DR.LUFTULLA PEZA: NË KUJTIM TË DRAGOIT TONË, NURI DRAGOI

Golem 18 tetor 2020: Sot ne të gjithë humbëm shokun, mikun, shkrimtarin, studiuesin, publicistin, atdhetarin dhe nacionalistin e shquar NURI DRAGOI. Populli ynë humbi një nga përkrahësit më të zjartë të lashtësisë pellazge të kombit dhe gjuhës shqipe.
NURIU është autor i shumë librave dhe qindra artikujve shkruar për çështjen tonë kombëtare, për Shqipërinë, Kosovën, Iliridën, çamët dhe Çamërinë, shqiptarët në Mal të Zi dhe kudo ku ata jetojnë, për të drejtat dhe liritë e tyre.

Nuri Dragoi

NURIU ishte luftëtar i madh për ngritjen e vetëdijes kombëtare për vendosjen e rregullave demokratike në vendin tonë, nivelit më të mirë të jetesës për popullin, që vendi të mos braktiset. Ai ishte kundra politikës aktuale në vend, si shkak i varfërisë së popullit, korrupsionit të madh, mos respektit për njerzit dhe i largimit të rinisë dhe specialistëve në masë nga vendi.
Për të gjitha këto dhe për urtësinë dhe mençurinë e tij, NURI DRAGOI do të mbetet në kujtesën tonë gjithmonë dhe do të na frymëzojë për të qenë kurdoherë luftëtarë të zjarrtë për interesat e vendit dhe popullit tonë.
Në emër të antarëve dhe simpatizantëve të Qendrës së Studimeve Pellazgjike i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe shokëve e miqve të shumtë, për humbjen e madhe, të ndarjes nga jeta të fisnikut dhe dragoit, NURI DRAGOI!
Luftulla Peza Golem, 15 tetor 2020
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura