DR.JAKUP KRASNIQI: PO ISHTE DHE ËSHTË KEQ?! PO ÇKA ËSHTË MIRË?

Prishtinë, 19. 11. 2015: Për dike ISHTE keq dhe vërtetë ISHTE keq, kur u hodhën vezët mbi Kryeministrin e Kosovës dhe qeveritarët e tjerë, E LAJM U BËNË VEZËT E JO ATO QË DUHEJ TË BËHESHIN LAJM – MARRËVESHJET KOMPREMITUESE PËR SHTETIN E KOMBIN, ME ATA QË E DUAN VDEKJEN TONË SI KOMB E SI SHTET. Por duhej disi të tërhiqej vërejtja se gjera të këqija po bënin për vendin, Kryeministrat e Kosovës në Bruksel. Nuk mund të them se opozita zgjodhi mjetet e duhura, por qeveritarët nuk po kanë arsye tjera përgjegjësie e komunikimi.
Është keq, se ky lajm (lajmi për marrëveshjet) që do të kenë pasoja afatgjata u heshtën e po heshtën edhe nga media e alamet drejtuesish të televizioneve (“kombëtare”) dhe analistë, e në të njëjtën kohë merren me vezët e gazin lotsjellës në Kuvend. Njerëzit e pushtetit të katërt, ndoshta nuk po duan ta shohin buallin, ndërsa miza u bëhet jo buall por bjeshkë! Ndoshta kanë frikë, ndonëse frika nuk prodhon në asnjë formë progres, por as nder e dinjitet njerëzor e kombëtar për as një njeri. Ndonjëri bënë thirrje për veprimin e shtetit, të shtetit që jo pak herë e kanë sharë deri më tani dhe në forma të ndryshme e kanë ndihmuar ketë degradim?! Kërkojnë veprimin e shtetit demokratikë apo tiranik, tani nuk po i kuptoj? Apo janë mësuar me tirani totalitare!

Po ishte keq, bile shumë keq, se u hodhën bombola gazi lotsjellës në Kuvend.
Pse?
Sepse e heshtën HUMBJEN E GATI 10.000 HEKTARËVE NË KUFIRIN ME MALIN E ZI, se pak toka paskemi humbur deri më tani në raport me fqinjët. Po si duket dikush e ka kujtesën e mizës! Ata po e shohin tymin që zhduket brenda minutash ndërsa 10.000 hektarët e humbur po u bëhen fluskë sapuni para syve te mbyllur vetëvullnetshëm?! Veç kësaj ne, ende nuk e dimë dhe as që po dëshirojmë ta dimë edhe sa mijëra hektarë do të humbasim me demarkacionin që duhet të bëjmë me Serbinë, madje nuk e dimë edhe sa marrëveshje tjera të dëmshme do të bëjmë në Bruksel me të tilla plastelina qeveritarësh?! Plastelina me të huajt, kapës e denigrues të të gjitha institucioneve të shtetit që i kanë personalizuar, privatizuar e degraduar deri në maksimum, e më shumë se trimoshë me opozitën dhe rininë që edhe ashtu ia kanë vrarë ardhmërinë.
Sipas kësaj “logjike”, po ishte mirë, pse alamet ish “Komandantesh” të ulur në të djathtë e mes sallës se Kuvendit arritën që në sallë të improvizuar të Kuvendit, të pranojnë copëzimin e Republikës, janë bërë si paraardhësit e tyre të Autonomisë Socialiste të Kosovës, që brenda të njëjtës ndërtesë ia hoqën autonomin Kosovës?! Të cilëve nuk u vinte marre të thoshin se Kosova nuk po humbiste asgjë, kur kishte humbur shumëçka! Të njëjtin avaz po e dëgjojmë edhe tani!
Po është “keq” për disa frikacakë, pse opozita e bashkuar i kundërshton me vendosmëri edhe duke u ndeshur me interesat private të tiranëve të ri që bëjnë pazare në dëm të shtetit, me Vuçiqin e vuçiqët.
Po është keq, se aktivistë të partive opozitare po gjuajnë gurë e gjëra të tjera pa ndonjë kontroll, e po e “ndihmojnë” heshtjen tiranike të krerëve të koalicionit qeverisës të cilët institucionet e shtetin nuk po i përdorin për mbrojtjen e Republikës, por për interesat e veta private dhe për përndjekjen e deputetëve që janë vënë në mbrojtje të interesit kombëtar.
Këto institucione private të Isës & Hashimit, kanë pushuar moti kohë që të jenë institucione të Republikës! Ata vrajnë e kthjellin mbi secilin institucion të shtetit, si t’ua donë qejfi! Se askush nuk po ua prish tymin e duhanit për dëmet e shumta që po ia shkaktojnë vendit.
Të përfundojmë,
këta qeveritarë që sa kohë kanë konfirmuar se, nuk kanë gatishmëri të vendosin komunikim normal në shoqërinë tonë. Për ketë fakt, këta duhet të izolohen nga institucionet euroatlantike, nga përfaqësuesit e tyre, pasi këta qeveritar në asnjë formë nuk përfaqësojnë vlera demokratike dhe evropiane. Pasi vlerë evropiane është toleranca, bisedimet, debati, kultura e komunikimit dhe marrëveshja. Pra, nuk janë vlerë as kombëtare e as evropiane, tirania e numrave dhe burgosja e deputetëve për veprime politike në Kuvend e as ndonjë formë tjetër e dhunës, ngado që përdoret ajo. Duhet t’ia themi një Jo të madhe sulmit mbi policët dhe pasurinë publike!Ata janë në detyrën e tyre ligjore e kushtetuese.
Ngjarjet e djeshme e shtrojnë domosdoshmërinë për uljen e gjakrave dhe veprimin me koka të ftohura e zemra të ngrohta për të krijuar një urë komunikimi pozitë – opozitë, ketë po e kërkojnë qytetarët tanë, kjo u duhet fëmijëve tanë? Dhe kjo është në duart e koalicionit qeverisës e cila duhet të heq dorë nga dhuna policore dhe marrëveshjet e dëmshme, tepër të dëmshme për vendin.
Shpresoj që të fiton arsyeja dhe urtia njerëzore! Po, Kombi e pret ketë të mirë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More
Osllo, 23 prill 2019: Për bashkësinë ndërkombëtare (paralelisht me faktorizimin e UÇK-s), ishte më rëndësi që UÇK-ja (veçanërisht…