PROF.DR.LUFTULLA PEZA: SIMPOZIUMI I IV’të PËR PELLAZGËT

Tiranë, 4. 12. 2016: Më datën 18 nëntor 2016 në Muzeun Historik Kombëtar zhvilloi punimet simpoziumi i IV i shoqatës “Qendra e Studimeve Pellazgjike” nën parullën “10 mijë vjet nga zanafilla e shqiptarëve”. Në fjalën e hapjes së simpoziumit, kryetari i shoqatës vlerësoi lart punën e bërë nga anëtarët dhe simpatizantët e shoqatës, sidomos: R. Doçi, L. Prifti, A.Shuke, M.Carabregu, L.Peza, S.Hushi, S.B.Mele, F.Demi, Ç.Hoxha, A.Boçi, R.Bedo, K.Marku, L.Muha, S.Hanaj, H.Xhaferri, I. Veliu, F.Shiko, Sh. Berisha si dhe ndihmën e dhënë nga Muzeu Historik Kombëtar, për organizimin e simpoziumeve.
Në simpozium morën pjesë shumë studiues nga vendi, por edhe nga Kosova, shqiptarët nga Italia dhe Maqedonia. U referuan 18 referate nga pjesëmarrësit: PhD.C. Melsi Labi (studiues, Muzeu Historik), ing. Anastas Shuke, Çlirim Hoxha, PhD.S. Liljana Peza, Fiorina Shiko (studiuese, Universiteti Romë), Rasim Bebo (studiues, ShBA), Prof. Dr. L. Peza, Prof. Dr. Leonard Prifti, Kujtim Matelli, Lirim Muha, Shaban Berisha (studiues nga Kosova), prof. Dr. Hamit Xhaferi (Universiteti EU,Tetorë, Maqedoni), Dr.Sc. Ilmi Veliu (Muzeu Kërçovë, Maqedoni), Prof. Dr. Rexhep Doçi (Prishtinë), Skender Hushi, Sokrat Hanaj, Kol Marku (studiues Itali), Ali Altari, Fahri Xhara etj
Të gjithë referatet e paraqitur kanë rëndësi të madhe për kulturën dhe gjuhën tonë, që tregon për shkallën e lartë të përgatitjes të autorëve dhe punën e madhe që kanë bërë për përgatitjen e kumtesave. Të gjithë referatet u pritën me interesim nga të pranishmit, por në veçanti dua të përmend disa prej tyre, që më tërhoqën më shumë vemendjen.
Studiuesja e re shqiptare me banim në Itali, Fiorina Shiko, solli referatin “Ati ynë në gjuhën kopte, përkthyer nga gjuha shqipe”. Gjuha kopte është zhvilluar në Egjipt në fillim të erës sonë, që zëvendësojë në shkrim hieroglifet egjiptiane, dhe ka vazhduar deri në fillim të shkullit 17, kur në Egjipt u fut gjuha arabe. Çuditërisht tekstet e shkruara të gjuhës kopte përkthehen për herë të parë shumë lehtë me ndihmën e gjuhë shqipe. Kjo është meritë e madhe e kësaj studiuese, e cila hapi një drejtim të ri studimi për gjuhën shqipe.

Studiuesja Ph.D. Liljana Peza referojë “Një fjalor i plotë i sardishtes të lashtë”, ku bëhet një paraqitje e shkurtër e fjalorit sardishte e lashtë-shqip-italisht, të studiuesit italian nga Sardenja Dr. S.B. Mele. Gjuha sarde është folur në ishullin e Sardenjës, Korsikë dhe më gjerë, para se të futej në këto rajone gjuha latine, që kalojë më pas në gjuhën italiane. Dr. Mele ka disa vjet që merret me studimin e gjuhës së lashtë sarde, e cila ruhet edhe sot në banorët e ishullit, autori ka mbledhur fjalët e shumta, që ndërtoi fjalorin me 380 faqe. Është mjaft interesante, që kjo gjuhë përputhet krejtësisht me gjuhën e sotme shqipe.
Shumë i rëndësishëm është referati i paraqitur nga bashkautorët L. Peza & L. Peza “Shkrimi Linear B është një dialekt i gjuhës pellazge”. Në referat shkrimi Linear B, shekujt 16-12 p.e.s. i gjetur në rajonin e Egjeut, sprovohet se është shkrim alfabetik, ku shenjat përfaqësojnë tinguj-germa të gjuhës së folur dhe ku janë ndeshur gjer tashti vetëm dy shprehje të gjuhës pellazge/shqipe: ZIAZI shkruar në një pllakë balte nga Mikena = që don të thotë: ZI ASHT ZI në gjuhën pellazge/shqipe dhe në pllakën e granitit, gjetur në Kongsberg (Suedi), ndodhet shprehja: SOT QA, e cila ka kuptimin SOT QA ose SOT KA. Këto vërtetojnë se shkrimi Linear B është alfabetik dhe i përket gjuhës pellazge.
Në artikull kundërshtohen mendimet e disa autorëve, që e pranojnë shkrimin Linear B si shkrim rrokjor, ku çdo shenjë e tij shprej një rrokje të gjuhës së folur. Duke bashkuar këto rrokje të krijuara artificialisht këta autorë krijuan fjalë të afërta me fjalët e greqishtes dhe në këtë rrugë jo shkencore pranuan, që shkrimi Linear B i përket gjuhës greke. Në këtë lloj shkrimi nuk është gjetur asnjë fjalë e gjuhës greke. Gjetja e fjalëve të gjuhës pellazge në shkrimin Linear B ka rëndësi të madhe, sepse kjo është prova më e mirë për përkatësinë gjuhësore të këtij shkrimi dhe hedh poshtë si të papranueshëm, që ai i përket gjuhës greke.
Studiuesi Skender Hushi ka studiuar shumë emra njerëzish nëpër botë, që shpjegohen me anë të gjuhës shqipe. Kjo dëshmon origjinën e tyre pellazge/ilire/shqipe. Për këtë ai ka botuar një libër të trashë vitin e kaluar.
Studiuesi Kol Marku, me banim në Itali, paraqiti studimin “Gjurmë pellazgjike në Itali” , ku faktohen vendbanimet pellazge dhe etruske në Itali, të cilët fillimisht janë degë të ardhur nga Ballkani dhe Azia e Vogël.
Studiuesi Anastas Shuke merret prej disa vitesh me shkrimin kunjor shumer dhe ka dhënë shumë prova, që ky shkrim i gjuhës shumer është një formë e gjuhës pellazge/shqipe, sepse vetëm me anë të gjuhës shqipe mund të shpjegohen fjalët e shkruara në pllakat e baltës së pjekur. Kjo ka rëndësi të madhe për gjuhën tonë, që e nxjerr atë gjuhën shumë të lashtë në botë. Ai referojë studimin “URIM- toponimi 5 mijë vjeçar i kryeqendrës së Mesopotamisë, shkruar në shqip”.
Studiuesi Rasim Bebo u paraqit me studimin: “Figurat më të shquara të Çamërisë në historinë botërore”. Duke filluar me Zeusin Pellazg dhe qendra shpirtërore, faltorja e Dodonës, pranë Janinës (Çamëri), autori rreshton me dhjetëra figura të shquar, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për ruajtjen dhe ngritjen e identitetit të popullin shqiptar, kulturës dhe territoreve të tij. Është për të ardhur keq që ditët e fundit ndaj këtij burri fisnik dhe studiuesi këmbëngulës për historinë tonë amtare, studiuesi Mathieu Aref (Arif Mati) ka lëshuar në shtyp padrejtësisht fyerje dhe sharje jo të përshtatshme.
Nga ana tjetër z. Aref sulmon edhe Qendrën e Studimeve Pellazgjike, kur ai shkruan::” Por unë vërtetë kam preferuar Samitin (e diasporës) dhe jo atë qendër (është fjala për Qendrën e Studimeve Pellazgjike”), ku orientimi i së cilës nuk korespondon me studimet që kam bërë për më shumë se 50 vjet”. Në një postim tjetër në fb ai shkruan: Sa për atë që ju e quani “Qendra e studimeve Pellazgjike” unë nuk do të shkoja aty edhe në qoftë se më kishin ftuar. Unë e kam kaluar moshën të shkoj në «shkollë», sepse nuk kam çfarë të bëj në këtë organizatë ku orientimet e të cilës nuk përputhen me bazat themelore të studimeve që kam kryer për historinë dhe gjuhën pellazgo-shqiptare.
Ai është mirë të japë shpjegime të qarta, ku dhe tek kush shfaqen këto, sepse është larguar nga e vërteta. Qendra jonë Pellazgjike ka piksynim kryesor të studiojë qytetërimet e lashta pellazge, ilire, thrake, shumere, etruske dhe gjuhët e tyre dhe lidhjen e tyre me shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Studiuesit tanë për këtë qëllim shfrytëzojnë provat e sjella nga autorët e ndryshëm, por kanë sjellë edhe prova të reja për këto tema. Në rast se studimet tona në këtë fusha nuk përputhen me studimet e Arefit, kjo është punë, që i përket atij dhe jo ne.
E kemi ftuar z. Aref gjthmonë në simpoziumet tona, por nuk është përgjigjur. Në simpoziumin e mbajtur në nëntor 2012 na qe premtuar një fond për t’ua paguar rrugën dhe qëndrimin në Tiranë miqve të ftuar nga jashtë, ku përfshihej edhe z. Aref. Në këto kushte ai pranojë të vinte në simpozium. Por më pas ky fond na u refuzua, kur e njoftova me e-mail z. Aref për këtë, atij nuk i erdhi hiç mirë dhe refuzoi ardhjen. Kështu që z.Aref Mati, megjithë ftesat e bëra për pjesëmarrje në simpoziumet tona, përfshi edhe simpoziumin e fundit, asnjë herë nuk ka marrë pjesë.
Më poshtë z.Aref shkruan “Sa për atë që ju e quani “Qendra e studimeve Pellazgjike” unë nuk do të shkosha aty edhe në qoftë se më kishin ftuar. Unë e kam kaluar moshën të shkoj në «shkollë», sepse nuk kam çfarë të bëj në këtë organizatë ku orientimet e të cilës nuk përputhen me bazat themelore të studimeve që kam kryer për historinë dhe gjuhën pellazgo-shqiptare”.
Z. Aref i dërguam ftesë të rregullt për të marrë pjesë në simpoziumin tonë. Ai as nuk më falenderojë për ftesën. Atij i duket se në simpoziumet tona referojnë ata që nuk kanë shkollë dhe me që z. Arefi e ka mbaruar shkollën, nuk ka ç’të bëjë në simpozium. Por në simpoziumet tona ka disa pjesëmarrës që me referatet e tyre sjellin të rejat e fundit të shkencës, të zbuluar nga ata vetë, mbi qytetërimin pellazg dhe gjuhën e tij. Këto kanë referuar edhe në simpoziume ndërkombëtre jasht vendit dhe kanë dalë mjaft mirë. p.sh. mbi gjuhën koptike, gjuhën shumere, gjuhën hitite, gjetjen e fjalëve pellazge/shqipe në shkrimin Linear B, alfabeti më i vjetër në botë është ia pellazg etj. Sikur z. Aref të referonte në simpoziumet tona, nuk do të arrinte në nivelin e këtyre studiuesve.
Kemi edhe një kategori të dytë studiuesit, që në referatet e tyre sjellin të dhëna nga literatura botërore në mbështetje të idesë kryesore të qytetërimit pëllazgo-ilir dhe të lidhjes së tij me shqiptarët. Po të referonte z. Aref në këtë kategori referuesish do të ishte. Në librat e tij bëhet përgjithësimi se çfarë kanë thënë për pellazgët, qytetërimin e tyre dhe lidhjen me gjuhën shqipe, autorë të ndryshëm, por nuk ka ndonjë zbulim të vetin nga gjuha, arkeologjia, historia etj. Edhe këtë unë nuk e hedh poshtë, e quaj punë të mirë. Të gjithë kemi nevojë të mësojmë dhe çdo ditë mësojmë nga librat dhe kolegët. Kush e mban hundët lart dhe i duket se të tjerët janë shumë larg atij, bën mirë të lexojë artikujt e botuar dhe të mësojë të rejat që çdo vit po sjellin studiuesit e qendrës sonë por edhe studiues të tjerë.
Organizimi i samitit të diasporës qe një gjë e mirë, por që nuk arriti asnjë qëllim, vetëm turistik. Shqipëria vendi më i pasur dhe më i bukur në Ballkan, por me popullin më të varfër. Z.Aref me origjinë nga Mati, duhet të kishte shkuar në Mat, ashtu si dhe të tjerët pjesëmarrës të shkonin në vendet e origjinës. Të shihte vendin e origjinës, të përmallohej, të shihte Matin, krahinë përrallore e pasur dhe e bukur, të bisedonte me popullin, që e ka pushtuar varfëria dhe për hallet e tij. Problemet t’i ngrente në samit për ti ndrequr. Kështu do ti sillte një dobi të madhe krahinës ku e ka origjinën. Por pjesëmarrësit e samitit këtë nuk e bënë, ata u mjaftuan të rregulloheshin në hotelet dhe restorantet e Tiranës dhe 2-3 ditë vizituan Pallatin e Kongreseve. Asgjë nuk morën vesh çfarë thanë dhe çfarë bënë. Samiti qe një ndërmarrje turistike, por ndofta i kanë lënë për vitin tjetër takimet me popullin.
***
Edhe referatet e tjera në simpozium kanë vlera të mëdha dhe u pritën me kureshtje dhe interesim nga të pranishmit, që do ti shërbejnë shkencës sonë.
Gjatë dy viteve të fundit studiuesit A. Shuke, L. Peza dhe L Peza kanë marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare jashtë vendit, ku kanë referuar për problemet që studiojnë. Kjo ka rëndësi të madhe dhe sa më shumë bashkëpuntorë ose simpatizantë nga ne të referojnë në kësisoj knferencash apo simpoziumesh, ka rëndësi të veçantë.
Qendra e Studimeve Pellazgjike para dy vjetësh themeloi revistën e saj “DODONA”, ku u botua të gjitha përmbledhjet e referateve të simpoziumit të tretë të saj. Do të mundohemi që të gjithë referatet e paraqitura në simpoziumin e sivjemë ti botojmë në numrin e ri të “DODONËS” për vitin 2017.
Me qenë që nuk po gjejmë mbështetjen e duhur këtu në vend, qoftë nga institucionet shkencore dhe administrata shtetërore, për të çuar më përpara qëllimin tonë: Pranimi i Qytetërimit Pellazg si qytetërimi më i vjetër evropian, i qytetërimeve të tjera: ilire, dardane, maqedone, thrake, epirote, shumere, frikë, hitite, etruske, sarde etj., me origjinë pellazge dhe shqiptarët dhe gjuha shqipe të prejardhur prej tyre, vitin e kaluar themeluam në qytetin Oklahoma në Sh.B.A “The Institut of the Pelasgian Studies”. Do të mundohem të sigurojmë fonde për të mbështetur studiuesit tanë, me projektet përkatëse.
Gjatë seancës së dytë para të pranishmëve u lexuan nga zonja L. Peza përshëndetjet e ngrohta dhe plotë optimizëm dhe mbështetje, të sjella nga anëtari i shoqatës sonë me banim në ShBA studiuesi Rasin Bebo dhe prof. dr. Eshref Ymeri, po me banim në Amerikë. Ju faleminderit miqve tanë për urimet më të ngrohta.
Nga pjesëmarrësit e simpoziumit u miratua një rezolutë, që ju drejtua presidentit të republikës Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, për disa probleme shqetësuese, që preokupojnë shoqërinë dhe shkencën tonë. Nga mjaft studime në të shkuarën dhe sot janë paraqitur dokumente shkrimorë dhe kulturorë të pakundërshtueshëm për lidhjen e gjuhës pellazge dhe ilire me gjuhën shqipe, që vërtetojnë prejardhjen pellazge dhe ilire të popullit shqiptar.
Studiuesit në akademinë e shkencave dhe albanollogji këto dokumente as nuk i kundërshtojnë dhe as nuk i pranojnë. Nga ky qëndrim i padrejtë shkencor ka ngelur ende e pa zgjidhur çështja mjaft e rëndësishme e prejardhjes së popullit shqiptarët, megjithëse i ka dokumentet mjaft të plota për tu pranuar. Popujt e tjerë të Ballkanit prej kohësh e kanë zgjidhur këtë problem të rëndësishëm të historisë së tyre, vetëm populli shqiptarë ka mbetur në udhëkryq, në sajë të bllokimit të kësaj çështje jetike për kombin tonë nga studiuesit e tij në akademi dhe albanologji. Kujt i shërben kjo?
Në fund u bënë zgjedhjet e reja për drejtimin e shoqatës. Kryetar me votat e të gjithëve u rizgjodh: Luftulla Peza, nënkryetar prof.dr. Rexhep Doçi (Prishtinë), anëtarë të kryesisë Prof. Dr. Leonard Prifti, ing. Anasts Shuke, Ph.D.Liljan Peza, Prof. Dr. Hamit Xhaferi (Maqedoni), Kol Marku (Itali) dhe Çlirim Hoxha.
I uroj punë të mbarë kryesisë së re dhe të gjithë pjesëmarrësve.

***
SIMPOZIUMI IV NDËRKOMBËTAR PËR PËLLAZGËT, TIRANË: Pjesa e PARË

SIMPOZIUMI IV NDËRKOMBËTAR PËR PËLLAZGËT, TIRANË: Pjesa e DYTË

SIMPOZIUMI IV NDËRKOMBËTAR PËR PËLLAZGËT, TIRANË: Pjesa e TRETË

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura