNDERBEU SI PERSONAZH LETRAR
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=9151

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura