PASHTRIKU: SKANDALOZE – HASHIM THAҪI, KRYETARIN E KUVENDIT JAKUP KRASNIQI E QUAN JAKUPOVSKI NDËRSA SAMI LUSHTAKU E SHAN ME NËNË DHE QUAN QEN!!!

(Pashtriku.org, 29. 11. 2012) – Sot janë publikuar disa përgjime telefonike të zyrtarëve më të lartë të Qeverisë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilat shokojnë opinionin publik me gjuhën e përdorur gjatë bisedave të tyre. Pas bërjes publike të përgjimeve telefonike, ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë akt, duke e quajtur falsifikim dhe të paligjshëm, si dhe ka kërkuar ndriçimin me urgjencë të këtij akti skandaloz dhe kundërligjor. Ndërkaq EULEX-i ka konfirmuar se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të falsifikuara (montuara), dhe se kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar. Janë publikuar disa biseda telefonike të Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci me Kryeministrin – Hashim Thaçi, me Shefin e SHIK-ut – Kadri Veseli, me Kryetarin e Komunës së Skënderajt – Sami Lushtaku dhe Ministren për Integrim – Vlora Ҫitakun.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë bisedave me shefin e grupit parlamentar të partisë së tij, Adem Grabovci, kryetarin e kuvendit Jakup Krasniqi e quan “Jakupovski”, derisa heziton të shkojë në Malishevë për të mbajtur një fjalim në 12-vjetorin e PDK-së nga frika se mos po “ia gjigav kush”.
Në një e-mail, që u është dërguar medieve, janë përgjimet telefonike të regjistruara në audio, dëgjohen duke biseduar zyrtarët më të lartë të PDK-së, përfshirë edhe ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli me Adem Grabovcin.
Në një bisedë tjetër dëgjohet duke folur Vlora Çitaku me Adem Grabovcin. Ajo thotë se sa të jetë Jakup Krasniqi do të jetë problem, ndërsa Grabovci i kërkon t’i punësojë dikë si praktikant në Ministrinë e saj.
Biseda më shokuese duket të jetë në mes Adem Grabovcit dhe Kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, të cilët nuk i heqin nga goja të sharat në adresë të Jakup Krasniqit. Samiu e shanë më “nanë” Jakup Krasniqin dhe e quan “qen” atë dhe e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkon partia. 

*   *  *

Pas bërjes publike të përgjimeve telefonike, ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila e ka dënuar këtë akt, duke e quajtur falsifikim dhe të paligjshëm, si dhe ka kërkuar ndriçimin me urgjencë të këtij akti skandaloz dhe kundërligjor. Ndërkaq EULEX-i ka konfirmuar se përgjimet telefonike të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe zyrtareve tjerë të lartë të PDK-së, nuk janë të falsifikuara (montuara), dhe se kanë të bëjnë me një proces gjyqësor që ende është duke vazhduar.

Më gjerësisht dëgjoni bisedat e përgjuara telefonike:

*  *  *

Përgjim Telefonik: Hashim Thaçi me Adem Grabovcin 1 – 2

……………………………………………….

……………………………………………….

Përgjim Telefonik: Sami Lushtaku me Adem Grabovcin

…………………………………………………….

Përgjim Telefonik: Vlora Qitaku dhe Adem Grabovci

………………………………………………….

Përgjimi Kadri Veselit me Adem Grabovcin

_____________________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura