DR.JAKUP KRASNIQI: DEGRADIMI I SHTETIT NGA KOALICIONI QEVERISËS!

Prishtinë, 15. 12. 2015: Kur njeriu i përcjell zhvillimet politike në Kosovë, sidomos në gjysmën e dytë të këtij viti, brenda e jashtë Kuvendit e ka të vështirë t’i kuptoj këta njerëz që janë gjetur në krye të shtetit! Prej nga gatishmëria për të biseduar me armikun me të cilin i ndajnë lumej gjaku, e në anën tjetër, mos interesimi për tu ulur në tryezën e bisedimeve me njerëzit që flasin të njëjtën gjuhë dhe më të cilët nuk kanë as pika gjaku në mes?! Kjo vërtetë na bënë sui generis, si njerëz, si politikë e si institucione. Kur njeriu bënë edhe analiza të tjera, s’ka si mos të vjen në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me disa probleme të mëdha, të cilat kështu siç janë, vështirë se do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për vendin dhe qytetarët e tij.
Një nga arsyeje duhet të jetë: Pse në krye të institucioneve më të larta të vendit (siç është Presidentja dhe Kryetari i Kuvendit), kemi njerëz jo kompetent, që do të thotë nuk dinë t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësit e tyre Kushtetuese.
Një arsye tjetër dhe më kryesore është se: Shefat e partive të koalicionit qeverisës janë ata që po diktojnë veprimet me një pa përgjegjësi të madhe edhe duke i diktuar institucionet më të larta të shtetit. Pra kemi të bëjmë me jo kompetencën e institucionit përfaqësues të shtetit (Presidenten) dhe të institucionit më të lartë të shtetit (Kryetarit) të Kuvendit dhe pa përgjegjësinë e Kryeministrit e të zëvendësit të tij.

Ka edhe faktor të tjerë të cilët në vend që të bënin thirrje për një dialog konstruktivë, kanë marrë anën që nuk do të duhej të merrnin. Këto politika janë tepër të ngjashme me ato të vitit 1913, natyrisht tani kemi një kontekst krejt tjetër politik, por shikuar në aspektin gjeopolitik, disa zhvillime janë gjithsesi shumë të pafavorshme. E përbashkët e këtyre ngjarjeve vazhdon të jetë: sakrifikimi i shqiptarëve për paqen e të mëdhenjve?!
Vërtetë, për çdo njeri që mendon me krye të vet e pa ndonjë interes meskin, nuk ka si mos të pyes vetveten: Prej nga ky vullnet kaq i madh i koalicionit qeverisës për të mbrojtur marrëveshjet e dëmshme. Madje prej nga ky vullnet i përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës, deputetëve të Kuvendit, për të shndërruar Kuvendin e Kosovës në laborator gazrash, në reparte policore, ku deputetët i nënshtrohen një kontrollimi tepër denigrues për secilin prej tyre?! Kjo do të duhej të ishte një temë për një debat përmbajtësor në radhët e deputetëve të pozitës qeverisëse, por jo, ata po debatojnë për përjashtimin e opozitës?!
Duke i dëgjuar në diskutimet e tyre deputetët e koalicionit në orët e mbrëmjes, kjo formë e të menduarit nuk mund të cilësohet ndryshe, por vetëm si tirani e numrave e cila nuk ka lidhje me demokracinë parlamentare, por thënë më se buti është një përgatitje për një despotizëm aziatik. Deputetët e kanë një përgjegjësi edhe për të parë “përtej bjeshkës” dhe nuk duhet të udhëhiqen nga qeveritarët e pa përgjegjshëm. Ata duhet ta disiplinojnë qeverinë!
Këto fotografi që po i shohim përditë flasin për një situatë të ndërlikuar në të cilën ndodhemi si shtet i pa konsoliduar, dhe janë më shumë se të dhimbshme!
Kjo që po ndodh në vendin tonë, me njerëzit tonë e për njerëzit tonë është më shumë se e frikshme!
A ka kush që i ndalë këto trende degraduese në shoqërinë shqiptare?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura