Prishtinë, 3 mars 2019: Për sociologun Fadil Maloku, skenës politike gjithëshqiptare sikur ajri është duke i munguar një ide dhe vizion i ri qytetarie.
“Në Kosovë matrapazët e ‘paqes’ dhe të ‘luftës’, më s’do mund t’i diktonin as ‘shpejtësitë’, e as kahet e emancipimit tonë: POLITIK (se: dështuan me koncesione ndajë Serbisë!), EKONOMIK (se: na gjunjëzuan me varfëri!), SOCIAL (se: na mbajtën në burg kolektiv!), USHTARAK (se: na e vonuan skajshmërisht ushtrinë!) e KULTUROR (se: na e i bënë mish mash vlerat dhe traditën!)”, ka thënë ai.
Ai është marrë edhe me Shqipërinë.
“Kurse, në Shqipëri narkofobët dhe oligarkët socialistë (shih ti absurdin; si ideologji na e shesin barazinë sociale; kurse, si filozofi pabarazinë sociale!?) Sot dhe nesër, ngadalë por, sigurt po fillon etapa e vetëpastrimit të politikës së matrapazëve dhe injorantëve. DILEMË,e vetme mbetet: shkallarja e gatishmërisë qytetare, andej e këndej kufirit (artificial)”, – ka thënë ai në një postim në profilin e tij në Facebook.
Postime të Lidhura
BLLOKIMI I QËLLIMSHËM I KËRKIMEVE TË NAFTËS NË SHQIPËRI
BLLOKIMI I QËLLIMSHËM I KËRKIMEVE TË NAFTËS NË SHQIPËRI Nga Prof. Asoc. Dr. Vangjel Kici, Toronto (Kanada), 17…
GJOKË DABAJ: 11 PRILLI, DITA KUR U SHUA HEROI I FUNDIT I NJË BOTE TË RE
Durrës, 11 prill 2017: Më 11 pril 1985 vdiq Enver Hoxha. Më 11 prill 2017 nuk ka asnjë…
DR.JAKUP KRASNIQI: PO ISHTE DHE ËSHTË KEQ?! PO ÇKA ËSHTË MIRË?
Prishtinë, 19. 11. 2015: Për dike ISHTE keq dhe vërtetë ISHTE keq, kur u hodhën vezët mbi Kryeministrin…
ARIF EJUPI: ROLI I PREDIKUESVE SHQIPTARË NË LUFTËN E FUNDIT ME SERBINË I PAKONTESTUESHËM
Gjenevë, 27 mars 2017: Predikuesit shqiptarë të konfesionit, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë njihen kudo në botë për bashkëpunim…