Pragë, 1 shkurt 2019:
PËRMBLEDHJE
Gjuha përbën elementin bazë dhe më të rëndësishëm për të përcaktuar identitetin e një populli. Prandaj njohja dhe studimi i gjuhës amtare për çdo popull ka rëndësi të veçantë dhe i kushtohet kujdes maksimal. Sot po punohet shumë për të gjetur se cila ka qenë gjuha më e vjetër në Europë, nga e cila erdhën gjuhët e sotme të Europës deri në Indi, pra gjuhët Indo-Hitite ose Indo-Europiane. Prejardhja e gjuhëve të kësaj familje dhe e vetë popullit të Evropës është problem i madh dhe është diskutuar për një kohë të gjatë në rrethet shkencore, por ende nuk ka ndonjë rezultat të saktë. Janë dhënë disa teori për lindjen e gjuhëve Indo-Europiane dhe e vetë popullit të Evropës, ku katër prej tyre janë më kryesoret:
1-Teoria Kurgan, e mbështetur nga M. Gimbutas (1970, 1977, 1980), sipas së cilës, vendlindja e
gjuhës së lashtë Para Indo-Europiane (=Para-Indo-Hitite) ka qenë në stepat aziatike në veri të Detit të Zi dhe atij Kaspik. Ajo mendon se prej këtu erdhën luftëtarët kalorës kurganë, gjatë mijëvjeçarit 4 p.e.s. dhe u shtrinë në të gjithë Europën. Gjuha e tyre Para-Indo-Europiane u përhap në Europë dhe në procesin e transformimit të grupeve të veçanta të gjuhëve të vendasve, ndikoi në formimin e tyre gjatë kohëve më të vona të bronzit dhe të hekurit. Në këtë mënyrë, u formuan gjuhët e familjes Indo-Europiane.
Por në Ballkanin Qendror gjatë (gurëmesit) mezolitit dhe (gurvonit) neolitit (12000-4000 p.e.s.) ka qenë zhvilluar Qytetërimi i famshëm Pellazg, shumë më i përparuar se ai në stepat e Azisë Qëndrore. Prandaj prejardhja e gjuhëve Indo-Europiane dhe e vetë popullit Europës sipas kësaj teorie nuk eshtë real.
2-Hipoteza e Anadollit e ardhjes së gjuhës Para- Indo-Europiane nga Anadolli bashkë me përhapjen e bujqësisë, fillon në neolitin e Anadollit (Renfrew 1987, 2000). Sipas saj folësit e gjuhës Para-Indo-Europiane kanë jetuar në Anadoll gjatë neolitit dhe gjatë mijëvjeçarve 7-6 p.e.s. erdhën në Europë dhe sollën edhe bujqësinë. Me ardhjen e bujqësisë dhe të gjuhës Para-Indo-Europiane nga Anadolli, në Europë ndodhën ndryshime themelore, që solli si pasojë edhe indo-europianizimin e saj.
Por arkeologjia nuk përmend ndonjë ndërprerje kulturore në Europën jugore gjatë (kohës së vonë të gurit) neolitit. Këto sjellin një farë kontradite në teorinë e shpërndarjes neolitike të bujqësisë.
3-Teoria e vazhdimësisë paleolitike, shprehur nga studiuesi italian Alinei (2003),, e mendon origjinën e indo-europianëve dhe lindjen e gjuhës së tyre nga zhvillimi gradual i gjuhëve të popullatave paleolitike në Europë (2003, 2014). Por mungesa e kësaj teorie është, se nuk është lidhur fare me qytetërimin më të lashtë europian, që fillon qysh gjatë mesolitit, Qytetërimi Pellazgjik i Ballkanit Qendror dhe të gjuhës së përdorur në këtë qytetërim. Banorët më të vjetër të identifikuar të Europës dhe Italisë kanë qenë pellazgët dhe etruskët si pasues të tyre, që i dhanë Italisë qytetërimin e famshëm etrusk, që ndikoi shumë në formimin e qytetërimit romak dhe të gjuhës latine, të cilat Alinei nuk i përmend. Alinei e lidh etruskishten me gjuhën hungareze (Alinei 2003), me të cilën nuk ka asnjë ngjashmëri.
4-Teoria e re: Origjina Pellazgjike e Gjuhëve Indo-Europiane
Teoria e prejardhjes pellazgjike të gjuhëve Indo-Europiane është paraqitur nga ne në vitin 2013 dhe në detaje në librin e ri (Peza & Peza, 2018). Sipas kësaj teorie të gjitha gjuhët e familje Indo-Europiane e kanë origjinën tek gjuha më e lashtë e kontinentit të vjetër, gjuha Para-Indo-Europiane, ose ndryshe gjuha pellazge. Kjo është gjuha, që është folur në Ballkan dhe në rrethinat e tij dhe fillimisht është ndeshur e shkruar nga banorët e Qytetërimit të Ballkanit Qendrorë, gjuha e shumerëve, e Trojës, e Mikenës, Lemnit, Athinës, Korinthit, gjuha e epikave të Omerit dhe Hesiodit, gjuhë, e cila është përdorur në mjaft mbishkrime të lashta (Peza & Peza 2012, 2013). Gjuha pellazge, për mendimin tonë, e shpjegon mjaft drejtë të gjithë procesin e zhvillimit të gjuhës Para-Indo-Europiane dhe të gjuhëve të tjera më të reja.
Gjuha Para (1) – Indo-Europiane (= Proto-Indo-Europiane) është gjuha e popullit të lashtë parahistorik, që fillimisht ka banuar në Ballkanin Qendror dhe më pas ka shtegtuar valë-valë në Anadoll, luginën Tigër – Eufrat, Indi dhe më tej në të gjitha kontinentet. Ky popull ka folur dhe shkruar gjuhën Para-Indo-Europiane, ose gjuhën pellazge, vërtetuar me shumë mbishkrime. Populli, që e ka folur gjuhën Para-Indo-Europiane lindi dhe u zhvillua, në kushte specifike në Qytetërimi Pellazg të Ballkanit Qendror, menjëherë me mbarimin e akullnajave të mëdha, 12-8 mijë vjet p.e.s. Gjatë gurvonit, 7-6 mijë vjet BC u themeluan elementët bazë të qytetërimit dhe të bujqësisë, duke braktisur jetën endacake të mbledhës-gjuetarit dhe ngrihet fshati me arat dhe farmat e para. Pellazgët, të parët në histori, ngritën arat dhe farmat, ndërtuan shtëpitë, përpunuan gurin, baltën, zbutën bagëtinë dhe përpunuan qumshtin, leshin. lëkurën, endën copën dhe pergatitën veshje për trupin. Fusatanella është njëra nga veshjet e para pellazgo – shqiptare. Ata gërmuan minierat e para, shkrinë mineralin e bakrit dhe prodhuan vegla pune, armë dhe stoli me vlerë.
Me shtimin e popullsisë pellazgët u përhapën drejt lindjes dhe perëndimit, përhapën kudo qytetërimin e tyre. Nga ky popull i qytetëruar ruhen ende sot, pas mijra vjetësh, emrat e vendeve, të njerëzve, muret e famshme pellazgjike, Zeuastika e Zeusit Pellazg, qytetet e kohës së bronzit Troja, Knosi, Mikena, Sparta etj. Europa, në kuptimin e gjërë të fjalës, është djepi i këtij qytetërimi të lashtë dhe nuk ka pse ta kërkojmë atë në skutat e stepës Pontike apo gjetkë. Arritja më e madhe e Qytetërimit Pellazg në Ballkanin Qendror, padyshim është shkrimi i parë në botë, ku të shkruara në enë balte ruhen fjalët, germat dhe numrat e para në botë.
Çfarë gjuhe është folur në këtë qytetërim?
Pellazgët janë populli më i lashtë i identifikuar në histori. Nga njerzit e Kulturës Pellazgjike në Ballkanin Qendror janë ngritur “ARA-t” dhe “FARMA-t” e para, që shënojnë fillimin e bujqësisë në Europë. Edhe këto fjalë i përkasin gjuhës pellazge. ARA = toka e punuar dhe FARMA, fjalë, që vjen nga fjala FAR = fara e bimës , që mbillet. Fjalët, që kemi trashëguar nga ky qytetërim janë të gjuhës pellazge dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim kuptimor dhe shkrimor në gjuhën e sotme shqipe.
Në këtë qytetërim gjuha ruhet e shkruar dhe prej saj kemi trashguar dy dokumente të rëndësishëm shkrimorë, ku lexohen fjalët: “VIJV” = “UJI” dhe “DOR “ = DORA dhe shumë shkronja të tjera dhe numra, që i kemi edhe sot në përdorim. Të dyja fjalët “UJI” dhe “DORA” janë të gjuhës së lashtë pellazge dhe janë në përdorim në gjuhën e sotme shqipe, që e ka origjinën në gjuhën e lashtë pellazge.
Provat e shumta arkeologjike, emrat e vendeve, njerëzve dhe nga dëshmitë e shumë autorëve, vërtetojnë se gjuha pellazge ka mbijetuar në mbishkrimet e lashta, në formën e substratit para-grek të huazuar në gjuhën greke, substratit para-latin, të huazuar në gjuhët latine dhe në gjuhët e tjera. Prania e popullit pellazg mbështet gjerësisht nga të dhënat e arkeologjisë, e cila është vërtetuar në Thesali, Athinë, Thebë, Korinth, Trojë, Kretë, Mikenë, Lemn, Butrint, Apolloni, Lis (Lezhë), Shkodër etj. Provë e pa kundërshtueshme për praninë e pellazgëve në rajonin e Egjeut janë shkrimet e autorëve antikë si Omeri, Hesiodi, Herodoti etj., të cilët i përmendin gjerësisht pellazgët dhe qytetërimin e tyre të madh dhe gjuhën e tyre. Nga ana tjetër në Iliadë dhe Odise ndeshen vetëm fjalë të gjuhës pellazge, që i gjejmë edhe në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, që e mbështesin këtë dukuri.
Dëshmi e rëndësishme e pranisë së Qytetërimit të lashtë Pellazg janë edhe toponimet e shumta, që ata kanë lënë në të gjitha kontinentet, që shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe, që tregon vazhdimesinë e gjuhës pellazge në kohën tonë. Emrat e të gjithë kontinenteve të botës, që spjegohen vetëm me gjuhën pellazge/shqipe, tregojnë se ato i kanë zbuluar dhe janë banuar nga pellazgët.
Gjuha pellazge afron shumë me gjuhën shqipe, prandaj kjo është konsideruar se e ka prejardhjen nga gjuha pellazge. Për deri sa gjuha hitite dhe gjuhët e tjera të Anadollit dhe gjuhët e lashta të Ballkanit kanë afërsi të madhe me gjuhën shqipe, jemi të sigurtë, se këto gjuhë ashtu si gjuha shqipe, e kanë origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge dhe kanë përfaqësuar dialekte të saj gjatë mijëvjeçarit të dytë dhe të parë p.e.s.
Gjuha hitite konsiderohet nga shkenca, si gjuha më e lashtë e dokumentuar me shkrim e familjes Indo-Europiane, që e ka origjinën tek gjuha më e vjetër d.m.th. tek gjuha Para-Indo-Hitite (Para Indo-Europiane). Nga analiza që kemi bërë jemi të mendimit se gjuha Para-Indo-Hitite është pikërisht gjuha pellazge, gjuha e popullit më të vjetër të identifikuar në Europë. Kjo gjuhë e lashtë përmendet gjerësisht nga autorët antikë, shumë autorë të shekujve 19-të, 20-të dhe bashkëkohorë. Ne mendojmë se është gjuha Para-Indo-Europiane ose më saktë Para-Indo-Hitite.
Me qenë se tashmë është vërtetuar se gjuha më e lashtë e Mesdheut është gjuha pellazge, të gjitha gjuhët së bashku, pra gjuhën Para-Indo-Europiane (pellazge), gjuhën hitite dhe gjuhët e tjera të lashta të Anadollit, Ballkanit dhe Indo-Europiane, motra me te, i kemi përfshirë në Familjen Pellazgjike të gjuhëve, sepse janë të lidhura si zinxhir njëra me tjetrën. Kjo është mënyra e re dhe më e bazuar shkencore e njohurive të sotme për gjuhët e grupimit Indo-Hitit-Europian (Peza 2012, Peza & Peza 2018) (shih skemën më poshtë).
Familja Indo-Europiane e gjuhëve ka qenë e përhapur dhe e folur në Europë dhe në një pjesë të Azisë jugë-perëndimore gjatë kohës së gurit, bronzit, që më pas e degëzojnë në dy degë themelore gjuhësh: dega e gjuhës hitite (dhe gjuhëve të tjera të lashta të Anadollit) nga njëra anë dhe dega e gjuhëve të tjera Indo-Europiane nga ana tjetër, që degëzohen më pas.
Gjuha hitite sot nga shumë studiues konsiderohet gjuha më e vjetër e familjes indo-europiane (Gray et al. 2011, Lehmann etj. 2014), prandaj ka rëndësi të madhe për gjuhësinë dhe historinë. Ajo e ka origjinën te një gjuhë më e vjetër, që është quajtur gjuha Para-Indo-Europeane. Më sipër pamë se kjo gjuhë Para-Indo Europiane është gjuha pellazge, gjuha më e vjetër e identifikuar në Europë.
Fakti, që fjalët e gjuhës hitite ndodhen edhe në gjuhën shqipe ka rëndësi të madhe, sepse vërteton se gjuha hitite tashmë nuk është gjuhë e vdekur, por vazhdon në gjuhën shqipe (Peza & Peza 2015). Afërsia e madhe e gjuhës hitite me gjuhën shqipe, tregon se gjuha hitite në të njejtën kohë, ashtu si gjuha shqipe, ka afërsi të madhe edhe me gjuhën pellazge. Kështu vërtetohet se të dyja gjuhët, gjuha shqipe dhe gjuha hitite kanë prejardhje të përbashkët dhe kanë ardhur që të dyja nga gjuha më e lashtë pellazge.
Kështu gjuha Para-Indo-Europiane ose Para-Indo-Hitite, tek e cila e kanë origjinën si gjuha hitite po ashtu dhe të gjitha gjuhët e tjera të lashta të Anadollit dhe të Ballkanit, si dhe gjuhët e vjetra, koptike dhe shumere në Mesapotami, është gjuha pellazge. Nga kjo gjuhë “mamë”, “momë”, “mumë”ose “mëmë” (2), gjuha më e lashtë e kontinentit, u zhvilluan dialektet: – Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. dhe më pas, – dialekti i Trojës, gjatë kohës së bronzit, – dialekti i Mikenës, mijëvjeçari i dytë p.e.s., – dialekti i ishullit të Lemnit, fundi i mijëvjeçarit të dytë – fillimi i mijëvjeçairt të parë p.e.s., – dialekti ose gjuha e Omerit, shekulli 8 p.e.s., – dialektet e Athinës, Korinthit, Thebës, ishullit të Kretës, fillimi i mijëvjeçarit të parë p.e.s. etj.
Pellazgët me krijimin e kushteve më të mira të jetesës, u rritën si popullatë dhe u pëhapën në të gjitha drejtimet në rajone të reja në të gjithë botën. Dëshmi të kësaj shtrirje të gjerë, janë toponimet e shumta, që ruhen ende sot në të gjitha kontinentet e botës, përfshirë edhe emrat e të gjithë kontinenteve, ndëtimet e shumta të mureve pellazgjike etj. Ata kudo përhapën teknologjinë e re dhe besimin e tyre me Zeusin Pellazg në krye, Zeuastika u përhap bashkë me to kudo.në të gjith kontinentet. Kudo ku shkuan, pellazgët përhapën gjuhën, që dëshmohet në emrëtimet e shumë vendeve të largëta dhe ruhet në gjuhët e në Ballkan dhe Anadollin e lashtë, rajonin e Mesdheut etj.
Gjatë mijëvjeçarit të fundit p.e.s. shoqëria pellazge pëson ndryshime thelbësore. Në Pellazgjinë e lashtë, që shtrihej nga Europa në Mesopotami, Egjipt dhe rajonin e Mesdheut, bien disa mbretëri të vjetra të qytet-shteteve të kohës së bronzit si mbretëritë e Trojës, Mikenës, Spartës, Tirinthit, Knosit etj. Kjo shoqërohet me ngritjen e mbretëri të reja, me sisteme ekonomike dhe shoqërore më të avancuara dhe territore më të gjera: mbretëritë dardane, Ilire, Maqedone, Epirote,Thrake, Dake dhe Paeone. Ky proces u shpejtua nga rreziku persian, që gjatë shekullit 5 p.e.s. pushtoi jugun e Ballkanit Pellazgjik. Nga gjuha “mamë” pellazge lindin dialektet e saj më të reja ilire, thrake, dake, maqedone, epirote, në Ballkan dhe në Anadoll: hitite, luviane dhe gjuhët e tjera të Anadollit.
Shumica e këtyre popujve bashkë me gjuhën e tyre u asimiluan nga popujt më të rinj, romak, sllavë apo turk etj. Por në Ballkanin perëndimor, një pjesë e popujve me origjinë pellazgjike mbijetuan, duke ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre: prej tyre në ditët tona kanë arritur ilirët, maqedonët, dardanët, epirotët, arvanitët në Greqi dhe arbëreshët e Italisë.
Prej gjuhës së lashtë pellazge dhe bijave të saj, u formuan, gjuhët e grupimit të gjuhëve të tjera Indo-Europiane, në themelet e të cilave është kudo gjuha Pellazge. Për këtë kemi ndërtuar skemën e më poshtëme. Për ne gjuha pellazge është gjuha më e vjetër e folur dhe e shkruar, e cila njësohet me gjuhën Para-Indo-Hitite. Me emrin e kësaj gjuhe të lashtë është e lidhur e gjithë familja e madhe e gjuhëve, që shtrihen nga Europa deri në Azinë jugë-perëndimore (skema më poshtë), që e kemi emërtuar Familja Pellazgjike e Gjuhëve, sipas gjuhës mëmë të gjithë gjuhëve të tjera. Kjo mbështetet nga 10 shtylla të forta shkencore: 1-afërsia e gjuhëve të lashta të Balkanit dhe Anadollit dhe të mesdheut me gjuhën shqipe, 2-vazhdimsia e guhës pellazge në gjuhën shqipe, 3-pohimet e Omerit dhe Hesiodit mbi pellazgët dhe gjuhën e tyre, 4-gjuha pellazge në mbishkrimet e lashta, 5-alfabeti pellazgjik, 6-të dhënat nga arkeologjia, 7-besimi dhe perënditë pellazge, 8-toponimet pellazge nëpër botë, 9-emrat e njerzve nëpër botë, 10-huazimet nga gjuha pellazge në gjuhët më të reja.
Fig.-Familja Pellazgjike e gjuhëve dhe dy nënfamiljet e saj
Gjuha pellazge = gjuha Para Indo-Europiane = gjuha Para-Indohitite ruhet e shkruar në dialektet e Vinkë-Turdas, Trojës, Mikenës (Lineari B), ishullit të Lemnit, epikat e Omerit “Ilias” dhe “Odisea”, mbishkrimet e Athinës, Korinthit, Thebës dhe të ishullit të Kretës etj.
Familja Pellazgjike e gjuhëve ndahet në dy nënfamilje:
1-Nënfamilja e gjuhëve të lashta të Ballkanit dhe Anadollit, ku përfshihen të gjitha gjuhët, që e kanë origjinën tek gjuha më e lashtë pellazge, të cilat janë ndarë nga trungu i gjuhës pellazge gjatë mijëvjeçarit të dytë p.e.s. Kjo nënfamilje nga ana e saj ndahet në dy degë gjuhësh:
A-Dega e gjuhëve të lashta të Ballkanit
Në këtë degë bëjnë pjesë gjuhët e lashta: ilire, dardane, maqedone, epirote, thrake, dake. mesape, arvanite, etruske, sarde. Nga këto gjuhë një pjesë u zhdukën nga asimilimi: gjuhët dake, thrake, mesape, etruske dhe sarde. Por një pjesë e popujve të lashtë të Ballkanit rezistuan dhe për rjedhojë i mbrojtën territoret e tyre nga pushtuesit dhe bashkë me te edhe gjuhën e tyre, siç janë: ilirët, dardanët, maqedonët, epirotë, arvanitët dhe arbëreshët. Ilirishtja u zëvëndësua nga arbërishtja dhe më pas nga gjuha shqipe.
Për sa i përket shkrimit gjuhët e lashta të Ballkanit kanë ruajtur alfabetin e lashtë pellazg. Dokumenti i fundit i gjuhës ilire është mbishkrimi i Mesaplikut i shekullit 6. Deri në mesjetë nuk kemi asnjë mbishkrim të gjuhës ilire/shqipe. Shkrimi shfaqet në vitin 1210 me dorshkrimin e Theodhor Shkodranit, ku spikat shkrimi latin.
B-Dega e gjuhëva të lashta të Anadollit dhe të lindjes së afërt, ky hyjnë gjuhët: hitite, luviane, palaike, like, lide, kariane, frige, jonike, sanskrite dhe shumere. Të gjitha këto gjuhë kanë afërsi me gjuhën shqipe, sepse rrjedhin nga gjuha më e lashtë pellazge.
2-Nënfamilja Indo-Europiane, ku bëjnë pjesë degët: Tokare, Armene, Gjermanike, Greke, Kelte, Indo-Ariane, Iraniane, Latine, Baltike dhe Sllave.Të gjitha këto gjuhë nuk kanë preardhje direkte nga gjuha pellazge dhe gjuhët, që rrjedhin prej saj, por janë formuar nën ndikimi e saj shumë të fortë.
Qytetërimi Pellazg gjatë neolitit dhe kohës së bronzit, shquhet për teknologji, kulturë, art të nivelit të lartë. Nga kjo ka ardhë edhe ndikimi i madh i gjuhës pellazge në gjuhët e tjera Indo-Europiane. Ky ndikim shprehet si në ndërtimin e tyre, por edhe në huazimet e fjalëve nga gjuha më e lashtë pellazge dhe bijat e saj. Shembull për këtë mund të sjellim substratin pellazg në gjuhën greke, latine, turke, perse, çeke etj.
__________________
1. Në vend të fjalës Proto- ne përdorim fjalën Para, që kanë një kuptim, por fjala “Para” është ndeshur edhe në gjuhën hitite, fjalë, që është më e vjetër se fjala “Proto”.
2. Fjala “mama” është e përgjithëshme midis shqiptarëve, “moma” përdoret në dialektin gegë, “muma”, përdoret në dialektin e Kavajës, por ndeshet edhe në mbishkrimet e lashta në Kretë, “mëma,-ë” përdoret në dialektin e jugut, toskë.