DR.JAKUP KRASNIQI: NJË ËSHTË SHQIPËRIA

Prishtinë, 22. 10. 2014 – Shkrimi është i bazuar në dëshmi historike të verifikueshme, fillin e ka në vitet 90 të shekullit të shkuar, është ripunuar pas luftës çlirimtare (1997 – 1999). Shkrimi nuk është i plotë, por kjo pjesë, në një masë i përgjigjet aktualitetit. Politika shqiptare sot nuk është duke u marr për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Shprehja “Shqipëri e Madhe”, është krijuar nga armiqt e Shqipërisë e të shqiptarëve. Se a do të jetojë ideja e Shqipërisë etnike, kjo nuk varet vetëm nga shqiptarët. Varet shumë, nga politikat që do t’i udhëheqin kombet e mëdha të Ballkanit (Grekët, Bullgarët, dhe Serbët). Nëse të tjerët heqin dorë nga politikat shoviniste, për dëbimin, shfarosjen e shqiptarëve, “deri sa këta të zhduken”, nuk do të ketë arsyeje që ne shqiptarët ta kthejmë shekullin e XIX. Por nëse ndiqen politikat, ato që i pamë dhe dëgjuam në Beograd e shpesh dëgjohen në Athinë, mos pritni as nga shqiptarët që të ndjekin politikën e nënshtrimit, ashtu siç po kërkojnë disa “intelektualë” kozmopolitë shqiptarë. Shqiptarët shumë herë deri më tani kanë dhënë shembuj se janë për një partneritet të ri në Ballkan, me tri shtyllat tjera të Ballkanit, por ata duhet ta kuptojnë se shqiptarët, siç thoshte Ismail Qemali, janë shtylla e katërtë. Vetëm këto katër shtylla do ti japin, qetësinë dhe sigurinë Ballkanit tonë. Ne, shqiptarët jemi për paqe, siguri, zhvillim dhe partneritet. Jemi për vlera europiane, por nuk jemi për nënshtrim qyqar.


Lexoni shkrimin e premtuar:
NJË ËSHTË SHQIPËRIA

Çështja shqiptare është e gjer dhe komplekse. Është një çështje kaherë e shtruar për zgjidhje dhe kërkon zgjidhje të drejt e të qëndrueshme. Një zgjidhje të drejtë, por të pjesshme shqiptarëve iu ofroi lufta çlirimtare e organizuar nga SHP i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rrugë që nuk u pasua në përmasat meritore pas qershorit të vitit 1999 me procedura demokratike të kohës. Tani kemi një dokument të një kompromisi të dhimbshëm të njohur ndërkombëtarisht më të cilin nuk do të merrem kësaj radhe. Në këtë shënim të shkurtër do të ndalemi rreth emërtimit dhe shtrirjes së trojeve shqiptare në Ballkan. Kjo çështje si problem në vete na del sidomos pas viteve 1912-1913, bash atëherë kur për gjysmë qe ndër Shqipëria nga një Konferencë, vendimet e së cilës nuk u përfillen, veç vendimit për copëtimin e Shqipërisë Etnike. Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër arritën ta kufizojnë Shqipërinë me shqiptarët në tërë kufirin e saj kontinental. Këtu fillon laramania për emërtimin e trojeve dhe te popullit shqiptar, laramani që është në përdorim edhe sot e kësaj dite. Para viteve të përmendura për të gjitha trojet shqiptare në Ballkan ka pasur një emër – Shqipëri. Këtë e vërtetojnë burimet historike si të lindjes ashtu edhe të perëndimit. Për një Shqipëri kanë shkruar edhe rilindësit tanë të urtë
Termi „Shqipëri e madhe“ është pjellë sidomos e shovinizmit serbomadh i cili më 1912-1913 pushtoi e mbajti të okupuar Kosovën deri në qershorin e vitit 1999. Ky shovinizëm me të tjerët për rreth çdo perpjekjeje të shqiptarëve për bashkim kombëtarë e quajten përpjekje për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Në të vërtet shqiptarët as kanë kërkuar, as kanë luftuar e as kanë hartuar plane dhe elaborate për të rrëmbyer toka të huaja e as për të rrobëruar e shfarosur popuj të tjerë. Me fjalë të tjera kërkesa e shqipëtarëve për bashkim kombëtarë, për rruajtjen e tërësisë tokësore, s`mund të cilësohen si kërkesa për krijimin e Shqipërisë së Madhe, veçse kërkesë për krijimin e një Shqipërie Etnike, aty ku shqiptarët edhe sot janë shumicë.
Besoj se faktet që do t`i sjellim më poshtë e që janë burime të jashtme, do ta vërtetojnë atë që tham më lartë. Historiani Freng, Philippe de Mezieres, në një vepër të tij të shkruar pas betejës së Kosovës 1389 shkruan:
“Me mëshirën e zotit u pengua shpata e Muratit. Në këtë vit (1389) sulltani pësoi disfatë plotësishtë në Shqipëri“. Kjo do të thotë se shqiptarët jo vetëm morën pjesë dhe luftuan heroikisht në atë betejë ne Betejen e Kosoves, por ajo u zhvillua në trojet e tyre, ne Shqiperi, pra as heroizmi i Milosh Kopiliqit nuk qe i rastësishëm. Millosh Kopiliqi, edhe pse më vonë do të përvetësohet nga serbet si hero i tyre kombëtar, ai ishte shqiptar nga Kopiliqi i Drenicës. Kurse një burim osman i fundit të shekullit XIV, tokat shqiptare i ndan në 10 sanxhaqe:
1.Shkodra,
2. Ohri,
3. Vlora,
4. Janina,
5. Elbasani,
6. Delvina,
7. Shkupi,
8. Dukagjini,
9. Vushtria,
10. Perzereni.

Në të mirë të kësaj është edhe dëshmia e gjeografit dhe e udhëpërshkruesit, që ndoshta ishte edhe nënpunës i lartë në administratën osmane, Elvia Çelebiu i cili në vitet 1660-1662 ishte për inspektim (udhëtim)në Elajetin e Rumelisë, ishte edhe në Shqipëri. Në veprën e tij udhëtimi shkruan: “Lumi llab (Llapi) që kalon nëpër fushën e Vushtrisë, vjen nga Shqipëria (Arnavutlluku)”.
Nga kjo del se si rrjedha e sipërme e lumit Llap, edhe fusha nëpër të cilën kalonte ishte Shqipëri. Edhe një dokument Anglez i fundit të shekullit XVII, ardhjen e gjeneralit austriak Pikolomin e përshkruan kështu:
“Pikolomini edhe pse nën ethe, vazhdon udhëtimin për Prezeren ku pritet nga arqipeshkëvi i Shqipërisë dhe patriku i kelmendasve”.
Këtu me siguri është fjala për pjetër Bogdanin tonë të famshëm. Edhe kufijtë që përshkruhen nga udhëtarët e shek XIX J.G.Han dhe H Bue përfshijnë kryesisht tokat që ishin të banuara me shqiptar edhe para shek XIX, por që janë edhe sot. I solla këto fakte për të dëshmuar se para viteve 1912-13, Shqipëria ishte e pushtuar por s`ishte e coptuar.

* * *
(Shkrimi i plotë gjindet në librin: Pavarësia si kompromis”, i botuar në vitin 2010, nga SHB – Buzuku.)

 ……………………………………………………….

(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura