BEHXHET Sh.SHALA: SHARTI I PARË I DEMOKRACISË – THYERJA E KURRIZIT PËR ATA QË NUK BINDEN!

(Prishtinë, 29. 08. 2012) – Republika e Kosovës është shtet i ëndrrave, shtet i përrallave në të cilën ëndrra vazhdon sikur që vazhdojnë edhe përrallat. Të gjitha ëndrrat nuk janë realizuar sikur që të gjitha përrallat nuk janë treguar! As ato vendore e as ato ndërkombëtare! Ndërkombëtarët nuk janë aspak të sinqertë! Në vend se të na tregojnë përralla të 1001 netëve po na tregojnë përralla për demokracinë, liberalizimin e viza dhe integrime europiane! Me tregimet e 1001 netëve së paku relaksohesh, me përrallat që po i tregojnë vendorët të përkthyera nga ndërkombëtarët për viza dhe miza vetëm sa depresionohesh!
Demokracia e brishtë me njerëz të prishtë
Në shtetet e reja, të vogla, të mjera ekonomikisht është e pamoralshme të kërkohet qëndrueshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje politike. Apo liderë me shtyllë kurrizore vertikale, me integritet personal, moral, kombëtar dhe njerëzor! Ose inteligjencë dhe intelektualë të vërtetë. Media të pavarura, profesionale dhe krijuese të opinionit të vërtetë! Shoqëri civile të moralshme dhe jograbitçare! Staf ndërkombëtarë me cilësi të përshkruara më lartë! Këto shtete zakonisht quhen Banana Republikë apo Pasul Republikë! Varësisht nga nënqielli dhe gjeografia ku janë vendosur dhe bëjnë përpjekje të mbijetojnë. Këto struktura dhe karikatura të lartpërmendura janë shenja identifikuese të një periudhe të quajtur koha e transicionit! Këto struktura apo karikatura janë bartës të një procesi shumë të rendësishëm i njohur si zhvillim dhe ndërtim i demokracisë. Për fillim përballemi me një demokraci të brishtë e cila me kalimin e kohës dhe “konsolidimin“ e saj shndërrohet në diktaturë! Diktaturë demokratike! Pikërisht koha e transicionit dhe demokracia e brishtë, veç e veç, është fushë pa kufi dhe mundësi e artë për strukturat dhe karikaturat e fillimit të këtij shkrimi që të pasurohen, pa e derdhur një pikë të vetme të djersës. Koha e transicionit, me një alkimi të përshpejtuar hajdutët, mashtruesit dhe kriminelët i veshë me pushtet, analfabetët i bënë me tituj shkencorë, spiujët dhe shërbëtorët e devotshëm i shndërron në patriotë edhe më të devotshëm, trutharët dhe pakurrizorët i bënë ministra, intelektualët i shndërron në miza kali, rrugaçët dhe të padijshmit marrin poste me rëndësi në kierarkinë e shtetit dhe të pushtetit! Transicioni krijon mundësi të ndërrimit të seksit, moralit, përkatësisë kombëtare, statusit shoqëror dhe të boshtit kurrizor! Koha e transicionit dhe demokracisë së brishtë krijon standarde afrikane me vlera europiane! Me një fjalë, demokracia e brishtë afirmon dhe promovon si edhe mbron njerëz të prishtë! E krijon një situatë kur organizimi shtetëror ndërtohet në baza fisnore duke e bërë standard nepotizmin dhe si rregull mbi rregulla provincializmin! Partitë shndërrohen në kope me vetëm me nga një ogiç dhe nëse ai sëmuret nga metili apo mozomamirë e hanë ujku ajo shndërrohet në diçka që realisht ka qenë, në një hiç! Fatmirësisht që këto që shkrova më lartë nuk ndodhin në Republikën e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur. Ku nuk ka kushte për kultivimin e bananeve dhe ku edhe pasuli importohet. Prandaj nuk mund të quhet as Banana Republikë e as Pasul Republikë! Sepse, të ishin të vërteta vetëm 0.5% ato që përmbanë teksti, me shpejtësinë më të madhe do të largohesha nga ky shtet dhe do të kërkoja strehim politik, ekonomik dhe faktik në një shtet që paraqet rëndësi të madhe për ne. Në shtetin e Syrinamit! Republika e Kosovës është shtet i ëndrrave, shtet i përrallave në të cilën ëndrra vazhdon sikur që vazhdojnë edhe përrallat. Të gjitha ëndrrat nuk janë realizuar sikur që të gjitha përrallat nuk janë treguar! As ato vendore e as ato ndërkombëtare! Ndërkombëtarët nuk janë aspak të sinqertë! Në vend se të na tregojnë përralla të 1001 netëve po na tregojnë përralla për demokracinë, liberalizimin e viza dhe integrime europiane! Me tregimet e 1001 netëve së paku relaksohesh, me përrallat që po i tregojnë vendorët të përkthyera nga ndërkombëtarët për viza dhe miza vetëm sa depresionohesh!

………………………………………..

PAKURRIZORËT E BANA REPUBLIKËS DHE ZEUSI DELL!

………………………………………….

Amnistim apo pushkatim
Pushkatimi si sanksion kundër jetës së njeriut është i ndaluar me ligjet pozitive në Kosovë. Edhe ndërkombëtarët kanë kontribuar për këtë. Pushkatimi moral dhe publik në Kosovë është i lejuar. Madje, merret si referencë për ndërtimin e karrierës politike si dhe përmirësim të statusit ekonomik. Edhe këtu na kanë ndihmuar ndërkombëtarët. Si këshilldhënës, monitorues me të drejta ekzekutive që në raste të caktuara vet ta bëjnë pushkatimin moral dhe publik deri në përjashtim apo margjinalizim. Figura më e pushkatuar moralisht dhe publikisht në Kosovë, që nga vitet 60-ta deri më sot ka qenë Adem Demaçi, Fitues i Çmimit Saharov, Doctoris Honoris Causa, Nderi i Kombit dhe Hero i Gjallë i Kosovës dhe çmime të tjera. Përmenda vetëm titujt që nuk fitohen lehtë dhe se ka pak personalitete në botë që i fitojnë këto ndere! Përmenda këta tituj me e bërë një krahasim se si trajtohen bartësit e këtyre titujve në vendet normale dhe si keq-trajtohet Adem Demaçi në Kosovën e paraluftës dhe të pasluftës. Adem Demaçin e kanë pushkatuar serbët para luftës dhe shqipfolësit që sot janë strukur në institucione të Kosovës dhe trajtohen 1000 herë më mirë se Crasy Baca, siç e cilësojnë disa sot në Kosovë! Ka qenë i mirë por burgu e paska bërë të veten andaj duhet ta falim, thonë pishpirikët e djeshit dhe kikirikët e sotit! Viktima e fundit e pushkatimit nga ndërkombëtarët është Veton Surroi i cili në vitin 1998 e pati pushkatuar publikisht Adem Demaçin për interesa politike dhe materiale në gazetën e tij private me titullin “Adem Demaçi kundër krejt botës“. Vetëm se kundërshtonte Konferencën në Rambuje ku u dhunua nga ndërkombëtarët dhe vendorët vullneti i popullit dhe e drejta elementare demokratike për fjalën e lirë! Për të cilën pushkatuesi Surroi deklaronte se është kryevepra e tij jetësore! Adem Demaçin e ka pushkatuar edhe “disidenti” Kadare që iku nga “dhuna“ e Enver Hoxhës së vdekur të cilit i kishte shërbyer për së gjalli me të vetmin qëllim që të fitojë Nobelin. Adem Demaçin e pushkatuam ne që në kohën kur duhej të luftonim për lirinë ikëm në përpjekje për ta shpëtuar prapanicën tonë si pjesën më të vlefshme dhe më të mençur të trupit tonë! E pushkatuan Holbruku, Gelbarti sepse nuk pranojë ta quante UÇK-në ushtri terroriste. Ndërkaq Vetoni dhe Ismajli nuk u pushkatuan nga ndërkombëtarët. As Himë Gova sepse ishin në të njëjtat linja të vlerësimit të UÇK-së si organizatë terroriste! Adem Demaçin e pushkatuan politikanët trutharë të Kosovës duke e akuzuar se me propozimin për Ballkaninë po e kthen Kosovën në Serbi dhe se po na bënë bashkë me “vëllezërit serbë”. Këta pastaj pranuan Rambujenë dhe të gjitha bisedimet si dhe të gjitha pakot, të Ahtisarit, të Koshtunicës dhe të bugarit! Adem Demaçin e pushkatuan moralisht dhe publikisht, titistët, komunistët, enveristët, stalinistët, revizionistët, lpkistët, farkistët, uçkistët, nacionalistët, hapsanexhinjt, kalemxhinjt, hoxhallarët , patriotët me bateri dhe Millosheviqi në Serbi! Por është një forcë qiellore që atyre që kanë bërë padrejtësi tokësore u dërgon aktgjykime hyjnore! Nuk e bëra ta mbroj Adem Demaçin se as unë nuk e kam lënë shumë rehat por me shembuj konkret desha ta ilustroj se ç’u bë me ata që pushkatuan pa të drejtë Adem Demaçin. Disa u pushkatuan edhe fizikisht ndërsa disa u pushkatuan moralisht dhe publikisht nga vet ata, me urdhër të cilëve pushkatohej Adem Demaçi. Rasti eklatant është Veton Surroi, i pushkatuari i fundit nga ndërkombëtarët i cili, për t’u hyrë në qejf ndërkombëtarëve nga grazhdi i të cilëve pasurohej e pushkatoi Adem Demaçin në dhjetra-mijra ekzemblarë!
Kur dikush nuk pajtohet me ndërkombëtarët të cilët në Kosovë llogariten si vendimmarrës në pushkatimin publik dhe moral atëherë kanë vetëm dy mundësi:
1. të pushkatoheni dhe të përjashtoheni përfundimisht nëse nuk pajtoheni kurrsessi.
2. të dënoheni me pushkatim moral dhe publik nëse nuk pajtoheni mirëpo të amnistoheni nëse “kthjelleni“ me kohë dhe pendoheni.

Hasha “muskuloz” s’lshon pe!

……………………………………………………………

Duket se i pushkatuari i fundit mund të jetë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së dhe kryetar i Prishtinës. Sepse nuk po pajtohet me bisedimet politike me Serbinë dhe me krijimin e një Ekipi të Unitetit. As që Atifete Jahjaga të mbetet në postin e presidentes. Prandaj, ndërkombëtarët që e kanë standard demokratik pushkatimin moral dhe publik të gjithë atyre që i kundërshtojnë i kanë mbushur armët. Po e akuzojnë Isain se me bllokimin e ndryshimeve të reformave zgjedhore dhe kushtetuese po shkakton krizë institucionale e të cilën ndërkombëtarët nuk e durojnë në këtë fazë të procesit politik. Këto reforma janë vetëm paralojë mashtruese e ndërkombëtarëve në kohën kur të gjitha forcat janë përqëndruar në bisedimet e ardhshme politike me Serbinë për Veriun dhe pjesët tjera të Kosovës. Po kërkohet koncensus apo qëndrim unik për bisedime në ndërkohë që nuk lejojnë koncensus apo përafrim të qëndrimeve për bashkimin me Shqipërinë psh.! Në fund të fundit pse detyrimisht duhet të pajtohen të gjithë për bisedime me Serbinë ?! Çka ka këtu demokratike në këto imponime apo kërcënime që i janë bërë dje Hashimit, sot Isës e nesër mozomakeq Gjetit! Nga ndërkombëtarët! Nuk bëhet kijameti nëse edhe shkohet në zgjedhje të parakohshme sepse, së paku do të pastroheshin disa gjëra. Në radhë të parë do të pastrohej Kuvendi i Kosovës ose me fjalë më të buta do të bëhej dekriminalizimi i një pjese të këtij Kuvendi! Pastaj, nuk është fati i Kosovës i ndërlidhur me faktin se Atifete Jahjaga me çdo kusht duhet të mbetet në postin e presidentes! Delli iku (mos u ktheftë kurrë as si hije) prandaj çdo marrëveshje mund të rishikohet! Nëse është në interes të Kosovës! Nëse ndërkombëtarët gjithmonë kanë pritur Serbinë deri sa i kanë përfunduar zgjedhjet lokale, të përgjithshme dhe presidenciale, deri sa është formuar Skupshtina serbe dhe Qeveria, deri sa Zhivadinka u martua me Millutinin dhe pastaj edhe një kohë shtesë në përcjellje të shtatëzënisë së Zhivadinkës pse nuk na presin edhe neve t’i kryejmë disa punë tona të brendshme? Pse e tëra kjo nguti që pala kosovare të pranojë çdo gjë dhe në çdo kohë! Pse kjo domosdoshmërisht duhet të ndërlidhet me mandatin e Eshtonkës dhe Hillarit? Pse duhet Hashimi dhe Isai t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit për të përmbushur “blickrigun” e ndërkombëtarëve që na kanë futur në senduiç dhe bëjnë eksperimente me ne? Apo t’i shkojmë për vije pallavraxhinjve të Beogradit që thonë se Thaçi është kriminel lufte dhe se me te nuk do të bisedohet dhe të cilët na ofrojnë autonomi të shkallës më të lartë?! A na ka mbetur një çikë morali apo njerëzie? Ose një pikë dinjiteti! Duhet të mësohemi se nuk mund të mendojmë të gjithë njësojë. Dhe nuk duhet! Po, duket se Isait i kanë mbetur 1 dhe 2. Nëse qëndron në pozitën nr.1 atëherë pas pushkatimit moral dhe publik që po i bëhet do të eliminohet nga skena politike. Nga miqtë ndërkombëtarë! Do ta gjejnë një tjetër në LDK që do të përcaktohet për variantin 2. Të tillë ka sa të doni në LDK. Presin në radhë dhe janë në gjendje t’i bëjnë bërrylat copë e grimë vetëm të marrin postin e Isës. Mirëpo, mundet Isa ta ndërrojë numrin 1me 2 dhe atëherë edhe mund të amnistohet! Mund të shpëtojë nga ekzekutimi! Ta shohim. Jam i bindur se, në fund të fundit të gjithë do të zbuten. Nëse jo si individë atëherë si subjekte politike gjithsessi. Kam frikë se Ismet Beqiri do të mund të bënte një hata të madhe. Disi si Oso Kuka në Vraninë. Oso Kuka në Vraninë, Ismet Beqiri në Prishtinë! Në një shkrim të mëparshëm pata shkruar se: ”oj Kosovë ta lufsha syrin, s’guxon kush me ta shkelë kufirin, pa e vra Ismet Beqirin“. Kam pasur shumë qortime pse kam shkruar fjalë aq të forta për Ismetin! Dikush thoshte se të ka blerë Ismeti me një kafe në Rings ose kam shkruar për të shkaku se jam dhëndërr i Kodrës së Trimave. Nuk është e vërtetë as e para, as e dyta. Nëse po i përcillni deklaratat e fundit të Ismetit atëherë po del se kam pasur plotësisht të drejtë! Forza Ismet! Ke ardhë në situatë; ja hunin, ja tirqit! Lufto për tirqit sepse hunin e ke kur të duash!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura