DR.LUFTULLA PEZA: ME PUNË DHE TË BASHKUAR ARRIJMË MË SHUMË

Pragë, 6 qershor 2017: E Lexova me vemendje artikullin e A.Matit dhe F. Demit “Dy beteja dhe dy fitore të Arif Matit”, por vejë re se në te ka disa pasaktësi, që nuk duhet të na shpëtojnë, për të mirinformuar opinionin. Po ndalem në disa prej këtyre çeshtjeve:

 

 

1-Në artikull në fillim shkruhet: “…mund të themi se me zbulimin e fakteve historike të origjinës pellazge të kombit Arbër, Aref Mati dëshmon domosdoshmërin e rishikimit të historiografisë botërore mbi lashtësinë, hartuar në shekujt 18-19”.
Cilat janë këto fakte historike të origjinës pellazge të kombit Arbër, që ka zbuluar Arif Mati? I kam lexuar librat dhe artikujt e tij dhe nuk kam vënë re ndonjë zbulim. Origjinën pellazge të kombit tonë e kanë zbuluar etërit e albanologjisë, N.Keta më 1777 dhe Krispi më 1832, të cilët të parët zbuluan prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Këtë tezë e përkrahën shumë studiues dhe sollën prova të reja në mbështetje të saj. Sot ajo përbën debatin themelor ndërmjet të vërtetës shkencore, bazuar në fakte dhe prova bindëse dhe falsifikatorëve, që për arsye politike apo korrupsioni, falsifikojnë faktet e arkeologjisë, falsifikojnë mbishkrimet pellazge, ilire, maqedone, thrake, epirote etj., sikur janë në gjuhën greke, shtrembërojnë historinë, për ti dhënë përparësi gjuhës dhe kulturës greke.

Në punimet e z. Aref ka përgjithësime nga studimet e shumë autorëve për historinë e lashtë dhe origjinën pellazge të shqiptarëve dhe qëndrimet që ka mbajtur autori, që herë përputhen dhe herë jo me faktet nga arkeologjia, mbishkrimet etj. Gjithsesi librat e z. A. Matit i vlerësoj, që përgjithësisht drejtë e shtjellojnë lëndën dhe mbështesin idenë për praninë e Qytetërimit Pellazg dhe para grek në lashtësi dhe shqiptarët si pasardhës të tij. Mendoj se në këtë nuk ka zbulime as teza origjinale, por trajtim përgjithësues të problemit nga të dhënat e autorëve të tjerë, përgjithësisht me konkluzione të drejta dhe pozitive. Reklama gjithmonë është e mirë, por të jetë në përputhje me mallin, të marim mbi vete atë që na takon dhe të tjerëve tu lemë pjesën që u përket.
2-Në artikull shkruhet se “emri pellazg është saktësisht grek”
Kjo nuk është e vërtetë. Për herë të parë emrin pellazg e përdor Homeri në “Iliadë” dhe “Odise”, shumë shekuj para se të vinin grekët në rajonin e Egjeut. Ai nuk i përmend as një herë grekët (helenët) në epikat e tij, sepse nuk i njihte. “Iliada” dhe “Odisea”, siç vërtetohen vitet e fundit, nga studiues të Qendrës së Studimeve Pellazgjike, janë shkruar në gjuhën pellazge, që përkon plotësisht me gjuhën shqipe, gjë që vërteton se edhe Homeri vetë i përkiste racës pellazge.
3-Në artikull shkruhet se grekët kanë ardhur në rajonin e Egjeut gjatë shekullit IX-VIII p.e.s.
Kjo nuk vërtetohet nga arkeologjia në Trojë, ishullin e Lemnit, Mikenë, Kretë etj. , pra në Pelasgjinë e hershme. Përkundrazi vërtetohet ndryshe. Shlimani, zbuluesi i Trojës, shkruan se “në Trojë nuk janë gjetur elementë kulturorë grekë para shekullit të pestë p.e.s.” Këtë kanë zbuluar arkeologët edhe nga ishulli i Lemnit, në Kretë, Mikenë etj. Grekët sipas të gjitha gjasave kanë ardhë në rajonin e Egjeut gjatë shekullit V p.e.s. si barinj dhe pa asnjë nivel kulturor dhe nuk dihet se nga erdhën, sepse në vendin e origjinës nuk kanë lënë asnjë dokument kulturor dhe asnjë të tillë nuk sollën me vete në rajonin e ri.
4- Më pas në artikull shkruhet se “Qytetërimi Mikenas nuk ka ekzistuar”.
Qytetërimi Miken, ashtu si ai trojan dhe i Kretës, ka qenë shumë i madh gjatë kohës së bronzit. Qytetërimi Miken ka qenë shumë i zhvilluar dhe në sajë të kësaj, ka pasur ndikim të madh në rajonin e Egjeut: Thesali, Athinë, Kretë, të cilën e pushtoi pas vitit 1500 p.e.s., kur ishulli u prek nga një cunam i fuqishëm. Në Mikenë ka qenë qendra e shkrimit pellazg Linear B dhe prej këtu ai u përhap në rajone të tjera të Egjeut. Mikena ishte qendra e sulmit gjatë Luftës së Trojës. Të gjithë këto qytetërime të pjesëshme kanë qenë pjesë e Qytetërimit Pellazg.
5-Lidhur me shkrimin Linear B, informacioni në artikull është i mangët, sepse shkrimi Linear A ka ngelur i pa deshifruar, sepse është i pa lexueshëm. Shkrimi Linear B i përket gjuhës pellazge dhe u falsifikua nga Ventris dhe Kaduik. Ata, duke u munduar të bëjnë deshifrimin e tij, e futën atë në rrugë të gabuar. Pasi nuk gjetën asnjë fjalë greke në këtë shkrim të famshëm, ndërtuan dredhinë e tyre, që shenjat e tij, që në disa raste janë germa të alfabetit, i pranuan si rrokje. Me bashkimin e këtyre rrokjeve krijuan shumë fjalë artificiale, që i afruan me fjalët e gjuhës greke. Nga ky mashinacion më pas dhanë përfundimin e gabuar, se shkrimi Linear B përfaqëson një dialekt të hershëm të gjuhës greke. Ky është themeli, që i mban grekët sot si popull i kohës së bronzit në rajonin e Egjeut, por ky themel pellazg u bë grek me falsifikimet e gjuhës nga Ventris dhe Kaduik, që fatkeqësisht mbështetet nga disa dijetarë sot.
Neve (L. & L.Peza 2013 dhe më pas) kemi zbuluar në një pllakë balte me shkrimin Linear B, gjetur në Mikenë, të vetmen shprehje gjer tani të njohur nga ky shkrim: “ZIAZI”, që barazohet me “ZI ASHT ZI”, shprehje që i përket gjuhës pellazge dhe plotësisht njësoj si në gjuhën e sotme shqipe. Kështu, me këtë zbulim mjaft të rëndësishëm, kemi vërtetuar plotësisht se shkrimi Linear B (ose gjuha e Mikenës) përbën një formë të gjuhës pellazge të kohës së bronzit. Nga ana tjetër kjo gjuhë e lashtë pellazge përkon plotësisht me gjuhës shqipe.
Para dy vjetësh bëmë riintepretimin e një mbishkrimi gërvishur në një pllakë graniti në Norvegji, e datuar e viteve 2000-1500 p.e.s. Mbishkrimi “SOT QA” në pllakën e granitit nga autorë norvegjezë raportohet se është bërë nga mineanët e Kretës, në kohën që merrnin argjend nga minierat, që kishin hapur në Kongsberg, në afërsi të Oslos. Mbishkrimi ka qenë interpretuar gabim, sipas modelit të Ventris dhe Kaduik, ku secila germë është marrë si rrokje: SOT QA = WE TU YU PI TI = deshifrimi është dhënë = “soft (and) pure” = “ i butë (dhe) i pastër”.
Sipas mendimit tonë kjo zgjidhje është e gabuar dhe dhamë zgjidhjen tonë: SOT QA = SOT QA ose SOT KA. Kështu arritëm të zbulojmë se mbishkrimi i Kongsbergut përfaqëson gjuhën pellazge të mineanëve të Kretës (koha e mesme e bronzit), që përputhet plotësisht me gjuhën e sotme shqipe. Problemin mjaft të rëndësishëm me shkrimin Linear B e kemi referuar në simpoziumin e IV të Qendrës së Studimeve Pellazgjike, të mbajtur në Tiranë më 18 nëntor 2016. Habitem pse nuk i përmend këto fakte mbi shkrimin Linear B, z. Aref, kur bën fjalë mbi këtë shkrim të kohës së bronzit?
6- Në artikull më tej z. A. Mati shkruan: “Teza ime shkatërron dy pjesë të tëra të kulturës europiane : themelet e historiografisë së Greqisë dhe tezën mbi pushtimet dhe gjuhën Indo-Europiane”. Nuk e kuptoj se ç’don të thotë me këto fjalë bombastike autori, por asnjë shkatërrim nuk është vënë re. Qindra studiues të huaj dhe shqiptarë kanë punuar dhe punojnë për ti dhënë vendin e merituar në historinë botërore Qytetërimit Pellazg, djepi i qytetërimit botëror dhe të vijushmërisë së pandërprerë nga pellazgët e lashtë, nëpërmjet ilirëve, dardanëve, maqedonëve, epirotëve, thrakëve etj., tek shqiptarët e sotëm. Detyra jonë e parë është të mposhtim studiuesit e pa aftë të gjuhës shqipe në institucionet gjuhësore në Tiranë, Prishtinë e gjetkë, të cilët për interesa vetiake sabotojnë gjuhën shqipe, falsifikojnë mbishkrimet e lashta të saj, duke i tjetërsuar në greke, luftojnë lidhjet gjenetike të gjuhës shqipe me atë pellazge, ilire etj., vjedhin fjalë të gjuhës shqipe dhe ja bashkërendisin gjuhëve greke, latine, perse, arabe etj. Qëllimi i këtyre bukshkalëve, që ushqehen me gjuhën shqipe është, që gjuha shqipe të mbesë vetëm gjuhë e mesjetës, për të favorizuar gjuhën greke.
Falsifikimet janë të mëdha dhe shtohen çdo ditë, paratë në dispozicion të tyre gjithashtu janë të mëdhaja, sepse i paguan shteti dhe shoqëritë e huaja. Shkatërrimi do të vijë, kur gjuhësia shqiptare të futet në binarët e duhur, për ti shërbyer të vërtetës dhe popullit të saj.
7-Z. A. Mati më poshtë shkruan: “Babai më ka thënë bir mos harro se jemi pellazgë, të parët tanë kanë qenë pellazgët”. Ku i mori këto dijeni i ati i A. Matit, ai nuk ishte historian dhe më tepër jetonte në një vend të huaj? Në një faqe interneti kam lexuar se i ati i z. A.Matit ka patur mik shtëpie në Kajro, studiuesin e famshëm Fratari Adamidi, autorin e studimit “Les Pelasges et leur descedants Albanes” (Pellazgët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët), një studim i shkurtër, por me përmbajtje të madhe, ku trajton gjuhën pellazge, që e quan paraardhëse e gjuhës shqipe dhe për pasojë shqiptarët i njeh me origjinë nga pellazgët. Adamidi me këtë studim mbrojti doktoraturën në Akademinë e Shkencave të Egjiptit në vitin 1902. Me qenë që kishte miqësi me familjen e Arefit, pa tjetër që një kopje të librit ja ka dhënë të jatit, prandaj ai e dinte që shqiptarët rrjedhin nga pellazgët dhe si patriot i flakët, këtë ja ushqeu edhe të birit. Nuk e kuptoj përse z. M. Aref nuk e citon këtë vepër të rëndësishme të F. Adamidit në punimet e tij?
8-Në artikull z.A.Mati përmend edhe thrakët të afërt me ilirët. Kohët e fundit kemi botuar studimin mbi gjuhën thrake dhe përfundimisht kemi vërtetuar me një fjalor thrako-shqip, se gjuha e lashtë thrake është një dialekt i gjuhës pellazge dhe shumë e afërt me gjuhën shqipe. Megjithse është studimi i parë mbi gjuhën thrake, që e barazon atë me gjuhën shqipe dhe që i njeh të dyja me origjinë nga gjuha pelllazge, asnjë referencë nuk ka në artikullin në fjalë të z. Aref, megjithse shkruan për gjuhën thrake.
9-Vitin e kaluar z. A. Mati sulmojë padrejtësisht në Facebook Qendrën e Studimeve Pellazgjike. Gjatë kohë që zhvillonim simpoziumin e 4-të për problemet pellazgjike në Tiranë, më 18 nëntor 2016, ai ndodhej në Tiranë për një aktivitet tjetër dhe nuk erdhi për të na takuar, megjithse kishte ftesë prej nesh. Për këtë qendrim jo të drejtë studiuesi Rasim Bebo e kritikoi z. Aref. Për këtë kritikë z. Aref jo vetëm që ju përgjegj ashpër z. Bedo, por sulmojë padrejtësisht Qendrën tonë të Studimeve Pellazgjike.
Për këtë problem po sjell atë që kam shkruar në analizën e përfundimeve të këtij simpoziumi: “Nga ana tjetër z. Aref sulmon edhe Qendrën e Studimeve Pellazgjike, kur ai shkruan::” Por unë vërtetë kam preferuar Samitin (e diasporës) dhe jo atë qendër (është fjala për Qendrën e Studimeve Pellazgjike”), ku orientimi i së cilës nuk korespondon me studimet që kam bërë për më shumë se 50 vjet”. Në një postim tjetër në fb ai shkruan: “Sa për atë që ju e quani “Qendra e studimeve Pellazgjike” unë nuk do të shkosha aty edhe në qoftë se më kishin ftuar. Unë e kam kaluar moshën të shkoj në «shkollë», sepse nuk kam çfarë të bëj në këtë organizatë ku orientimet e të cilës nuk përputhen me bazat themelore të studimeve që kam kryer për historinë dhe gjuhën pellazgo-shqiptare”.
Këto që ka shkruar z.Aref për studiuesit, që janë renditur në Qendrën tonë janë mjaft fyese dhe të papranueshme dhe dëmtojnë punën studimore mbi Qytetërimin Pellazg të shumë studiuesve. Antarë të qendrës sonë janë disa profesorë, specialistë të lartë, autorë librash dhe artikujsh nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe po mundohemi të shtrihemi edhe në Greqi, Itali, Mal të Zi, Serbi etj. Kemi organizuar mjaft veprimtari shkencore, ku kemi ftuar të vijë të referojë edhe z. Aref, por asnjë herë nuk erdhi.
Nga z. Aref presim të japë shpjegime të qarta lidhur me këto, sepse është larguar nga e vërteta. Qendra jonë Pellazgjike ka piksynim kryesor të studjojë qytetërimin e lashtë pellazg, ilire, thrake, shumere, etruske dhe gjuhët e tyre dhe lidhjen e tyre me shqiptarët dhe gjuhën shqipe. Studiuesit tanë për këtë qëllim shfrytëzojnë provat e sjella nga autorët e ndryshëm, por kanë sjellë edhe prova të reja për këto tema. Në rast se studimet tona në këtë fushë nuk përputhen me studimet e Arefit, kjo është punë, që i përket atij dhe jo ne.
E kemi ftuar z. Aref gjthmonë në simpoziumet tona, por nuk është përgjigjur. Në simpoziumin e mbajtur në nëntor 2012 na qe premtuar një fond për tu paguar rrugën dhe qëndrimin në Tiranë miqve të ftuar nga jashtë, ku përfshihej edhe z. Aref. Në këto kushte ai pranojë të vinte në simpozium. Por më pas ky fondi na u refuzua, kur e njoftova me e-mail z. Aref për këtë, atij nuk i erdhi hiç mirë dhe refuzoi ardhjen. Kështu që z.Aref Mati, megjithë ftesat e bëra për pjesmarrje në simpoziumet tona, përfshi edhe simpoziumin e fundit, asnjë herë nuk ka marrë pjesë”.
Kam pritur nga zoti Aref të japë shpjegimet e duhura ose të kërkojë falje, në se e ndjen këtë, por të luftojë studiuesit tanë, që japin dhe kanë dhënë kontribut të shquar për studimin e Qytetërimit Pellazg dhe të lidhjes së tij të ngushtë me shqiptarët e sotëm, një studiuesi serioz nuk i lejohet.
Pragë, 6 Qershor 2017
___________________
Lexoni shkrimin ndaj të cilit ka reaguar z.L.Peza:
FATBARDHA DEMI: DY ‘BETEJAT’ DHE DY FITORET E ARIF MATIT (Aref Mathieu’t)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=6553

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura