Pragë, 25 korrik 2020: Agia Sofia është ndërtuar në vitet 532-537 si katedrale kristiane e Kostantiniopojës mbi një faltore të vjetër pagane (pellazge). Gjatë viteve 100 deri në vitin 200 mbi faltoren e lashtë pellazge u ndërtua banja publike e Stambollit e quajtur Zeuxipuss, d.m.th. Pusi i Zeusit. Quhet kështu, sepse u ngrit mbi tempullin e Zeusit… Pikërisht mbi banjën Zeusipuss u ndërtua në vitin 537 faltorja Agia Sofia, që më pas do të shëndrohej në katedrale. Projektuesit e këtij monumenti të famshëm janë gjeometrat Isidore i Miletit dhe shoku i tij Anthemius i Tralles… Pasi Stambolli u pushtua nga turqit, Agia Sofia në vitet 1453 deri në vitin 1935 u kthye në xhami… Në vitin 1993 Agia Sofia u vu nën mbrojtjen e UNESKOs… Në fillim të vitit 2020 qeveria turke ka marrë vendimin, që Agia Sofia e famshme e Stambollit të kthehet sërisht në xhami, vendim i pa menduar mirë.
***
Agia Sofia (á¼â°γïα ΣοφÃÂ¯α – e shkruar me germat origjinale pellazgjike, që janë përdorur në Perandorinë Bizantine), është monument i një rëndësie të veçantë në Stamboll, për sa i përket vlerave historike, estetike dhe arkitektonike. Agia tërheq disa dhjetra milionë turistë nga e gjithë bota gjatë vitit.
QYTETI ME TRE EMRA
Stambolli ku ndodhet muzeu, faltoria (tempulli) i mesjetës Agia Sofies është kryeqyteti i Turqisë, por edhe qyteti që gjatë historisë ka ndërruar disa herë emrin. Stambolli është qytet shumë i madh me rreth 15 milionë banorë dhe shumë i lashtë, me rreth 3 mijë vjet histori. Fillimisht në truallin e qytetit të sotëm të Stambollit, gjatë shekullit të shtatë p.e.s. u ngrit një vendbanim i vogël për qëllime tregëtare. Ishte koha, kur fiset e njohura pellazge, dorët, jonët dhe aeolët, ndërmorën udhëtime të gjata me anijet e tyre të famshme “Trireme” (me tre radhë rremash), nëpër brigjet e detit Mesdhe dhe detit të Zi, për tregëti me mallrat e tyre dhe në kërkim të lëndës së parë. Ata ngritën disa vendbanime, që më pas gradualisht arritën të bëhen qytete dhe qendra të mëdha.
Banorët e parë të qytezës i dhanë asaj emrin Bizantion. Qyteti i Bizantit është mjaft i lashtë dhe data e themelimit të tij i përket vitit 667 p.e.s. Por duke marrë parasysh, që Anadolli ka qenë rajon me kulturë të lashtë gjatë kohës së gurit dhe të bronzit, Bizanti mund të jetë qytet i ngritur shumë më herët, gjatë kohës së bronzit. Qyteti është ndërtuar nga tregëtarë të fiseve të lashta: dorët, jonët dhe aeolët, ashtu si dhe kolonitë të shumta, që u ndërtuan gjatë këtyre viteve në brigjet e Mesdheut dhe të Detit të Zi.
Emërtimi i qytetit të Bizantion përbëhet nga tre fjalë të lashta:
BYZANTION, BY = dy, ZANT = i zan, ION = jon, janë. Pra kemi: BYZANTION = DY+ ZANT+ JANË, që don të thotë “janë të zana të dy brigjet”.
Ky emër vjen si pasojë e shtrirjes së qytetit në dy anët e ngushticës së Dardaneleve, në anën europiane dhe atë aziatike. Shihet qartë, që emri i qytetit shpjegohet shumë lehtë me ndihmën e gjuhës shqipe, gjë që tregon, që themeluesit e qytetit Byzant kanë qenë shqifolës.
Sipas dokumenteve historike të shumta, që disponojmë, Iliriku dhe Anadolli dhe rajoni përrreth tyre, gjatë kohrave të lashta të gurit të mesëm dhe të vonë, kohës së bronzit, deri në pushtimin nga Perandoria Romake në vitin 168 p.e.s., ka qenë banuar vetëm nga popuj e mbretëri, që kanë folur dialekte të ndryshme, shumë të afërt njeri me tjetrin dhe me gjuhën e sotme shqipe: ilirë, epirot, dardanë, maqedonë, thrakë, dakë, hititë, frigë, luvianë, likë, lidë, karanë etj. Kjo vërteton prejardhjen e tyre të përbashkët pellazgjike (Peza: Gjuhët e lashta…., 2018).
Pas pushtimit romak në rajonin e Mesdheut ndryshuan mjaft gjëra. Perandori Romak Konstantini i Madh (272-337), lindur në Nish të Dardanisë, në vitin 324 e çvendos qendrën e Perandorisë Romake në Azinë e Vogël. Fillimisht pat dëshirë kryeqytetin e perandorisë ta ngrinte në Trojën e lavdishme, por më pas zgjodhi Bizantin. Kështu Bizanti u bë kryeqytet i perandorisë në vitin 330, që pas vdekjes së Konstantinit të Madh në vitin 337, qytetit ju dha emri i tij Konstantinopojë.
Në vitin 395 Perandori romak Theodhosi I e ndau Perandorinë Romake në dy pjesë, midis dy djemve të tij. Në këtë mënyrë u formuan perandori e lindjes, që më pas do të quhej Perandori Bizantine, me kryeqytet Kostantinopojën.
Në vitin 1930, gjatë kohës që Turqia drejtohej nga Ataturku, quteti mori emrin e ri Istambul, Stamboli i sotën. Emri Istanbul është gjithashtu emër i vjetër ashtu si dhe Bizant dhe shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe. Emri ISTANBUL përbëhet prej tri fjalësh të gjuhës pellazge/shqipe:
ISTANBUL = IS = is, es, është, TAN = tan, krejt, gjithë dhe BUL = bull, buall, buaj.
***
Një nga monumentet më të shquara të Stambollit është Agia Sofia, që do të flasim më poshtë.
Agia Sofia është ndërtuar me urdhërin e perandorit Bizantin Justiniani i I, që sundoi si perandor në vitet 527 – 565. Justinian i I ose i Madh ka lindur në qytetin Tauresin në Dardani rreth vitit 432, me gjuhë dhe zakone dardane, shqipfolëse. Ai ka qenë perandori i fundit romak, sepse pas tij Perandoria Romake u nda në dy pjesë, në të perëndimit dhe të lindjes ose Perandoria Bizantine.
Megjithse në Perandorinë Romake kishte filluar besimi kristian që me fillimin e erës sonë, ky besim për shumë kohë, pas themelimit të saj, ngeli si dytësorë, sepse për shumë kohë në perandori ka mbizotëruar besimi pagan (pellazgjik) me shumë zota, që shquhej me praninë e 12 zotave kryesor të Olimpit me kryezotin Zeus në krye.
Në vitin 350 perandori romak Theodhosi II nxori dekretin, që e shpallte besimin kristian, si besimin zyrtar në të gjithë Perandorinë Romake dhe e ndalonte besimin pagan. Me një herë pas këtij vendimi filloi lufta ndërmjet besimtarëve paganë dhe atyre të krishterë, filloi shkatërrimi i faltoreve pellazge, të ngritura për perënditë e ndryshme dhe ku faleshin dhe kërkonin ndihmë besimtarët e shumtë. Mbi gërmadhat e faltoreve të shkatërruar pagane filluan të ngrihen kishat kristiane.
Edhe organizimi i brendëshëm në kisha ishte po ai si në faltoret pagane, vendin e Pythive, të dërguarat e zotit, që bënin sherbesat në faltoret pellazge/pagane, u zëvëndësuan me priftërinjtë, që tashmë ishin burra. Drejtuesit e fesë së re adaptuan gjithshka nga feja e vjetër pagane.
Edhe Vatikani i Romës është ngritur mbi një faltore të lashtë pagane/pellazge, prandaj ka emrin pagan: VATIKAN = U ATI KAN, të gjitha fjalë të kuptueshme të gjuhës pellazge/shqipe.
Ndërmarje tjetër e rëndësishme, që bënë të krishterët ishte gjetja e emrit për krijuesin e besimit të tyre të ri, kristianizmit dhe simbolin e fesë së re. Për këtë nuk u menduan gjatë. Donin që krijuesi i fesë së re të kishte madhështinë qiellore dhe admirimin e madh tek njerëzit. Për këtë zgjodhën, që nga emri ZEUS, kryezotit të perëndive pellazgjike, të formonin zotin e tyre, JEZUSIN kristian dhe ja se si:
ZEUS = JE ZeUS = JEZUS, pra ZEUSI pellazgjik e transformuan në JEZUSIN kristian.
Edhe simbolin e fesë së re, krijuesit e kristianizmit nuk e patën problem ta gjenin. Në Kulturën Pellazge të Vinkës (Iliriku Qendror), mijëvjeçari i 6 p.e.s. ndodhen shumë shenja dhe germa pellazgjike: dhe midis tyre edhe dy kryqet pellazgjikë: , (+Zeuastika, dy germat “Z” të Zeusit Pellazg dhe +) .
Të dy kryqet kanë qenë përdorur shumë edhe nga popujt më të ri me origjinë pellazgjike, ilirët, epirotët, thrakët, shumerët, hititët etj., dhe gjenden me shumicë të vizatuara ose të gdhendura në gurë ose poçeri.
Krahas Zeusit të gjitha perënditë pellazge romakët ju vunë emra dytësorë, për ti paraqitur si perëndi romake. Këtu poshtë po japin listën e plotë të perëndive pellazge me emrat e ri latin.
PERËNDITË PELLAZGE DHE RIEMËRTIMET ROMAKE
• Zeus → Jupiter, Poseidon → Neptun, Hadi → Plutoni
• Hera → Juno (pa fëmijë), Dhemetra → Ceres, Hestia → Vesta (pa fëmijë)
• Ares → Mars, Afrodita → Venus, Athena → Minerva
• Hefaesti → Vulkan, Hermes → Mercury, Dionis → Bacchus
• Apollo → Apollo, Artemis → Diana, Pan → Faunus
• Hekate → Trivia, Hebe → Juventas, Hypnos → Somnus
Këto janë perënditë e lashta pellazge, të quajtura ndryshe Perënditë e Olimpit. Shqiptarët është vërtetuar plotësisht, që janë pasardhës të pellazgëve të lashtë.
Për ta nderuar Jezusin e tyre më shumë, krijuesit e kristianizmit përvetësuan mjaft festa dhe rite pellazge, duke i kthyer në kristiane. Njërën nga festat më të mëdha pellazge: Festën e Perëndisë DIELL, që festohet më 25 dhjetor të çdo viti, e zgjodhën për ta shndëruar në ditën e lindjes së krishtit. Në këtë mënyrë festa pellazge e perëndisë Diell u kthye nga drejtuesit e Perandorisë Romake në KRISHTLINDJE (CHRISMAS, VANOCE etj).
Çdo vit festojmë krishtlindjet më 24 dhjetor në darkë, por ne shqiptarët duhet ta dimë mirë, që kjo festë para se të bëhej festë kristiane, ka qenë festa e adhurimit të Diellit tek të parët tanë pellazgët, ilirët, thrakët, epirotët dhe kështu duhet të jetë edhe tek ne sot.
Shqiptarët janë i vetmi popull në Europë, që e kanë origjinën tek pellazgët e lashtë, gjë që vërtetohet me gjuhën e tyre shqipe, që është vazhdim i gjuhës së lashtë pellazge dhe me prova të tjera të shumta. për këtë ka shkruar Arbëreshi i famshëm Nikoll Keta që në vitin 1777.
***
Agia Sofia është ndërtuar në vitet 532-537 si katedrale kristiane e Kostantiniopojës mbi një faltore të vjetër pagane (pellazge). Gjatë viteve 100 deri në vitin 200 mbi faltoren e lashtë pellazge u ndërtua banja publike e Stambollit e quajtur Zeuxipuss, d.m.th. Pusi i Zeusit. Quhet kështu, sepse u ngrit mbi tempullin e Zeusit. Banjat kanë qenë rrethuar nga shumë statuja të njerëzve të famshëm si Omeri, Hesiodi, Aristoteli, Platoni etj., si dhe statuja perëndishë dhe herojsh nga mithologjia. Më në veri të këtyre banjave kanë qenë banjat më të vjetra, me emrin e Akilit dhe pranë tyre ka qenë Akropoli i Byzantit.
Pikërisht mbi banjën Zeusipuss u ndërtua në vitin 537 faltorja Agia Sofia, që më pas do të shëndrohej në katedrale. Projektuesit e këtij monumenti të famshëm janë gjeometrat Isidore i Miletit dhe shoku i tij Anthemius i Tralles. Isidore i Miletit ka qenë shkencëtar dhe matematikan i kohës. Ka qenë mësues i stereometrisë dhe fizikës në Universitetin e Aleksandrisë dhe të Konstantinopojës. Kishte studiuar veprat e Archimedit dhe ka botuar përshtatjen e tyre. Edhe shoku i tij Anthemius i Tralles ka qenë gjeometër dhe arkitekt i njohur.
Në fund shënojmë përmbledhje, që katedralja Agia Sofia u ndërtua në vitin 360 si faltore kristiane dhe më pas katedrale. Në vitin 1054, kur kisha kristiane u nda më dyshë, perëndimore-katolike dhe lindore orthodokse, katedralja i kaloi në përdorim si institucion i kishës ortodokse. Grekët e paraqesin sikur ka qenë qendër e kishës greke, por kjo asnjë herë nuk ka ndodhur.
Pasi Stambolli u pushtua nga turqit, Agia Sofia në vitet 1453 deri në vitin 1935 u kthye në xhami. Gjatë kohës, që Turqinë e drejtonte presidenti Ataturk, Agia Sofian e ktheu në muze. Në vitin 1993 Agia Sofia u vu nën mbrojtjen e UNESKOs, e cila ndërmori edhe rikonstruksionin e saj të përgjithshëm.
Në fillim të vitit 2020 qeveria turke ka marrë vendimin, që Agia Sofia e famshme e Stambollit të kthehet sërisht në xhami, vendim i pa menduar mirë.
Pragë, 25 Korrik 2020