DR.FADIL MALOKU: ÇDO ‘KOMPROMIS’ I MËTEJMË NË RAPORT ME SERBINË, DO E FUNDOS SHTETNDËRTIMIN E KOSOVËS!

Prishtinë, 19 qershor 2018:
1. Në Kosovën e pasluftës, shkaqet e (mos)integrimit të serbëve dhe të ndërtimit të shoqërisë multietnike (Projekt i UNMIK-ut) do të duhej kërkuar në disa rrafshe, të cilat kalimthi vetëm do të mund t’i identifikonim me logjikën e rregulloreve dhe dekreteve që deri më sot nuk e kishin fuqinë e ligjit për ta iniciuar frymën integruese në praktikë;

a. Nivelin e rrafshit të mungesës së (Projekteve, ideve dhe shkurt strategjisë së detajizuar) interesimit jo edhe aq të theksuar të politikes dhe institucioneve kosovare për ta bërë atë me sinqeritet më të madh;
b. Nivelin e rrafshit të manipulimit sistematik të qeverisë së Beogradit me serbët lokal, vetëm e vetëm që të shantazhohet ideja e integrimit të tyre në institucionet e Kosovës. Shkak dhe mision ky që e ka Lista “Srpska” sot.

c. Nivelin e rrafshit të neglizhencës së qëllimshme, të faktorit ndërkombëtar (në këtë rast Brukselit, jo edhe aq të Uashingtonit), i cili me shumë është i interesuar që me “pazarin” e integrimit të serbëve, të loz “lojën” e integrimit të Serbisë në BE. Kjo duket edhe më absurde, kur e njëjta aleancë që Serbinë në vitin 1999 e kishte bombarduar rrufeshëm, ndërkaq, tani pas dy dekadave t’i bëjë oferta fascinuese integruese?!
2. Çështja e mbrojtjes së minoriteteve me fuqinë e ligjit, është një kërkesë e arsyeshme dhe e pranueshme që ndërlidhet edhe me standardet ndërkombëtare. Mirëpo, kur ideja e”mbrojtjes” paragjykohet përmes superprivilegjeve (çfarë në të vërtetë janë edhe me Kushtetutë), atëherë ajo bëhet pengesë serioze edhe për rregullimin e raporteve tjera shoqërore. Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave me së largu kanë shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet etnonacionale pakicë.
3. Serbia, ka kohë që është duke kërkuar një konsensus të brendshëm nacional, përkitazi “bisedimet finale” për Kosovën, qeveria jonë ka krijuar ad hoc një Platformë 9 pikëshe, me (një faqe e gjysmë!?), dhe mendon se do t’i rezistoj lehtë gjithë makinerisë diplomatike dhe konsensusit unik nacional serb!? Shpëtimi i vetëm i palës kosovare, janë interesat strategjike të miqve. Te cilët falë ndihmës teknike dhe asaj këshillëdhënëse mund ta mbajnë dialogun. Ndryshe, në Ballkanin edhe ashtu të trazuar në të ardhmen hapën opsionet tjera.., pse jo edhe ai i bashkimit të trojeve. Por, për këtë opsion kjo gjeneratë politikanësh nuk është e gatshme…Andaj duhet pasur shumë kujdes delegacioni i tanishëm qeveritar, se ku, çka dhe si po e bën ofertën e “kompromisit” në raport me Serbinë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura