XHEVAT BISLIMI: FAJTORE FRANCA E SERBIA APO INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS TË KAPURA E TË DHUNUARA NGA KOALICIONI PDK-LDK?!

Viti, 4 mars 2017: Ndalimi i Kryetarit historik te AAK-se dhe i Komandantit te Zones se Dukagjinit, Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze me te drejte ka ngjallur indinjate dhe ka nxehur gjakrate si rralle here ne keto vite te Kosoves shtet… Dita e sotme ishte e stermbushur me deklarata, shkrime e fjalime qe fajsonin Francen dhe “drejtesine” e saj, qe akuzonin, shanin e fajsonin Serbine… Sigurisht qe kane te drejte edhe kur e fajsojne Francen, edhe kur e akuzojne, shajne e fajsojne Serbine… Plotesisht te drejte!
Por, nuk po mundem t’u jap te drejte bashkekombesve te mi qe po harrojne se pergjegjese dhe fajtore pak me shume se Serbia e Franca jane institucionet tona shteterore te udhehequra qe sa vite (para dhe pas pavaresie) nga koalicioni PDK-LDK! Ka qene perfshire pak edhe AAK-ja para pavaresise… Kush mund te na kete faj me shume se institucionet e Republikes se Kosoves? E degjuat Kryetarin e Republikes, Hashim Thacin? “Serbia, tha ai, po manipulon me drejtesine nderkombetare”!! Turp e faqja e zeze! Me drejtesine nderkombetare ka manipuluar Kuvendi i Republikes se Kosoves, i dominuar nga PDK-LDK-ja dhe deputetet e saj dhe i shantazhuar me se shumti nga Hashim Thaci dhe grupi i tij… Ky Kuvend “sui generise” ka votuar Gjykaten Speciale (unike ne bote) per gjykimin dhe denimin e Luftes se LPK-UCK-se dhe te kombit shqiptar per clirimin e Kosoves shqiptare!!

C’faj na paskan Serbia e Franca?!
C’faj na kane Serbia e Franca qe Hashim Thaci dhe Isa Mustafa nuk e kane ngritur kurre ne bisedimet e Brukselit mbrojtjen e Luftes sone clirimtare dhe paprekshmerine e saj dhe te luftetareve e komandanteve te saj (per kohen e luftes…)?!
C’faj na paskan Serbia e Franca, sidomos per vitet qe Kosova eshte shtet, qe Kuvendi i kosoves (koalicioni PDK-LDK) nuk nxoren ligj per mbrojtjen e luftes sone clirimtare?!
C’faj na paskan Franca e Serbia qe Kosova 9edhe Tirana zyrtare) nuk ben asgje per te mbledhur fakte, qe kishte me teprice, per t’i botuar e per t’i shperndare kudo ne bote per krimet dhe gjenocidin serb ne Kosove?!
C’faj na kane Serbia e Franca qe ne krye te qeverise dhe ne pozitate me te rendesishme te shtetit (edhe te medieve) jane ata qe gjithe jeten bashkepunuan me pushtuesit e Kosoves?!
C’faj na kane Serbia e Franca qe Hashimi me grupin e tij beri cmos (e c’nuk beri?!) dhe ia doli t’i eleminoje shumicen absolute te njerezve qe ishin te perkushtuar per kete toke e per kete vend, njerezit qe nuk kerkonin pasuri e privilegje, por kerkonin dhe donin vetem t’i sherbenin vendit?!
C’faj na kane Franca e Serbia qe sot nuk ka kush ta mbroje Ramushin, Azemin, Samiun, Sylen e dhjetra luftetare e komandante te UCK-se, qe u akuzuan dhe u denuan se kishin “maltretaur ose rrahur nje bashkepunetor te Serbise, se paskan “vrare dikend qe nuk ekzistonte (as ka emer, as ka mbiemer!)?!!
C’faj na paskan Franca e Serbia qe sahere arrestoheje nje luftetar apo komandant i UCK-se dhe akuzoheje me akuza abdurde e te fabrikuara bajatshem, Hashimi dhe bashkepunetoret e tij te pare (grupi i tij) deklaronin me shpejtesi: “Ne nuk perzihemi ne sistemin e drejtesise, ne i besojme, kemi besim te plote te drejtesia”?!!
C’faj na kane Franca e Serbia qe qeverisja LDK-PDK korrupcionin, krimin e organizuar, uzurpimin, trafikimin dhe degjenerimin i ka ngritur ne sistem dhe menyre qeverisjeje?!!
C’faj na kane Franca e Serbia qe koalicioni PDK-LDK dhe institucionet e sunduara prej tij e zbrazen Kosoven, duke shperngulur gjysmen e popullsise shqiptare qe ishte pas luftes?!! Apo edhe ky ishte projekt i perbashket me Serbine dhe miqte e saj?!!
C’faj na kane Franca e Serbia per marreveshjet antikushtetuese, kapitulluese e veteshkaterruese te Brukselit, qe i keni nenshkruar duke ngrene e duke pire, etj., ne hotelet luksoze te Brukselit?!!
C’faj na kane Franca e Serbia per marreveshjen me Malin e Zi per shenimin-percaktimin e vijes kufitare?!! Madje, nuk na ka faj as Mali i Zi! Ishit ju qe kembengulet me i leshu toka Malit te Zi dhe me e zhvendose kufirin me kete shtet brenda territorit te Republikes se Kosoves!
Te vjen keq per veten e per kete popull kur shikon se si grupe te caktura njerezish ose shoqatash pas kaq kohe kerkojne te ndryshohet ligji per Gjykaten Speciale?! Vetem Naiti, pervec opozites, kishte te drejte, sepse edhe atehere nuk e pati votuar kete ligj dhe e pati kundershtuar me krejt forcen e dijen e tij, por kot… Heren e pare nuk pati kaluar ligji per Gjykaten Speciale, por heren e dyte, pas nje presioni dhe shantazhi te papare ndaj disa deputeteve te PDK-se, ligji u miratua-votua!! Pse ne veprojme gjithmone si kofini pas te vjelave, gjithmone te vonuar?! Apo ndoshta pse jemi popull pa koke, pa pari?! Koka-paria e ketij populli nuk ka vesh dhe nuk ka zemer per te degjuar dhe ndjere zerin dhe vullnetin e tij! Koka-paria e ketij populli eshte e kapur dhe zbaton projektin e te huajve per Kosoven! Prandaj, mendoj une, nuk ka nevoje te shkruhen letra, te behen deklarata, shkrime e te protestohet kunder Frances e Serbise per Ranush Haradinajn dhe per asnje ceshtje tjeter… I gjithe presioni duhet te behet mbi organet-institucionet shteterore te Republikes se Kosoves…
Cfare ben keto institucione dhe cfare beri ky shtet per lirimin e qytetarit te saj, Ramushit, nga “drejtesia” franceze? Asnje gje dhe asnje perpjekje! Sepse, jane pikerisht keto institucione qe kane krijuar shesh per te bere pershesh Serbia, Franca e dreqi dhe i biri bashke ne Republiken e Kosoves! Vetem kur institucionet e Republikes (kreret e tyre) do te benin te gjitha perpjekjet e mundshme per lirimin e Haradinajt dhe per cilindo problem tjeter me Serbine a me dikend tjeter qytetaret do te duheje te ngriheshin dhe t’u vinin ne ndihme institucioneve per te perballuar nje situate te caktuar me nje shtet fqinje, etj. Mirepo, puna eshte se keto institucione (kreret e tyre) jane vete problemi i Republikes se Kosoves dhe i qytetareve te saj! Jane keta krere qe asnjeher nuk kerkuan zgjidhje per nje problem, por prodhojne probleme-konflikte per t’i harruar problemet-konfliktet qe kishin krijuar vete! dhe per fund: c’faj na kane Franca e Serbia qe shteti-pushtetaret tane lejojne dhe durojne poshterimin qe po ua bejne ne rastin e Ramushit dhe ne shume raste tjera (Veriu, ura, kufiri, flamuri serb, lista serbe, doganat, policia, etj.)?! Jo, bashkekombes te mi! Duke fajsuar te tjeret per fajet tona nuk mund te ecim kurre perpara…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura