DR.JAKUP KRASNIQI: MAKTHI DHE TMERRI I EUROPËS ISHTE POLITIKA PËR SERBI TË MADHE

Prishtinë, 18. 10. 2104: Vuçiq thotë: “Njerëzit që thonë se Shqipëria e Madhe është makthi ynë, kanë absolutisht të drejtë. Por ky nuk është vetëm makthi ynë, është makthi i Europës, makthi i gjithë njerëzimit, e ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ta parandalojmë atë. Shpresoj se shqiptarët normal do ta kuptojnë këtë porosi”.
Kujt po ia tregon këtë përrallë Vuçiçi, pse ai nuk e kthen kujtesën e tij vetëm pak vite pas, kur ishte nxënës i zellshëm i Sheshelit dhe i Millosheviqit dhe pastaj për ti kujtuar veprimet e tija në mesin e paramilitarëve, atëherë kur të njëjtën gjë e thoshte për shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. A mos po kujton ai se të tre popujt e përmendur i kanë harruar jo makthet si thotë ai, por tmerret e një lufte fashiste me të gjitha parametrat e gjenocidit të egër! A kujton ai se Bota demokratike dhe ne si pjesë e saj i kemi harruar barbaritë e ati pushteti e të atyre njerëzve që edhe sot e qeverisin Serbinë? Liderët shqiptarë të Kosovës, gjatë këtyre viteve, shumë gjera i kanë heshtur, kanë shikuar përmes gishtërinjve, duke besuar se me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, do të pendoheni, në rend të parë me të kaluarën tuaj kriminale, se jeni penduar e shkëputur nga ajo ideologji antinjerëzore, tmerruese për të gjithë jo serbët e ish federatës jugosllave, e në mënyrë të veçantë për shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi. Të cilët për gati një shekulli i ishin nënshtruar një politike shfarosëse, por më mirë nuk kaluan as boshnjaket e kroatët.

NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!

Këtu nuk po ua përmendi edhe fatet tjera, se politika shoviniste serbe, ishte fajtore edhe për Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Historia regjistron gjithçka e nuk harron asgjë. Pra, politika serbomadhe ishte tmerri e makthi, në rend të parë, i popujve që një kohë kishit bashkëjetuar, por edhe Bota demokratike u tmerrua me krimet tuaja të kryera në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci e më pas edhe në Kosovë.
Jo zoti Kryeministër, as ne e as Bota nuk mund t’i harron luftërat e tmerret që ua keni shkaktuar njerëzimit gjatë shekullit XX. Madje kush je ti, që shqiptarët i ndan në “normal” e jo normal.
– A e shikon fytyrën tuaj në pasqyrë?
– Po, ti a e ke pyetur veten se vërtetë a je normal?
– Pse nuk e thua asnjë fjale, për thirrjet e bashkëkombëseve tuaj për vrasjen, tjerrjen e zhdukjen e shqiptarëve?
– Që u brohorit për më shumë se dyzetë minuta në Beograd?
– Aty ishte edhe shefi yt dhe heshti!
Dhe krejt këtë po tentoni ta e mbuloni me flamurin ku ishte një hartë e trojeve shqiptare. Me veprimet tuaja, me zellin tuaj për tu kapur pas atij flamuri, tregoni se ju jeni organizatori i gjithë hallakamës që ka ndodhur atë ditë në Beograd?! Me këtë budallallëk që e thua. Ti po të ishe normal, do ta ndjeje një fije pendimi, për krimet që ideologët tu ju shkaktuan popujve të tjerë jo serb, në shtëpitë e tyre!? Po të ishit normal, ju do të duhej të heshtnit, pas ndeshjes se futbollit të zhvilluar në stadiumin e Partizanit në Beograd.
Po shpresoj, se këtë fushatë fashiste që keni filluar në Beograd, veç të tjerëve janë duke e shikuar, Brukseli e Uashingtoni.
Ndërsa liderët shqiptar, nuk duhet ti shtinë veshët në lesh, siç kanë vepruar gjatë gjithë viteve të shekullit XXI!? Për ta dhe popullin e tyre, ju po u bini kambanave të alarmit. Ata duhet të jenë të vëmendshëm, ose duhet ti thonë popullit se janë të pa aftë ta drejtojnë në këto kohë të vështira.

………………………………………………………….

NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG, SH.B

Rijedan snimak Šešelja i Vučića iznad Sarajeva 1995

Dokazi Omera Isovića o učešću Aleksandra Vučića u ratu u Hrvatskoj

TOMISLAV NIKOLIĆ POLAZHE ZAKLETVU ZA ČETNIČKOG VOJVODU NA ROMANIJI 1993

Vojislav Šešelj: Aleksandar Vučić bio je srpski dobrovoljac na Jevrejskom groblju u Sarajevu

======================
VOJISLLAV SHESHELJ: Ako sam zločinac, i Toma je…
http://www.vesti.rs/Vojislav-%C5%A0e%C5%A1elj/Ako-sam-zlocinac-i-Toma-je-2.html

*   *   *
Tužba protiv Nikolića i Vučića zbog zločina u Bosni
http://www.vesti-online.com/Vesti/Ex-YU/379081/Tuzba-protiv-Nikolica-i-Vucica-zbog-zlocina-u-Bosni
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura